VIDEO: Makina ra në greminë, dalin pamjet e aksidentit tragjik të biznesmenit të njohur grek

14 Janar 2020, 09:26Rajoni TEMA

Një biznesmen grek ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme në një aksident me makinë.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e aksidentit të tmerrshëm të Theodoros Nitsiakos.

Siç shihet në videon e publikuar nga mediet greke, makina e biznesmenit bie në një greminë mbi 15 metra të thellë në dëborë, duke i marrë tragjikisht jetën Nitsiakos.

Videoja e publikuar në mediat greke tregon se automjeti është varrosur në dëborë, në fshatin e tij të lindjes, Aetomilitsa, ku biznesmeni raportohet se shkoi për gjueti të premten e kaluar, ndërkohë që çatia e xhipit është dëmtuar nga përplasja e makinës në shkëmb.

Biznesmeni kishte qenë në kafenenë e fshatit me miqtë e tij disa orë para aksidentit. Të dielën në mesditë, të afërmit, miqtë, njerëzit e biznesmenit dhe persona të tjerë që e njihnin i dhanë lamtumirën e fundit Theodoros Nitsiakos.

Theodoros Nitsiakos është themeluesi i kompanisë “Chicken Nitsiakos”. Në fillimet e tij për të ngritur kompaninë, prindërit shitën bagëtinë, pasi banka nuk e mbështeste. Por, me kalimin e kohës, biznesi i tij mori një zgjerim të madh, duke u shndërruar në prodhuesin më të madh të mishit të pulës në Greqi.

1 komente në “VIDEO: Makina ra në greminë, dalin pamjet e aksidentit tragjik të biznesmenit të njohur grek”

  1. arvaniti says:

    Teodor Nicaku ishte nge fshati Dencka i Konices, rrethi i Janines! Emri i fshatit eshte ndryshuar ne 1928 ne Aetomilica. Fshati eshte vllaho-shqiptar, flasin vllahce dhe shqip!
    Ngushellime familjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje