Rritja e standardeve të makinave “çmend” çmimin e metalit më të shtrenjtë në botë

Është metali më i shtrenjtë në botë dhe çmimi i tij është rritur dukshëm kohët e fundit. Çmimi i rodiumit, me ngjyrë të argjendtë, është rritur me 32 për qind vetëm këtë muaj, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 2008.

Metalit, i cili përdoret kryesisht në autokatalizatorë për veturat, i është rritur çmimi me 225 për qind nga viti në vit. Ai është 12-fishuar në katër vitet e fundit.

Rodiumi është subjekt i një paqëndrueshmërie të çmendur“, i tha “Bloomberg”, Anton Berlin, Norlisk Nicke, një kompani analitike në Rusi.

Rritja e standardeve të emetimit të makinave e ka nxitur rritjen e çmimit. Metali arriti 8 000 dollarë për ons të premten, sipas kompanisë së kimikateve “Johnson Matthey”. Disa analistë dhe tregtarë të mallrave thonë se metali mund të arrijë rekordin prej 10 000 dollarësh të vendosur në 2008.

Është shumë më e vështirë të investosh në rodium, sesa në metale të tjera të çmuara, sepse ai nuk është në bursë. Tregu i rodiumit konsiderohet shumë i kufizuar, sepse shumica e marrëveshjeve bëhen mes furnizuesve dhe përdoruesve industrialë.

Rodiumi nxirret si nënprodukt i platinit dhe nikelit. Për të krijuar një ide sa e vështirë është të mblidhet, duhet pasur parasysh fakti që një ton material i marrë në koren e Tokës përmban vetëm 0.001g rodium.

Ky metal shkrin në një temperaturë tepër të lartë dhe ka aftësi të mahnitshme për t’i bërë ballë gërryerjes. Ai përdoret zakonisht për vetitë e tij reflektuese në sende të tilla si pasqyra, dritat për kërkime dhe bizhuteri.

Përdoret gjithashtu nga industria e makinave si një përbërës i rëndësishëm i konvertuesve katalitikë automatikë. Ai përdoret në motorët me naftë dhe ata me gaz. Prodhuesit më të mëdhenj të rodiumit janë Afrika e Jugut, Rusia dhe Kanadaja.

/ RT / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *