Dyshimet për spiunazh: Arrestohet një çift rus, po hynte ilegalisht në Kosovë

Dy rusë u arrestuan këtë të hënë duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi në fshatin Sharpel, në veri të vendit. Sipas medieve lokale policia kufitare i ndaloi ata teksa po udhëtonin me veturë në një rrugë ilegale që shfrytëzohet nga kontrabandistët, për të dalë nga Kosova.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një automjet me targa malazeze të cilin po e drejtonte një person mashkull, shtetas rus. Sipas policisë në automjet ka qenë edhe një pasagjere, po ashtu shtetase ruse.

Siç raporton Klan Kosova, Igor K. dhe Marina V., po mbartnin me vete në makinë edhe disa pajisje të dyshimta, të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.

Për mashkullin e arrestuar strukturat kosovare të sigurisë po dyshojnë se ka edhe përvojë ushtarake. Me veshje të tilla Igori është parë edhe në disa fotografi të publikuara. Momentalisht ata akuzohen vetëm për kalim ilegal të kufirit. Me urdhër të prokurorit dy shtetasve rusë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *