Propozimi: Sistemi proporcional rajonal me korrektim, 100 plus 40

Opozita e re në Parlament paraqet një tjetër nismë për ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Deputeti i opozitës, Arben Elezi në emër të pesë kolegëve të tij paraqiti propozimin për ndryshimin e sistemit duke e lënë atë në sistem proporcional rajonal me korrektim.

“Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të bëhen në përputhje dhe zbatimit të: Sistemit proporcional rajonale, të korrektuar me listë kombëtar dhe lista të hapura. Kuvendi të përbëhet nga 140 deputetë. Për efekt të zbatimit të këtij sistemi zgjedhjet të zhvillohen, me cikël të mbyllur, në 12 njësi zgjedhore, korresponduese të 12 qarqeve”, deklaroi deputeti Elezi.

Më tej në propozimin e deputetëve të opozitës kërkohet që në 12 njësitë zgjedhore do të zgjidhen gjithsej 100 deputetë dhe 40 do të dalin nga listat shumëmerore. “Numri i mandateve që për çdo njësi zgjedhore të llogaritet duke përdorur si kriter numrin e shtetasve të regjistruar në listën e zgjedhësve në njesinë zgjedhore përkatëse. Lista korrektuese kombëtare do të ketë 40 mandate. Nga lista korrektuese kombëtare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, ne rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme”, thuhet në propozimin e firmosur nga gjashtë deputetët e opozitës. Firmëtarët janë Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Alban Zeneli, Halil Jakimi dhe Fatjona Dhimitri.

Por si do të realizohet ndarja e 40 mandateve? Kështu në nismën e 6 deputetëve të opozitës propozohet që 10 mandate të ndahen midis dy partive të para, që kanë fituar më shume vota në rang vendi, 30 mandate ndahen midis partive të tjera që kalojnë pragun 2.5%. Ndarja e mandateve bëhet në përputhje me përqindjen e votave të fituara nga subjektet zgjedhore përkatëse. Mbetjet pas presjes dhjetore kalon në favor të partisë me numër më të madh të votave te fituara.

Për këtë propozohet që të ketë dy fletë votimi në zgjedhje. Një do të jetë fleta e votimit për njësinë zgjedhore (Qarkun) dhe tjetra fleta e votimit për listën korrektuese kombëtare.

“Votimi do behet me lista te hapura. Çdo zgjedhës do të ketë të drejtën të shpreh preferencën e tij për jo më shumë se 5 kandidatë të listës se subjektit zgjedhore për të cilin voton. Në listën e votimit për njësinë zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare, subjekti mund të vendos edhe kandidate të njëjtë”, thuhet në propozim më të ri të 6 deputetë.

Për këtë projektligj, propozohet që të realizohet në dy forma, me apo pa ndryshimin e Kushtetutës.

Në variantin pa prekjen e ligjit themeltar të shtetit shqiptar, duhet të pranohet që njesia zgjedhore e trembëdhjetë, ku do të votohet për listën korrektuese kombëtare, është i gjithë territori i vendit, si njësia administrative “Zero”. “Zbatimi i votimit me listë te hapur, që ka si pasoje rirenditjen e kandidatëve ne listën e subjektit, veprim që mund të konsiderohet se bie ndesh me dispoziten 68 , pika 1 të Kushtetutës, mund të mbështetet në argumentin e precedentit të krijuar për rastin e shpërndarjes se mandateve prej KQZ-se, kur krijohen vakanca, me objektiv respektimin e balancës gjinore”, thuhet në relacionin e paraqitur nga 6 deputetët.

Ndërsa me variantin me prekjen e në Kushtetutë propozohet riformulimi i nenit 64 ku përcaktohet se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional, me listë korrektuese kombëtare. 100 deputet zgjidhen ne zona zgjedhore shumemërore. Zonat zgjedhore shumemërore përputhen me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial. 40 deputetë zgjidhen nga Lista korrektuese kombëtare”. Ndërsa kërkohet të sanksionet po në Kushtetutë se zgjedhësi shpreh preferencën e tij për jo më shume se 5 kandidatë të listës shumemërore të subjektit përkates në njësinë zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional me listë korrektuese kombëtare, përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Propozimet e nenit për prekjen e Kushtetutës

Neni 64 ndryshon

1. Kuvendi përbehet nga 140 deputete, të zgjedhur me sistem proporcional, me listë korrektuese kombëtare.

2. 100 deputet zgjidhen ne zona zgjedhore shumemërore. Zonat zgjedhore shumemërore përputhen me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial

3. 40 deputetë zgjidhen nga Lista korrektuese kombëtare

4. Zgjedhësi shpreh preferencën e tij për jo më shume se 5 kandidatë të listës shumemërore të subjektit përkatës në njësine zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare

Neni 68

Pika 1 ndryshon:

1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Listë korrektuese kombëtare mund të paraqesin partitë politike ose koalicione zgjedhore që kanë paraqitur listë shumemërore në të 12 njësitë zgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Kandidatë te listave shumemërore mund të jenë edhe kandidate në Listën korrektuese kombëtare. Shpërndarja e mandateve për kandidatet për deputete behet pas rirenditjes, në përputhje me votat e fituara prej tyre, si pasojë e preferencave të zgjedhësve. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Një kandidat për deputet mund të caktohet nga partitë politike në të dyja listat që paraqiten për votim.(SI)

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Propozimi: Sistemi proporcional rajonal me korrektim, 100 plus 40”

  1. shqip says:

    po cfar i duam 140 deputet. besoj se 100 deputet jane mjaftueshem per sa popullsi jemi ne.

  2. Jozi says:

    Propozim pa tru.
    30 mandate, thote propozuesi do te ndahen midis partive qe kane kaluar pragun 2.5% dhe qe nuk kane fituar drejteperdrejte ne zonat zgjedhore.
    Ne se eshte vetem nje parti we ka kaluar pragun 2.5% , kjo parti mer 30 deputete.
    Je ne terezi!?
    Kur nje parti me 30% mund te mare po 30 deputete drejtperdrejte ne zonat zgjedhore.
    Dhe e dyta, nese cdo parti do te paraqese lista te hapura, atehere zgjedhesi do te kete ne dore 70 lista, aq sa parti marin pjese…!!!???

  3. Orli says:

    2.5%!!!! Jo more legena,asnje parti po nuk kalon 5% te mos futet ne parlament.

  4. Daja says:

    Sipas ktyre ajo parti qe foton 50/:tezgjedhjeve nul merr as 55 deputatie.Hajde te zgjuar qe Jane.Kto mendojne se me 2 deputatie marre nja 2 ministri e 10 drejtora me vjedhe

  5. Lush berbali says:

    Kush je ti qe ben keto propozime ??
    Nuk jeni ne Kine ketu,por ne Shqiperi.
    Jane shume 140 hajdute,maskarenj gjakpires per Shqiperine.
    75 hajdute edhe jane teper.
    Apo juve te opozites se re ju lezetua pushteti !!!!!
    75 ,asnje me teper.
    Nje milion zgjedhes kemi,paçka se ne liste keni tre milion e gjysme.
    Na dalin e na teprojne 75 deputete.
    Se mos po ua shohim hajrin…

  6. LORA says:

    75 deputete jane mjaft per Shqiperine e vogel
    dhe per xhepin e psrase publike.
    Sistemi proporcional kombetar,me lista te hapura, eshte me i sakti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *