Rrëfimi prekës i ish-sulmuesit Hakan Shukur: Erdogan mi mori të gjitha, tani punoj taksist

Hakan Shukur shkroi historinë me Turqinë në vitin 2002, pasi turqit u renditën të tretët në Kupën e Botës.

Ish-sulmuesi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit turk, ndërkohë, tashmë në moshën 48-vjeçare, Hakan Shukur është katandisur si mos më keq.

Shkak është bërë një konflik me presidentin Taip Erdogan.

Ish-sulmuesi i Interit, Torinos, Parmës, e shumë skuadra të tjerë, i doli kundër liderit të Turqisë, dhe kjo gjë duke se i kushtoi shtrenjtë.

Aktualisht 48 vjeçari ndodhet në Uashington.

Problemet për të filluan në 2013, kur ai vendosi të largohej nga partia e Erdogan, AKP:

“Armiqësia filloi atje. Dyqani i gruas time u sulmua me gurë, fëmijët e mi u ngacmuan në rrugë dhe unë u kërcënova“, i tha ai revistës gjermane Focus.

Ish- lojtari vendosi të emigroje në Shtetet e Bashkuara dhe kjo u interpretua si ofendim: “Kur u largova, ata arrestuan babanë tim dhe konfiskuan gjithçka që kisha“, tha ai.

“Këtu, kam pasur një kafene për një farë kohe“, shtoi ai.

Sukur ka rrëfyer se udhëheqësi turk ka marrë gjithçka prej tij.

“Nuk më ka ngelur asgjë në botë. Erdogan mori gjithçka nga unë. Ai më ka hequr të drejtën time për liri, të drejtën për të shpjeguar veten time, për t’u shprehur, madje edhe e drejta për të punuar“, përfundoi Hakan Sukur.

Historia e Sukur

Shumë tifozë futbolli e kujtojnë sulmuesin Hakan Sukur si lojtarin që ka shënuar golin më të shpejtë të historisë së Botërorit me kombëtaren e Turqisë, por edhe si një nga sulmuesit më të mirë të historisë së Gallatasarajit, i cili me golat e tij tërhoqi vëmendjen e Interit, duke luajtur me zikaltërit për dy sezone në Serinë A.

Por, në moshën 48-vjeçare, jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht. Pasi u bashkua me partinë e Erdoganit, u largua nga aty prej skandaleve të korrupsionit dhe pasi prishi lidhjet me Erdoganin, nisi persekutimi i tij. Iu desh të arratisej në SHBA në vitin 2015, ndërkohë që i burgosën të atin.

Pasi hapi një kafene në Amerikë, biznes i cili nuk i eci, sot është shofer taksie në Uashington dhe shet libra për të fituar bukën e gojës. Në “Welt am Sonntag”, Hakan Sukur rrëfeu historinë e tij të trishtë.

“Kam nisur të punoj pasi më konfiskuan çdo pasuri që kisha, nuk kam më asgjë. Erdogani m’i mori të gjitha. Më hoqi të drejtën e lirisë, të drejtën e fjalës, të shprehjes dhe të punës.

Pas çdo deklarate që bëja, më kërcënonin. Fëmijët e mi janë sulmuar në rrugë, në butikun e gruas sime hodhën gurë…

Kur u largova nga Turqia, burgosën babanë dhe më konfiskuan çdo pasuri. Njerëzit që kanë lidhje me mua e kanë jetën shumë të vështirë në Turqi”, tregon ish-futbollisti.

Hakan Sukur u akuzua se mori pjesë në grushtin e shtetit që mendohet se e organizoi Fetullah Gulen në vitin 2016, por 48-vjeçari thotë se ende nuk e di se për çfarë akuzohet saktësisht.

“Kush ishte roli im në grushtin e shtetit? Askush nuk ma ka thënë këtë deri më sot. Kam bërë vetëm gjëra që janë të ligjshme, por quhem Hakan Sukur.

Jam armik i qeverisë, jo i shtetit dhe kombit turk. E dua flamurin dhe vendin tim”, thekson ish-futbollisti.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rrëfimi prekës i ish-sulmuesit Hakan Shukur: Erdogan mi mori të gjitha, tani punoj taksist”

  1. abc says:

    Mire qe ke shpetuar koken ore fukara.
    E shifni o Shqiptar “zemer gjeresin” e bamirsit Erdogan qe na do si “vellezer” dhe na nderton 500 shtepi ne Lac.
    Larg nga Turqia e Erdoganit, qe eshte nje shtet mafjoz, me skandale, krime, burgosje, presjone, …

  2. kodrasadikit says:

    Hakan shoku dhe Hakan burri banu burre i forte dhe trego atje ne SHBA se ti je nji shqiptare e nji bire shqiptari atje! Gjithashtu tregao e shpjegoja botes anembane se ne Tuqi jetojne se paku 16 mil. shqiptare te cilet e bene Tuqine shtet te miefillet .Baba i Tuqise eshte Ataturku nji shqiptare i shquar .Gjithashtu trgoj botes atje ku je se shqiptaret skan te drejte te shkollohen ne gjuhen shqipe dhe kemngul ne kete fakte qenesoe per ty e per shqiptaet atje .Si taksist e qfar pune bene eshte pune e ndershme dhe pasurija seshte asgje ne krahasim me identitetin kombetare dhe ruajtjen e identitetit tende qe se paske cekur ….

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Po ti ishe futbollist i nderuar or lum madh çtu desh politika ty?tani fillon e qahesh sa andej këtej dhe bën shumë gabim që qahesh sepse erdogani nuk të ka asnjë faj thjesht po të jep atë që meriton. .ti u bëre me gylenin e doje ti haje kokën erdoganit. .tani ai ju vuri përpara dhe ka plotësisht të drejtë sepse kështu është kjo botë o me mua o kundër meje. .kur nuk paskan fakte për ty ata përse nuk shkon si burrat ti mor zotni në Turqi dhe të sqarohesh? apo ke frikë mos të del ndonjë ‘e palarë’dhe të zhysin brënda ndonjë 10 vjeçar? si futbollist ishe njësh por për politikë qënke kokbosh komplet, jam shume i sigurte që ty të gënjyen gylenistët por tani është vonë prandaj paguaj ‘çmimin’e tradhëtisë që i bëre erdoganit dhe shtrëngo timonin e taksisë sepse ka edhe më keq. .hakmarrja është një pjatë që hahet e ftohtë thotë populli. .haje tani supën që ti vetë e gatove. . (më vjen keq se je edhe shqiptar me origjinë )

  4. qytetar i zakonshem says:

    Ajo kafja apo lokali qe hapi ne Amerik nuk e kupova pse nuk i eci pse e mbylli? Apo ishte mesuar te punonte pak te fitonte shume . Pastaj Shukur arkadashi paske patur paksa qejf te meresh me politike. Epo mor mik politika ëhë….politikaa…. . Ja tani je ne Amerike mud te shprehesh e te thuash cfare te duash per Erdoganin . Aty ke lirine e shprehjes te fjales por kujdes se edhe aty po u ngatrrove me politike e me grusht shteti nuk do kesh kohe te arratisesh. Shiko shendetin or mik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *