Gjyqi, dënimi dhe një vit me Lenka Çukon në Bënçë, Nexhmije Hoxha vijon rrëfimin: Presioni i disa liderëve kokënxehtë të PD-së

Kujtimet e Nexhmije Hoxhës (VIII)

Në Burgun 313 të Tiranës qëndrova në gjendje paraburgimi dhe në kushte izolimi afro dy vjet, ngaqë më mbajtën edhe disa kohë pas gjyqit dhe dënimit që m’u dha. Në këtë burg m’u dorëzua aktakuza (për shpenzime të fondeve të shtetit dhe për shpërdorim detyre). Por, duke e ngrënë turpin me bukë, këtë aktakuzë prokurorët e ndërruan dy herë, sepse e shihnin edhe vetë që nuk qëndronte më këmbë.

Madje, kokat e nxehta kishin menduar të më kalonin në gjyq ushtarak! Por e panë që ishte një marrëzi të më çonin në një gjyq të tillë, me atë akuzë absurde dhe e anuluan. Për të shkruar mbrojtjen time, më dhanë vetëm një copë kalem dhe dy-tri fije letre. U këshillova me avokatin tim, zotin Dhimitër Beshiri (me të, si unë, edhe fëmijët e mi, merreshim vesh shumë mirë dhe u miqësuam me të në vitet e mëpasme), dhe nisa të shkruaj.

***

Gjyqi i shkallës së parë ndaj meje u bë pas 13 muajsh e më shumë. E caktuan ta fillonin në ditën e Krishtlindjes, në prag të Vitit të Ri, me qëllim që procesi të mos ndiqej nga gazetarë dhe sidomos nga ekipe televizive të huaja. Nuk e pranova atë datë dhe kundërshtova. Më në fund, gjyqi u shty dhe u hap disa ditë më vonë, më 8 janar 1993, ora 9.00, dhe vazhdoi, me ndërprerjet procedurale, deri më 27 janar. Ai u zhvillua në një sallë të gjykatës së Tiranës, me ftesa dhe me shumë gazetarë. Kishin vendosur ta transmetonin në televizion, duke menduar që, nga kjo, unë do të shqetësohesha se mos diskreditohesha dhe turpërohesha, se do të ulja kokën dhe do të paraqitesha një grua e dobët, qaramane.

Para se të niseshim për në gjykatë, pavarësisht kundërshtimeve të mia, më vunë prangat. E pata të rëndë, megjithatë, kur hyra në sallën e gjyqit, isha e qetë. I hodha një sy sallës dhe, sa pashë, në radhën e parë, djalin tim Ilirin, i buzëqesha dhe e përshëndeta, duke ngritur lart duart e prangosura. U ula dhe po rrija e gatshme dhe e përqendruar për të dëgjuar pyetjet dhe çfarë do të thuhej.

Zhvillimi i gjyqit u transmetua në televizion, u pasqyrua gjerësisht në shtypin e vendit dhe, siç më thanë, edhe në “Zërin e Amerikës”, sekush në zgjedhjen e vet.

Mua m’u dha fjala në seancën e nesërme, për të dhënë shpjegimet e mia. U ngrita e qetë dhe, gjakftohtë, për gati një orë, në përgjigje të fjalës së gjatë të prokurorit, solla fakte dhe argumente dhe hodha poshtë një për një të gjitha akuzat që më bëheshin.

Ndër të tjera theksova: “…Akuzat që më bëhen unë nuk i pranoj, sepse shifrat nuk janë të sakta dhe, siç do ta provoj gjatë seancave të gjyqit, nga ana ime nuk është bërë asnjë shkelje ligjore. Ky proces penal, siç shihet qartë nga përmbajtja e aktakuzës, ndonëse merret me probleme ekonomike, në të vërtetë, ka karakter politik. Është fakt që arrestimi im dhe gjykimi, që po më bëhet në këtë proces, tregojnë synimet e forcave politike në pushtet për të më diskredituar para popullit, jo mua si person në vetvete, por si bashkëshorte e Enver Hoxhës, personalitetit kryesor që udhëhoqi këtë vend për gjysmë shekulli…

Arrestimi im u bë për motive politike. Përveç urrejtjes për emrin që mbaja dhe etheve revanshiste, disa liderë kokënxehtë të Partisë Demokratike, megjithëse jo akoma në pushtet, kishin për qëllim për t’i thënë e për t’i bërë presion dikujt a disave që ligjin e bëjnë ata, arrestojnë kë duan, rrëzojnë qeveri dhe caktojnë zgjedhje kur duan ata. Të tjerët, sado poste të larta e të ligjshme të kenë, janë vetëm për të miratuar vendime dhe për të firmosur dekrete.

Në vazhdim hodha poshtë si të sajuara dhe të pabazuara në ligj akuzën e përvetësimit të pasurisë shtetërore, gjoja me dreka, darka, pritje, vizita, me kafetë “3 lekëshe”, ilaçet apo dhuratat për mjekët e huaj, si dhe akuzën tjetër për shpërdorim detyre. Në mbyllje të fjalës sime të mbrojtjes, deklarova: “Jam krejt e qetë për çfarë do të vendoset. Jam plotësisht e ndërgjegjshme se nuk kam kryer asnjërën nga veprat penale për të cilat akuzohem dhe, për rrjedhojë, jam e pafajshme para ligjit”.

Më pas vazhduan seancat e këtij gjyqi, ku u dëgjuan disa dhjetëra dëshmitarë (u fol për rreth 40 dëshmitarë të thirrur), që nga personazhet më të larta të Partisë e të Shtetit, si Ramiz Alia dhe shokë të tjerë kryesorë, punonjës të Aparatit të KQ të Partisë dhe bashkëpunëtorë të mi, që nga infermieret dhe punonjëse shërbimi në familjen time dhe deri në ambientet tona familjare në plazhin e Durrësit(!!).

Pasi dha pretencën prokurori i çështjes, avokati im bëri konkluzionet e tij, me objektivizëm dhe drejtësi, për mbrojtjen time juridike penale, duke hedhur poshtë akuzat si të pambështetura në prova, duke theksuar se në këto akuza mungon elementi thelbësor i veprës penale.

Me të drejtën që njeh ligji, unë kërkova dhe mbajta fjalën e fundit, drejtuar gjykatës, ku deklarova:

“Zoti prokuror në pretencën e tij parashtroi të njëjtat akuza dhe konkluzione si në aktakuzë, sikur këtu, para kësaj gjykate, pothuajse gjatë njëzet ditëve, nuk iu bë një analizë e vërtetë akuzave, me shpjegime, përgjigje dhe ndërhyrje nga ana jonë. Të gjithë dëshmitarët, me përjashtim të njërit, që m’u kundërvu për arsye personale, të thirrur nga prokurori dhe asnjë nga mbrojtja, provuan plotësisht deklarimet e mia…

Është e qartë si drita e diellit se qëllimi i vërtetë i këtij procesi gjyqësor është diskreditimi politik i familjes së Enver Hoxhës para opinionit publik…

Për të gjithë sot është e qartë se kush është përgjegjës për këtë varfëri të paparë të masave të gjera të popullit dhe se kush e shkatërroi Shqipërinë deri në këtë pikë, që nuk ka qenë as në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ata që i projektuan këto shkatërrime me thirrjet “të arrijmë nivelin zero” dhe që sot kanë hequr maskat, sepse shumë nga ata janë trashëgimtarët e pronarëve të mëdhenj të atyre kohërave ose të kolaboracionistëve të nazifashistëve, me mentalitetin feudal, më kot kërkojnë arin e tyre nga familja Hoxha…

Për aspektin ligjor të shpenzimeve foli avokati im, Dhimitër Beshiri, me të cilin jam plotësisht dakord. Shpresoj që trupi gjykues do t’i marrë në konsideratë. Nuk pranoj kategorikisht fjalën poshtëruese që përdori prokurori, duke i quajtur këto shpenzime “vjedhje ose përvetësim me dashje”.

Unë dhashë shpjegime pse janë bërë këto shpenzime, që janë reale, por nga ato, asnjë lek nuk ka hyrë në xhepin tim, nuk janë shpenzuar për interesa personale të miat apo të familjes sime. Ndërkohë, aty ka edhe shumë shifra që nuk janë të sakta, janë të manipuluara dhe për të cilat nuk kam asnjë përgjegjësi ligjore.

Është shumë e vështirë të flasësh për veten tënde, por e drejta e mbrojtjes sime para dënimit absurd që propozon prokurori, 14 vjet, që, në moshën time 73-vjeçare, do të thotë dënim me vdekje, sepse është shumë e vështirë të rezistosh në burg deri në moshën 88-vjeçare, më detyron të nënvizoj që unë nuk jetoj dhe nuk jam mësuar të jetoj në luks, sepse, sa për informimin tuaj, unë jam lindur në Manastir (Maqedoni) dhe serbët më kanë djegur shtëpi e katandi dhe pas shumë peripecive, po si ata që vuajnë akoma sot, shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, më 1927 kam ardhur me gjithë familjen në Tiranë, për të fituar bukën e gojës dhe për të ndjekur shkollën në gjuhën shqipe. Në moshën 20-vjeçare isha e vetmja delegate e grave të Shqipërisë në Konferencën historike të Pezës (16 shtator 1942) bashkë me figura të opinioneve të ndryshme, si Abaz Kupi, Ndoc Çoba, Myslim Peza etj., për të krijuar Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, për lirinë e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë. Meqë merrja pjesë në të gjitha demonstratat e rinisë, atëherë më kanë dënuar me mbi 14 vjet burg, por kolaboracionistët dhe nazifashistët nuk mundën të më kapnin, sepse hyra në ilegalitet, këtu, në Tiranë, në mes të terrorit më të egër dhe, më vonë, dola partizane. Atëherë ata nuk mundën të më vënë prangat, por fati e solli që sot, pas 50 vjetësh, trashëgimtarët e kolaboracionistëve, që po hipin shkallët e pushtetit me revanshizëm, që hakmerren, më futën në burg, më vunë prangat dhe tani, nëpërmjet shtypit dhe mjeteve të informacionit të brendshëm dhe padronëve të tyre të jashtëm, dhe nëpërmjet rrugëve të tjera të errëta, kanë vendosur që vitet e jetës, që më kanë mbetur, t’i kaloj në burg…”

Më 27 janar 1993, gjykata e shkallës së parë më dha dënimin me 9 vjet. Kur çështja kaloi në Gjykatën e Apelit, unë nuk u paraqita, në vendin tim shkoi avokati. Kjo gjykatë më dënoi me 11 vjet burg, nga një gjykatëse grua, që ishte bërë edhe mike e familjes sonë.

Edhe pas dhënies së vendimit të gjyqit, mua më mbajtën edhe një vit, në Burgun 313, po në izolim, në kushtet që isha. Insistova shumë të më dërgonin në Burgun e Grave, ku mendoja se do të isha e lirë të dal në ajër të pastër, po kush dëgjonte?!…

Aty, në Burgun 313, të Tiranës, ndenja gjithsej në izolim për 2 vjet e 10 ditë, nga 4 dhjetori 1991 deri në 15 dhjetor 1993. Në fillim isha në qelinë nr. 47, pastaj në atë me nr.39. Më pas do “të eksploroja” edhe Burgun e Bënçës…

Ne burgun e Bënçës

Në Burgun 313, të Tiranës, u njoha me Gjekë Çelajn, ish-shef i policisë në Shkodër, dhe me Dilaver Paparen, të dy të arrestuar për ngjarjet e 2 Prillit, në Shkodër, ku shpërtheu dhuna e egër e demokratëve dhe e forcave të errëta në shërbim të tyre, me vrasje dhe me djegie, deri edhe të ndërtesës së Komitetit të Partisë të rrethit.

…Gjeka, tani është në Kanada dhe ka shkruar mbi të vërtetën e vrasjeve të 2 Prillit, në Shkodër, në një libër që është shpërndarë gjerësisht në Shqipëri.

Edhe Dilaveri, si ai, vuajti padrejtësisht dënimin me burg, deri në hapjen e burgjeve pas revoltave të vitit 1997.

Dy të dënuarit e tjerë për ngjarjet e 2 Prillit, Hajredin Shytin dhe Çapajev Taçin, i njoha në burgun e sigurisë së lartë të Bënçës, në Tepelenë, ku më transferuan pasi më hoqën nga Burgu 313.

Largimi im nga Tirana për në Bënçë pati peripecitë e veta. Papritur, një ditë erdhën dhe më thanë: “Bëhu gati, se do të lëvizim…”. Nuk e fsheha gëzimin që më pushtoi. Mendova se po më çonin në Burgun e Grave, këtu në Tiranë, siç kisha kërkuar, ndaj i lashë fjalë gardianes Tone të lajmëronte familjen time. Kur po ikja, trokita në dritaren e derës së dhomës së Ramiz Alisë, për ta përshëndetur.

Më hipën në një furgon policie, pa më thënë se ku po shkojmë. Unë tërë shqetësim shikoja rrugën ku kalonte furgoni. Por, kur pashë Kombinatin e Tekstileve ”Stalin”, kuptova që po dilnim jashtë Tiranës dhe po shkonim në drejtim të jugut të vendit. E habitur, pyeta: “Ku po më çoni?”. Asnjë përgjigje… E shqetësuar shumë, kur po kalonim pranë varrezave të Sharrës, së brendshmi, nisa të flas me Enverin: “Shih, Enver, se ku po e çojnë Nexhmijen tënde, nga burgu, në burg…”.

Përsëri pyeta: “Ku po më çoni kështu?”. Por vetëm heshtje, askush në furgon nuk fliste…

Kalimthi, syri më zuri në rrugë tabelën ku shkruhej “TEPELENË”. Makina eci edhe pak minuta dhe u ndal. Kur më zbritën, pashë që ndodheshim para një burgu. Ishte burgu i Bënçës, për të cilin nuk kisha dëgjuar ndonjëherë. Aty qëndrova më shumë se një vit. Sesi e kalova atje, unë rrëfej në disa shënime të mia të shkruara në burg, një pjesë të të cilave i kam përfshirë në këtë libër.

Në Bënçë, ndryshe nga burgu i Tiranës, u ndjeva më mirë, duke shijuar ajrin e lirë, natyrën, ditët me diell dhe shëtitjet në oborrin e zbukuruar nga lulet.

…Nëse e “përballova” me durim burgun e Bënçës, të Tepelenës, larg vizitave të mundimshme e të rralla të familjarëve, këtë ia dedikoj edhe kujdesit shoqëror të shokëve bashkëvuajtës. Që në fillim, ata lëshuan për mua dhomën e tyre, që ishte në hyrje të katit të parë dhe e vetmja me hapësirë normale dhe me dritare të zakonshme. Ndërsa vetë ata kaluan në atë qelinë time “të çuditshme”. Them “e çuditshme”, sepse ajo nuk ishte një dhomë normale, por e sajuar në një hapësirë të ngushtë, nën shkallët që të çonin në katin e dytë. Aty nuk kisha qetësi as natën, as ditën, nga këmbët e policëve që ngjiteshin e zbrisnin. Kur ngriheshe nga krevati, duhej të kishe kujdes e të kërruseshe fare, se përndryshe përplasje kokën te “tavani”, që ishte pjerrësia e shkallëve.

Dhe flisnin për kushte të mira në burgje! Në këtë qeli desh e pësoi edhe vetë ministri i Drejtësisë, i asaj kohe. Një mbrëmje, kisha përveshur mëngët dhe po laja ndërresat e mia. Afër derës, ku lartësia e “tavanit” ishte pothuaj normale, unë kisha vënë një govatë plastike dhe afër saj një kovë uji, që po e ngrohja me një rezistencë elektrike, të cilën unë e kisha shumë frikë, se, po të gaboje në përdorimin e saj, mbeteshe në vend nga korrenti. Atë kohë, dëgjoj zhurmën e rëndë të çelësave dhe të bravës dhe hapet dera. Para meje shoh një person, ca i shkurtër, që, nga veshja (ishte me borsalinë e pallto) dukej se ishte zyrtar i lartë. Drejtori i burgut ma prezantoi: “Zotëria është ministri i Drejtësisë, Kudret Çela”. Ministri kishte mbetur i shtangur aty jashtë derës, tek më shihte duke larë rroba, ngaqë, edhe po të donte të hynte brenda, nuk kishte vend ku të rrinte.

Pas pak, zgjati ca kokën, i hodhi një sy gjithë qelisë dhe, më në fund, e hapi gojën dhe tha: “Zonjë, si je?”. “Siç e sheh”, u përgjigja. Kur më pyeti nëse kisha ndonjë kërkesë, i thashë, kryesisht, të më jepnin një qeli të jetueshme.

Pas kësaj vizite, drejtori i burgut u vu në lëvizje, por ishin Hajredin Shyti dhe Çapajev Taçi, që e zgjidhën problemin. Ata më lëshuan dhomën e tyre. Në këtë dhomë unë ndenja më shumë se një vit, bashkë me Lenka Çukon, të cilën, pas dënimit të anëtarëve të Byrosë Politike, e sollën në Bënçë, bashkë me disa prej tyre.

Nuk mund të mos them këtu disa fjalë edhe për Lenkën, e cila gjithë kohën e burgosjes së saj e kaloi me mua. Edhe për mua, kjo qe gjë e mirë, sepse kisha, të paktën, një shoqe. Asnjëherë nuk e dëgjova atë të ankohej për burgosjen e saj, sepse ajo nuk kishte patur të bënte me akuzat që u bëheshin Byrosë Politike dhe shokëve të Ramiz Alisë. Ajo u mor në KQ personalisht nga Enver Hoxha, nga fronti i saj i punës në Lushnjë, ku kishte treguar aftësi të veçanta në ngritjen dhe fuqizimin e kooperativës bujqësore në nivelin e “tipit të lartë”, që ishte gati si ndërmarrje bujqësore shtetërore. Lenka ishte shumë punëtore, e shkathët dhe e thjeshtë, por njëkohësisht, një shoqe me karakter të hapur dhe me personalitet. Kështu e njohëm kur erdhi në funksionin e anëtares së Byrosë Politike dhe Sekretare e KQ të PPSH.

Në dhomën time të burgut, Lenka u akomodua mirë, me një krevat të dytë, që na e sollën. Tërë kohën e kalonim bashkë. Ajo ishte disa vjet më e re se unë dhe tregohej e gatshme të bënte punët më të lodhshme në dhomën e përbashkët. Sigurisht, edhe unë bëja pjesën që më përkiste. Kështu, tregonim gjithmonë respekt reciprok për njëra-tjetrën. Lenka e gjeti shpejt fjalën dhe bashkëpunimin e mirë me dy shokët tanë, Hajredinin dhe Çapajevin. Të katërt ne krijuam një shoqëri të pandarë, orët e shëtitjes dhe të ajrimit në oborrin tonë i kalonim bashkë. Hajredini gjeti te Lenka një bashkëpunëtore të mirë dhe kompetente për parcelën e luleve, që ai i mbillte dhe i rriste me pasion. Disa herë ai më pati shprehur përshtypjet e tij të mira për Lenkën, për seriozitetin dhe qetësinë me të cilën e kishte marrë dhe po kalonte burgosjen e saj. Vërtet, ky ishte një qëndrim i lavdërueshëm.

Por edhe më i lavdërueshëm ishte qëndrimi i të shoqit, Nasit, pasi nuk është e lehtë të të mungojë gruaja në shtëpi për disa ditë, pale ta kesh në burg për disa vite. Lenka kishte lënë në shtëpi të shoqin me vajzën e katërt, më të voglën, dhe të pamartuar ende. Ai i vinte shpesh për takim, bashkë me vajzat. Lenkës i vinin për vizitë edhe bashkëfshatarë të saj, të cilët nuk rrinin pa i sjellë edhe prodhime bujqësore të stinës. Madje, një herë i sollën edhe një kosh me pjepra. Lenka i ndau ato me shokët, duke mos harruar edhe ndonjë polic.

Por një ditë, u ndamë prej dy shokëve tanë të mirë. Sa kishim ngrënë drekë, erdhën papritur e pa kujtuar dhe na thanë mua dhe Lenkës: “Shpejt, shpejt… bëni gati plaçkat!”. Brenda një çerek ore, u bëmë gati, na nxorën jashtë me valixhet tona në duar dhe… drejt e në furgon. Me sa dukej, na larguan, se duhej të lirohej dhoma, sepse po sillnin aty Fatos Nanon. Kryetari i parë i Partisë Socialiste ishte arrestuar me urdhër të Sali Berishës dhe u dënua nga gjykatësit 6-mujorë “të Plepave”.

Po me furgonin e policisë, që solli Fatos Nanon, mua dhe Lenkën na nisën “fishek” e në Tiranë, në Burgun e Grave. Këtë transferim ne e kishim kërkuar aq shumë. Pra, u larguam nga Bënça, ku kisha kaluar një vit e gjysmë, papritmas dhe në rrethana qesharake. Nuk u pamë as me dy shokët tanë bashkëvuajtës, sepse na hipën me nxitim në furgon, sa nuk u thamë dot as lamtumirë, as “mirupafshim të lirë”. Edhe më pas nuk u takuam më me dy shokët tanë të mirë. Ata edhe në ditët e sotme do të ishin në burg, në qoftë se në vitin e mbrapshtë 1997 nuk do të ishin shpërthyer burgjet…(DITA)

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Gjyqi, dënimi dhe një vit me Lenka Çukon në Bënçë, Nexhmije Hoxha vijon rrëfimin: Presioni i disa liderëve kokënxehtë të PD-së”

  1. Alban says:

    SALÍ BERISHA VAMPIRI I SHQIPERISE !

    TI SALEH RAMOLLAH AJATOLLAH BERISHA BANDA E GANGSTEREVE TUAJ E TE MILLOSHEVICIT E RRENOVE SHQIPERINE ME NJE KUSARO- KATRAHURE!
    Jo nje as dy, as tri por mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci!
    As Chinchizkhani, as Sllobodani askush nuk do ia kishte bere Shqiperise ate qe ti Katrahura e Shqiperise ia bere asaj !
    Mallkuar te qofte emri shqiptar o Vampiri i Shqiperise dhe kombit shqiptar o Esat Pashe Toptani i Karaxhic- Arkan- Milloshevicit !
    Amin !

  2. Alban says:

    SALI BERISHA PERBALLE ENVER HOXHES

    ME GJUHEN E SHIFRAVE !

    A E DINI SE !?

    SALI BERISHA PERBALLE ENVER HOXHES !

    1- Per 15 vjet sundim te Sali Berishes, alias Salikracise, ne Shqiperi jane vrare dyfishi I viktimave, ekzekutimeve te bera per 46 vjet diktature komuniste te Enver Hoxhes me vendime gjykatash ligjore!?

    2- Per dy vjet 1999-2000 ne vendlindjen e Sali Berishes dhe timen, Tropoje, e njohur ndryshe si Malesia e Gjakoves jane vrare 175 tropojane, ose mbi katerfishi i tropojaneve te vrare, ekzekutuar perfshi diversante, spiune te Beogradit, terroriste, vrases ordinere apo autore te krimeve teper te renda, per 46 vjet diktature komuniste ne Shqiperi !?
    A e dini aresyen!?

    3- Per thirrjen e nje cunaku 16 vjecar te Haklaje “ Poshte Sali Berisha “ ne mitingun elektoral te PD-se ne Bajram Curri ne qershor te vitit 1997 !
    “ E dua gjalle a vdeke ate djale ne Tirane” ishte urdheri i prere i Presidentit te Shqiperise ne detyre ne ate kohe Sali Berisha” i kapur me ze e figure ne ate miting kobezi te kobeziut me te madh te vendlindjes se vet dhe Shqiperine ne historine e saj!
    Pra per aresye absolutisht politike !?

    4- A e dini se me kete baterdi
    “ Kanunari “Sali Berisha qe e permend ore cast Kanunin edhe kunder kryeministrit ne detyre sot, ka shkelur e dhunuar jo vetem Kanunin, qe nuk lejon hakmarrjen as gjakmarrjen ndaj nje femije, ndaj grave , bile as te shoqeruesit te nje gruaje shtatezene, qofte edhe dorasi …..dhe cdo ligj demokratik kudo ne Bote pa vendim gjykate ligjore !
    Edhe ne kete pikepamje ish-diktatori komunist Enver Hoxha ka qene me finok…
    Pothuajse cdo denim me vdekje eshte dhene me vendim gjykatash dhe te gjitha ekzekutimet e tyre jane kryer me pranine e prokurorit dhe mjekut ligjor, pervec rasteve te perleshjeve te armatosura me bandat e terroristeve te Beogradit, Athines dreqit e te birit apo me kriminele te rrezikshem !

  3. Alban Dega says:

    SALI BERISHA AGJENT RUSO SERBO FRANCEZ… SIPAS RAMIZ ALISE .

    “…. KISHIM INFORMATA SE SALI BERISHA ESHTE REKRUTUAR NGA UDB QYSH NE VITIN E 3 TE SHKOLLES SE MESME…”

    Ramiz Alia

    “… I nenvleftesuam si dizinformim per goditjen e verioreve me perspektive… Ky ishte qendrimi i Kadri Hazbiut dhe Mehmet Shehut…
    Kunderzbulimi i Jashtem ne ka derguar raporte se ai ishte kontaktuar nga oficere te Larte te zbulimit serb ( UDB ) ne Paris ne vitet 1978-79 … E mbrojten Mehmeti, Kadriu dhe Fecori ( Shehu )
    Kunderzbulimi shqiptar nga Vjena na njoftoi se Sali Berisha kontaktoi me operative te UDB-es, KBG-se ruse dhe… ne vjeshten e vitit 1999 kur shkoi per mjekim urgjent per shkak te nje ishemie cerebrales krejt te sajuar… Ne fakt , sic e tregoi koha ai kishte marre udhezime dhe urdhera per hapat e mevonshem per te marre frenat e levizjes demokratike… dhe kishte neneshkruar nje kontrate me ta…”
    Keto jane disa nga pohimet konfidenciale te Ramiz Alise ne apartamentin e vajzes se tij, kur ai ishte ne gjendje arresti shtepie, pas nje interviste te porositur nga gazeta me e madhe spanjolle “ El País”, e para ne Bote edhe sot nga tirazhi dhe e treta per nga reputacióni, korrespondent i se ciles kam qene nga korriku i vitit 1990 e deri me 9 qershor 1994, kur Azem Hajdari, kusheri i larget dhe shok klase me vellain tim te vogel me njofton qe te largohesha nga Shqiperia pasi Gazidede kishte marre urdher te me kurdiste nje aksident automobilistik ose mjekesor per shkak te qendrimeve teper kritike ndaj politikes antidemokratike e antishqiptare te Sali Berishes qysh me 19 qershor 1992!
    Po ashtu Ramizi me kerkoi qe ta harroja ate bisede ndryshe do rrezikoja veten e familjen.
    Megjithate ne disa shkrime te botuara ne gazeten Albanian Herald ( Lajmetari Shqiptar) te krye… kryeatdhetarit te shqiptareve te Amerikes Gjok Martini dhe familjes se tij te mrekullueshme, kryeredaktor i se ciles kam qene per dy vjet 1995-1997, kur Berisha dhe Banda e Gangstereve te tij ra nga revolta mbarepopullore shqiptare.
    Po ashtu ne analizen “ Fatkeqesia… Katrahura e Shqiperise” jane permendur mbi 35 fakte te gjalla te sherbimeve te tij ndaj UDB-es dhe Kasapit te Ballkanit dhe xhelatit te shqiptareve te Kosoves Sllobodan Milloshevic.

  4. Alban says:

    NJE KUJTESE PUBLIKE PER SPAK!
    
    From: Alban Dega Date: February 20,2017 at 8:25:04 AM EDT

    SALI LUL … BERISHA+ … NE HAGE!

    -Thirrjet per dhune e guerilje jane akte terrori

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi u zgerlaq edhe nga Opinion i Klanit te Klanit te Vicidolit , dje dhe sot, lideri de jure i SHQUP-it, Lulezim Basha hoqi edhe maskat e fundit te demokracise se rreme e te degjeneruar prej ” bandes se gangstereve” te Sali Berishes, Fatmir Mediut, Flamur Noke Stanishicit…. dhe korporates se Krimit.
    Dje ai deklaroi hapur e pa maska se krejt protestat dhe potera e Korporates se krimit te organizuar te Sali Berishes nuk jane zgjedhjet e lira por parandalimi i 7 ligjeve te Vetingut dhe rrenimi i Reformes ne Drejtesi.
    Sot qehajai i Berishes ne krye te PD-se se Berishes shkoi edhe me tej.
    Me nje gjuhe qe te kujton me teper thirrjet e Fidel Kastros dhe Chegevares, ISIS-it e Eskobarit ai Iu drejtua “Xhuponeve te zinj ” falangave te murrme ala neonaziste, skuadroneve te vdekjes dhe njesiteve guerile me thirrjet per dhune e terror te hapur kunder nje qeverie dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike!
    Ngrihuni ne kryengritje per permbysjen me dhune te rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise eshte thelbi i kushtrimit te Bashes! ” Shpojuni gomat e makinave!
    ThyjunI xhamat e dritaret…
    Qelloni me grushta…
    Nxirrini jashte….
    … lufte do te kene!
    Adelante camaradas ! Perpara shoke lufte!
    Eshte thirrje e hapur per guerilje e terror e telallit te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve!
    Kryekriminelet me te medhenj te Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Medihoxha, Flamur Noke UDB-a na bejne engjellin e antikrimit.
    Asnje i burgosur per krime te renda dhe i denuar me ndeshkimin maksimal , ate per jete, nuk ka kryer krime aq te renda sa secili prej cetnikeve dhe terroristeve te siperpermendur.
    Krime qe shkojne deri ne terror shteteror sic ishin ato te 28 majit 1996, katrahura me mbi 10 mije viktima e 97-es, nxjerrja ne prite dhe vrasja e Azem Hajdarit, grushti fadhisto- cetnik i shtetit i 14 shtatorit 1998, Gerdeci me qindra viktima, marreveshja Atdheshitese e Otrantos, ekzekutimi pa vendim gjykate e antikushtetues i Sali Bashes i 4 protestuesve te 21 janarit 2011 pikerisht aty ku kercet tallavaja e vallja e vdekjes se mercenareve te tyre!
    Asnje hajdut e bande kusaresh se denuar per vjedhje ne permasa te medha vec e vec e se bashku nuk kane vjedhur e plackitur sa cka vjedhur Banda familjare e politike e Berishajve vetem me Piramidat e Autostraden e Kombit.
    Po milionat e ” sypeshkaqenit” te Berishes dhe Fatmir Mediut ne Gerdec, interkoneksioni energjitik ne Kosoven i Shkerdhenit, tokat e helmuara te Argita Fazlicit e Lulezim Bashicit ne Durres !?
    Po CEZ- i Sali Kadafit dhe Shkelzen Milices!
    Mbi 25 miliarde euro u jane vjedhur ose tjetersuar shqiptareve dhe Shqiperise vetem gjate viteve 1992 – 2013 nga kjo Mafia e Kusarise, Vrastarise dhe Korrupsionit , MKVK, te Sali Berishes.
    E kryebanditet Berisha, Basha… dhe ish ministrat e Brendshem te Republikes se Lazaratit, Lulezim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka kane goje e fytyre bashke me krye… kryebanditin Sali Berisha te na permendin Eskobara e deri edhe mbledhje Keshilli te Sigurise Kombetare per nje cironke te narkotrafikut.
    A e dini si e justifikoi dhe motivoi kete mbledhje Presidenti sakat nga trute e me shume nga shpirti katran i SHQUP-it po ashtu vjedhur nga banda e Berishes!?
    ” Per aresye se Balili dhe narkotrafiku perbejne rrezikshmeri shoqerore” ! Hajde President K… ari hajde me keshilltare koqe kandari.
    Rrezikshmeria shoqerore eshte ceshtje policesh lagjesh, prokuroresh te shkalles se pare!
    Keshilli i Sigurise Kombetare mblidhet vetem per ceshtje qe rrezikojne Sigurine Kombetare dhe ne mbledhje te jashtezakonshme ne gjendje lufte, si kjo qe shpalli sot kryebanditi e kryekrimineli Lulezim Basha.
    Cfare pret kryeprokuhori i Shqiperise Adriatik Palla e banda e tij e horave te Drejtesise !?
    Merret ne pordhet e intrigat e Bandes se Gangstereve te Berishes dhe me gjurme gishtash ne vend qe te urdheroje arrestimin ne flagrance te Lulezim Bashes dhe krejt bandes se Berishes qe fshihen pas tij per
    1- Cenim dhe rrezikim te rendit kushtetues dhe Sigurise kombetare per llogari e ne sherbim te RIA- a ruse, DIA-se serbe dhe agjenturave armike.
    2- Thirrje te hapura publike per dhune e terror kunder qeverise dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike me mbi 1 milione vota.
    3….Te arrestohet ne flagrance Sali Berisha e Lulezim Basha per krimet e renda te tij te se kaluares dhe ato te sotme!
    Sot ai sterderdhi jo kupen, por cisternen e krimeve pa fund te tij kunder shqiptareve e Shqiperise !
    Lulezim + ne pranga!
    Sali Berisha … kryekzekutori politik dhe kryekusari i Shqiperise Hage !
    Gjarperit dhe kucedres po nuk iu godit dhe pre koka nuk ngordh kurre!
    SPAK-u duhet ta filloje nga koka goditjen ndaj krimeve te renda.
    E koka e gjarperit dhe kucedres me nente ka nje emer- Sali Berisha!
    Sot ! Neser eshte kurre!
    Pse nuk zbaton ligjin kunder krimeve ne flagrance te ketyre vrasesve seriale !?

  5. Alban Dega says:

    BIJT E ISH BLLOKUT DHE BASTARDET E GERDECIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kur terroristet paraqiten si deshmore

    Nje dite pasi Kryeministri Sali Berisha uroi Serbine per pranimin si kandidat per ne BE, bandilli i tij Kadilli i kerkoi sot liderit te opozites te lype falje per firmen e te jatit te tij ne vendimin e denimit me vdekje te Havzi Neles!? Per firmen e Kristaq Rames ne vendimin formal per denimin e nje spiuni te UDB-es, sic e ka pohuar direkt edhe e shoqja e tij dhe vete Havzi Nela ne hetuesi, dhe nje terroisti qe qelloi me armen e vjedhur dajes se vet kunder nje polici fakir, simbolit te shtetit.
    Po c’faj ka Edi Rama apo Ilir Hoxha, Pranvera Kolaneci apo Arben Alia, … apo cilido shqiptar… qofte edhe bijt apo e bija e Enver Hoxhes per krimet apo bemat e baballareve te vet!?
    C’faj ka Shkelzen Berisha apo Argita Berisha per fajet e Sali Berishes ne vitet e brishta e te trishta 1996- 1997 qe e cuan shtetin shqiptar deri ne shnim e ne cberje si shtet!?
    Vecse keta te dy te fundit kane gisht e duar te perlyera deri ne berryla ne Porto Romano e ne Gerdec, asnje prej emrave te bijve e te bijave te ish- bllokut nuk eshte perlyer jo vetem ne asnje tragjedi por as ne ndonje afere korruptive!
    Asnje prej tyre! Mbani shenim ose me gjeni qofte edhe nje fakt qe flet per te kunderten qe ti kerkoj falje dhe te heq dore njehere e pergjithmone nga shkrimi dhe opinionet e mia.
    E cfare faji mund te kete Edi Rama per firmat e te jatit per ekzekutimin e Havzi Neles !? Pergjigjen mund ta jape vetem çartani Sali Gerdeci!

    Mesimi i SHBA-se : Jo vetem ekzekutim per fajtorin…

    Ne te gjitha shtetet e SHBA-se, nenes se demokracise boterore, ku zbatohet denimi me vdekje, nje terrorist qe qellon ose vret policin ekzekutohet. Jo vetem kaq. Kushdo jep informacion per nje atentator kunder policit shperblehet me te pakten 10 000 dollare. Ky shperblim eshte me shkrim ne te gjitha makinat e policise ne mbare SHBA-ne, Meken e Seline Shenjte te shtetit ligjor dhe lirise boterore.
    Miku i Serbise, Sali Berisha po rehabiliton te gjithe ish nazistet, spiunet e Serbise dhe terroristet e paguar nga UDB-a qe kane vrare e prere ne Shqiperi. Havzi Nela eshte vetem njeri, nje cironke e tij!
    Maska qe perdor Sali Berisha per keto rehabilitime kriminale e terroriste eshte gjoja antikomunizmi i ketyre krimineleve, qe do te denoheshin me vdekje ose masa maksimale ndeshkimi ligjor ne cdo vend demokratik te Botes. Justifikimi i tij eshte gjoja antikomunizmi i komunistit fanatik dhe Lukashenkos se Tiranes, Sali Berisha.
    Per cfare antikomunizmi e antikomunistesh e ka fjalen ai stalinist fanatik, Kim Jong Ili i Shqiperise me emerin Sali Berisha!?

    “Heronjt” e Berishes apo mercenaret e Beogradit!

    Cfare antikomunisti apo demokrati , cfare atdhetari apo heroi mund te jete ai shqiptar qe e luftoi kryekomunistin shqiptar, bashkatdhetarin e vet me urdherat, me armet dhe me dinaret e kryekomunistit dhe kryeterroristit serb Aleksander Rankovic dhe UDB-es barbare te Beogradit!?
    Cilidoqofte ai shqiptar eshte edhe me serb se vete serbet. Nuk ben perjashtim as Hamit Matjani, as Xhevdet Mustafa, as Markagjonajt as Kryezinjte, as Havzi Nelajt… as dreqi e i biri e dreqit serb, qofte ai edhe Sali Berisha apo Alban Dega! Askush dhe asnjehere! Never Ever! Kurre… asnjehere!
    Cmenduri Berishe qe nderkohe turret te pershendes e uroje Beogradin per pranimin si kandidat ne Bashkimin Evropian nderkohe qe e ka kthyer Shqipepine ne dlen e zeze te Evroeps tash e 21 vjet plot, qe e rrenoi si shtet ne 97 dhe vetem nderhyrja e BE-se e shpetoi ate nga zhdukja si shtet!

    Shkruar me 11 mars 2016

  6. J says:

    S.Berisha me burgun ordiner te sh.Xhunglini,e shpetoi ate dhe familjen e saj.Nuk kishte rruge tjeter per tu bere i besueshem si demokrat ,duke fshehur rolin e tij te dyfisht . Xhunglini duhet te paguante me te njejtin monedhe qe e paguan qindra njerez me gjygje falco ,duke burgosur, ,vrare ,internuar antar te familjes saj,te affermit ,miqte etj.Keshtu do kuptonte me mire krimet e saj dhe do te mund te pendohej.Akoma dhe nipi i saj nuk do merrej me droge po do mesonte te punonte ndershmerisht per te jetuar…
    Nuk besoj qe g.Tema ti bllokoj komentet me harrese..

  7. olsi says:

    ti je zonje e nderuar, dhe keta tribu te egra sote ju intereson vetem te zhvasin ,shqiperia po boshatiset ,dhe do ta mbushin me plehra te botes se trete. nje gje me ben kureshtje ata te aferm ,apo femije te feudalve qe e mbanin vendin ne alfabetizem , pre nuk e bete si totto rinna , qe ia u shkrinte te gjithe faren ne acid .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *