NASA: Tymi i zjarreve të Australisë do të bëjë xhiron e globit

14 Janar 2020, 14:19Bota TEMA

Tymi i zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë Australinë pritet të “mbështjellë” botën. Tymi do të udhëtojë përreth globit, duke ndikuar kështu jo pak në cilësinë e ajrit deri në Amerikën e Jugut.

Deri në 8 janar, tymi kishte bërë gjysmën e rrugës përreth botës dhe pritet të bëjë rrethin e plotë, thonë shkencëtarët e NASA-s, të cilët kanë studiuar të dhënat që ofrojnë satelitët.

Zelanda e Re ishte e para që përjetoi rënie të cilësisë së ajrit, ndërsa qielli i mjegullt ishte në disa pjesë të Kilit dhe Argjentinës.

Zjarret në Australi nuk shkaktojnë vetëm shkatërrim në nivel lokal”, tha NASA në një njoftim për media. Ngritja e tymit dhe hirit nga zjarret ka shkaktuar stuhi, të cilat bëjnë të mundur që tymi të ngrihet më shumë se 10 milje (16 kilometra) lart në stratosferë”, tha NASA.

Pasi arrin në stratosferë, tymi mund të udhëtojë mijëra milje nga burimi, duke ndikuar në kushtet atmosferike në të gjithë botën“, thotë NASA.

Zjarret kanë djegur në një zonë dy herë më të madhe se Zvicra duke shkaktuar të paktën 28 ​të vdekur dhe duke shkatërruar mijëra shtëpi. Flakët kanë çliruar deri tani gjysmën e emetimeve vjetore të dioksidit të karbonit në Australi, një tjetër hap mbrapa në luftën kundër ndryshimit të klimës. / Bloomberg /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje