Letër nga fshati që refuzon të flasë shqip

13 Janar 2020, 10:12Politika TEMA

Nga Eleana Zhako*

I nderuar bashështetas shqiptar i Top Channelit,

Të shtunën u transmentua në Top Channel një emision për fshatin Derviçan të Dropullit, nga seria “Fshatra në Shqipëri”, me titullin “Derviciani, fshati që refuzon shqipen” nga gazetarja Ilnisa Agolli.

Porsa pashë titullin bombastik në linkun e kanalit në youtube, mendova ububu, kush ishte ky gjëmëmadh apo gjëmëmadhe, që na nxori bojën. Kjo fjalë, më është fiksuar nga leximet e hershme të veprave të Kadaresë, atëherë kur lexoja pothuajse shqip dhe pakëz greqisht.

Në përshkrimin e vendosur në link, i cili brenda pak orëve pati më shumë se 10.000 shikues, thuhet: “Për shkak të minoritetit etnik grek në zonën e Dropullit të qarkut Gjirokastër, ngjall jo pak interes për t’u vizituar fshati më i madh aty. Derviciani! E çuditshme është se aty hasesh me vështirësi të mëdha komunikative edhe pse je në tokë shpiptare.

Banorët njohin të dyja gjuhët, por shqipen e refuzojnë. Megjithatë, aty ka ende kode komunikimi”. Gazetaren në fjalë nuk e njoh, as di nëse, para se të nisej për Dropull, kish marrë udhëzime të qarta, se ku ta fokusonte emisionin. Fjalët kyçe “tokë shqiptare”, “minoritet etnik grek”, “vështirësi të mëdha komunikative”, do të mjaftonin për të joshur me mijëra shikues.

Në ndryshim nga emri zyrtar, derviçanjotët i thonë fshatit të tyre Derviçan, pa i- mes ç-së dhe a-së. Gazetarja i drejtohet një burri të moshuar me pyetjen “Flisni shqip?”. Shoh se kalimtari i parë ishte Mili, i cili për t’iu shmangur kamerës, parapëlqeu të mos bëzante. Ky ishte i dyshuari i parë, agjenti i parë grek.

Më pas kamera ndalet te një tjetër kalimtar, i cili me një shqipe të rrjedhshme, u tregua më kavalier ndaj pyetjeve të gazetares. Gazeterja e fillon komunikimin me: “Tani ju jeni minoritet etnik grek, si është kjo puna”. Kalimtari i përgjigjet, që “si çdo shtet, që ka minoritet”, për t’i lënë të kuptojë, që Shqipëria nuk përbën ndonjë përjashtim. Rënien e një borie dhe trembjen, që shkaktojnë dritat e makinës, kur bien mbi fytyrën e të intervistuarit, gazeterja e interpreton si “refuzim për të folur shqip” ose “frikë për të folur shqip”.

Çdo komunikim me shikuesin e paraprin me “Banorët e Dervicianit nuk lejojnë të flitet shqip”. E tronditur nga ky zbulim ngjethës, gazetarja interviston një sërë plakash pa dhëmbë, të cilat qëllimisht s’kuptonin fjalorin e thjeshtë të gazetares, dhe largoheshin tinëz.

E vendosur për ta kryer misionin deri në fund, arrin të gjejë ish-mësuesin e fshatit, tashmë 85 vjeçar, për t’u marrë vesh me të si shqiptarja me shqiptarin. Ai i flet për historinë e Derviçanit, marrëdhënien me fshatin fqinjë Lazaratin, ku ai kishte punuar si mësues, dhe detaje të tjera rreth dropullitëve. Por, ndoshta mësuesi Masho s’e pa të udhës që të fliste për vitet e tij të burgut në kohën e komunizmit.

Gazetarja, disi e shqetësuar, që s’po ndeshte ndonjë kope bagëtish, për t’i përçuar shikuesit ndjesinë që ndodhet në një fshat të mirëfilltë, ndesh më në fund një fshatar – bariun. Për fatin e mirë a të keq të gazetares, fshatari jo vetëm, që iu përgjigj pa mëdyshje pyetje të saj në shqip, por edhe i dha, që të përkëdhelte qengjin e tij minoritar. I vetmi etyd paqësor dhe i një bukurie të veçantë, ishte vizita në kishën e fshatit, rreth së cilës gazetarja kishte një informacion të admirueshëm nga një shoqërues vendas.

Shpresoja që ndoshta gazetarja do shkonte edhe në shkollën e fshatit, e cila është shkolla më e madhe e zonës së Dropullit, por nxënësve nuk iu desh të kalonin testin linguistik dhe gjenetik të Top Channel-it. Në të njëjtën shkollë dikur ka dhënë mësim edhe Sterjo Spasse, një prej shkrimtarëve më të njohur shqiptarë, që i përkiste pakicës maqedonase të Shqipërisë. Mund të kërkonin të filmonin një orë mësimi në shqip ose greqisht, të intervistonin ndonjë prej mësuesve, por kamera dukej sikur orientohej vetvetiu në pamje gjysmë të errëta dhe mbi fytyra të trembura.

Gjithashtu, në hyrje të fshatit, ngrihet statuja e një prej futbollistëve më të njohur derviçanjotë dhe yjeve të kombëtares shqiptare të atëhershme, Lefter Millos, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në Greqi, në vitin 1997.

Nëse Millo do të ishte ende gjallë, pyetjet alla dedektive të gazetares, do ta shndërronin në statujë të heshtur. Për një çast i përfytyrova topkanalistët të drejtohen për te varrezat e fshatit, dhe të shokuar nga zbulimi i emrave dhe mbishkrimeve pothuajse ekskluzivisht në gjuhën greke, të kërkojnë të gjejnë qoftë edhe një emër të vetëm në shqip.

Desha t’i thoja, që shumë vite të shkuara, në Derviçan dhe në fshatin ngjitur, në Goranxi, janë bërë xhirimet e filmit të njohur shqiptar, Vitet e Pritjes.

Si ide alternative, mund t’i propozoja të kërkonte të shkonte në një nga shtëpitë tradicionale, ku u xhiruan skenat e famshme të kumteve kobzeza, ku tre burra nga fshati u dorëzonin familjarëve, lajmin e vdekjes së të afërmit të tyre në emigracion; të kërkonte ish-kafenenë historike afër kishës, ku u xhirua i njëjti film; të fliste me njerëz të administratës lokale, por edhe me njerëz të thjeshtë, për shpërfytyrimin e arkitekturës tradicionale të Derviçanit, dhe nëse po merren gjë masa mbrojtëse; të shkonte në pallatin e kulturës, që ndodhet në qendër të fshatit, në piaca, siç i thonë vendasit, i cili dikur ka shërbyer edhe si kinema dhe vend koncertesh nga ansamble të ndryshme kombëtare; të intervistonte Jorgo Konomin, një nga shoferët e paktë të autokinemasë të asaj kohe në Shqipëri; të shkonte në ambulancën e fshatit, ku mund të fliste shumë lirshëm shqip me personelin mjekësor; të pyeste për lidhjet e banorëve të Derviçanit me Gjirokastrën, që i ndan një distancë prej më pak se shtatë kilometra, dhe që pjesa më e madhe e burrave të fshatit punonte në qytet gjatë kohës së komunizmit; mbi lidhjet me Janinën, që është qyteti më i afërt i Greqisë, dhe që tradicionalisht këto dy qytete kanë qenë qendrat më të afërta urbanistike me krahinën e Dropullit.

Por, në të kundërt, qëllimi i topkanalistëve, nuk ishte rrëfimi i këtij fshati, i zakoneve lokale, i kuzhinës tradicionale, veshjeve dhe gjithfarë kurioziteti tjetër, që lidhet me gazetarinë e udhëtimit, por ekspertiza e vetëdijes së tyre gjuhësore dhe kombëtare në thembër të Shqipërisë.

Emisione të tilla, që zgjedhin në mënyrë kaq të përciptë dhe tinëzare njëkohësisht, të çorientojnë shikuesin, duke u përqendruar në detajin e etnisë së huaj dhe duke i prezantuar banorët e një fshati të caktuar, si bukëshkalë, armiqësorë dhe të bujtur në tokën e shqiponjave, nuk synojnë në njohjen e tjetrit dhe bashkekzistencën e kulturave të ndryshme, por në kultivimin e një race të veçantë: atë të klikuesve militantë.

*Marrë nga Peizazhe.com

72 komente në “Letër nga fshati që refuzon të flasë shqip”

  1. Ton says:

    Ajo gazetare eshte pa kulture….e sigurt ka mbaruar Kristal….turp kush e mban ne pune…..

    1. vang says:

      JO DERVICIAN por Dervican.

      1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

        vrromo tourkalvanoi,nuk quhet Dervician por DERVITSANI,ok!
        exo oi tourkalvanoi nga tokat greke……………..

        1. Jugu says:

          Ja doli dhe ky debili! Ngado qe ti biesh Dervician apo Derican, me ‘i’ apo ‘i’, fakti qendron qe fjala vjen nga feja bektashie DERVISH-HANE#.
          Pra vendi i dervishave. Erdhet keta argatet e bejlereve te Gjirokastres dhe i vendosen ne keto toka te shqiptareve e tani te shesin dhe dengla per ‘vorioepirdh’. Hahahah

          1. Hoxh Armandi says:

            Pyetja me e rendesishme eshte pse ne Dervitsiani nuk ka lufte me policine, trafik, krim, llum ndersa ne Lazarati qe eshte aty afer behet nami?

            1. Jugu says:

              Po kane marr nga urtesia e bektashinjve anda. Hahaha Sdq ta them une sepse kriminilet e dropullit o kane ardhur ne Tirane ose ne Greqi. Ai Delijorgji qe shpertheu 28 veta nuk ishte minoritar, po ai Barka qe u be minister e vidhte leket e jevgjeve. Po ai i fantaksuri nga Bularati s’beri lufte me policine keshtu? Ik o filogrek, se s’te pi uje me pilafi.

        2. Flo says:

          O greku me pension 300 evro po je trim ato fjalet qe ke shkruajtur me lart thuaja ndonje shqiptari balle per balle qe te shkosh sa me shpejt te ishulli i Kacifes, a te mjeret ju te mjeret

    2. anticensurë25642654 says:

      kjo më kujton të famshmen e budallallëkut shqiptar të gazetarisë adriana qatipin!!
      ajo në mes të tiranës të shtronte pyetjen”a ju vjen turp që jeni shqiptar”??
      dhe njerzit si debila që janë,orientohen nga dhënja e përgjigjes për pyetjen dhe jo ta llogjikojnë pyetjen që ju drejtohet dhe pastaj të japin përgjigje!!vetëm një vajzë i tha”përse duhet të më vijë turp??unë e kam për nder që jam shqiptare”!!
      pra njerzit e manipulueshën ata që i tërheq për hunde i përgjigjen pyetjes pa menduar se për çfarë i kanë pyetur!!

    3. vk says:

      Si gazetarja, si fshataret nje mut po hajde. Kjo i thote po si minoritar keshtu ju eee, kurse ata lakalaka se mos po te nxirrnin ndonje fjale shqip do harronin gerqishten. Flet robi per miresjellje… po vk, popuj te prapambetur.

      1. anticensurë25642654 says:

        që e dinë shqipen më mirë se unë dhe ti!?
        mos e vër në dyshim,por që i kanë fryrë më keq se po shtypin ata shqiptarë që janë në greqi!!
        kjo tregon se deri ku ka shkuar dora e shovinizmit të ndyrë gërk!!
        ky është gërku shovinist që robqirë na i paraqesin si “djepin e demokracisë”!!

    4. Shqip says:

      E pergezoj autoren e ketij artikulli pasi kisha kohe qe nuk lexoja te shkruhej shqip kaq rrjedhshem neper gazeta. Fjali qe shprehin mendime te ndertuara mire. Strukture e qarte.
      Do te doja qe ne nje nivel te tille ta shkruanin shqipen te gjithe, gazetare apo komentuesit. Nuk ka atdhetarì me te parte sesa kur i kushton vemendjen e duhur gjuhes tende.

  2. Pellazgistan says:

    Al banostanez , na turprut fane… ka shtet apo vetem rrumpalle be Pellazgistan.

    1. Tigri says:

      Po mer gabel po, por pavaresisht se mund te kete qene emision provokativ dhe pavaresisht se mund te kete tek tik presione ndaj minoritareve vlleh dhe shqiptar ( se ” grek” asnjeri nuk eshte) ne Shqiperi sido qe te jete minoritet njihen.

      Po ne Greqi kush minoritet njihet?

      Ku jane ortodokset Shqiptare te Epirit?

      Ku eshte ceshtja came?

      Te mos flasim pastaj per Arvamitasit ku e pakten 25% e neo grekeve jane sperme shqiptare.

      Ku jane sllavet e Mqedonise qe edhe sot jane mbi 3ò0,000 atje?

      Ku jane vllehet e Thesalise qe jane asimilu te gjithe?

      1. Dibra Modhe says:

        Je i modh, je njish, cdo koment i ke bombe dhe shume te sakta.
        Ne greqi minimumi jane 5 milion arvanitas, de facto shteti grek njeh 3 milion por e verteta eshte mbj 5.

  3. Xxx says:

    Cfare eshte kjo gazetare idiote !? Une jam nga Gjirokastra dhe sjam minoritar por Derviciani eshte nje nga fshatrat me fisnike te Dropullit. Askush nuk nuk trembet ne Dervician te flase shqip. Gjirokastritet shpesh gezime e festa i kalojne ne lokaliet e ketij fshati. Ne kemi pasur perhere marredhenje sh te mira me dervicjanotet. I kemi konsideruar perhere si te gjithe ne.
    Kjo gaztare ose eshte me qellim provokacioni aty ose eshte nje trularacke qe kujton se qendra e botes eshte ” metropoli ” me qerpic dhe Noiz nga vjen ajo !
    Keto tema nga pikpamja gazetareske mund ti trajtoje vete nje gazetar , Marin Mema dhe askush tjeter pasu jane tejet delikate.
    Kero lloj temash si mardheniet me minoritetet nuk kerkojne paragjykime krahinore, etnike, fetare gyleniste apo ersoganiste, filogreke apo filoserbe, ryshfete api mbrapaskena okulte perfitimesh. Keto lloj temash duan atfhetare si Marin Mema.
    Ne fund do i thoja kesaj trularckes jem ne aty… nuk ngeli trularaska te na mesoje arrat.
    Kjo ben mire te veje te beje ndonje reportazh per plehrat qe kane mbytur lumin e Lanes , qente e rrugeve te Lali dhjerit, kaosin ne trafik ku femeat sillen me pa edukate se meshkujt , burrat qe vrasin grete, prostiturat dhe mallistet e bllokut , vipat qe nuk njohin Kadarene etj etj.
    Laraske kete pune leja Marinit se ai mer vesh nga keto gjera.

  4. Albana says:

    S’eshte emisioni i pare ne Dervican edhe ne nje emision tjeter prape plakat e fshatit refuzonin te flasin shqip. Madje e thoshin me krenari qe s’dime shqip.

    Ndaj znj. Eleana te shkoi te sqarohet me bashkefshataret e tjere e jo me shqiptaret e thjeshte. Dhe nuk eshte e vertet qe minoritete etnike ka cdo vend. Shqiperia ne kete aspekt eshte shume bujare.

    Greqia pershembull zyrtarisht nuk njeh minoritete etnik por vetem fetare. Turqit e pomaket e Trakise i njeh si grek myslyman. Kush e therriste veten turk futej ne BURG. Madje ndoqi nje politike kolonizimi ku shteti i jepte toka grekve te ardhur bga anadolli duke ja marr turqve. Minoritet etnike shqiptare, sllave, turke, etj nuk njihen ne Greqi.

    Tani Eleana shko tek minoritet ne Greqi e shih cfare ndonje nese dikush refuzon te flas greqisht te shohim cfare ndodh.

    Nuk e kuptoj kete agresivitet te minoritetit me te perkedhelur te dynjase. Agresivitet qe fatkeqesisht pasqyrohet dhe tek ky shkrim. Por ne asnje vend nuk sqaroi te vetmin fakt qe ata njerez aty refuzuan te flisni shqip ne territor shqiptar. Pike.

    1. Spartakos Thraks says:

      “Albana” Ke shkuar dhe i ke parë nga afër ti zonat e minoriteteve në Greqi që i thua këto gjëra, apo ja fut me topin e Mato Grudës. Ne jetojmë bashkë me minoritetin Pomak në Thrake dhe gjuhën turke e fillojnë në shkollën fillore. Unë kam shumë miq dhe shokë Pomak dhe i kam vizituar pothuajse të gjitha fshatrat, tabelat e rrugës dhe të dyqaneve janë në greqisht dhe turqisht, afishat e ndryshme gjithashtu, xhami ka kudo, me njeri tjetrin ata flasin pomakce ose turqisht, në Ksanthi ka konsullatë turke etj etj. Se nuk kam kohë që të sqaroj më tepër se kemi dhe punë për të bëre. Le të shkojë ajo gazetarja ti takoj nga afër ata dhe konkluzioni që do të nxjerrë është se ata dashurojnë më shumë Greqinë se Turqinë.

      1. Albana says:

        Pershendetje ‘Spartakos’,

        po ta perserise komentin ne pak pika, sepse z.Mero e paska fshire komentin tim fillestar qe ishte me i shtjelluar.

        1. Greqia s’njeh minoritet etnike, por fetare, ndaj pomaket e turqit ne Thraki njihen nga shteti grek si Grek Myslyman. Nderkohe minoritete etnike si arvanitasit, maqedonasit, hebrenjte etj nuk njihen. Perkundrazi asimilohen duke perdorur dhe kishen.
        2. Aktivist turq te Thrakise qe deklaroheshin turq jane futur ne burg.
        3. Myftinj i zgjedh shteti grek e jo besimtaret. Para disa muajsh futen nje myfti ne burg, imagjino tani te futej nje prift grek ne burg ne Shqiperi cfare do te ndodhte.
        4. Ti a njeh ndonje turk apo pomak qe mos te flas greqisht, sepse emision ketu thoshte qe greket e Shqiperise nuk duan te flasin shqip. Kjo eshte skandaloze. Nuk po flet njeri qe mos ti lejoj te flasin gjuhen e minoritetit, se Greqisht tani flitet dhe ne fshatra ku s’ka patur minoritet.
        5. Per turqit e Thrakise jane sulmuar disa here nga grupe radikale me molotov apo prishje biznesesh. Madje ne parlament europian greket bene skandal sepse po mbahej nje komision per mbrotjen e te drejtave te turqve te Thrakise.
        6. kam njohur banor nga keto zona dhe me kane thene qe jane te keqtrajtuar por preferojne Greqine me shume se Turqine per shkak se kjo e para eshte antare e BE. Kjo s’eshte merite.

        Duhet te te bej te mendoj, pse minoritet etnik ‘si turqit apo arvanitasit ‘dashurojne’ me shume Greqine se vendet e kombeve te tyre. Kjo s’eshte nje gje natyrale, por ka ndodhur si pasoje e proceseve te asimilimit dhe shtypjes qe ka bere shteti grek nga tyre. Etj etj.
        p.s. me vjen keq qe z. Mero ma fshiu komentin fillestar, pasi te kisha derguar dhe burime.

        1. Spartakos Thraks says:

          “Albana “unë jetoj dhe ha buke përditë me Mehmetin, Ismetin, Shefkiun, Osmanin, Ibrahimin e shumë të tjerë ndërsa ti me thua “Eja baba që të tregoj arat”.
          Nuk është Greqia ajo që vendosë se kush është minoritet etnik, por është OKB ja. Mos i shtrembëroni gjërat. Dhe ato burime informacioni që ke ti sigurisht janë nga Ankaraja. Nuk duan me teper pomaket Greqinë sepse është në BE por sepse shteti grek nuk është hakmarrë kundra tyre as kur u dëbuan grekët e Konsdandinopolis as pas katastrofës se Qipros që dëbuan gjysmën e ishullit. Nuk i dëboi nga trojet e tyre. Dhe sepse shohin sec çfarë ndodh në Turqi vazhdimisht “demokracia” drejtesia”
          Sa për hebrenjtë jo në Greqi por në ter botën ata bëjnë ligjin dhe nuk guxon kush tu prekë qimen e flokut.
          Arvanitasit… e keni bere karamele dhe e pertypni vazhdimisht, se nuk i lejojne të flasin gjuhën e tyre etj.
          Arvanitasit flasin dhe e shkruajnë gjuhën e tyre siç e shkruanin të parët e tyre 2500 me pare. Nqs ti ke nderuar alfabet para 100 vitesh nuk janë të detyruar që të ndjekin dëshirat e tua, por ata qëndrojnë në origjinalitet. Ata kanë flamurin e tyre kuq e zi me shqiponjë dy krenare ku në njërën këmbë ka kryqin dhe në këmbën tjetër sferën, ngjan pak më flamurin e Malit të Zi. Akoma dhe në disa flamurë të revolucionit 1821 shkruhet “ΛΙΡΙ Α ΒΝΤΕΚΙΕ” e kam parë në dokumentar. Ata dhanë shumë për Greqinë por edhe Greqia bëri për ta. Kanë arritur deri në detyrën e kryeministrit, ministër të punëve të jashtme, gjeneralë dhe admiral në të gjitha trupat ushtarake, polici, drejtësi, Kryepeshkop,etj. Me teper se kaq nuk ka se çfarë tju japë Greqia e vetmja gjë që mbeti është të zëvendësojë Krishtin dhe 12 apostujt me arvanitasit, por edhe këtë nuk e ka në dorë Greqia.

    2. Dropulliti says:

      E nderuara Albana (ose “Albana”).
      Paragjykimi nuk të la të lexosh në mënyrë gjakftohtë letrën e znj. Zhako dhe problematikën që përcjell, por e pe si një sebep për të filozofuar (apo më saktë për të historizuar), packa se nga gabimet drejtshkrimore -jo në gjuhë të huaj por në gjuhën tënde amtare- duket se libri i fundit që ke lecitur është me siguri ndonjë manual mode.
      Qëndro pra tek emisioni dhe atëhere ke për të parë edhe ti atë që të thote znj. Zhako: Se më parë emisionit i ishte vënë titulli dhe realizimi i tij erdhi në një kohë të dytë thjesht për të justifikuar titullin e paravënë. Me një cektësi ulëritese, me një përqasje dashakeqe, me përsëritje të të njëjtit motiv përsëri e përsëri, dukej sikur kanalit dhe gazetares më shumë u interesonin komentet e “patriotëve të tastierës” se sa realiteti dhe informimi objektiv.
      Jo pra. Dervicani dhe Dropullitet as frikë kanë të flasin shqip dhe as refuzojnë ta mësojnë. NJë xhiro rrugëve të Gjirokastrës do t’i mjaftonte cupelinës “gazetare” për të mësuar një dyzinë emrash pedagogësh gjimnazi dhe universiteti, mjekësh, sportistësh, gazetarësh etj me ndihmesë diakronike në letrat dhe në shkencat shqiptare, që shqipen e patën gjuhë të dytë. Dhe janë, ashtu si shkruesi i ketyre radhëve, nga ai Dervican që me kaq mendjelehtësi përpiqet të denigrojë “gazetarja” dhe kanali që e paguan.

      1. Albana says:

        I nderuar zoti Dropullit,

        te lutem mos u bej merak per shqipen time, por merru me shqipen e bashkefshatareve te tu. Sipas vendit dhe kuvendit, thote populli, ndaj mos prit qe ne nje komentar gazete, ku pergjigjen po ta jap nga tastiera e telefonit, te te shkuaj me shqipe te kulluar.

        Jane pak qesharake keto ‘ teorite e konsipiracionit’, qe hidhnin shesheve te bisedes, me shpresen se do anashkaloni te verteten. E verteta eshte se plakat e fshatit Dervican nuk deshen te flisnin shqip. Kur di, por nuk do te flasesh, atehere llogjikisht ky quhet refuzim. Ndaj s’eshte aspak e vertet ky konspiracion anti-dropull qe na paska Top-Channel, ashtu sic del nga pergjigja juaj, por dhe e artikullshkrueses. Mesa kam pare emisioni ka per qellim paraqitjen e fshatrave ne Shqiperi, dhe s’ka ndonje prapaskene te krijuar ne menyre te vecante per Dropullin. Ashtu sic ka patur plot emisione ne televizione shqiptare, perfshire Top-Channel, qe kane paraqitur virtytet, mikepritjen e traditat e Dropullit.
        Me vjen keq qe ju dropullitet keni filluar te shfaqni nje arrogance, te panjohur me pare ne grupimin tuaj.

        Nuk e degjova kete lloj reagimi kur nje bashkefshatar i juaj nga Bularati mori nje kallashnikov dhe ‘pataksi’ ( nje greqizem, sa per tu kuptuar) boten. Kur familja e tij e shpalli hero te ‘Vorio-Epirit’ ‘( nje term irredentist) dhe kur vete ky ‘hero’, prape s’dinte te fliste shqip.

        Andej nga Jugu kane nje shprehje ‘balo te henger tenja, e paske te keqen nga brenda’. Ndaj dhe une po te pyes me dashamiresi z.Dropullit, para se te akuzoni Top-Channelin per dashakeqesi nga jush, mos valle vete bashkefshataret tuaj, nuk jane ne rregull? Mos ata me te vertet s’flasin shqip dhe refuzojne? Mos valle ne Dropull po ngrihet nje vale irredentizmi ne shkalle qe s’ka qene me pare? E te kuptohemi mua personalisht as me pelqen Top-Channel si televizion.
        Ndaj me duket pak qesharake keto perpjekjet tuaja, deri diku feminore, per te mbrojtur dicka qe s’mbrohet.

        Shendet e te mira dhe per ju!

    3. Nik says:

      O Albana kur nuk di mos fol Se e qelb.ne Greqi nga qyteti i Ksanthit e lart degjon vetem turqisht.mos u manipuloni nga plehrat e t.chanel dhe te tjere.

      1. Albana says:

        Z.Nik, nuk mund ti pergjigjem te gjitheve ketu. Nuk eshte problemi pse minoriteti flet greqisht, por pse nuk flet shqip ne token shqiptare. Turqit ne Thraki flasin greqisht. Keshtu qe te lutem mos mu drejto me, se nuk mund te humb kohe.

    4. Albana says:

      z.Mero, te lutem nxirri komentet e mia per Spartakos dhe Dropullit se nuk dua te harxhoi kohe kot. Faleminderit.

      1. Albana says:

        Po komentin per Spartakos z, Mero, a mund ta botosh?

  5. Taku says:

    Gazetare e painformuar, e paditur dhe pa kulture. Turp.

    1. nik says:

      O taqko kjo gatetarja ketu ka plotesisht te drejte.Ketyre idioteve te keti fshatit po ti pyesish ne shqipe dicka ,e kthen koken nga ana tjeter dhe ikein.Fare e keqe qerqires jane.

  6. FLUTURA says:

    Dervicanas, jo dervicanjote…

  7. Spartakos Thraks says:

    Ky artikull sjell përçarje dhe urrejtje ndërmjet njerëzve. Jo të gjithë minoritarët dinë të komunikojë në gjuhën shqipe dhe sidomos moshat e mëdha që nuk janë larguar nga krahina e Dropullit. Mos ja fut kot o gazetar i dashur, njëra nga dy gjyshet e mija nuk dinte as fjalen mirmengjes të thoshte se nuk kish shkuar ter jetën e saj as ne Gjirokastër.
    I pyet njerëzit përpara kamerave që akoma nuk u ka dalë frika nga sistemi komunist, nqs janë minoritet etnik, pse e drejton pyetjen tek ata ti, shko dhe pyet OKB në për këtë çështje.
    Thua se emrat tek vorrezat janë shkruar në greqisht, ku është e keqja këtu? kosovarët, shqiptarët e M/Z dhe M/V i shkruajnë ne sllavisht? Që ka njerëz që nuk duan të flasin shqip për arsye të ndryshme mbase ka, por nuk përfaqësojnë ata gjithë minoritetin por veten e tyre. Gjithsekush ka karakterin e tij, dhe flas për veten time kur dikush me drejtohet shqip dhe në grupin që ndodhemi të tjerët nuk dinë shqip i them me mënyrë që është mungesë edukate se këta nuk na kuptojnë, prandaj duhet të flasim greqisht. Këtë e kam mësuar që në moshë të vogël aty në Shqipëri. Lajme të tjera gjeni të cilat të afrojnë njerëzit dhe jo ti largojnë nga njëri tjetri.

    1. Tetova says:

      tung Spartakus , ne vijim po ju fergoj nje shkrim te shkenctarit ,
      mandej do ta kuptoni se aka grek ne Shqiperi apo jan veqse grekfoles per te mare pensionet
      “Grekët nuk e kanë origjinën nga grekët”, kështu mban titulli opinioni i tij.
      Historiani dhe shkenctari i njohur Andreas Kilb sqaron se popull grek që njohim sot, nuk është gjë tjetër veç asaj që lanë pas sllavët, frëngët kryqëzues, bullgarët, serbët, katalanasit, osmanët dhe shqiptarët.
      në Greqi erdhën mbi 500 mijë aziatik të cilët nuk kishin asnjë lidhje me grekët e lashtë. Ata nuk kishin ngjashmërinë fizike, ngjyrën e lëkurës, së flokëve, traditat, kulturat

  8. Na myten says:

    Gazetarja eshte aq idiote se vetem duke i pare ato fshatra per nga urbanistika dhe cilesia e ndertimeve kupton se aty ke te besh me nje popullate me nivel te larte intelekti. Gjuha eshte barriera e fundit e mendjes se tyre por keto jane gazetare qe jane te bindura se rolin e mendjes mund ta luaje edhe pidhi.
    Problemi eshte tek televizioni kombetar qe turperon te gjithe shqiptaret te cilat do apo nuk do gazetarja kane shkuar shume mire me minoritaret e asaj zone.

  9. buj says:

    me sjelljen e gazetares nuk po themi te hijshme… por qe e kemi mesuar prej gazetarve greke, kjo te pakten thote qe gju8ha `meme` eshte greqishtja

  10. Tigri says:

    O gabeli ” pellasgian”

    Po mer gabel po, por pavaresisht se mund te kete qene emision provokativ dhe pavaresisht se mund te kete tek tuk presione ndaj minoritareve vlleh dhe shqiptar ( se ” grek” asnjeri nuk eshte) ne Shqiperi sido qe te jete minoritet ne Shqiperi njihen.

    Po ne Greqi kush minoritet njihet?

    Ku jane ortodokset Shqiptare te Epirit?

    Ku eshte ceshtja came?

    Te mos flasim pastaj per Arvamitasit ku e pakten 25% e neo grekeve jane sperme shqiptare.

    Ku jane sllavet e Mqedonise qe edhe sot jane mbi 3ò0,000 atje?

    Ku jane vllehet e Thesalise qe jane asimilu te gjithe?

    Kjo eshte Greqia, konglomerat kombesh dhe rracash te ndryshme e krijuar nga fuqite perendimore si aks kunder Osmaneve dhe Shqiptareve.

  11. Pyka says:

    Gazetaruccccc…….zonja apo zonjusha,shumë drejt ka reaguar!!

  12. Baton DR says:

    Pa i hyrë fare gazetares e televizionit…se as ja vlen ajo punë po:
    po qe se nuk ju flasin shqip, të paktën andej nga bregu, të jeni të sigurtë se janë shqiptarë safi…!

  13. Enea says:

    Une jam nga veriu i Shqiperise, jam 100 perqind Shqiptar dhe nga feja i krishtere. Me kujtohet qe sapo hyja ne shtepi kisha ne mur nje tablo te nje gruaje nga Dropulli, me veshjet e zones. Ne Shqiptaret nuk jemi ksenofobe. Mund te jemi shume mospranues ndaj shume fenomeneve, por etnite e tjera nuk i shikojme si problem, Madje greket realisht duhet ti konserojme vellezer sepse kemi jetuar prej shekujsh prane njeri tjetrit, jane martuar me njeri tjetrin. Me duhet te them se shume greke dhe serbe jane ksenofobe. Nese jane fetare, te pakten te respektojne keshillen e Jezusit qe te duan fqinjin.

    1. Tetova says:

      pershendetje Enea,
      Shume e drejte eshte kur thua se serbet e greket nese jan fetar te respektojne se paku ate qe e thot Jezusi
      por si mundet te jeshe fetare e te bejsh gjera si psh. serbet qe kan bere ne bosnje ne kosove
      e greket ne cameri , per te cilet ka shume deshmi qe gjith bota civilizuese i din , veshtire esht shume te bashkejetosh me kta fqinje

  14. Mirjeta says:

    Une rastesisht e kapa intervisten kur ishte duke thene gazetarja shprejhjen “fshati qe refuzon shqipen” dhe thash pa ta shoh njehere cili fshat eshte ky?! Kur shoh qe behej fjale per Dervicianin mu shtua kureshtja dhe e ndoqa deri ne fund pasi me beri shume pershtypje. Thash kur paska ndryshuar kaq shume ky fshat qe e njoh qe femije? Por gjate emisjonit pash qe jo vetem s kish ndryshuar gje por perkundarzi te gjithe flisnin shqip, sikurse edhe me pare. madje jam e bindur qe edhe ato nenat qe s folen, dine shume mire, pasi ne kohen e Enverit, nuk ngeli analfabet ne Shqiperi, por ashtu zgjodhen dhe e kane dhe me mbare ndoshta.
    Gazetarja e teproi kaq shume duke thene te njejten gje, sikur po bente ndonje zbulim te madh sa s kam fjale ta pershkruaj. Por mire ajo eshte e painformuar dhe e paditur, po a ka njeri ne Top Channel qe kontrollon keto bema te gazetareve para se te nxirren neper ekrane apo cdokush mund te beje nje emisjon dhe ta transmetoje kur dhe ku ti doje qejfi.
    Ai emisjon ishte turp, gazetarja ben mire te sjelle gjera me interes ne ekran dhe jo te beje show me nonsense. Derviciani ka plot per te thene dhe per te treguar. Beni mire te kerkoni ndjese publike sa me pare.

  15. Dashi says:

    Si perfundim nuk jan njerzit ne derviçan qe refuzojn te flasin shqip, ata jan me shqiptar se kto kurvat e gazetaris , jan gazekaret qe jan ti qish çi mban pragu qe shtremberojn rrealitetin per pak sensacion , edhe mereitojn kur i shan Ed Rama , kta te ishte qeveri tjeter i fuste ne burg se perçajn minoritetet me popullin prites , gazekar e degjenerata.

  16. I pagabueshmi says:

    Top Channel pa fitra! Shume i dobet komunikimi!

  17. ABC KORCA says:

    1) Shkrim i sakte
    2) Emisioni-reportazhi-“dokumentari”… thuajeni si te doni….eshte Rracist.
    Sido qe ta quash,cilindo titull qe ti vesh….perfundimi eshte se eshte rracist.
    3) Po te mos kishte reaguar kjo znj.Elena,ne si popull pa shkrim-kostatimin e saj,a do reagonim vetete qe te kuptojme ku sillemi drejt e ku kemi faj?!
    4) Problemet e emisioneve raciste,ose diskutimeve raciste,ne tv-rat e greqise jane te ngjashme me emisione hitleriane…por kjo nuk do te thote qe edhe ne ti ndjekim ne kete funderine qe kane rene-zgjedhur ata
    5)Tani te me falni…por sido qe te jene dervicianotet e te tjeret…njerez me shkerdhata e me te ndyre se ne …nuk do gjeni jo ne dervician,,,por ne te gjithe rruzullin…dhe ky eshte fakt.

    1. A says:

      Je shume i mjere ABC Korca. Sidomos kur flet per racizem e pastaj e mbyll me urretje ndaj shqiptareve. Je i mjere. Ik shko rregullo trurin, se s’ta kane fajin shqiptaret qe i paska robte e shtepise njerez te ndyre.

  18. E èma e Zeqos says:

    I pashè edhe njèherè nè YOUTUBE ato pamje, nga vizita e xhaxhait nè Dropull.
    Hidhini njè sy ju lutem, po gjetèt kohè. Do kuptoni edhe atè historinè e Çelos pastaj, me biçak.
    Kjo qè shkruan kètu, mè ngazèllen, mè deryron tè kem njè neveri pèrbrènda pèr sojin qè shitet pèr 300 Euro nè muaj.
    Na ishin njèherè disa argatè qè fati i jetès i solli tè punonin dhe jetonin nè tokat e bejlerève shqiptarè tè jugut. Jetuan dhe ndanè bukèn me tè zotèt e shtèpisè dhe gjithçka dukej se shkonte mirè. Deri nè atè ditè qè Çelua humbi biçakun.
    Nè vènd tè Çelos, erdhi Janulla. 300 Euro ua dha atyre qè thonin qè nuk dimè shqip.
    Jo vetèm ata qè ishin vèrtetè tè ardhur, “harruan” shqipen dhe filluan tu rriten pendèt dhe tè bèrtisnin se ishte tokè greke ajo ku jetonin por edhe dolèn me armè nè dorè, pèr tè goditur Çelon, tashmè pa biçak. Pati tè tjerè, qè pèr ato tè uruara 300 Euro, “harruan” biles qè nènè e baba i kishin shqiptarè por vetè deklaroheshin siç ia kèrkonte ai i Eurove.
    Tani, deri kètu mirè gjithçka. Teatèr fshati. Punè fshatarèsh. Asgjè pèr mèri. Luan macja me miun por miu nuk e dinte qè luante me jetèn.
    Ju kam rixha o fshatarè. Mos e harroni Çelon dhe mos e detyroni tè gjejè patjetèr biçakun. Nè tokè tè huaj, mos u bè bukèshkalè sepse shqiptari sa èshtè bujar aq din tè tè japè atè qè tè takon.

  19. katarakti says:

    Nuk e kuptoj ku eshte problemi. Dhe çfare ka dashur te thote kjo bukuroshja pa mend e Top Chanelit! Veçse nese do te behet e njohur! Nuk duan te flasin shqip?! Pune e madhe. Le te mos flasin. Sidoqofte ata mbeten brenda kufirit shqiptare si te jene greke, po ashtu edhe shqiptare. Shume zhurme per asgje. E verteta eshte se Greqia mbetet nje vend qe nuk i njeh pakicat qe jetojne aty. Qe kur u be shtet u kujdes qe te fshinte pakicat. Prandaj u nenshkrua edhe traktati i Lozanes më 1920. Myslimanet u larguan ne Turqi, kurse greket e Stambollit dhe rrethinave u kthyen ne Greqi. Ai “shenjti” Kozmai më shume se perçues i fjales se Perendise, ishte perçues i politikes se Athines. Deri ne Elbasan vajti duke i kerkuar njerezve qe te mos flisnin shqip ne shtepite e tyre, por vetem greqisht.!Por sot kane ardhur kohe te tjera. Ne rast se Greqia, qe ka 350 miliarde euro borxhe, i kerkon Shqiperise respektimin e te drejtave te pakices greke ne Shqiperi, te njejten gje duhet te beje edhe Shqiperia per pakicat kombetare ne Greqi. Aq me shume qe pranimi i Shqiperise ne BE eshte planifikuar per shekullin e 22-të. Por siç thashe per mua nuk perben problem se derviçanasit nuk pranojne te flasin shqip. Kur ishte Enveri gjalle ligjeronin shume bukur edhe ne shqip. Por ky eshte realiteti i sotem.

  20. A says:

    Jo vetem qe refuzojne te flasin shqip por dhe kur vajti Rama, doli njera aty e foli 10 min ne Greqisht per problemin qe kishte dhe Rama duke mos kuptuar asnje fjale i tha nje ‘ Efkaristo’ ne fund dhe e mbyllen me te qeshura. Brezi i ri dhe plakat e minoritareve rrezik s’dine nje fjale ne shqip, se brezi i mesem i kohes se Enverit dhe ka mesuar sepse ja kerkonte puna.

  21. Taulant says:

    Nuk e kuptoj kur thone qe ne shtepi flasim Shqip por ne publik Greqisht.
    Si mund te shpjegohet kjo gje nga ana gjuhesore. Kam pare Shqiptar ne Itali por sidomos ne Greqi ku ne publik flasin Greqisht apo Italisht dhe ne shtepi Shqip. Mos ndoshta minoritaret jane si Shqiptaret e tjere te cilet per qellime perfitimi apo nga provincializmi ne publik flasin Greqisht .
    Nje gje te tille e ben edhe kryeministri Edi Rama i cili ne Vlore shprehet po bejm Lungomaren dhe jo ‘Ujin e Ftohte’ sic thone gjithe Vlonjatet e vertet.

  22. Altin says:

    Ky eshte topi Blushit dhe shoqeve te tij Gazetaruce

  23. Futja kot says:

    Nuk e kam pare emisionin pasi nuk I ndjek kanalet televizive. Kemi TV me standarte te ulet, dominuar nga mediokriteti. Gazetaret bejne lajme e trajtojne tema pa u thelluar, shpesh here qe nga ambjentet e Tiranes apo nisur nga opinione kafenesh. Pershkrimi ne kete artikull sikur I jep te drejte autores se shkrimiit. Aty ka mjaft argumenta e te dhena qe kundershtojne permbajtjen e emisionin televiziv. E pershendes autoren e shkrimiit per ago qe thote dhe frymen pozitive te shkrimiit.

  24. Laboviti says:

    Topi është bërë për top fatkeqsisht .

  25. Luli says:

    Shqipetare ,Albanistan hesapi, Gjithmon kane mohuar vendine tyre nga vijne ,edhe sote kudo qe jane Americe,Europe apo ne vendet e ndryshme te botes ,nuk thone se jemi shqipetar nga Shqiperia e kaneper turp,per mohim,e ku ta di une se per cfar???
    Keta jane Shqipetaret dhe keshtu do te ngelen

  26. Pellazgos says:

    Lazarati eshte emer Greke Orthodhoks (Agios Lazaros) qe eshte de-formuar apo shqipetarizuar ashtu si te gjitha Topinimet ne Al-banistane.
    A ka ndonje kuptim fjala Kostandinopoje kur gjithe bota para Osmaneve ishte Kostandino-poleos?
    Ironia eshte qe “Shqipetaret” myslimane apo katolike deklarojne qe jane “Ilyre” por kryeqendren ne Emer te Ilyrit Kostandin Kostandino-polis e quajne Stamboll!
    Cfare “respekti”!
    Cfare “inteligjence”!
    Cfare “patriotizmi”!
    Cfare “identiteti”!.
    Ju nuk dini se cfare jini,vetem Grek,Epir,Ilyri nuk doni te degjoni,beheni me kenaqesi amerikane,Anglese,Gjermane,Italiane dhe urrejtjen e kini tek Grequa se jini fare turke.
    Nuk e kuptoni qe po mbaroni dhe fajin jua kane te “tjeret”.
    Ju luftuat per turqine,kete e tregojne heronjte Ismail Beu,Frashelinjte etj,kurse Arvanitasit qe nuk u turqizuan,d.m.th u shqipetarizuan luftuan per Ilyri,Greqi,Epir.
    Kjo eshte diferenca.

  27. D. B. says:

    Nuk e kuptova qëllimin dhe mesazhin e këtij telereportazhi! Nuk e kuptova pse gazetarja çuditej e habitej deri edhe “skandalizohej” për faktin se derviçanasit flasin greqisht. Kur po vetë thotë se janë pakicë etnike greke. Unë do ta ndërtoja ndryshe: do të evidentoja faktin se si këta banorë, edhe pse janë shtetas shqiptarë, flasin lirshëm e pa “frikë” gjuhën e tyre amëtare. Do të vija në dukje se shteti shqiptar nuk i pengon të flasin gjuhën e tyre, madje i mbështet me arsimimin në shkollat dy-gjuhëshe. Unë kam jetuar në horat arbëreshe në Itali, ku banorët, sidomos ata me prejardhje shqiptare (arbëreshe), flasin shqip, ose arbërisht, pse nuk është një shqipe e pastër, por ajo e disa shekujve më parë. Po kështu komunikojnë shqip edhe në mjediset publike, në dyqane etj. Madje edhe në administratë, sidomos arbëresh me arbëresh. Në shkollë flitet e mësohet italisht, por edhe shqip, pasi gjuha shqipe është njohur me ligj nga shteti Italian. Tabelat e rrugëve i kanë italisht dhe shqip. Toponimet janë më së shumti në shqip. Dhe nuk trazohet e nuk habitet njeri nga administrata italiane apo nga media e këtij vendi, pse “arbëreshët flasin shqip”.

    1. A says:

      O D.B, ceshtja s’eshte pse flasin greqisht, por pse refuzojne te flasin shqip. S’ka arbereshe qe refuzon te flas Italisht. E kupton dot diferencen?
      Aty ne Dropull, NUK DUAN DHE NUK DINE TE FLASIN SHQIP. Pra keta jane shtetas shqiptar por s’dine shqip. Kjo eshte tema.

  28. manjaku says:

    Gazetare idjote, e pa kulturuar, pa etike e pa miresjelljur, nuk di apsolutisht se cdo te thone te drejtat e njeriut. Ata, kane identitet, gjuhen e nenes kane greqishten as i imponon dot kjo idjote te flasin ndryshe me gjuhen e “gjitonit”kur kane gjuhen e tyre. Ajo, nuk di as historine as nga “pjerdh gomari” ! Ajo duhet te dinte greqisht qe te meresh vesh me ta . Dhe skishte nevoja te injoronte zakonet , doket gjuhen e tyre, deri sa shteti ka miratuar em kushtetute te qenurit minoritet.Skandal per Ju qe e niset kete te ashtuquajuren gazetare se e tille nuk behet kurre..
    Injoroni gazetarine me keto monstra. (Jo kryqi jo kufiri kjo sjell vetem percarje mes bashkesive shekullore te shqiptreve me minoritet)

  29. Dash says:

    Emisioni i gazetares ishte deludent dhe jo profesionist, minoriteti dhe Dropulli kane nga te gjitha ngjyrat por nuk mund te pergjithesosh nje popullsi te tere per te vertetuar nje paragjykim qe ke ne koke, perndryshe bie ne nivelin e nje lloj gazetarie militanteske dhe “nacionaliste” ne kuptimin e keq te fjales,.. E vertete eshte qe Greqia ka shume mekate ndaj Shqiperise por dropullitet jane bashkeqytetaret tane dhe shume te nderuar prej tyre i kemi mes nesh,dhe miq te shkelqyer,,, prandaj eshte me mire ta fitojme se sa ta humbasim kete pjese te vendit tone…. Mos u terhiqni mbas disa urrejtjembjellesa professioniste (apo te paguar per kete), si puna e ketij budallait me lart :”kurre mos” luftoni” me….. “, apo ndonje tjetri qe nuk le rast pa share shqiptaret… Keta lloj speciesh kane qene dhe do egzistojne gjithmone dhe shpesh ne mbi 90 perqint te rasteve jane shqiptare….

  30. Detari says:

    Allvanisat kane turp te flasin shqip, kudo qe ven hiqen si grek, italian etj,m ndryshojne merat nga Fetah ne Fotis etj.

    Faji rrjedhon nga qe jane te pabese dhe pa kultur qe ne momentin kur moren anen e Turkut, nuk kan guxim ta pranojne por ngelen duke genjyer botes.

  31. Julian says:

    Unë jam emigrant prej më shumë se 20 vitesh në Norvegji, nuk e kam ndjerë veten kurrë të diskriminuar, e them këtë për të thënë se nuk kam paragjykime për sa I përket minoritarëve pasi jam vet minoritar këtu ku jam.
    Kam qenë në Greqi në adoleshencen e hershme dhe kam shumë neveri për atë mënyrë së si na shikonin dhe trajtonin, por akoma më shumë neveri ndjej se si Shqipëria e sotme është bërë akoma më e neveritshme se Greqia e atëhershme. Nuk kam kohë të thellohet në argumente, pasi ata që kanë sy dhe veshë dhe mendjen në vendin e duhur e dinë dhe kanë parasysh për car e kam fjalën. Njërës me injorante dhe pa veterespekt se në shqiptarët nuk mundet të ketë, ngado që shoh shqiptare që kanë ardhur prej Greqisë ketu ju flasin dhe I kanë asimiluar fëmijët gjuhesisht, e njëjta me ata të Italisë. Po shikoja ‘ka një mesazh për ty’ dhe një plake kishte 6 muaj në Itali dhe I fliste Arditit në italisht. Unë kam dy fëmijë me një norvegjeze dhe ju kam mësuar që flasin rrjedhshëm shqipen edhe pse I takoj 4 ditë në muaj, por edhe mua po të më kishte ardhur te me fliste ajo gazetarja do I kisha thënë që nuk di shqip. Ajo është meshirimi më I mire I një injoranteje që më atë mendjelehtësine, cektesine, arrogancën, egoizmin që tregon duke folur në vetën e parë tregon se ku ka arritur shkalla e cektesise dhe injorancës në atë shoqëri. Po si I tha asaj plakës po ti nëna pse nuk ikën në Greqi ti pse rri këtu!!? Unë nuk pretendoj se di gjithçka por ju garantoj që më këto ritme dhe me këto zhvillime ky popull nga më të lashtë e Evropës nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli I ka vitet e egzistences të numëruara. Kjo është shumë pikelluese!!!

  32. askushi says:

    Nuk mjafton Marin Mema, tani do merren dhe sharabajgat e silikonit me keto tema.

  33. mond says:

    Komentuesit flasin secili sipas hesapit, shajne gazetaren sikur jane te gjithe drejtora informacioni dhe redaktore lajmesh,shajne kanalin se nuk ju pelqen Top-i, dhe nxjerrin artilullshkruesen si shpetimtaren e minoritetit,titulli i paracaktuar nuk eshte vendosur pa u realizuar por pasi jane xhiruar materialet, dhe me keto materiale c titull ti vendosnin reportazhit?…”fshati mikprites i minoritetit”?… qe nuk i kane qef kamerat e kanaleve shqiptare ate e di dhe bufi, qe mbajne inatin e ngjarjeve ne Bularat edhe kjo dihet, por kultura dhe niveli emancipimit te nje shoqerie ngrihet mbi keto probleme dhe kur ke nje kamera dhe nje mikrofon perpara shfaqet njerzilleku dhe tregohen vlerat dhe te mirat e nje komuniteti te caktuar, se ne fund te fundit ishin kamerat e kanalit me te madh kombetar ne nje fshat sado i emancipuar qe mbahet.Te njejten gje pak a shume kam pare ne nje episod te TVSH-se “cfare me ofron”, njerez qe silleshin si te eger, plaka qe fshiheshin pas portave , dhe gazetari qe bridhte neper vape per te gjetur dike ta ftonte ne shtepi, por dhe ne ate episod doli per fat nje familje(se normal nuk jane te gjithe UFO) qe i ftoi brenda ne obor, dolen te gjithe pjestaret aty duke biseduar shqip, duke kujtuar madje dhe kohen e diktatures dhe jeten e asaj periudhe pa asnje problem.Ju ka mbetur ne goje “te drejtat e minoritetit”, se cte drejte nuk kane as ata nuk e dine , futet politika ne mes dhe i bejne gjerat “çorap”, prandaj zj Elena qe nga mbiemri nuk dukesh elenidha, nuk jane kaq bardh e zi gjerat, ju jeni te miret, te drejtet, te vuajturit dhe te tjeret jane vetem fajtore.

    1. Albana says:

      Jam dakord me ju z. Mond. Koment shume i sakte.

  34. Taulant says:

    Absurditeti ne shtepi flasim Shqip ndersa ne publik greqisht. Keta jane 100% Shqiptar por sic bejn shume provincial per nje cop buk shesin identitetin.

    1. Tetova says:

      i nderuari Taulant , sta nuk e shiten vetem udentitetin por edhe nderin , prandaj nuk ja vlen te flasim per kta , kta fliqnira nuk na duhen edhe pse jan shqiptare.

  35. olsi says:

    Tigri hallall per komentin. skam cte them me teper

  36. Pellazgos says:

    Me e forta.
    Ty nena pse nuk iken ne Greqi,sikur ketu ka qene Turqi e Lashte.
    1100 vjet para Osmaneve ishim te gjithe Greke Orthodhoks,vetem ne shekullin e 20te u hapen shkollat e para Shqipe.
    Ku ishin shqipetaret ne kohen e Ismail Beut?
    Pse shkuan ne Stamboll bashke me Frashellinjte kur kishin “Ndergjegje Shqipetare”?
    Pse nuk u bashkuan me Arvanitasit por sot i quani “vellezer” ata qe cliruan Epirin dhe Kombin e tyre Greke?
    Nuk behet State gam,gam,gam,gam.
    Thone Shqipetaret myslimane qe “vetem” Fene kemi Arabe!
    Por Emrat,Mbiemrat,Festat,Nderimet,Ndergjegja nul eshte Arabe?

  37. mongogrek says:

    Kane dale ne grup murgeshat (morrat e pidhit) te janulles dhe po bejne propogande( gojore),,,, ….o mongolesha leshtore”greke”qe ikeni morrat ne leshin e pidhit sa nje kelysh mace,ju jeni te vetmet ”gra” ne bote qe keni mustaqe,,ju vetequheni ”greke” por ju tradheton ngjyra e lekures dhe leshi i mustaqeve si bisht derri,,,pty mongolocobanovllahocifutoslavovurkar”grek” na beni dhe leksione (kuptohet gojore) ,,deri dje moj vurkaresha na shkerdheheshit per nje buke gruri,, sot na hiqeni ”greke” te pa qira virgjeresha,ptyyy mongolesha ,ptyyyy vurkaresha,, pty ”gra” mustaqelesha,,ju jeni me te vertete rrace e helmuar mongolie ,, rraca juaj duhet te zhduket qe ne embrion, qe atje sajeni rrace miu,, se po ju dhane pashaport NJERIU ju beheni ,,perbindesh,,vrases( ushtaret ne gjume,, cameria),, ju mongolet”grek” jeni kanceri i njerezimit,,,ptyy ,,,,,, SHQIPETARE kjo rrace ”greke”mongolie duhet te shfaroset ,, tani,,se pastaj eshte vone,,tani

  38. mongogrek says:

    Kane dale ne grup murgeshat (morrat e pidhit) te janulles dhe po bejne propogande( gojore),,,, ….o mongolesha leshtore”greke”qe ikeni morrat ne leshin e pidhit sa nje kelysh mace,ju jeni te vetmet ”gra” ne bote qe keni mustaqe,,ju vetequheni ”greke” por ju tradheton ngjyra e lekures dhe leshi i mustaqeve si bisht derri,,,pty mongolocobanovllahocifutoslavovurkar”grek” na beni dhe leksione (kuptohet gojore) ,,deri dje moj vurkaresha na shkerdheheshit per nje buke gruri,, sot na hiqeni ”greke” te pa qira virgjeresha,ptyyy mongolesha ,ptyyyy vurkaresha,, pty ”gra” mustaqelesha,,ju jeni me te vertete rrace e helmuar mongolie ,, rraca juaj duhet te zhduket qe ne embrion, qe atje sajeni rrace miu,, se po ju dhane pashaport NJERIU ju beheni ,,perbindesh,,vrases( ushtaret ne gjume,, cameria),, ju mongolet”grek” jeni kanceri i njerezimit,,,ptyy ,,,,,, SHQIPETARE kjo rrace ”greke”mongolie duhet te shfaroset ,, tani,,se pastaj eshte vone,,tani ose kurre,, shkruajne dhe gjuhen SHQIPE mongolet ”greke”ptyy

  39. mongogrek says:

    Kane dale ne grup murgeshat (morrat e pidhit) te janulles dhe po bejne propogande( gojore),,,, ….o mongolesha leshtore”greke”qe ikeni morrat ne leshin e pidhit sa nje kelysh mace,ju jeni te vetmet ”gra” ne bote qe keni mustaqe,,ju vetequheni ”greke” por ju tradheton ngjyra e lekures dhe leshi i mustaqeve si bisht derri,,,pty mongolocobanovllahocifutoslavovurkar”grek” na beni dhe leksione (kuptohet gojore) ,,deri dje moj vurkaresha na shkerdheheshit per nje buke gruri,, sot na hiqeni ”greke” te pa qira virgjeresha,ptyyy mongolesha ,ptyyyy vurkaresha,, pty ”gra” mustaqelesha,,ju jeni me te vertete rrace e helmuar mongolie ,, rraca juaj duhet te zhduket qe ne embrion, qe atje sajeni rrace miu,, se po ju dhane pashaport NJERIU ju beheni ,,perbindesh,,vrases( ushtaret ne gjume,, cameria),, ju mongolet”grek” jeni kanceri i njerezimit,,,ptyy ,,,,,, SHQIPETARE kjo rrace ”greke”mongolie duhet te shfaroset ,, tani,,se pastaj eshte vone,,tani ose kurre,, shkruajne dhe gjuhen SHQIPE mongolet ”greke”ptyy,,edhe te ”gjykojne” minjt”greko”mongol,,mongoleshat me mustaqe ptyy

  40. mongogrek says:

    Kane dale ne grup murgeshat (morrat e pidhit) te janulles dhe po bejne propogande( gojore),,,, ….o mongolesha leshtore”greke”qe ikeni morrat ne leshin e pidhit sa nje kelysh mace,ju jeni te vetmet ”gra” ne bote qe keni mustaqe,,ju vetequheni ”greke” por ju tradheton ngjyra e lekures dhe leshi i mustaqeve si bisht derri,,,pty mongolocobanovllahocifutoslavovurkar”grek” na beni dhe leksione (kuptohet gojore) ,,deri dje moj vurkaresha na shkerdheheshit per nje buke gruri,, sot na hiqeni ”greke” te pa qira virgjeresha,ptyyy mongolesha ,ptyyyy vurkaresha,, pty ”gra” mustaqelesha,,ju jeni me te vertete rrace e helmuar mongolie ,, rraca juaj duhet te zhduket qe ne embrion, qe atje sajeni rrace miu,, se po ju dhane pashaport NJERIU ju beheni ,,perbindesh,,vrases( ushtaret ne gjume,, cameria),, ju mongolet”grek” jeni kanceri i njerezimit,,,ptyy ,,,,,, SHQIPETARE kjo rrace ”greke”mongolie duhet te shfaroset ,, tani,,se pastaj eshte vone,,tani ose kurre,, shkruajne dhe gjuhen SHQIPE mongolet ”greke”ptyy,,edhe te ”gjykojne” minjt”greko”mongol,,mongoleshat me mustaqe ptyy,,per 300 euro vrisni ushtaret ne gjume.. mallkimi i nje populli dotju ndjeki gjithe jeten,,ptyy vrases

  41. mongogrek says:

    Kane dale ne grup murgeshat (morrat e pidhit) te janulles dhe po bejne propogande( gojore),,,, ….o mongolesha leshtore”greke”qe ikeni morrat ne leshin e pidhit sa nje kelysh mace,ju jeni te vetmet ”gra” ne bote qe keni mustaqe,,ju vetequheni ”greke” por ju tradheton ngjyra e lekures dhe leshi i mustaqeve si bisht derri,,,pty mongolocobanovllahocifutoslavovurkar”grek” na beni dhe leksione (kuptohet gojore) ,,deri dje moj vurkaresha na shkerdheheshit per nje buke gruri,, sot na hiqeni ”greke” te pa qira virgjeresha,ptyyy mongolesha ,ptyyyy vurkaresha,, pty ”gra” mustaqelesha,,ju jeni me te vertete rrace e helmuar mongolie ,, rraca juaj duhet te zhduket qe ne embrion, qe atje sajeni rrace miu,, se po ju dhane pashaport NJERIU ju beheni ,,perbindesh,,vrases( ushtaret ne gjume,, cameria),, ju mongolet”grek” jeni kanceri i njerezimit,,,ptyy ,,,,,, SHQIPETARE kjo rrace ”greke”mongolie duhet te shfaroset ,, tani,,se pastaj eshte vone,,tani ose kurre,, shkruajne dhe gjuhen SHQIPE mongolet ”greke”ptyy,,edhe te ”gjykojne” minjt”greko”mongol,,mongoleshat me mustaqe ptyy,,per 300 euro vrisni ushtaret ne gjume.. mallkimi i nje populli dotju ndjeki gjithe jeten,,ptyy vrases,,gjarperinj qe ju kemi rritur dhe tani ju erdhi dita te na helmoni,,por po i beni varrin vetes,,

  42. Tigri says:

    Pse nuk botohen komentet e mia kinder vlleheve jevgjit neo grek?

    Cfare po ben kjo gazete?

  43. Nik says:

    ésht tepèr e leht me ish argatèt e ardhur nga turqia qè vet e emri Derviçan vjen prej dervishave sesi ma flasin gjuhèn shqipe ,fillo dhe shkurtoji lekèt administratès dhe tè investohet nè Lazarat Golèm rreth saj.Argatèt nuk kanè faj por e ka shteti shqiptar pèr gjith Dropullin,nuk ekziston asnjè dropullit qè kishte pronè private tokèn etj etj ja u fali shteti shqiptar dhe pèrse e kryen kètè gaf kaq tè madhe?Shikoni sesi na falnderojn se ju falèm tokè argatève dhe kjo zonja Elana merr kurajon dhe analizon programin televiziv?? Me kèta duhet vepruar me gjuhèn e ligjit dhe pa mèshir sepse janè mosmirnjohès.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje