“Si u zhvarros Enveri nga Sali Berisha”

Çfarë ndodhi në natën e 3 majit 1992 te Varrezat e Dëshmorëve dhe si e ka përjetuar në qeli Nexhmije Hoxha zhvarrimin e eshtrave të Enverit dhe 13 ish-udhëheqësve komunistë. Cilët ishin intelektualët që ia sugjeruan këtë ide në prag të 5 majit Berishës, vetëm një muaj pasi ishte zgjedhur president i vendit. Biseda e Nexhmijes me djemtë dhe pse u përjashtuan Gjirokastra, Peza dhe Labinoti si vendvarrimi i ri i Enverit…

Nga Nexhmije Hoxha

U hap dera e qelisë. Për çudi, u duk avokati im, Dhimitër Beshiri. Them për çudi, se takimet me të, në asnjë rast, nuk bëheshin në qeli, por te dhoma a nё zyrat e hetuesisë. Nga thyerja e këtij rregulli, si dhe nga fytyra e zymtë e avokatit, mendova se po më sillte një lajm jo të mirë, lidhur me procesin tim gjyqësor, që e shtynin dhe e shtynin vazhdimisht.

U ngrita nga dysheku përdhes, ku isha ulur, dhe iu afrova. Polici shoqërues më tha: “Mund të dilni në korridor”. Duke ecur përkrah avokatit, e pyeta: “Ç’kemi?”. Dhimitri për një çast mbeti i heshtur, sikur të mos dinte nga t’ia fillonte, pastaj më tha: “Iliri më ka ngarkuar me një detyrë shumë të hidhur, t’ju them se… sonte natën, Sali Berisha urdhëroi zhvarrosjen e eshtrave të Enverit nga Varrezat e Dëshmorëve, për t’i çuar ato në varrezat publike të Sharrës. Pas pak do t’ju vijnë vetë djemtë dhe njerëzit e familjes”.

Ky lajm më tronditi pa masё dhe më trullosi. Për një çast, nuk po realizoja sesi mund të ndodhë një akt kaq barbar, që është dënuar në shekuj nga etika tradicionale e popullit tonë e më gjerë. Hakmarrja me burgimin tim nuk ishte gjë para kësaj HAKMARRJEJE barbare të këtyre njerëzve primitivë të përtej antikitetit.

Kur erdha në vete, lëshova një britmë, si të më kishte plagosur dikush me armë. Fillova të ecja me vrap në korridor, duke bërtitur sa kisha në kokë, duke qarë e duke mallkuar ata që e kishin kryer këtë barbarizëm. Me grushtet të shtërnguara dhe të ngritura lart, nuk e mbaj mend se ç’kam thënë e kë kam kërcënuar me fjalë.

Më në fund, e lodhur dhe e dërrmuar, u ktheva në qeli, duke qarë me lot të nxehtë dhe duke thënë:  “Enver… të ndanë nga partizanët e tu…, por ti mbetesh KOMANDANTI i tyre”.

U ula në dyshekun tim, mblodha gjunjët dhe mbështeta kokën në ta. Nuk doja të shihja njeri. Dhe fillova një “bashkëbisedim” të qetë me Enverin. U ktheva pas në vite dhe nisa të kujtoja ato ditë të hidhura, kur Enveri u nda nga ne përgjithnjë. Në shtëpi ra një heshtje e rëndë, dëgjohej veç ngashërimi mbytës i fëmijëve dhe i familjarëve. Kur filloi Haxhoja të qajë me zë dhe me ligje, i thashë: “Të lutem, Haxho… mos…”. Unë, e ulur në kolltukun e tij, në qoshen e studios, pranë oxhakut, rrija me sytë mbyllur dhe krejt të thatë, duke u munduar të frenoja ca furtunën që po ndodhte në kokën time. Prapa meje, infermierja, Kostandina, pa më pyetur e pa më dhënë ndonjë shpjegim, po mbante në kokën time një borsë me akull, si duket, për të evituar ndonjë goditje në tru.

Si pas një ëndrre të llahtarshme, e zhytur në këto kujtime të largëta, dëgjova zëra dhe pashë që në qeli ishin futur njerëz, të cilët mërmërisnin, duke folur midis tyre. Ngrita kokën, hodha sytë përreth dhe pashë aty të gjithë drejtuesit e burgut, civilë dhe ushtarakë. Të alarmuar nga çfarë u kishin thënë për ulërimat e mia, ata ia behën në qelinë time. I pashë me një shprehje përbuzëse dhe ula përsëri kokën mbi gjunjët e mi. Ata e panë se ishte e kotë të rrinin më gjatë aty dhe as nuk kishin çfarë të thoshin, ndaj u larguan. Prapa tyre u dëgjua zhurma gërvishtëse, që shkaktoi mbyllja së derës së hekurt. Kurse në qeli ra një heshtje e rëndë, mbytëse, si një tym i zi pas një zjarri që kishte rënë në kokën time.

Pas pak, dera u hap përsëri dhe hyri infermieri i burgut. Më duket se e quanin Qazim, ishte një burrë i mirë nga Shijaku. Për të kam shkruar edhe gjetkë në shënimet e mia të burgut, sepse ai kishte marifetin të më ngrinte në këmbë, domethënë, të më shëronte, të më ulte temperaturën etj., kur unë duhej të prisja fëmijët në takim. I thosha me të qeshur: “Ti ua kalon edhe mjekëve të klinikës së udhëheqjes”.

Infermieri m’u afrua me mirësjellje dhe më tha: “Zonjë, këtu në një qosh, afër derës së qelisë suaj, kemi sjellë një dollap farmacie dhe aty do të mbyllim bashkë ilaçet tuaja, që rregullorja nuk lejon të mbahen në qeli. Ne do t’jua japim sa herë të keni nevojë”. Unë kisha aty ca tableta aspirine, antigripale, ndonjë qetësues dhimbjesh apo tableta 1 mlg për gjumin, maleks, kundër djegies së stomakut etj.

Si duket, drejtoria e burgut u tremb se mos i bëja gjë vetes me ilaçet, ndaj dërgoi infermierin t’i tërheqë. Unë nuk kundërshtova, veç i thashë: “Kot e keni për çka mendoni…”.

Aty afër drekës, u hap përsëri dera dhe polici i turnit, shkurt e prerazi, më tha: “Bëhu gati për takim”. Brofa në këmbë dhe vesha këpucët. Mundohesha të merrja frymë thellë, për të ulur rrahjet e zemrës dhe për t’u dukur më e qetë. Kishin ardhur TRE BURRAT E SHTËPISË, dy djemtë e mi, Iliri, Sokoli dhe Klementi, burri i Pranverës.

Iliri bëri mirë që solli më parë avokatin, për të më dhanë lajmin e tmerrshëm, që më gjeti “gafil”, të papërgatitur. Kurse tani isha më e qetë, e kisha mbledhur veten. Më përkiste mua, si nënë, dhe e rrahur me jetën, t’i ngushëlloja dhe të ngrija moralin e fëmijëve të mi, që po ndesheshin me ngjarje të paimagjinuara, njëra pas tjetrës. Edhe ata bënin të njëjtën gjë, përpiqeshin të tregoheshin para meje se ishin të fortë, se nuk e kishin lëshuar veten.

Kur hyra në dhomën e takimit, u lëshuan menjëherë të tre drejt meje. U përqafuam gjatë dhe në heshtje, me njërin pas tjetrit. Fjalët e para që u thashë, me sa mbaj mend, ishin: “Edhe kjo gjë, që nuk e prisnim, ngjau! Nga këta barbarë, që i kanë vënë kazmën Shqipërisë, ç’nuk mund të presim!”. Pastaj u ulëm dhe filluam një bisedim të gjatë. Në fillim më treguan se kur dhe çfarë kishte ndodhur. Dukej si një film horror.

***

Natën e 3 majit 1992, në prag të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Sali Berisha, presidenti i ri, që kishte “fituar” zgjedhjet e para pluraliste, kishte dhënë urdhër dhe kishte dërguar lart në varrezat një bandë të tij varrmihësish, me projektorë dhe ekskavatorë, të shkulnin nga dheu mëmë eshtrat e Komandantit të Përgjithshëm të gjithë atyre dëshmorëve partizanë, Enver Hoxhës, dhe të disa bashkëpunëtorëve të tij.

Familja ishte njoftuar vetëm që: “nesër, në orën 6 të mëngjesit, të ndodheshin në varrezat e Sharrës, ku do të varroseshin eshtrat e Enver Hoxhës”. Kurse gjatë aktit barbar, natën e zhvarrosjes, familjarët, jo vetëm nuk u njoftuan që të gjendeshin në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, por as nuk u lejuan të futeshin brenda kangjellave, as, të paktën, djali i tij, Iliri, që të ishte i pranishëm, të shikonte dhe të firmoste dokumentet përkatëse për gjendjen kufomës së babait të vet.

U mallëngjeva shumë, kur më thanë se fytyra nuk ishte prishur.

Nuk dua të ndalem gjatë në këto shënime në atë se çfarë ngjau atë natë të zezë dhe të nesërmen. Këto janë përshkruar me hollësi nga vetë Iliri, që i ka përjetuar drejtpërdrejt. Por nuk mund të lë pa përmendur se në këtë akt barbar, të padëgjuar në Shqipëri, nga Sali Berisha, kanë qenë edhe dy intelektualë të njohur, madje, të fushës së arteve: K. Çashku, ky edhe veprimtar i Komitetit të Helsinkit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe arkitekti P.Kolevica, të dërguar nga Berisha. Këta të dy e kishin këshilluar Saliun që ta bënte zhvarrimin e Enver Hoxhës para 5 Majit, duke ia lënë këtë me shkrim dhe me firmat e tyre. Këtë letër, Sali Berisha, bashkë me dokumentet e ditës, ia dorëzoi sekretarit të tij të përkohshëm, Shaban Sinani (të trashëguar nga ish-presidenti Ramiz Alia). Ky intelektual, me integritet të lartë moral, pati guximin ta denonconte publikisht këtë letër, e cila e kishte tronditur shumë, në parathënien që i bëri librit të Ilirit, “Babai im, Enver Hoxha”. Kjo parathënie ishte një shkrim i denjë, nga një studiues i shquar.

Presioni i qeverisë injorante të Saliut ndaj intelektualëve, akademikëve etj., për fat të keq të tyre, ka bërë të keqen e pariparueshme, atë që shumë prej këtyre intelektualëve vunë mbi idealet e tyre interesat për karrierë dhe për pasuri; disa të tjerë e bënë për mbijetesë, qoftë edhe duke mohuar ose distancuar shokë dhe miq të vjetër.

Unë shpesh ndjek me keqardhje veprimtaritë e këtyre intelektualëve, që larg formimit të tyre të shëndoshë, për servilizëm dhe pёr interesa vetjake u shndërruan në lakej të Berishës dhe zvarriten nga ide false, gjoja moderne, të kohës, por që, në fakt, janë antishqiptare, madje, shumë të dëmshme për kulturën dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Kurse tipat si dy intelektualët në fjalë, që këshillonin Saliun për zhvarrimin e Enver Hoxhës, i shoh me neveri, si korba të zinj, të veshur si varrmihës, por edhe me kazma në duar, që po shkatërrojnë edhe thesare të trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë. Ata duhet të përgjigjen për aktet e tyre, ashtu si dhe Sali Berisha me shokët e vet.

Por le të kthehem te biseda me djemtë e mi. Ata më tregonin për zhvillimet e mëtejshme, më folën edhe për një debat që ishte hapur se cili do të ishte vendi përfundimtar i varrit të Enverit. Familjet e shokëve të tjerë të zhvarrosur kishin vendosur t’i dërgonin në vendlindjet e tyre, si Babё Myslimin, në Pezë; Hysni Kapon, në Tërbaç të Vlorës e kështu edhe të tjerët.

Për Enverin, vendlindja e tij, Gjirokastra, përjashtohej vetiu, ngaqë është larg, në jug të vendit dhe afër kufirit, ku edhe bustin e tij gjirokastritët nuk e ruajtën dot, por e thyen. Prandaj ishin hedhur disa variante, për ta çuar në vende historike të lidhura me veprimtarinë e Enver Hoxhёs gjatë kohёs sё Luftës Nacionalçlirimtare.

Por për varrin e Enver Hoxhës kishte lindur debati edhe në një aspekt tjetër: Hysni Milloshi dhe partia e tij komuniste pretendonin ta merrnin ata në dorëzim trupin e Enverit, fshehurazi, për ta varrosur në një vend të sigurt, në ndonjë mal shkëmbor, larg qyteteve…

Më thanë se kishte dalë edhe një militant, i cili, me vendosmëri të madhe, insistonte se ishte gati ta varroste Enverin në oborrin e shtëpisë së vet dhe ta mbronte me jetën e tij dhe të familjes.

Komunistë të tillë, në propozimet dhe dëshirat e tyre, sigurisht, frymëzoheshin nga dashuria e pakufishme për Enverin, ndërsa kryetari i tyre, Hysni Milloshi, gabohej rëndë në rolin që i jepte vetes si trashëgimtar i Enver Hoxhës (gjë që ai vazhdoi ta pretendojë deri në fund të jetës së tij, fatkeqësisht, të ndërprerë para kohe). Por edhe Partia Komuniste bën gabim të madh që vazhdon ta trajtojë në shtypin e saj në mënyrë tepër naive, duke e vënë Milloshin përkrah Enverit, në një rang me të, në historinë e Shqipërisë. Madje, në gazetën e saj gjen, të shkruar, e zeza në të bardhë, edhe çudira të tilla, si “Skënderbeu – Enver Hoxha – Hysni Milloshi”!!! Por do të vijë koha, kur komunistët e vërtetë të Shqipërisë të bashkohen dhe të shërohen nga këto sëmundje të foshnjërisë.

Edhe unë, e prekur nga “sëmundja” profesionale e një propagandisteje dhe politikaneje të vjetër, nuk mund të rrija pa u sqaruar bashkëbiseduesve të mi të rinj se: Roli dhe vepra e Enverit në udhëheqje të popullit shqiptar, për një gjysmë shekulli, historikisht, u përkasin gjithë shqiptarëve, ku përfshihet edhe familja e tij, me të drejtat që i takojnë. Ndërsa varri i Enverit, po, i përket familjes së tij, me të drejta të plota, sidomos në kushte të tilla që ai dhunohet dhe rrezikohet.

Më pas, në bisedën me djemtë u përqendrova në të keqen e madhe që na kishte gjetur: ku do të vendosej varri i Enverit dhe si do ta siguronim atë nga hienat që ishin dukur në qiellin e Shqipërisë?

Të tre burrat e shtëpisë përkrahën mendimin tim, lidhur me secilën nga tri vendet historike, që ishin propozuar, Peza, Labinoti, Helmësi. Unë u thashë: Peza përjashtohet, sepse ajo i përket Babë Myslimit, i përket popullsisë së asaj zone që ta mbrojë varrin e tij, siç e mbrojti gjatë Luftës heroin e vet, nën drejtimin e të cilit luftoi me aq trimëri e besnikëri.

Ndërsa për Labinotin, ju e keni parasysh që atje ka vetëm dy ndërtesa, një e madhe, një e vogël, ku kanë qëndruar për një kohë Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH dhe Enveri. Gjithashtu, them: përse duhet të jetë varri i Enverit kaq larg njerëzve dhe familjes? Kush do t’i organizonte atje homazhet, pelegrinazhet e të rinjve, të veteranëve etj? Çfarë garancie ka që edhe atje nuk do të dhunohet varri? Në Labinot, edhe një shtatore e Enverit, që ishte vendosur para ndërtesës ku janë zhvilluar mbledhjet e rëndësishme historike, është hequr dhe është fshehur nga njerëzit e mirë të asaj zone, që të mos pësonte fatin e statujave të tjera. Prandaj, sipas mendimit tim, edhe ky variant bie.

Për Helmësin, u thashë, nuk e di a keni qenë ndonjëherë atje. Atje ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm gjatë Luftës kishte nja dhjetë shtëpi. Shumica e banorëve që na strehuan janë shpërngulur që në kohën tonë, në zona fushore, për një jetë më të mirë. Mbaj mend, disa prej tyre u vendosën në Sukth dhe punonin në tokat e ndërmarrjes bujqësore. Disa prej tyre, sidomos gratë, si Nurihani etj., na vinin për vizitë në shtëpi, në raste festash apo edhe për ndonjë nevojë të tyre.

Por a duhet çuar Enveri aq larg dhe të lihet atje në vetmi? Kush do ta mbrojë atje nga kriminelët varrmihës? Ju, si më të rinj, dhe familjarët e tjerë mund të shkoni disa herë në vit, po unë? Me moshën që kam dhe me vitet që vijnë, sa kalon koha, bëhen më të rënda për mua. Si mund t’i shkoj Enverit pranë sa herë më merr malli, të bisedoj, të qaj një hall, ta përkëdhel me mall e dhimbje mermerin e ftohtë?! Jo, jo, edhe ky variant bie. Sipas mendimit tim, varri i Enverit të mbetet në Tiranë, aty ku kriminelët me kollare e kostume të zinj, si shpirti i tyre, e transferuan, në varrezat e Sharrës. Aty ai do të jetë “Mes njerëzve të thjeshtë të popullit”, për të cilët Enveri ka folur e shkruar me aq dashuri.

Do të vijë një kohë që nipërit dhe mbesat e tij, por uroj që edhe ju, fëmijët e tij, ta arrini që edhe shtatorja e tij të ngrihet në Sheshin “Skënderbej” dhe varri të kthehet atje, ku e ka vendin, pranë partizanëve të tij, në Varrezat e Dëshmorëve.(DITA)

REMOTE_ADDR:[]

24 komente në ““Si u zhvarros Enveri nga Sali Berisha””

  1. nje mesjetar, nje shpellar, qe fatkeqsisht e mori vendin peng disa vjet

    RAMA tregoi shpellarit sa vlen, pra rrase burg, dhe ke shpetuar Shqiperine

    1. Veshi says:

      Genjeshter cilesimi i Enverit komunist, ate e futi ne te , pa qene komunist, ne mbledhjen themeluese te se ashtuquajtures Parti Komuniste Spiunazhi dhe atij i sherbeu deri ne fund, duke perfunduar me poshtrimin e te tera partive komuniste te botes gjoja si ideologu i peste i marksizmit per revolucionin boteror. E shkreta Nexhmije qe kujton se Shqiptaret nuk e dine qe ajo e stimulonte Enverin per terror te kuq antishqiptar gjoja ne emer te Stalinit.

    2. rezarta shkurta says:

      na plasi komplet KARI per ndjenjat e nexhmije KURVES!!!!!

      1. theatrical says:

        bobo ça fjalori paske ti vlla,
        nje nga arsyet pse Enveri edukoi brezin e ri,me edukate morale dhe etikë..
        me duhet te them eshte kenaqesi te lexosh kete personalitet te fundit (zj Nexhmie)e cilajeton akoma qe nga koha e diktatures,pavaresisht interpretimit te fakteve sipas kendveshtrimit te saj politiko-ideologjik,
        sidoqofte (per)shkrimet e saj karakterizohen nga nje pjekuri dhe inteligjence e jashtezakonsheme,krahasuar me realitetin e sotem te varfer e te degjeneruar ne kulm

  2. Petro ... says:

    PO pse ka me deshmore ne varreza tek monumenti Nene Shqiperi, apo jane mbledhur kriminelet dhe vrasesit e ketyre diteve? Jo, atje s’ka me deshmore, kockat e tyre jane tret dhe fosfori ndrin ne hapsiren shqiptare. Bile do bejne mire qe atje te shkojne vetem Saliu sa te jete gjalle dhe natyra te mos veproje mbi te . Bota sot drejtohet nga njerez te papergjegjshem, nuk e ndryshojme dot, duhet ti pershtatemi te jetojme.

  3. ErionS says:

    …Akti I Zhvarimit eshte I rende si nga ana morale dhe praktike POR duhen vene gjerat ne kandar dhe ne nje bilanc faktesh kush ishte ky qe po zhvaroseshe dhe po varoseshe ne varreza te thjeshta po u demtuar dhe ku jane ata qindra dhe mijra te groposur ku te mundeshin pa lajmerur familjaret pa u dhene as trupin per ta qare ose nje vend varri ku te vendosnin lule, ata dhjetra te djegur ne vaska acidi etj etj prandaj keto dhimbje zhvarrimi duhen vene ne kontekstin e kohes dhe te ngjarjeve dhe te personit …kurr mos paste kjo toke diktatore dhe dhunues te lirise.

  4. Emigrante says:

    Shtatorja e tij eshte e ngritur ne zemrat e popullit te ndershem. E dine mire qe ngriti nji shtet e punoi sa mundi per kete popull.

  5. katarakti says:

    Sa ka lene pa varr Nexhmija me Enverin nuk llogariten. Prandaj ia bene mire ashtu siç ia bene burrit te saj. Asnje meshire per kriminelin qe vrau pothuajse edhe gjithe shoket e tij. Iu harrofte emri.

  6. Arber iliri says:

    O nexhmije po si ste vjen turp o grua fol nje here sa njerez ekzekutuat dhe i varroset si kafshe pa shenje e ceromoni vetem per te mbajt pushtetin midis edhe qindra partizane.enveri nuk ishte komandant por komisar politik bashke me dy yugosllavet e tij te dashur miladinin dhe dushanin.deri ne vdekje genjeshtare e manipulatore.smunda ta lexoj.

  7. KU NE VRYM TE SHEQIRES DO FSHIHET KUFOMA E SHPELLES ?!
    E KA TE KOTE
    PARTIZANET JANE BETUAR TASHME
    NE EMER TE POPULLIT SHQIPTARE

    KUFOMA E SHPELLES DO FUNDOSET E HALE

  8. zhaku i pamposhtur says:

    Si nuk ju vjen turp dhe shprehni ‘indinjim’për çvarrosjen e qoftëlargut enver?
    sali berisha është më enverist se ju prandaj lërini pordhët. .mos të ishte saliu Shqipëria do të ishte pastruar nga komunistët e nomenklaturës dhe nga familja e qoftëlargut enver prandaj mos u hiqni sikur. ..ai qoftëlargu juaj kishte bërë shumë krime mbi këtë popull dhe saliu e dinte se ashtu sikurse u hoq busti do t’i vihej tnt tek varri që mos ti ngelte asnjë kockë. .kjo ishte një punë e mirë menduar e familjes së qoftëlargut dhe saliu me një gur vrau 2 zogj,edhe doli përpara shqiptarëve si një lider dhe antienverist dhe nga ana tjetër si nën zë e varrosi qoftëlargun në varrezat e sharrës ..prandaj lërini hipokrizitë dhe shijoni ‘sigurinë’ që ju krijoi sali berisha dhe edi rama. ..fuqi keni të shkruani historira të sajuara si puna e kësaj??shkruani se nuk humbni gjë. .ndonjë fakir i shkruan sigurisht sepse edhe qoftëlargut tuaj të tjerët ia shkruanin veprat dhe vëllimet ay thjesht vinte gishtin. ..o burra shoqja nexhmije o burra se të ardhi koha. .’shkruaj’ edhe ti ca vepra sepse ke goxha kujtime nga shkolla e partisë nga armiqtë e brëndshëm e të jashtëm..shkruaj sepse edi ja dërgon shkollave me detyrim e po të bën edhe ndonjë publicitet nga Facebook-u..ju ka shumë detyrime..ashtu posi ashtu posi. ..

  9. Shinjestra says:

    Sali Berisha,me luajtjen e kockave te Enver Hoxhes i vdekur, do jete nje makth i madh dhe i frikshem qe, nuk ka per t’a lene kurre kurr te qete.Atij do t’i dalin ne ender naten,madje endrra te friksheme, i cili ka per te luajtur nga mend e kokes. Saliu ka bere gjynahun me te madh dhe gjynahu te ze prej kembesh dhe nuk te le te ikesh.Me kete veprim makaber te Saliu ka krijuar urrejtjen me te madhe ne te gjithe populli,pasi nuk eshte nje veprim i moralshem.Sali Berishes,i vafte shpirti ne ferr,ne kazanet e seres dhe u pervloft bashke me familjen e tij.

    1. tradita says:

      Vetem shoket e Tij Enveri ka vrare e lene pa varr. Jane mbi100. Per pushkatim pa gjyq te Zaj Fundos eshte dokument i shkruar me doren e vet Enveri. Vetm ky veprim do te mjaftomte per te shpallur Enver Hoxhen krimnel lufte.

  10. MH says:

    Ky i pa turp.
    Merret me cvarrimin e njerezve.Prej te cilve kishte shternguar doren si shterngim burrash dhe nuk ia jepte askujt doren qe te mbaj duhmen e dores se te vdekurit kur ishte gjalle.C’ka ti thuesh keti soj robit.Urtia e kuvendit te burrnise se burrave duhet me e leqit per jete te jetes deri ne disa breza.Sic e kane leqit Merturasit e Berishes se Pukes prej fshatit.Kjo lloj familje nga katolik u kthye ne mysliman dhe u vendos ne Berishe te Tropojes.

  11. Lasgushi says:

    Çdo shqiptar,e di vetë i mirë apo i keq ka qënë Enveri për gjithë secilin.9randaj ska nevojë as për salë dhe alabakë,as për pseudointelektualë me fytyra të deformuara e të vrarëlie të tipit Cashku.E di Shqipëria dhe populli si ka qënë Enver Hoxha i mirë apo i keq.

  12. Kim été says:

    Të flasësh për diktatorin është si të flasësh për pellazgët.

  13. Nardi says:

    Po Enveri çfar bënte me ata që vet i pushkatonte? Po varrin e nënës së Ahmet Zogut nuk e patën ngritur në ajr partizanët me dinamit? Bile per një kohë është mbajtur si një lloj heroizmi deri sa dikur e heshtën si bëmë heroike! Sali Berisha ka një mal me kabahate e krime. Një nga më monstruositeit është edhe mosdenimi i kriminelëve të diktaturës. Por për këte edhe nuk kishte bythë se vinte vet nga ato radhë. Po ky Bazo Mere është një ndytësirë vet që ju ka shërbyer të gjithëve vetëm të vërtetës kurr. Edhe sot është i tillë. Për ta plotësuar dhe shitur Gazetën vendos 91 foto të Agnesa Vuthajt se si qenka lidhur me një njeri të Business plak nga India!! Ajo tek eund fundit ka dhënë bythën eist vet për para. Për prostitucion as afër nuk i vie Bazo Meres.

  14. vlora says:

    Zonje pse indinjoheni.A nuk ishte kjo metod pune per juve?Anuk e varoset dhe zhvaroset disa here M.SHehun e sa esa te tjrre?Po vrave me shpate nga shpata do vdesesh

  15. Nik says:

    Vampirja nuk ngopet me gjak por ende kèrkon shtatore nè sheshin Skènderbej pèr diktatorin.çfar lidhje ka e,hoxha me varrezat e dèshmorève?Ata djem dhe vajza tèrinj nè moshè falèn jetèn pèr atdheun ndèrsa bastardi sè bashku me ju nè krah hodhi kthetrat mbi partin e formuar nga( servèt)pastaj dalngadal partija u kthye nè parti private nè tè cièn burri juaj jepte formèn e ekzekutimit nga pushkatimi,internimi i familjeve etj etj Nga sa kuptoj libri i vampires ka mè shumè tregime me hedhjen e shtatores dhe heqjen e burrit nga varrezat.

    Pèrse nuk tregon nga 1941 me eleminimin e Q,Stafès,N,Spiro,e mijra e mijra djem nènash duke treguar pèr vitet 1970 tè arrestime,burgime,vrasje,grupe armiqsore dhe ju vampirja e shqipèrisè ishit krahu i djatht i burrit tuaj si nè guzhinè nè krevatè dhe asnjèher nuk tè shkoj nè mèndje ti thoshje;Oo i çmendur çfar bèn,po vret njerèz tè pa fajshèm si Balluku etj etj etj,ja that burrit tuaj?Po vitet 1980 tè ,Kadriu,Feçorr horri,Mehmeti, si nuk ndèrhyre pèr mehmetin krahu i djatht pèr 28 vjet me diktatorin?E lojrat dhe arrestimet qè kryeheshin kundèr familjarève tè H,Kapos nga ana e K,Hazbiut e M,Shehut ?Ju i keni ngrèn kokèn njeri tjetrit vetèm pèr karrier dhe siç dihet kolltuku èsht i èmbèl.28 mij dèshmor derdhèn gjakun pèr tè ardh nè fuqi vrasès karrierist.Vampirja do tè tregonte shumè histori qè i interesojn popullit dhe historianève por nuk flet,vetèm me metodat e Guntanamos siç vepruan me talebanèt duhej vepruar me ju .Zoti e mori hakèn karshi teje dhe familjes.

  16. berobebo says:

    Fale Enverit mesuat shkrim e kendim. E beri kete vend me universitet, akademi, opera etj. Ai arsimoi popullin, fshatarin, hoqi percet, stimuloi martesat jug veri, qe mbas 50 vjetesh, Tropoja mos te luftonte me Vloren, edhe pse sala e nxiti kete gje. A beri gabime, sa te duash, mbi te gjitha ndaj shokeve te vet. Por historia i ka caktuar atij nje vend ne piedestal, fale rolit emancipues ne arsimim. Hidhini nje sy dokumentareve te 45 e shihni mizerabilitetin nga cdo pikpamje….. A ka nje udheheqes i nje kombi qe ska gabuar, qe ska vrare (aparati i tij shteteror…), me gjeni vetem nje dhe do e hidhja Enverin ne kosh. Ajo qe beri per kete vend eshte shume e larte ne raport me demet qe i solli. Krahasoheni me Salen qe eshte udheheqes prej 30 vjetesh, ndryshojne si nata me diten……. Sido do kalojne vitet dhe kur pasionet e njerzve te bien do fillojne te behen vleresimet bazuar ne kritere shkencore te vleresimit te nje figure historike si : 1.Niveli i aresimit kur e mori dhe kur e la. 2. Niveli sherbimit shendetsor kur e mori dhe kur e la. 3. Niveli bujqesis kur e mori dhe kur e la. 4. Niveli i artit dhe kultures kur e mori dhe kur e la. 5. Niveli i sigurise se jetes se qytetarit kur e mori dhe kur e la. 6. Sa burgosi , sa vrau. 7. Sa u vrane nga diversantet. 8. Niveli i strehimit kur e mori dhe kur e la. 9. Niveli i protagonizmit ne politiken e jashme kur e mori dhe kur e la. 10. Niveli i sigurise kombetare kur e mori dhe kur e la. 11. Niveli i zhvillimit industrial kur e mori dhe kur e la etj etj.
    Aq sa vrau Enveri, shumfishi i tyre jane vrare ne keto 30 vjet neper kufinj, neper male, ne detin adriatik e jon, jane vrare nga gjakmarrja, nga krimi organizuar, nga aksidentet. Kush mban pergjegjesi per tre apo kater fsihin e te vrareve ne keto 30. Anonimi????!!!!!!!!! Behuni pak gjakftohte, gjykoni me tru dhe jo me pasion, me inat, qofte dhe ne planin personal qe mund te kesh vuajtur. Ne nje popullsi 3 milionshe smund te jene dominues 100 mije njerez ne shkruarjen e historise. Vete anarkia qe kalon vendi sot e ngre akoma me lart ate figure edhe me kostot e veta, sepse kostot e ketyre 30 vjeteve jane shume me te larta. Mjafton te permendesh plackitjen e ekonomise shqiptare, pasurive te saj etj….

  17. Cipini says:

    Po Enveri vec mijra te persekutuarve qe nuk i jepte varr, cvarrosi Gjergj Fishten dhe zhduku dhe kockat. Por edhe bashkepunetoret e tij komunist, harron Nexhi Nako Spirun qe ja hoqi burri saj varrin nga bulevardi disa here dhe e kthente prap e e hiqte prap. E moj vejush e kriminelit Enver qe ke qene bashkepunetorja me e afert ne krimet e bera.

  18. Smokthinjoti says:

    O cipini Po ti cke ai i vrare? Pse na turperon. Apo je ballist prej Gjormi APO Dukati?

    E Po Kur mesuan dhe keta lebrit Si puna e ketij cipini qe na e nxin Malin krenar.

    Morracak gjys opinge, hajdute qe slinin bageti Pa ia vjedhur njeri tjetrit.

  19. Smokthinjoti says:

    O cipini Po ti cke ai i vrare? Pse na turperon. Apo je ballist prej Gjormi APO Dukati?

    E Po Kur mesuan te flasin dhe keta lebrit Si puna e ketij cipini qe na e nxin Malin krenar.
    Manecit i erdhi goja.

    Sa ditka ky cipini more,?
    Mua mua, Po e paske gelltit fare kete kaloqin more

    Morracak gjys opinge, hajdute qe slinin bageti Pa ia vjedhur njeri tjetrit.

  20. Smokthina, vendit i fiqvet says:

    O cipini Po ti cke ai i vrare? Pse na turperon. Apo je ballist prej Gjormi APO Dukati?

    E Po Kur mesuan te flasin dhe keta lebrit Si puna e ketij cipini qe na e nxin Malin krenar.
    Manecit i erdhi goja.

    Sa ditka ky cipini more,?
    Mua mua, Po e paske gelltit fare kete kaloqin more

    Morracak gjys opinge, hajdute qe slinin bageti Pa ia vjedhur njeri tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *