KÇK vjen pas MÇD dhe MÇM

14 Janar 2020, 10:06Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Qe te shkosh ne nivelin “kçk”, kap c’te kapesh, duhet te kesh kaluar fillimisht nga nivelet “mçd” merr ç’te duash dhe “mçm” merr ç’te mundesh.

Kryeministri e sheh “kçk” tek prokuroret e gjyqtaret. Ka te tjere qe shohin nivelet e para “mçd” dhe “mçm” tek drejtoret qe akuzohen per korrupsion, por behen ministra, tek ministrat qe fluturojne gjithe buje nga dritaret dhe hyjne pastaj triumfalisht nga dera, tek deputete qe nuk dine te justifikojne parate, por bejne pernate leksione morali, a tek seksere klasi ne rangun e eskortave te sheikeve, qe mbajne zyrtaret nen kujdes qe te mos bien pre e kundershtareve brenda partise; e te mos harrojme ata qe jane krejtesisht “te virgjer”, sekretaret e pergjithshem te institucioneve.

Sigurisht “kçk” e gjyqtareve dhe prokuroreve qe projekton Rama eshte tufa e madhe e luaneve qe kane kafshuar dhe vazhdojne te kafshojne (nje nga tufat.

Por kjo nuk mund te na genjeje se nuk ka cakenj, hiena, huta, dhelpra, krimba, vemje, te cilet, aq sa e kane madhesine e gojes, kafshojne nga nje cope.

Keta jane te gjithe bashke “kçk”-te e ardhshme, ajo qe do te mbetet pas “mçd” dhe “mçm”, kur te ndjejne se po ua marrin pushtetin, te vetet, apo te tjeret qe presin ne rradhe.

A nuk ishte keshtu muajt e fundit pas qershorit te 2013 deri ne tetor? Asgje nuk ndodhi. Harresa, ilaci me i mire. Edhe tani njesoj, asgje nuk ndodh, e jam besimplote qe asgje s’ka per te ndodhur.

Te gjithe do i gezojne c’kane mundur e c’kane dashur te marrin. “Kçk” e famshme dhe ca prej atyre qe do bien ne kete rrjete, jane kokat qe mund te sakrifikohen per “te miren e pergjithshme”, qe “mçd” dhe “mçm” te vazhdoje te mbijetoje.

Pse arritem tek “kçk”? Per shkak te vetingut, qe jo domosdoshmerisht kerkon qe “akuzat te vertetohen katerciperisht”. Pse nuk arrijme dot tek mçd dhe mçm e tanishme? E thjeshte, sepse s’ka veting, duhen vertetuar akuzat katerciperisht, ndersa per llogarine e shpenzimeve dhe luksit nuk ka akuze.

Ja psh: Vetingu ishte i ashper dhe i drejte me gjyqtare a prokurore qe deklaronin parate si te fituara ne lloto, te hedhura ne dasme, trashegimi nga vjerra a te gjetura ne qypa. Nuk i besoi kush normalisht.

Po tani pyetja qe lind eshte: Ne rast te nje vetingu politikanesh a do besohej qe parate e pajustifikuara ne shpenzime, jane kursime te mamase, apo te perftuara nga derrkuci i kursimeve?

Jane aq shume qe hane e kane ngrene ne kurriz te nje trupi, luane, hiena, huta, dhelpra, cakenj, krimba e vemje, sa keta qe do shiten si lufte kunder korrupsionit dhe “kçk”, jane thjeshte pleshtat qe bien nga trupi i luaneve, hienave e cakejve.

Nuk e di pse vazhdon me thellohet bindja, qe sa me shume luster e reklame te kete mobilja, aq me e i kalbur eshte druri.

4 komente në “KÇK vjen pas MÇD dhe MÇM”

  1. eli-tiv says:

    …nuk shkohet me konstatime…e me levizje te ngathta…Po te ishte saliu ju kishte futur ne dhe…(prandaj ka shume qe duan saliun …di te veproje….qofte edhe keq)

  2. jani says:

    E keqja me e madhe e Shqiperise jane vete Shqiptaret.
    Kjo pjelle bastarde na mori ne qafe te gjitheve po na shuan, na largoj femijet, na mori shpirin .
    Mallkuar qofshin.

  3. SF says:

    Po NCB a e di ti zoti Rama cdo te thote? Keto shkurtime qe ti perdor jane shume serioze per ti koduar. Hiq dore nga karagjoslleqet, kur behet fjale per Shqiperine. Shpervish lleret ose hiqu menjane se PS ka djeme te tjere.
    Meqe ra fjala, per te mos te te lodhur koken per te zberthyer shkurtimet, ashtu sic na e lodh ti perdite, po te spjegoj se NCB do te thote Na Cave Bythen.

  4. Neveri says:

    Tre dhembeshi i kryeministrit Rama i quajtur “KCK”,ka qene dhe eshte nje filozofi qeverisese e administrates qendrore dhe vendore e vete Rames!
    Rama gjithmone ka akuzuar drejtesine e korruptuar qe nuk ka luftuar korrupsionin,por ben sikur harron se ky korrupsion nuk zhvillohet as tek bizneset private,as tek pensionistet e te pa punet,as tek femijet,por vetem tek rrogtaret e pushtetit te Rames!
    Pra Rama ,kur mbrojti hapur tenderin skandaloz te Unazes se re,duke iu hakerryer gazetareve se “Ku eshte ketu korrupsioni?” merret me mend se cfare roli ka marre persiper ai ne mbrojtje re tij!
    A eshte shteti i Rames i KORRUPTUAR?
    -Ne raportin e Bankes Boterore te para disa muajve,theksohej se ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
    Keto shifra skandaloze,te mjaftueshme per te shkarkuar te gjithe qeverine dhe gjysmen e ministrave,perfshi edhe Ramen per t’i cuar para drejtesise,asgje nuk ndodhi!
    Heshten media (vetem disa rreshta si lajm u dha),KLSH,Prokuroria,OJQ,ambasadat,KE,BE etj,etj!
    Te kesh gjysmen e bizneseve informale dhe po kaq te punesuar ne te zeze,do te thote se ketu shteti ligjor ka marre fund,si i pa afte ose i korruptuar!
    Edhe femijet e kuptojne se ketu i jane shkaktuar arkes se shtetit deme kolosale financiare duke mbushur xhepat e mafies ne pushtet!
    Te kesh gjysmen e bizneseve qe nuk paguajne taksa e tatime,qe nuk paguajne kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore do te thote se ketu e keqja fillon e mbaron tek kryeministri,se nuk behet fjale per vjedhje ditore,por disa vjecare dhe ne permasa gjigande ne miliarda euro!
    HESHTJE!
    HESHTJE!
    HESHTJE!
    Hajduti therret “Kapeni hajdutin”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje