Johnson: Një “marrëveshje Trump” në vend të marrëveshjes bërthamore iraniane

14 Janar 2020, 15:55Bota TEMA

Kryeministri britanik, Boris Johnson mbështeti sot zëvendësimin e marrëveshjes së vitit 2015 për programin bërthamor iranian me një tekst të ri të kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke theksuar se presidenti amerikan ishte një negociator i shkëlqyer.

“Presidenti Trump është një negociator i shkëlqyer. Të punojmë së bashku për të zëvendësuar marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015, për ta zëvendësuar atë me marrëveshjen e Trump”, deklaroi ai për BBC duke shtuar se kjo do të ishte rruga më e mirë për të avancuar.

“Nëse marrëveshja për programin bërthamor iranian e vitit 2015 nuk funksionon, një “marrëveshje Trump”, e negociuar nga presidenti amerikan duhet ta zëvendësojë”, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Tre vende europiane, nëshkruese të marrëveshjes bërthamore iraniane, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermani, aktivizuan mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, parashikuar në tekst me qëllim për të bindur Teheranin t’i rikthehet respektimit të angazhimeve të tij”, njoftuan krerët e diplomacive në një komunikatë të përbashkët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje