Ditari i të arratisurit: Çamët e Markatit në Chicago ishin përçarë nga agjenti i Tiranës, K. A.“Mos rri me Bilal Xhaferrin, se ai është një m…”, më tha kunati i tij

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kaso Hoxhës me origjinë nga fshati Markat i Sarandës, i cili pasi vuajti plot dhjetë vite burg politik në kampin e tmërrshëm të Spaçit, për shkak të disa poezive me përmbajtje kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës që ia kishte gjetur Sigurimi i Shtetit në shtëpinë e tij në vitin 1974, kur u lirua në vitin ’85-ën, mundi që të arratiset nga Shqipëria duke dalë fillimisht në Greqi ku dhe fitoi azilin politik për në SHBA-ës.

Çfarë shkruhet në ditarin e Kaso Hoxhës lidhur me mbërritjen e tij në SHBA dhe takimin me të afërmit që punonin e jetonin prej vitesh në Chicago dhe përse kushëriri i tij, Selfo Hoxha dhe njëkohësisht, kunati i Bilal Xhaferrit, i tha atij: “Kaso, unë sakrifikova familjen time, i braktisa për të shpëtuar Bilalin, Bilali është një shokël e një mut-muti. Na ka futur të gjithëve në telashe të mëdha, rrojmë me frikë të madhe, prandaj dëgjo këtu vëllanë: 1. Hiq dorë nga botimet e ndonjë materiali me karakter antikomunist, anti Enver Hoxhës! 2. Mos fol në vënde publike për jetën në Shqipëri. 3. Rri larg nga Bilal Xhaferi”!

Ditari i Kaso Hoxhës; Ambasadori amerikan në Athinë më pajisi menjëherë me vizë pasi i thashë se rrezikohesha nga agjentët e Tiranës dhe si i gjeta të përçarë bashkëfshatarët e mij Markaqotë në Chicago nga agjenti i Tiranës., K. A.

Nga Dashnor Kaloçi

 Ambasada amerikane në Athinë

Zyra e një shoqërie bamirëse katolike në Athinë që ndihmonte refugjatët për emigrim, më njoftoi të paraqitesha për intervistë në Ambasadën Amerikane më datën 20 tetor 1985 në orën 10 të mëngjezit. E prita me padurim këtë ditë që do të vendoste fatin tim.

Ambasada Amerikane nuk ishte shumë larg nga Manastiri ku isha strehuar, u paraqita herët në mëngjez tek porta e ambasadës. Një turmë njerzish më tepër se 100 vetë prisnin të hapej porta e hekurt në orën 9.00. Polici që mbronte ambasadën njoftonte herë mbas here se nuk lejohej të kishe çantë me vete ose sedne të cilat ishin të ndaluara, kjo më tepër për të evituar ndonjë rast terrorist. Amerika urrehej në Greqi dhe nga vëndet Islamike. Tërroristët islamikë kishin kryer shumë akte terrori kundër interesave amerikane, akti terrorist i Bejrutit ku vdiqën më shumë se 200 ushtar të marinës Amerikane, ishte kjo arsyeja që këtu njerëzit i nënshtroheshin një kontrolli të imët.

Hyra brenda, u paraqita me letrën e hyrjes tek sporteli i zyrës së informacionit. Punonjësi pasi e lexoi letrën më tha të prisja deri sa të thirrej emri im. U ula në një karrike në sallonin e madh të pritjes. Brenda kjo ndërtesë që përfaqesonte Amerikën, shkëlqente, çdo gjë në dukje aq e përkryer, stili dhe arkitektura, dekoracioni me një lluks që unë shihja për herë të parë në jetë. U thirr emri im. Një polic priste te dera të më shoqëronte. Ai më tha në greqisht të hyja në një ashensor. Pas pak ashensori u ndal, u hap dera, polici më ftoi ta ndiqja në një sallon të gjërë plot dritë. Trokiti në një derë ku shkruhej “Mr. Monteagle Stears”. Derën e hapi një grua e veshur me salltanet me sa dukej ishte sekretaria e Ambasadorit, një burrë i mbajtur mirë, i shkëlqente lëkura nga shëndeti i mirë, u ngrit në këmbë dhe prezantoi veten e tij duke më dhënë dorën, dhe uruar mirëseardhjen.

Unë ju përgjigja në anglisht në fjalët: ”Faleminderit dhe është kënaqësi të takohem me ju“. Ai u impresionua që unë iu përgjigja në anglisht, por unë i thashë se anglishtja ime është e dobët, ai qeshi duke më siguruar se unë do ta mësoja shumë shpejt. Më pyeti për eksperiencën e hidhur që kalova në Shqipëri. Unë i tregova në përgjithësi për regjimin komunist të Shqipërisë, në dorë kisha një deng me gazeta Greke, ku flisnin për jetën time dhe të popullit shqiptar. I kërkova brenda mundësive të më jepte strehim politik, pasi e shikoja se agjentët e Tiranës mund të më likuidonin fizikisht. Ambasadori e dëgjoi me vëmendje rrëfimin tim, në fund më inkurajoi që këtë histori ta publikoja në shtypin Amerikan. Mr. Stearns, pa hezituar firmosi vizën time.

U ndava duke e falenderuar përzëmërsisht, menjëherë mora në telefon të afërmit e mi Selfon dhe Rexhepin për t’u dhënë lajmin se mora vizën. Ata gëzuan shumë, më siguruan se do të flisnin me Zyrën e Emigracionit për të paguar çmimin e biletës së avionit. Pas një jave zyra më njoftoi se 31 tetor ora 8,00 e mëngjesit, të paraqitem në Aeroportin e Athinës.

Menjëherë shkova në Janin e Thesproti për t’u lënë lamtumirën miqëve të mi që e bënë të mundur të rroj për të parë këto ditë të mira në jetën time gjithë vuajtje. Ata u mallëngjyen dhe njëkohësisht të gëzuar që unë ikja larg. U premtova se do të kthehesha përsëri dhe s’mund t’i harroja lehtë ata njerëz veshur me rroba të zeza që më sollën përsëri në jetë.

U ktheva në Athinë dy ditë para se të ikja për Amerikë. Në orën 7,00 të mëngjesit u paraqita në aeroportin e Athinës. Punonjës të zyrës të emigracionit më dhanë biletën e udhëtimit. Avioni Olympic Boeing 747 shkonte direkt në Neë York, prej këtej do të merrja një avion tjetër për në Chicago.

Në orën 10. 00 u hap dera, një autobus i madh priste jashtë pasi u mbush me njerëz na çoi tek avioni. Nuk i besoja vetes, mos vallë jam në ëndërr? Mendova, më tepër se 350 pasagjer e mbushën këtë avion gjigand, ndër kohë që unë vrisja mendjen se si mund të ngrihej në re një mal i tërë. Piloti bëri prezantimin dhe na uroi rrugë të mbarë në gjuhën greke dhe anglisht. Personeli i shërbimit dy vajza të bukura demonstronin çfar të bënim në rrast urrgjence. Vendi im ishte pranë dritares, motorrët u ndezën, avioni dridhej i tëri me një zhurmë shurdhonjëse. Piloti njoftoi të vinim rripat e sigurimit për ngritje. Avioni u nis, veshët më dhimbnin, vura re nga dritarja ime poshtë qytetin e madh që zbardhte ndën këmbët e mia, më pas çdo gjë humbi pas perdes së bardhë të reve.

Përsëri mendoja: Unë Kasua i futur në 2 mijë metra thellë në tokë, tani jam 10 mijë metra lart në qiell.

E pabesueshme “Lavdi Zotit”!

Na shërbyen drekë dhe darkë, dielli nuk lëvizte nga vëndi, megjithëse kishim kaluar shumë orë. Koha kalonte shpejt, në një ekran të madh ç’faqeshin filma të ndryshëm artistik. Pas 10 orë udhëtimi piloti njoftoi të bëheshim gati për zbritje. Avioni ulej ngadalë, unë sodisja natyrën e kontinentit Amerikan. Përshtypje më bëri gjelbërimi i madh, rrugët dhe ndërtesat në simetri të përkryer, koha ishte me qiell të pastër. Avioni u ul në pistë, bëri disa kthesa dhe qëndroi në derën e terminalit.

Unë duhet të ndërroja avion për në Chicago, por më parë do të kalonim në postëbllokun ku bëhej kontrolli i pasaportave. Unë nuk kisha idenë se çfar kohe ishte në Amerikë, orën që kisha në dorë tregonte 8 e mbrëmjes në Greqi. Avioni për në Chicago nisej në orën 3 psamesditës, ku duhej të shkoja në një derë tjetër. Pyeta një emigrant polak që edhe ky shkonte në Chicago, se çfar ore ishte në Amerikë. Ai shikoi një ekran të madh që varej në murr dhe më tha se është drek, ora 12.00. U qetësova, kisha kohë për të gjetur terminalin për në Chicago.

Oficerët e emigracionit më vulosën pasaportën ku kisha vizën dhe më lanë të lirë. Më morri ca kohë të gjeja terminalin nga do të nisesha. Me të mbërritur, nuk vonoi filloi të bëhej hyrja për në avion. Ky avion ishte shumë më i vogël. Kishte vetëm një korridor në mes, vendi im edhe këtë herë ishte pranë dritares, më pëlqeu, kisha dëshirë për të parë.

Pas dy orësh avioni arriti në aeroportin e O’Hare Chicago. Nuk dija se më priste Rexhepi me Selfon, shkoja pas turmës së njerëzve që nxitonin të dilnin jashtë. E kisha humbur fare, nuk dija se si funksiononin telefonat publik që kishte në çdo qoshe.

Një djalë besoj rreth të 18-ta vjeç rrinte në qoshe të koridorit duke vënë re me vëmendje pasagjerët e porsaardhur. Nuk di si ta shpjegoj, se çfar e shtyu këtë djalë të më pyes në gjuhën shqipe:

-“Më fal mos je Kasua?” tha djali që nuk e njoha dhe u skuq në fytyrë duke menduar mos ishte gabim. Unë qëndrova:

-”Po, unë jam, Ti kush je?” dhe zgjata dorën për ta përshëndetur, mendova mos ishte ndonjë punonjës i organizatës bamirëse. Djali mu hodh në qafë, ai më puthi me aq mall:

-“Unë jam Isufi, djali i Zeqo Kolës, dajkos tënd” Mu përgjigj i mallëngjyer,

-”Mirë se na erdhe”

-“Kërkova leje nga sigurimi të vija sa më afër, unë e dija që do ta kishe të vështirë të dilje jashtë”, vazhdoi Isufi, dhe më rrëmbeu nga dora një çantë të vogël për të më ndihmuar. E pyeta për dajkon dhe gjithë të afërmit, si janë me shëndet. Isufi mu përgjigj shkurt pyetjeve të mia me një shqipe të zhdërvjellë që më pëlqeu aq shumë.

-“Ka ardhur dhe Selfua me Rexhepin, ata presin tek dera kryesore” shtoi Isufi

Tek po dilnim nga terminali, në sallonin e madh ku prisnin shumë njerëz të afërmit e tyre, njoha Selfon megjithëse kishin kaluar më tepër se 15 vjet. Në krah të tij rrinte një burrë tjetër me mustaqe, flokë thinjur, gjysëm pa flokë.

Momente tepër emocionale.

-“Mirë se na erdhe kushëri”, në një gojë më uruan që të dy, u përqafuam mes gëzimit dhe lotëve, lotë malli.

Isufi u largua, më tha se do të vinte një ditë tjetër të më merrte që të takohesha me dajkon dhe pjestarët e tjerë të familjes.

Hipa në mercedezin e Rexhepit, pas 20 minutash arritëm te shtëpia e tij në veri të Chicagos.

Shumë njerëz të afërm prisnin ardhjen time, unë nuk i njihja.

Difua, gruaja e Rexhepit kishte përgatitur darkën, një tavolinë e madhe shtruar me gjithë të mirat. Rexhepi i ftoi të gjithë mysafirët të uleshin, për të ngritur një dolli për mua që dola gjallë në botën e lirë, pas gjithë atyre vuajtjeve të pa menduara.

Unë rrëfeva gjithë historinë e fshatit Markat, që ata donin të dëgjonin se si vdiqën ata që vdiqën dhe se si rrojnë ata që rrojnë.

Mundë të ishte ora 2-3 e mëngjesit të ditës tjetër. Unë isha i lodhur nga udhëtimi i gjatë, mysafirët që erdhën për të më urruar, nuk ngopeshin së dëgjuari se ç’farë po ndodhte në Shqipëri.

Ditën tjetër u zgjova vonë, më zuri një gjum i rëndë, Sejfullai erdhi dhe më mori me “Kadillak”-un e tij të vjetër ngjyrë kafe, një veturë e madhe dhe e rëndë, më çoi në apartamentin e tij ku banonte. Një apartament i vogël me një dhomë gjumi. Selfua më tregoi krevatin që kishte bërë për mua, të cilin e kishte vendosur në qoshe të dhomës së ndenjes. Ai më këshilloi  se nuk  duhej të rrija për një kohë të gjatë tek Rexhepi sepse ai kishte familje të madhe, 2 djem të pa martuar dhe 2 vajza që shkonin në shkollë akoma.

-“Po, vëlla është e arsyeshme, unë do rri me ty deri sa të gjej një punë”, i them Selfos. Tani duke qënë vetëm për vetëm me Selfon, e pyes për Bilalin, si i ka punët dhe si është gjëndja shoqërore e fashtarëve dhe miqëve të tjerë emigrant shqiptar, sepse sipas K. A., një agjent i Tiranës i cili siç thamë më lart ishte në Amerikë për një kohë të gjatë me mision të caktuar për të futur përçarjen në organizatën e Lidhjes Çame, ai më kishte thënë se Markaqot rrojnë në shamatë e urrejtje me njëri tjetrin.

-“Më parë dëgjo këshillat e vëllait”, filloi të flas Selfua,

-”Unë kam një eksperiencë tepër të hidhur këtu në mërgim. Unë sakrifikova familjen time, i braktisa për të shpëtuar Bilalin, Bilali është një shokël e një mut-muti. Na ka futur të gjithëve në telashe të mëdha, rrojmë me frikë të madhe, prandaj dëgjo këtu vëllanë:

1. Hiq dorë nga botimet e ndonjë materiali me karakter antikomunist, anti Enver Hoxhës!

2.Mos fol në vënde publike për jetën në Shqipëri

3.Rri larg nga Bilal Xhaferi!…

4.Me një fjalë hiq dorë nga politika!

Mua më erdhi një njeri nga Tirana, më gjeti këtu në park, ku shisja pije freskuese, të lutem këto që bisedojmë, mos i bisedo me ndonjë tjetër as me Rexhepin, Rexhepi është një dallahur që flet nga Muço Manarajt, mba vesh vëllanë: dua të të them se ky njeri më tha:

-”Selfo ne e kemi familjen tënde në dorë, nëqoftëse do vazhdoshë këtë veprimtari armiqësore ndaj qeversië Shqiptare do i futim të tre djemt e tu në burg, ke vetëm dy rrugë me Bilalin ose me familjen tënde!”…

Kështu me sa kuptova Selfua braktisi Bilalin për hir të familjes së tij, ndoshta në mënyrë indirekte u shërbente agjentëve të Tiranës, Selfua mu rrëfye për të gjitha ç’far kishin ndodhur gjatë viteve në mërgim. Mbeta shumë i disiluzionuar nga qëndrimi i Selfos. Njerëz të tillë unë lashë në Shqipëri. Pasi e hetova mirë situatën dhe ambientin që më rrethonte, arrita në konkluzionin se Selfua dhe miqtë e tij mund të më shiste ashtu siç shiti Bilalin, unë e dija këtë nga rrëfimet e Kipe Avdiut.

Isha pothuaj një javë që jetoja në Chicago dhe nuk kisha dëgjuar nga Bilali, një njeri që unë e admiroja shumë të kaluarën edhe tani që disa patriot si Selfua kërkonin të hidhnin baltë mbi emrin e tij.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ditari i të arratisurit: Çamët e Markatit në Chicago ishin përçarë nga agjenti i Tiranës, K. A.“Mos rri me Bilal Xhaferrin, se ai është një m…”, më tha kunati i tij”

  1. E èma e Zeqos says:

    Hipèm tek MERCEDEZI, zbritèm nga KADILLAKU. Ah po, pèr pak harrova qè hèngrèm e u rrasèm dèng nè BOING 737.
    Kèshtu i tregonte Rrema Kadrisè, hiqja deles e futja dhisè.
    Si ne shqiptarèt, nuk bèn nèna mè. Ne ta sqarojmè botèn me gjuhèn e syrit tè pangopur, me zèrin e garuzhdes nè brez, tè cilèn e kemi gjithmonè me vete, nè vènd tè lugès.
    Zotèria, shkruan mendime tè para 40 vjetève, deri diku e kupton zèrin e skamjes. Sot, nuk ka ndryshuar asgjè nè bisedat mes shqiptarève.
    Lum si ne.

    1. abc says:

      E degjuat o Shqiptar (nga goja e nje Shqiptari Cam) se kush ishte Bilal Xhaferi ?
      Fatkeqesisht i kemi Mitizuar ne “Heronj dhe “Patriot” te flakt, sic kemi bere me shume figura te tjera te dyshimta.

  2. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    Mut kudo kjo rrac e qelbur mosmirnjohese e percar qe ne bark te nenes ! Kurr nuk behen ne nje mendje e pabesia esht ushqimi dhe kenaqesi e jetes ! Kurr skan per te ber hajer se hajer bejn vetem mashtrusit e kriminelet qe i terheqin nga hundet e ju pijn gjakun ! Ska nevoj te them shum se peshtym qe hedh lart esht !Rrac e mallkuar e turp toka qe i mban ! O burra cfryni tani o patriot se Konica e ka then me koh kush jemi…..

    1. abc says:

      Ironia e fatit.
      Kasemi, Selfo, Bilali, Isufi, Zequa, Mucua, Rexhepi, Sejfullai, Difua, Xhaferi, Hoxha …
      TurkoCam 24 karatsh, qe ariten te aratiseshin ne Greqi nga Auswchi Shqiptar. Shpetuan nga ferri, nga vdekja .. duke u pajisur ne Greqi me letra Amerikane dhe duke “fluturuar drejt parajses”.
      Kur Serbi i kthente disidentet pas ne ferrin Shqiptar, Greku “i pa bes” i mbante, i ushqente dhe i dergonte ne Amerik.
      Mikpritja Greke … sipas Kasos.
      “Menjeher shkova ne Janin dhe Thesproti te takoj njerzit qe me ndryshuan jete, me lot dhe mallengjim, ju premtova qe nuk do ti haroj dhe do te kthehesha perseri”
      Sot femijet e tyre (te Kasos dhe Selfos) thone … “Grek i mutit dhe i pa bese”

    2. Kapter Jari me mustaqe te lyera me boj kepucesh says:

      E nise qe e nise thuaje se cka fhene Konica , me thene : Shqiptaret , te keqinjte e vtes se tyre

  3. o tourkotsamis eshte i pabese! says:

    hahaaha,pune te pabesesh tourkotsamides………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *