Shqipëria paralele në tregimet e Pëllumb Kullës

13 Janar 2020, 13:06Kulturë TEMA

Nga dhoma e grave krisi kënga që thosh pak a shumë,-se tani s’i mbaj mend fjalë për fjalë dhe rimë për rimë, që thosh:-“kali që po të merr ty, të sjelltë të shohësh babanë, kali që po të merr ty, të sjelltë të shohësh mamanë, kali që po të merr ty, të sjelltë të shohësh gjyshin….”.

Nga lista e këngës mora vesh, se i zoti i shtëpisë, veç nuses kish edhe gjashtë fëmijë të tjerë, për të cilët duhej të vinte kali, që në këtë rast ishte limuzina dhe unë përfaqësuesi i saj. Qenkej dashur të ngjitesha lart që gratë të merrnin këngën e kalit!…”.

Pasazhet më lart janë shkëputur nga tregimi “Një nuse shqiptare rrëmbehet në Nju Jork” , në librin me të njëjtin titull botuar më 2002 nga Geer. Tregimi është pjesë e “Rrëfenjave nga Amerika” të cilat sjellin në korpusin e botimeve të Pëllumb Kullës një tjetër dimension të krijimtarisë së tij.

Ajo çfarë i bën të plota tregimet e Kullës nuk është vetëm fabula, tepër e qenësishme për kontekstin e një rrëfimi, por dhe humori që shoqëron mesazhin që përcillet nga një rrëfim në tjetrin. 

Pëllumb Kulla i jep tregimit shqip me këtë përmbledhje me tregime një tjetër hov, duke plotësuar një pjesë pothuajse të munguar ndër vite “satirën”. Një tjetër element që i bën tregimet e Kullës të mbeten gjatë në kujtesë është dhe fakti që historitë e tij vijnë nuk janë të largëta në kohë por që flasin për tema e shqetësime të kohës që jetojmë. 

Letërsia e diasporës nëse mund ta quajmë kështu letërsinë që zhvillohet jashtë hapësirës së Shqipërisë, nuk ka mundur të sjellë përmes subjekteve antropologjinë kulturore që ka ndodhur me shqiptarët që kanë zgjedhur të jetojnë në një tjetër vend.

 Shpërngulja shoqërohet me shpërnguljen e zakoneve dhe kulturave, të cilat Kulla i sjell në këto tregime përmes një vëzhgimi të mprehtë dhe plot stil. Kjo përmbledhje me tregime është një mozaik rrëfimesh që do ti mbetet gjatë letrave shqipe.

 “Janë tregime të shkëlqyera, jo vetëm për absurditetin e jetës, por edhe për automatizmin e saj nga totalitarizmi. Në to shfaqet bukur tjetërsimi i njeriut” shkruan për këtë libër Dritëro Agolli. Ndërsa Teodor Laço shkruan:” Ashtu si edhe vetë përfytyrimi që zgjon lënia pas e një shekulli që befasisht fillon e quhet “shekulli i vjetër”, edhe Kulla në këtë shekull të ri, shtyn (pa bërryla) nga piedestalet e tyre disa nga autorët më me emër të humorit edhe ngjitet vetë”. 

Poeti Agim Shehu i bëhet se personazhet e Kullës e afrojnë tek Dostojevski, Çehovi, apo Kafka, ku nga faqet e librit vazhdojnë të zgjatin mbytaz ulërimën në strukturë arti për gjithë viktimat e pangushëlluara ende me peshë komunizmi mbi vete. “Vepra e Pëllumb Kullës thërret për t’i çliruar gjer në fund. 

Ai shfytyrim i djeshëm që na e jep aq saktë e bukur vepra nuk është pra i larguar nga ne sot…Mbi këtë shtrat Kulla ka ngritur denjësisht tregimin e tij. Gjykuar pa anësi, ata sot e kanë vendin në ballë të letërsisë shqipe”, shkruan Shehu. 

Temat që ai trajton në këtë vëllim tregojnë Shqipërinë në kapërcyell të dy kohëve para dhe pas komunizmit, me gjithë tragjizmin që shoqëron këtë kalim. 

Por Kulla aftësinë që ta bëjë të lehtë tragjedinë teksa e lexon. “Duke shkartisur brenda ngjyrës lirike teknikat e reportazhit dhe letërsisë udhëpërshkruese me një parodizim tip Woody Allen të historisë dhe miteve me një kulturë kinematografike të dialogut Kulla ka arritur të na japë Shqipërinë paralele”, shkruan poeti Ervin Hatibi.(liberale.al)

4 komente në “Shqipëria paralele në tregimet e Pëllumb Kullës”

  1. Ai says:

    Pellumb Kulla është nje injorant dhe pseudo artist hajdut qe vjedh shkrimet e te tjereve dhe shkruan perralla turkoshake me stilin e Asfalise greke me lapsin e Sigurimit te Shtetit..
    Te krahasoshe dordolecin Kulla me shkrimtaret e medhnj botetor eshte nje fyerje dhe krim Nadal letersise boterore.
    Shqiperi esapi?
    Shqiperi e Azem Hardallit?
    Oaz Krimi?

  2. mimmo says:

    1’Ne adrese te komentuesit AI” :duket qarte mungesa e nivelit per analize , sikurse demonstrimi i nji zilie dhe ligesie te paspiegushme ! ! ! ! ! Kuptohet se nuk keni ditur aspak te lexoni midis rreshtash veprat e Pellumb Kulles ! ! ! Jam nje njohes dhe vlersues prej vitesh i Pellumb Kulla!

    1. PLAKA NURIHAN says:

      zoti mimmo

      ju respektoj qe je fansi i Kulles por ju lutem mos e poshtroni me Kafka dhe Dostojevske..
      .
      beni nje test ..
      Pyesni miqte e tu cfare dine per per veprat e kadarese..agollit..apo gaztorit kulla qe kane shkruar pas 1992….te garantoj se rezultati do jete ZEROOO..
      .
      JO VETEM KAQ POR KADAREAGOLLETKULLAT VRANE HERONJTE E TYRE QE I DHANE LAVDI NE VITET PARA 1992-IT….KOMENRIN VAZHDOJE VETE PER KETO HERONGREMES TE TYRE

  3. HRD shëëët...... says:

    Ha ha ha
    Mere ne shtepi per darke KULLEN o
    Myyyyyy/ Muuuuu-Mooo meqense e nje mire.
    Bravo Plaka shume e drejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje