Rudina Xhunga: Turizmi shqiptar, ngjarja jonë më e bukur këto 20 vjet

Samitin “Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, e moderoi gazetarja Rudina Xhunga, e cila i prezantua nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, si një nga gazetaret më të shquara të vendit tonë, që ka ndikuar pafundësisht në promovimin e Shqipërisë turistike.

Rudina Xhunga gjatë fjalës së saj tha: “Përshëndetje zonja e zotërinj. Jam Rudina Xhunga, gazetare, dhe do t’i jap fjalën pas pak miqve dhe partnereve tanë në turizëm, nga i gjithë rajoni.

Jam thellësisht e lumtur që e bëj këtë. Unë i kam kushtuar turizmit dy muaj çdo vit, që nga 2001 në programet e mia të televizioneve kryesore në vend, tani në kanalin tim në Youtube.

E kam nisur duke ju lutur pronareve të hoteleve në Durrës e Vlorë. Eja në një emision turizmi.

Programet flisnin për ujë e drita, s’kemi ujë, s’kemi drita. Ça turizmi thua ti o goce.

Kam bërë programin e parë në Valbonë, në veri të vendit dhe ndërsa ftoja shqiptarët të vinin së atje as miza nuk të bënte keq, stafi im flinte afër bagëtive, se dhome kishte vetëm për mua.

Kanë kaluar 20 vjet dhe jam e lumtur që drejtoj këtë takim miqsh dhe partneresh në turizëm. Sepse u rritem gjatë rrugës dhe po ia dalim. 

Të bëhemi vend me turizëm të besueshëm, të qëndrueshëm dhe aksesueshëm, vlera të turizmit që promovon Organizata Botërore e Turizmit, e cila sot është pranë nesh më shumë se kurrë për të promovuar një vlerë tonën unike, të sapozbuluar, turizmin e solidaritetit.

Në 26 nëntor tërmeti la pa një çati mbi kokë mijëra njerëz. Me një gjest të rrallë hotelet me 5 yje, strukturat më të mira shqiptare të turizmit, iu hapen dyert.

Jo çadra, për shqiptarët pa shtëpi dhe të terrorizuar nga tërmeti,  por hotele me 5 yje. Të gjithë të strehuar brenda një nate. Pa ankesa, pa droje se do ju prishen hotelet, apo do dëmtohen prenotimet e ardhshme. 

Epo kjo është një përvojë e rrallë, që duam ta ndajmë me ju. Sepse turizmi është dhe solitaritet. Dhe Shqipëria e zbuloi këtë me 26 nëntor, kur një tërmet i fortë tundi themelet tona .

Faleminderit që keni ardhur të ndajmë bashkë përvoja. Bashkë jemi më të fortë. Dhe më krijues”./dritare.net

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rudina Xhunga: Turizmi shqiptar, ngjarja jonë më e bukur këto 20 vjet”

  1. Zagora says:

    Rudina,mos u bej pjese e politikes se dhjere qe e shikon turizmin si suksesin e vet me te madh!
    Turizmi shqiptar eshte turpi i botes!
    Ne se nuk ke shkuar turiste jashte vendit te jap te drejte,por ne se ke shkuar jo me larg,por ne Greqi dhe Mal te Zi atehere do kuptosh se turizmi yne eshte vetem “TURIZEM ZOOLOGJIK” ku te huajt vijne qe te shikojne se si jetojne “Kafshet e egra” ne Shqiperi,se natyra e bukur nuk eshte merite e askujt!
    Cfare turizmi i sukseseshem,qenka ky kur nuk ke asnje resort turistik te nivelit europian,ku turistet te pushojne dhe argetohen gjate 24 oreve dhe te pakten per gjate 8-10 muajve te vitit?
    Nuk eshte turizem i sukseseshem me vetem 2 muaj turizem dhe shumica turiste ditore!
    Me nje bregdet te betonuar,pa pasterti,pa uje,drita te rregullta,me rere e uje deti te piste,se derdhen te gjitha papastertite e hoteleve aty,ku nuk ka asnje wc publike dhe njerezit kryejne nevojat ne det etj dhe ketij i thua turizem i sukseseshem?
    Ne kemi turizem fashatar mesjetar!

  2. Trimi pa xhunga says:

    Turizem i dhjere moj Rudina Xhunga, ndaj mos na hap barkun me standardet tona qe Jane me keq se ato anadolleske te 3 shekujve me pare! Ka perpjekje po nuk vlen kur vijen bregdetare e kemi mbytur te tere me mut dhe me shurre nga hotelet ne te ku aty dhitetet, aty lahen enet dhe aty notohet gjoja behet plazh, kur duhet te ishin te pakten 100 m larg!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *