“Luisi e kishte nënë Dritën, s’do e përdhunonte kurrë”, flet nëna e të riut që mori pjesë në krimin monstruoz në Mallakastër: Drejtësia të vihet në vend

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi monstruoz në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku u përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

Së fundmi ka folur për mediat nëna e 16-vjeçarit Luis Saliaj, Mimoza Saliaj, e cila kërkon që djali i saj i cili ishte njëri nga autorët e masakrës, të vuajë dënimin.

“Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunonte, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë.

Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mire. Kemi shkuar shumë mire. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën”, ka thënë ajo.

Ndërkohë që Prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë akuzë tjetër vetëm atë të vrasjes me paramendim në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““Luisi e kishte nënë Dritën, s’do e përdhunonte kurrë”, flet nëna e të riut që mori pjesë në krimin monstruoz në Mallakastër: Drejtësia të vihet në vend”

  1. Liri says:

    Kafshe primitive pa identitet.

  2. toronci says:

    Po moj surrate femer se barku jot ka pjell nje vrases si luisin

    Drita e i dha gji,e rriti,e priti ne shtepi me raki e kafe, pastaj e perdhunoi ne grup i futi peshqirin ne goje e cveshen lakuriq dhe hodhen ne rezervuar

    Tani ti nena e ketij kopili ik e fshehu deri sa ti shkosh prane Drites mos dil te shikoj njeri se vetem urrejtje krijon

  3. Luani says:

    Kete Driten e paska patur si nene thote kjo laraska. Atehere ishalla po te vret edhe ty kur te dale nga burgu, meqe krimineli yt nuk e paska per gje te vrase nenat e tij. Po ky burre-ziu i Drites, nuk mund ta kishte marre me vete ne Greqi bashke me djemte.
    Aty ne Mallakarster shume krime kafsherore ndodhin. Duhet pare prejardhja e ketyre barbareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *