Pse Ditmir Bushati nuk i rezistoi ofertës së Ramës

14 Janar 2020, 10:42Politika TEMA

Një vit pasi e larguan nga qeveria, pushimet e Ditmir Bushatit kanë marrë fund. Me të njëjtën lehtësi që e hoqi nga drejtimi i diplomacisë shqiptare, pa i dhënë asnjë arsye apo shpjegim të qenësishëm, Rama e riktheu atë në një pozicion të privilegjuar, duke i besuar rolin e të dërguarit të tij të posaçëm, tashmë që kryeministri mban titullin e kryetarit të OSBE-së.

Ish-ministri, i cili nuk e ka fshehur se Presidenca e OSBE do të ishte edhe për atë vetë një sfidë e madhe, do të ketë detyrën e të dërguarit të Kryesisë në çështje që do ketë nevojë për angazhim, ku si i dërguar do të përfaqësojë presidencën shqiptare në takime të nivelit të lartë.

Mësohet se Bushati do të angazhohet në bisedimet mes vendeve anëtare për emërimin e disa drejtuesve të OSBE-së. Këtë vit, OSBE-ja duhet të zgjedhë sekretarin e ri të Përgjithshëm, sikurse edhe përfaqësuesin për lirinë e medias. Si drejtuese e Presidences, Shqipëria do të ketë një rol të rëndësishëm, por burimet thanë se asnjë shqiptar nuk do të propozohet për të zëvendësuar Greminger apo Dezir.

Bushati përfaqëson Shqipërinë edhe në bisedimet për shkallët e kontributit të forumeve nga vendet anëtare, apo çështje të tjera të ngjashme. Burime diplomatike shpjeguan për A2 se pozicioni i Bushatit nuk përplaset me atë të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili duket se do të ketë një rol më formal, duke përfaqësuar Shqipërinë në takimet ku nuk do të jetë prezent kryeministri Edi Rama, ndërsa Ditmir Bushati do të mund të përfaqësojë direkt Ramën si kryetar i OSBE-së në çfarëdolloj niveli protokolli.

2020 do jetë një vit pune sfidues për ish-ministrin e Jashtëm, që duket se ka lënë pas krahëve kritikat për modelin e qeverisjes së PS-së, të cilin e kishte etiketuar si arrogant, aq sa detyra e re që iu besua nga Rama u shoqërua menjëherë me komente për një ripaqtim mes tyre.(A2)

13 komente në “Pse Ditmir Bushati nuk i rezistoi ofertës së Ramës”

  1. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Sepse eshte beqir lepires kockash.
    Te gjithe kur ju hedh ndonje kocke heshtin…

    1. Kalec Dega says:

      Te dy kane hanger suflace, ja perse.
      Pushtat e komunizmit dine si ta mbajne mire, “ne interes te Shqiperise”

  2. Nje qytetar says:

    Artikull-shkruesi anonim , qenka psikolog i “madh” , aq sa njeh edhe subkoshiencen e njerezve !?
    Na rrofsh lesht !

  3. Al says:

    Te gjithe jane te pabesueshem……

  4. blerta says:

    Ky vend prandaj nuk ecen perpara sepse kur nje person vihet minister do qe te jete gjithmon i tille dhe me e forta eshte se deri me sot asnje nuk ka bere nje gje qe te kujtohet per mire. Cfar ka ber Ditmir Bushati qe na qenka kaq i pa zevendesushem…..??

  5. PO BUSHATIT -JO CAKAJ says:

    E pranoj zoti Bushati ,se nuk e pranuan zotin Cakaj,kjo eshte e verteta

    1. vang says:

      E pranoj ,themi kur flasim per vehten ndarsa E pranoi (me i) kur flasim per te trete

  6. Na myten says:

    Pyetja eshte e kunderta or trongull. Pse cedoi Rama perpara Bushatit? (per nivele te tilla teknike).
    Ia ka fut pordhes me largimin e Bushatit nga Minister i Jashtem duke emeruar nje debil. S’e kupton kaq?!

  7. JO EDIT DHE BATONIT.. says:

    NE FAKT ESHTE JO EDI RAMES DHE BATON STANISHIQ DHE PO SHQIPËRISE

  8. Kiri says:

    Nje pis muti qe nuk tregon se cfare ka diskutu per detin dhe brekushja ja shperbleu.

  9. Genc Cakaj GAY??? says:

    Ky Cakaj eshte nje BYTHLEPIRES i ndyre,mire beri Meta me kete rrot kari,ky dhe Elisa Spiropali njeri ja lepi koqen e majt Edi Rames tjera ja lepi koqen e djatht

  10. Vrit nje politikan te korruptuar dhe hajdut says:

    Sepse eshte b..qir pa bythe, pra nga ata bythqira qe prishin pune jo nga ata qe i bien bythes per sex.

  11. Why? says:

    Sepse eshte thjesht nje llapaqen pa shtylle kurrizore. Persona te tille nuk mund te behen kurre leader, por vetem b…lepires ose qaramane, sipas rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje