Lulzim Basha ka shpëtuar si i “pandehur”, por jo si politikan

13 Janar 2020, 19:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shikoj një lloj gëzimi në Partinë Demokratike për atë që ndodhi sot në Gjykatën e Tiranës ndaj Lulzim Bashës.  Një trup gjykues në Tiranë, pushoi një çështje penale në ngarkim të Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të lartë të Partisë Demokratike, lidhur me pagesën e pajustifikuar ligjërisht për 650 mijë dollarë në emër të Partisë Demokratike, për lobistin amerikan Nick Muzin.

Ky i fundit i ka deklaruar ato zyrtarisht, si para të ardhura për llogari të Partisë Demokratike në Shqipëri nga një kompani me pronarë rusë.

Gjyqtari Lazër Sallaku, i cili është transferuar në Tiranë nga Lezha në kohën që ministër Drejtësie ishte Eduard Halimi, sot i pranishëm në sallë si avokat, injoroi kërkesën e prokurores Ymeraj për parregullsi, duke deklaruar se “fakti nuk ekziston”, pak a shumë siç u tha në vendimin e Gjykatës së Lartë për kasetën e Ilir Metës.

Deklaratat triumfaliste të disa ish- zyrtarëve të lartë të PD, por dhe të këtyre që vazhdojnë të jenë aty, përpiqen të krijojnë idenë se edhe Lulzim Basha mund të fitojë ndonjë betejë. Ja përshembull këtë gjyqin e fitoi.

Nuk arritën ta dënonin vërtet. Pak a shumë ky është konteksti i gëzimit të tyre për vendimin e gjyqit.

Nga pikëpmaja politike është një vendim në kohën e gabuar për t’u quajtur triumf për Lulzim Bashën.

Edhe pse ai është një vendim i marrë politikisht nga klientela e PD në gjyqësorin shqiptar, ajo nuk i bën asnjë nder Lulzim Bashës dhe nuk i jep asnjë pikë në opinionin publik.

Gjysma e atyre që janë zemërthyer me Lulzim Bashën, mendojnë se e ka falur Edi Rama, dhe gjysma tjetër mendojnë se e ka blerë vendimin me influencën që ka në gjyqësor, duke rritur mosbesimin tek drejtësia shqiptare dhe pandëshkueshmëria e politikës.

Politikisht Luzlm Basha do të kishte fituar sikur të përballej në gjykatë me akuzat, të përballej me dëshmitë ende të pambërritura të lobistit Nick Muzin, që ka deklaruar se i ka marrë këto para nga PD, dhe pastaj të përballonte çdo lloj vendimi.

Mbështetësit e Lulzim Bashës do ta donin më shumë nëse ai përballej me drejtësinë dhe dënohej, se sa kështu, duke e mbyllur me procedurë lapsusesh të qëllimshme, nga Prokuroria deri në Gjykatë.

Kështu ka shpëtuar i pandehuri Lulzim Basha, por ka humbur kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai është shpëtuar, por nuk është gjykuar.

Nga pikëpamja ligjore, Lulzim Basha ka problem me dëshmitarin kryesor të kësaj akuze, që është Nick Muzin.

Ai ka deklaruar në sistemin e taksave të SHBA se ka marrë 650 mijë dollarë për llogari të një pune që ka bërë për Partinë Demokratike, në një kontratë firmosur nga Lulzim Basha.

Çështja u bë e ndjeshme pasi doli që paratë i kishin paguar formalisht dy biznesmenë rusë, por kjo mund të jetë dhe trill i Nick Muzin për të fshehur paratë cash që mund t’i ketë çuar Lulzim  Basha.

Nëse Basha do ishte i ndershëm dhe pa njollë në këtë histori, do ngrinte padi ndaj Nick Muzinit, që ka deklaruar se ka marrë 650 mijë dollarë nga PD.

Kjo akuzë ishte shenjë se Basha ishte i lirë të përballej me mashtrimin e bërë në emër të tij. Basha as emrin nuk ja zë dot Nick Muzin.

Kjo e tregon atë një udhëheqës peng tek një lobist amerikan, i cili dhe nëse ka shpikur rusë në këtë histori, nuk ka shpikur 650 mijë dollarët, se ato i ka në llogari.

Nick Muzin është nën hetim për këtë çështje dhe një ditë dëshmitë e tij do të mbërrijnë në Tiranë. Kjo mund të bëjë që çështja të rihapet, dhe Basha të ripërballet me drejtësinë, në kushte të tjera.

Por kjo përballje, do ta nxjerrë para demokratëve jo si një lider të pastër, por si një lider peng në duar të njerëzve të penduar të drejtësisë.

Por ajo që shikoj si problem për PD në këtë histori, nuk është as ana politike dhe as ana juridike e skandalit të parave të paguara nga rusët në emër të PD.

Skandali këtu është tek skaneri që i bën ky proces gjyqësor, mënyrës se si funskionon Partia Demokratike.

Një demokrat i zakonshëm, nga kjo histori kupton se në partinë e tij, paguhen qindra mijëra dollarë në rrugë ilegale nga kryetari i saj, pa vendim Kryesie të PD, pas një praktike korrekte transparente të autorizimit të pagesës nga kontabiliteti i PD, dhe pa asnjë dijeni as të zyrtarëve të tjerë të lartë të PD.

Në një farë mënyre ky urdhër pagese, zbulon një parti të paligjshme, një institucion që është burim korrupsioni, pastrim parash dhe që turpëron një kauzë të tërë politike.

Në vitin 2005, kur PD pagoi për herë të parë një kompani lobimi ndërkombëtare, BG&R, pagesa formale ishte 500 mijë dollarë, kurse pagesa informale ju dha “cash” nga një lob lojërash fati.

Por pagesa formale, u justifikua si një honorar për një periudhë 2- vjeçare, që u justifikua me letra si kontribute të 25 degëve të rretheve të Partisë Demokratike me nga 20 mijë dollarë secila. Pra një kujdes për të bërë letrat në rregull, ka ekzistuar.

Degradimi i akteve financiare në një parti të madhe, si akte personale të kryetarit, janë keqpërdorimi më i pashpirt që mund t’i bësh një partie të madhe, që pretendon të vijë në pushtet për të luftuar korrupsionin, duke vepruar si Al Capone.

Mjafton ky veprim financiar i Lulzim Bashës, për të mos të të bindur kurrë, që t’i besosh atij pushtet dhe para. Ndaj kur i shikoj që gëzojnë se Lulzim Basha shpëtoi nga gjykimi, nuk e kuptoj ata nga çfarë kanë shpëtuar.

Ata kanë nevojë për dikë që i fiton betejat, dhe jo për dikë që shpëton prej betejave.

24 komente në “Lulzim Basha ka shpëtuar si i “pandehur”, por jo si politikan”

  1. Zigur Qarri says:

    I Zoti e jep,tellalli jo!Loja mbaroi me urdher te drogaxhiut D’Rama.Megjithate mire bën qe vazhdon shplarjen e trurit te militanteve,
    se ka akoma debila qe besojn.Po per shpifjen ndaj Taulant Balles per skandalin me “Toyota Yaris”,sa vjet do te denohet Basha?Qe
    nuk do te denohej Basha,dihej;-por,perse u padit atehere nga banda mafioze e “rilindjes”?Gjate gjith kohes se qeverisjes,Edvin
    Escobar D’Rama,ka akuzuar opoziten,prokuroret,gjykatesit,policet,median,….dhe vazhdon akoma,per ato zullume qe ai ka bere
    vete dhe do bente më pas!Edvin Escobar D’Rames nuk intereson nje opozitare i denuar,por i perbaltur,i diskretituar,sepse keshtu
    parandalon dhe bën te pabesueshme akuzat ndaj tij,sepse keshtu”pastron”figuren e tij nga skandale dhe aferat korruptive pa fund.
    “Si u përdor Linda Rama për të mbuluar operacionin bankar të Samir Manes.Emri i Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit,
    ka qenë kolona zanore e çdo diskutimi publik vitin e fundit në Shqipëri, sa i takon sektorit bankar.Zonja Rama është lakuar për
    pjesëmarrjen e saj në bordin e ABI-Bank, në kontekstin e dyshimeve mbi mënyrën si u licencua kjo bankë me origjinë offshore,
    apo dhe më tej me akuza të paqarta për ‘fonde ruse’.

    1. Jam Ziguri , por jo Qarri , por Qeni says:

      O Zigur , je nje tellall perfekt , po mos te ishte kryeartikullu j z. Mero , do thosha se cje
      Je nga ata qe e bejne te bardhen te zeze , vec kot mundohesh , ata qe ti mbeshtet direkt apo indirekt nuk kane asnje llij vlere , jo si politikan ,por as si njeriez, ata jane monstra , pisa , dhe ti si beson ,thjesht ke mardhenie llap e paguah. Llap Zigur ,paguan Lylu , dhe keshtu jeta vazhdon ……..

    2. Gurezi Karri - Haleja e Vicidolit says:

      Gurezi Karruci. Je per te qare hallin o vemje qe ushqehesh ne bollekun qe ofron cesspool i SHQUP-it. Dhe duke u ushqyer me ate menu kuptohet se cfare do te vjellesh. U shterpezofte barku qe pjell gurezinj e gurezeza.

      1. Zigur Qarri says:

        Doli edhe zagari i pedofilit Janullapos,qe leh prej vitesh per Kishen greke!
        Ik ore jevgjit laj breket pedofilit grek!

    3. Jam Ziguri , por jo Qarri , por Qeni says:

      O Zigur , duket fare qarte qe je nje bythlepires i Lulit , e di cme kujton ti ?? Nje fare iniciali ” Skypion ” ai ne zgjedhjet e vitit 2017-te e kish te garantuar fitoren e Lulit , se gjoja Lulin e deshin gjith partneret si ne Europe por dhe matan oqeanit , bilenje fare kongresmeni i Kalifornise me emrin Dana Rohrabacher e simpatizonte shume Lulin dhe ishte pro Lulit dhe nja fans i madh . Po keshtu edhe ne europe e mbare te gjithe presin me padurim fitoren e Lulit , dhe si perfundim dhe parashikimit te tij ” skypionit” Lyli fitoi ……..te gjatin , madjedhe me gunga , qe atehere skypioni na u zhduk , dhe na doli Ziguri , ai nuk thote gje direkt per Lulin pasi dihet se cplacke eshteLuli dhe sa vlen , por godet Ramen kudo dhe gjithandej , te thash dhe nje here , as gi se beson qe Luli do harije dikur nje te ardhme telarget te behet dikush ,por thjesht ke mardhenie ” llap ti paguaj une ” tellall hesapi , godet Ramen , godet gruan e tij , po me grate cke ?? E godet njerigruan e Ljlit ?? Qe eshte vajz e nje prej mashtrusave me te medhenj , enjerit qe mbolli varferi ne Shqiperi ne vitet 97 , eee e godet njeri ,???? Gezojne te vjedhurat , gjakun dhedjesen eshqiptarit te varfer , dhe ti na tregon peralla ?? Kjo epara dhe edyte , per mua e ke ?? Se gjoje jam sherbyes i Janullatos vite???? Te thashe kam dhier Janullaton ,ty dhe kush do qe nxin pa te drejte kedo , na ke care derasat me D Rama , e D Rama , po per Xenin ke gje per ge thene ??Xenin e babait ?? Shkruaj ndonje gje?? Stegjen gje o Zigur qelbesira ..

    4. prizem says:

      Mos humbisni kohen me perroin psiqik te radhes nga sikar qorri, keni gjera me te rendesishme per te bere ne jete, si p.sh. pushim absolut.

    5. Lani says:

      Spiunat dhe agjentet nuk denohen.Ata vetem riciklohen dhe hyne ne qarkullim.

  2. Kapter Jari me mustaqe te lyera me boj kepucesh says:

    Mos u lodhni kot. Ska denim , as poshterim per te , as si politikan dhe as si qytetar i thjeshte , mjere ata qe besojne se organet e reja te drejtesise te ashtuquajtura spak dhe bkh , nuk do harine te vendosin drejtesi ne Shqiperi .
    Ato thjesht u formuan ti hedhin hi syve amerikaneve dhe europianeve , partnereve tane ……mjere ata qe besojne se dicka e re krijohet ……..

  3. PEPJA says:

    KOT ESHTE EDHE SPAKU TE GJITHA MBYLLEN ME VENDIM GJYQI. HA MUT O POPULL.

    1. Fakti dhe faktori says:

      Gjynah qe iku kot Zogu i Tiranes thuaj. Dergojini haber avokatit te Zogut qe tia fus emrin te ky procesi i fallsifikimit te Bashes se do i thone qe mungon fakti e keshtu mund ta nxjerrin faktorin nga burgu….

  4. pato says:

    Nje demokrat i zakondshem nuk kupton dhe as ka per te kuptuar ndonjehere nga keto histori… nuk eshte hera e pare o Mero ju ka plase cipa me kohe.

    Problemi qendron a do kuptoj elektorali socialist qe Rama pervec pordheve lart e poshte te beje edhe ndonje pune sepse erdhi perseri 21 Janari?

    Nuk e kam fjalen per pune tulla e llac, por berjen shtet dhe shteti fillon nga vetja. Andej nga qeshori do firmosin marreveshjen keta dhe kjo akuza “per falsifikim firmash” e prokurorise harrohet, ne fakt media e ka harruar qe sot ne darke.

    Rama po fliste per “KCK” dhe sigurine kombetare para RENEA-s.. a ka me cenim te larte per sigurine kombetare se parate Ruse ne rastin me te mire apo para krimi e kurrupsioni ne rastin me te keqe te perdoren per ti vene flaken Shqiperise?

    Ky ishte zhgenjim e nuk ka ceremoni e pordhe me rigon qe e mbulon. Rama vet personalisht te marre pergjegjsi se bashku me ministren e drejtesise. Kjo vjen era o Mero, ere e rende.

  5. Detari says:

    po pa lulin ska si te mbahet ramut esat toptani, dhe ty kush do te paguaje

    1. Valon Tarrasi says:

      Jo Detar e ke gabim. Ai paguhet nga leket e gopit te sat motre qe po thyen hunjte e Italise. Te fala Detares.

  6. padituria says:

    Kjo pafajesi eshte per te na thene se SPAK-u po vepron por jo siç e prisnim Ne populli i verbuar por siç ka qene edhe me pare ku ka nderuar vetem emrin!Saliu i ka rrenjet te hedhura thelle si “Burre shteti” se bashku me “yllin ne ngjitje”,ku s’ka fortune ta shkundi e jo me ta marre me vehte!Ndaj o Mero nuk shkon ky shkrim sot,sepse populli nuk e pret me ndeshkimin e tyre sepse e di i gjithe qe nga i madhi e deri tek i vogeli ,qe ata jane poliagjent dhe ne sherbim te atyre qe na sollen demografine,djegjen,vrasjet,vjedhjen,shkaterimin e njeriut duke na i servirur si Demokraci!Shqiperia eshte nen thundren e Berishizmit e sa te jete ai gjalle e pas tij Luli i pandeshkuar ata tallin menderen me kete shoqeri idiote e pa nivel ku perballe varferise qe i ka pllakosur ata vazhdojne e tallen me kete milet qe ndihen te cenuar po tu mbyllesh kafenete dhe telenovelat turke!
    Ndaj ai gjyqin e ka pas te fituar qe kur i eshte hapur padia sepse ata jane keca te “nena dhise” qe kur i lypset nevoja here na prezantohet si ujk e here si dhi!
    Me lejo ta mbyll kete koment me thenien e kahereshme se:Sa te bredhe Balua ne kete sokak gjithnje era mut do bjere ky prag!Dhe pas ketaj populli shqipetar marshon drejt fitoreve te reja nen siglen “Te dhjere por krenare”!
    Saliu e Luli jane monument agjeture dhe mbrohen nga shteti(jo ky i yni sepse ne akoma nuk kemi shtet)!

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Ska prova. Histori e trilluar.. Ku jane provat ?!?! Ku eshte 7% ?!?! Kur te shkosh me trasten plot me cash para gjykates dhe te thuash: Keto jane parat qe do I vidhja taksapaguesve shqiptar. Atehere gjykatesi te shpall fajtor.. Kjo eshte drejtesia shqiptare.. Nuk eshte problemi tek politikanet ( megjithese aty fillon) por problemi eshte tek mentaliteti I drejtesise tone.. Duket qe ky karavan mosndershkueshmerie sdo marri fund.. Duket qe gjykatesit e plepave spaskan te mbaruar.. Duket sikur Vettingu po zvarritet pa fund.. Ankimime pa fund.. Rishqyrtime te panevojshme me parat borxh nga halla, daja, xhaja.. Qe kur e paskan luksin ti rishqyrtosh keta plepa 6 mujor sic e kishin katranosur kete sistem?!?! As dua tja di se cilen ane politike prek sistemi. Di qe sistemi duke u zvarritur keshtu hedh poshte mentalitetin e rregullimit te tij.. KCK sonte, KCK neser e KCK vitin tjeter derisa te mbaron mandati..

  8. SHKELZENI says:

    ME VJENE KEQ QE U HARXHUA GJITHE AI LEK PER TE NDERTUAR BURGUN E RECIT POR QE DO RIJE BOSHE
    SPAK – TOLLUMNACE MEDIATIKE

  9. Mero, u dhjeve për turp të zotit! says:

    Shkrim më të vajtueshëm zor se mund të zënë sytë. Kurrë nuk e kemi parë Meron në këtë gjëndje të zgërlaqur, i cili flet si dikush që ka pësuar një shok të rëndë cerebral. Ku shkoj gjithë ai investim propagandistik i Meros me këtë problem?
    I vetmi “argument” që i ka mbetur Meros, është fakti pse Basha nuk hedh në gjyq Nick Muzin për deklarimin e tij se paratë i ka marrë si shpërblim për punë të bërë në favor të PD së Shqipërisë. E përse u dashka ta bëjë këtë Basha? Basha pati punë me Muzin për aq sa pati. Dhe për punën e bërë pagoi sipas kontratës. Tani përse duhet që Basha të bëjë “shshshsh”, kur nuk ka pula? Apo pse kështu do Mero? Pastaj, nga e di ti Mero, se Basha atje ku duhet folur për këtë problem, nuk ka folur?
    Tani foli gjykata për këtë problem. Pas kësaj është mirë që dhe ti Mero ta mbyllësh. Sepse, besojmë, e ke të qartë se çdo vazhdim i këtij muhabeti nuk është gjë më shumë se turpërim i vetvehtes. Ndaj të sugjerojmë, gjej ndonjë çështje tjetër për të bërë propagandë kundër PD dhe opozitës.

  10. Duhet kerkuar leket,me detale says:

    Ca leka jon paguar aty nga dikush ,por nuk kan dashur te kerkojn nga kush,nuk kan ditur apo nuk kan dashur kjo eshte nje enigme per mua???d

  11. Brahoo says:

    Mero; problemi eshte se shpetoj Basha apo se Bashen e shpetoj Rama ?

  12. NJE DOSJE NE HORIZONT -DOSJA ZAHO.. says:

    YMER SA KOHE DUHET PER TE LEPIR KARIN TAULANT BALLA PER TA BERE TE FORT ,PER TI FUTUR KARIN NE BYTH TAO’s, 10 minuta ? KUR PO E PUBLIKON KETE DOSJEN E KUJTIM GJUZIT ME ZAHON DHE EDI RAMEN,TE KUJTOHET YMER KUR E PUBLIKOVE ATE DOSJEN E KRISTAQ RAMES ME GRUAN E EDI RAMES..TE SHQELMUAN CUNAT PROBLEMATIK TE PAGUAR NGA EDI RAMA POR HISTORIA ESHTE ATY ,BILES EDHE NE WIKIPEDIA TE EDI RAMES.PRANDAJ JE ZAGAR I EDI RAMES DHE BYTHLEPIRES I DOKTORIT

  13. Zigur Qarri says:

    “Rilindja” e ka humbur elektoratin gri,ka humbur edhe idealistet e PS,tani i kan mbetur vetem idjotet.Kjo katastrofe ka vetem nje
    emer,Edvin D’Rama,ai qe premtoi shpresen,Kryeministri i vetem ne Bote perdorues droge,ai qe flet me rrespekt per”armikun” e tij
    Sali Berisha.Edvin Escobar D’Rama i urren Filmat policesk,ku banditet humbin gjithmone ne fund,duke pretenduar si jo realiste,sepse
    hajdutet jan police te lindur,ndersa policet rrogtare injorante,katanare e maloke qe nuk jan ne gjendje te mesojn nje profesion dinjitoz.
    Ne moshe te re,loja me e preferuar e D’Rames,ishte polici dhe hajduti.Olsi luante Policin,D’Rama hajdutin,qe ja fuste gjithmone policit.
    Loja mbaronte gjithmon me sherr,dhe Olsi shkonte duke qare e ankuar tek Kristaqi,se D’Rama e tall me nje “poezi”,qe ai aq shume e ka
    per zemer edhe tani,”hajduti ta futi,Olsi polici hongri i derr muti”.Kur i bën Olsi tërrci vërrci,D’Rama i thote,e di ti si ti ngre telat.Mbasi
    u bë D’Rama Kryeminister,Olsi i tha,se tani nuk mund te luajm më hajduti dhe polici,se je zyrtarish ne te dy postet.Kshu fol ti e bole,
    se i shkrepse dun maloket.Jo per mu,se un ja fus t’gjitheve,po per ty,se do rrish pa i koqe Leku.Vetem dy vetave s’ja ke fut dot ti,por ta
    kan fut sa per njeqind,i tha Olsi.Kush qeken kto,e pyeti D’Rama?Kristaqi dhe Vuçiçi.Mu m’thu kshu ti me shkerdhate muti qe t’bona rob,
    i tha D’Rama dhe ja rrasi me shapull fytyres.Robt ku ti kesh i tha Olsi,dhe ja mbathi nga syte kembet,duke kerkuar mbrojtje tek Erion Braçe.

  14. La says:

    Mero, po si kjo gazeta jote online nuk i beri nje artikull inagurimit te spitalit kirurgjik Shiroka. Kjo eshte nje arritje shume e madhe epokale dhe arritjeve te standardeve europiane. Si mund te kaloje kjo pa u vene re. Miku jote i vjeter Saliu, me profesion kirurg per 8 vjet kryeminister nuk vuri asnje tull ne shendetesi, por vetem e shkateroje ate ne piken me te ulet dhe i mesoje mjeket se si te rjepin popullin hallexhi. Shpresoje ta lexosh l
    komentin tim.

  15. Shqiptari says:

    Krenar pēr fitoren e radhës,i kuruar dhe i pispillosur si çdo ditë,z.Basha dhe kori i selisë blu,u shfaqën para shqiptarëve si triumfatorë duke deklaruar botërisht virgjërinë e tij.Pa dyshim,shqiptarët tashmë janë mësuar me “marifetet” e Bashës dhe të babait të tij shpirtëror me gjykatat e tyre.Sado që avokatët e tij dhe bashkëpunëtorët,hoqën një barrë të rëndë nga shpina,në ndonjë prononcim,pasi opinioni popullor ka mendo tjetër,sikur u ndje një farë pasigurie,për një rekurs,apo ngacmim nga Amerika.Kjo do i hapte telashe dhe kokëçarje liderit triumfator.O lodhur në “beteja të mëdha epike” në parlament në këto 4-5 vitet e fundit,lideri blu e spostoi betejën finale vitin që kaloi në shesh.Arena ku luhej kjo komedi sureale u bë “parlamenti i dalë nga votat e vjedhura”,”parlamenti i krimit”Këtë parlament,”trimat e Lulit” e telendisën me aheng,me mundje xhudo, me vezë,me bojē,duke e shêndruar tempullin e ligjeve në variete,ku aktorë dhe rgjizorë,ishin vetë trimat e Lulit.Të lodhur nga ky spektakël në salla të mbyllura,flakēn mandatet e marra nga populli se nuk kidhin më vlerë dolēn në sheshe.Rrêmbyen hunj,gurë,molotovë,rekrutuan mercenarërë të paguar nga shteti,nga bashkitē që u kishin mbetur,dhe lanë namë në sy të botës.Pasi i “fituan” dhe betejat epike në fushë të hapur,u ulēn në tavolinē me “ekspertë të CDU-së(CDU,nuk i njihte këta ekspertë) dhe u kjtuan të hartojnë programin ekonomik të PD dhe Kodin Zgjedhor.Janë gjenialë në vizion,nē veprime veprimet politike,me kauza që jetojnë vetëm në subkoshiencën e liderit,tani vendosën të ulen në tavolinē.Po gjithē ajo zhurmë,gjithë ato beteja,têrë ai zullum ,ku vanë.Njëlloj si Zhvejku,”Të gjtha rrugêt të çojnë në Budejovicë”kthehen në tavolinë për t’u marrë vesh.Po ku ishit deri dje.Pse nuk u ulët më parë me ata që nuk u dëgjoni dot as emrin.Pse nuk u zgjuat nga marrëzia,kur tërë ndërkombëtarët,në kor,u thërrisnin të zgjoheshit nga ëndërrat e fandaksura per pushtet në tavolinë.Po më mirë vonē se kurrë.Tani,me sy hapur,me figurē tē larë nga gjynahet,me Ramën në kryeministri,me Damianin në tavolinë,me zëvendësuesit në parlament,me lista të mdyllura,meBabalen,339,184 dhe me banditēt nē parlament dhe në bashki,luani komedinē e radhës.Pa pikë turpi,Se e keni ngrënē me bukë,oa asnjë oendesë se u tallët me një mori besimtarëshfanatikë,të lyer e të krekosur,shijoni fitoren e radhës.Lumë shqiptarët që u votojnē.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje