A mundet Rama ta mbylli 2020 si kryeministër?!

16 Janar 2020, 17:59Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Pak herë Shqipëria politike ka pasur këtë anomali që po shoqëron tanimë në mandatin e dytë çdo hap të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Me parametra ekonomikë që tregojnë se vendi do ketë një vit shumë të vështirë prej tërmetit dhe situatës së investimeve të huaja; me probleme të shumta të individëve në pushtetin lokal për shkak të caktimeve jo normale nga kreu i PS-së, por edhe procesi i zgjedhjeve monopartiake, diktuar edhe nga papjekuria politike e Opozitës; me reforma të mbetura në mes; Shqipëria po i afrohet një stadi të ri të saj me tentativën e radhës për Hapjen e Negociatave me Brukselin.

Optimizmi në mandatin e ri të shefit të Zgjerimit, por edhe burokracisë së re të Brukselit është i njohur. Në këtë rast është edhe i justifikuar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Veçse kjo nuk i justifikon dot politikanët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në retorikat e tyre lodhëse. Paçka se këta të fundit me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe qeverinë tranzitore kanë krijuar një imazh më të mirë për vendin e tyre.

Kryeministri Edi Rama megjithë angazhimin e tij ndërkombëtar për presidencën e OSBE-së, premtimet për rikuperimin e dëmeve të tërmetit nuk mundet të drejtojë më natyrshëm, sikur në vend gjërat shkojnë normal. Megjithëse Opozita jashtë-parlamentare është ulur, duke kapërcyer atë ngërç dhe retorikë të ngurtë, duket se produkti i përbashkët i Reformës Zgjedhore nuk është i lehtë. Kjo edhe për faktin sepse Reforma e do një provë dhe kjo lidhet me zgjedhjet e parakohshme, që Opozita i ka bërë pothuaj të kryera. Nga ana tjetër konflikti i zakonshëm i zgjedhjeve nga dy partitë ose mosnjohja e anasjelltë dhe kushtëzimi i bën sërish ato disi të pamundura. Askush, nuk mund të thotë nëse do ndodhin, në mesjanar. Madje, edhe brenda PS.

Për më tepër, Rama, me çfarë duket nuk i do zgjedhjet, të paktën nga ajo që mëtohet prej njerëzve të tij. E para prej logjikës normale, që nuk mund të bëhet fushatë në një vend të drobitur prej pasojave të tërmetit, kurse e dyta prej dëshirës për të mos i dhënë mundësi opozitës problematike, që të futet në normalitet.

Gjithsesi, Rama ka një mundësi për të lëshuar kurse presidenti i vendit për të dekretuar zgjedhjet në tre qytetet, ku mungojnë kryebashkiakët dhe ku mund të provohet e testohet realisht sesa do të funksionojnë arritjet e Reformës Zgjedhore. Opozita, që duket e ka nuhatur më së miri të gjithë këtë ngërç, ka deklaruar për protesta. Madje, qysh pa u mbyllur reforma. Që më sa duket do t’ja bëjnë më të vështirë imazhin Shqipërisë para tentativës së radhës për hapjen e negociatave, por edhe për të treguar atë që realisht pret nga Pozita.

Të gjithë rebusin e shton presidenti, Ilir Meta, që në një intervistë të fundit në Kosovë do të shtonte duke u justifikuar se: “Dhe përpjekja ime edhe për çështjen e zgjedhjeve vendore ishte për të evituar përkeqësimin e vlerësimit për Shqipërinë, pasi ne e dinim shumë mirë se me zgjedhje vendore njëpartiake, Shqipëria as nuk mund t’i hapte negociatat dhe as ka për t’i hapur ndonjëherë, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter bazë i Kopenhagës. Si dhe janë një detyrim që Shqipëria ka edhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit”.

Duket se Rama përballë kësaj situate i duhet të bëjë një zgjidhje reale dhe shumë pragmatiste. Kjo, sepse, rekordet negative të disa kryebashkiakëve e penalizojnë në retorikën e tij. Dhe, kjo, ndoshta duke u tërhequr për t’i lënë vend krijimit të një qeverie disi më teknike, ku ai vetë mund të mbajë postin e Ministrit të Jashtëm për të përmbushur angazhimin e OSBE-së, por edhe krijimin e lehtësirave për zgjedhjet në tre qytetet. Janë gjërat më të domosdoshme në këtë situate krejt anormale, që po kalon vendi dhe që me sa duket, me kalimin e kohës po bëhet normale. Ndërkohë që vendi ka nevojë për adresimin e çështjeve kryesore: përmirësimin e situatës ekonomike, Reformën Zgjedhore, Normalitetin social për të frenuar disi ikjet dhe në fund angazhimin total për rrugën evropiane.

Për të gjitha këto, ndoshta Ramës do t’i bënte mirë një tërheqje të pjesshme si kryeministër (Dihet se nuk mund të tërhiqet krejt), një sens që mund ta reflektojë që në Kongresin e ardhshëm në partinë e tij dhe ngritjen e disa kanaleve të bashkëpunimit me të gjithë spektrin politik të vendit…duke lëshuar.

29 komente në “A mundet Rama ta mbylli 2020 si kryeministër?!”

    1. Delimitim Andoni says:

      kryeminister i Al-banistanit, e meriton ai.

  1. xhemal says:

    ben nje analist enderrimtar sidomos kur merr mendimet e metes ,ky i fundit i zhytyr ne m..t nje politikan qe per cudi rastesia e coi deri ne nje detyre shume te larte kjo mund te jete edhe nje ngjarje e rralle.per tu studiuar qe mos te ndodhi me kurre.

    1. Bureto says:

      Vë re gjithmonë që në raport me Shqipërinë, Maqedonisë së Veriut, por edhe ndonjë vendi tjetër i njihet si meritë fakti që kryeministrat e tyre për arsyet e tyre politike të brendshme, dorëhiqen dhe e çojnë vendin respektiv në zgjedhje të parakohshme dhe kështu kanë rastin që politikanë nga nahija jonë, analistë e opinionistë të pyesin: Po Rama pse nuk e bën?
      Për të gjithë precedentët arsyeja nr.1 ka qenë fakti që gjithmonë ato kanë qenë qeveri në koalicion dhe për arsye specifike ky koalicion nuk mund të qëndrojë më, atëhere vendi shkon në zgjedhje të parakohshme (Austri, Spanjë, Kosovë etj). Më konkretisht për Maqedoninë. Kjo u vu, si i thonë, në një pozitë “hand up!” (angl. duart lart!), pra dorëzimi para faktit o ndryshoni emrin, o ndryshe s’ka BE, s’ka NATO, për shkak të vetos së të përkëdhelurës së tyre Greqi. Tashmë dihet historia 20 e ca vjeçare e problemit. Një kërkesë e pashembullt. Një vendi sovrani i vihen kushte: Ndërroni emrin, ndërroni Kushtetutën!!!???. Në këto kushte, rrëzuan nacionalistët e Gruevskit (e mbani mend largimin demonstrativ të tij në Bukuresht në prezencë të presidentit Bush) dhe sollën në pushtet liberalin Zaev. Edhe ky nuk e kishte të lehtë, kur kishte kundër edhe presidentin konservator Ivanov, ndaj për të pranuar kushtet kërkoi referendum me pyetjen drejtuar popullit: “Doni BE e NATO në këmbim të emrit?” Paraprakisht Zaev u kishte premtuar dhe kishte siguruar që në tetor 2018 negociatat do të hapeshin. Me këtë premtim, referendumi fitoi në favor të marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit. Po ç’ndodhi? Emri u ndryshua, por negociatat nuk u çelën!?!? Në këto kushte jo vetëm Zaev, por çdo politikan tjetër vetëm për moral, do jepte dorëheqjen. Për më tepër, po të mos e bënte, do dilshin, a do t’i ‘detyronin’ shqiptarët dilnin nga koalicioni dhe do ishte e njëjta gjë. Ky është rasti me Zaev. Tani më thoni, ku është paralelja që hiqet këtu me Ramën? Që ka premtuar gjë, që bashkëkryetari i qeverisjes së tij, u kap në ndonjë aferë korrupsioni si në Austri (qeveria ra), apo në rastin e Metës dhe qeveria Berisha jo vetëm s’ra, por vrau për pushtetin edhe katër të pafajshëm. Apo premtimi për t’i dhënë 8000 ha. tokë M.Zi, në këmbim të heqjes së vizave kosovarëve dhe që s’u mbajt nga BE etj etj. Asnjë nga këto nuk flasin kundër Ramës, përkundrazi ai ka një maxhorancë solide, të tërën të tijën, që nga pikpamja kushtetuese s’ka forcë që e detyron të dorëhiqet. Pse, e qysh, e tek ka ndodhur kështu kjo ha diskutim, por në fund të fundit, brenda rregullave të lojës, në vitin 2017 kështu deshi apo vendosi Sovrani! Tani ka dy rrugë: Të dojë Rama se u lodh apo për ‘altruizëm’ politik të dorëhiqet, ose e dyta, opozita të përgatitet fort ta mundë në zgjedhjet kushtetuese të rradhës në qershor 2021. Të tjerat Beno, janë llogje kavaje .

  2. eli says:

    100% te jesh i sigurt.

  3. Ρrushi says:

    Futja pordhes dhe gri sallate sa te gedhihet dhe kjo nate, Ben Andoni.
    Gjynah qe paguheni si gazetare nga RTSH-ja. Vecse pallavra dhe tymnaja thurrni, qe ta cojne kete popull ne qorsokak.

    1. Shinjestra says:

      Edi Rama do jete kryeminister deri ne 2021 patjeter, sepse e mbeshtet populli dhe nderkombetaret.Kurre nuk ka qene kundra popullit dhe nderkombetareve Edi Rama,por gjithmon pro dhe po punon mire.Kryeminister si Rama deri sot nuk ka punuar kaq mire ndonje kryeminister tjeter.Ai,ka bere aq pune te mire sa brenda ketyre viteve te demokracise nuk ka bere kurre ndonje qeveri tjeter.Prandaj Rama do votohet perseri dhe do jete fitues.Shyqyr qe shpetoi populli nga nje opozite apo qeveri e saj agresive,hajdute dhe kriminale me pd dhe lsi me Sali Berishen dhe Ilir Meten.Nuk mund t’u jepet perseri vota atyre.

    2. ppa says:

      Si ne gjithe shkrimet, ky Andoni , njelloj si portreti i tij i vrerosur, vetem pasiguri percjell – dhe thote mire Prushi ketu me siper – e coni kete popull ne qorrsokak; turp, se dikur ke qene me objektiv- ke kohe qe shkruan vetem per oreksin e atyre qe te paguajne.

  4. Albann says:

    Rritja jo sa duhet apo pritet e ekonomise, drejtesia e ngjshme me ate Berishiane dhe se fundmi .zgjatja pafundesisht e ceshtjes se prones(dhe pse Rama ka bere me shume se te tjeret) do e cojne drejt humbjes vitin qe vjen.Nderkohe,Rama mund ta shijoje 2020.

  5. Populli says:

    Po dhe eshte njeriu me vizionar.

  6. Plaku says:

    O anal-ist palla,kështu e kupton ti demokracine….me qene se Lylzimi perplas kembet per tu bere k/minister,Rama duhet ti liroje vendin….demokracia eshte vote dhe ato i ka fituar PS…..ku e sheh ti qe Rama nuk ka rezultate pse nuk po realizon reformen ne drejtesi,sherbimi shendetesore i permiresuar ndjeshem,reforma e aresimit (perfshire dhe permiresimin e kushteve te studenteve….investimet ne infrastrukture dhe përfundimin e rrugeve te lena rrugeve….arrine ta kuptoshe çdo te thotë te leje punen ne mes….? Shqiperia shkon ne humnere pa kethim…..nuk e kupton qe çakejte rijne gati ta shklyjne…..?

  7. Jane shdru mediet ne Bordello pderastesh e prostitutash lol
    A L A R M E -eeeeeeeeeeeeeeeeee he he heeee
    jo mos u cudisni ka ene humor breda shkrimi
    hahahahahah

    1. ? says:

      Mblidh menjen mer budall, ik e vill alkolin qe ke pi masnej hajde shkruj noi llafe ketu se po flet si ke pazari i peshkut,

      1. O pickecuditese ,
        te dhifsha m’Kaptin
        me ta zbukuru koken e cdo mendim . ?

        1. ? says:

          Ha mut o klyshi i bodrumit, qeke hudh ene knej ka TEMA, o bythelepires?

  8. sali says:

    CJANE KETA TE VETEQUAJTUR GAZETARE.RAMA DO TA MBYLLE JO 2002 PO DHE 2024 SE NUK KA TJETER QE MENDON E PUNON NE SHQIPERI SOT PER SOT PER NDERTIMIN E SHTETIT.PO MIRE KUSH MUND TE JETE.LULI,MONA ILIRI ,SALIU

  9. Saher do palloj KM prostitute Hollandeze ?
    sa her do i boj gojore bisha pri golloborde Te Gjatit ?
    sa her do palloj Janullata presidentin muta ne Presidence ?
    dhe kur ,ne cilin Muaj ,
    vdes kafsha e shpelles se vicidolit -sepse kte vite do shkoj ke Xhaveri ?

  10. Antoni says:

    Është një politikan që mendon për të ardhmen

    1. Kalec Dega says:

      Ti AntoniSulejmani meriton per kryeminister Edvin Rameni, i cili i kerkon Turkut te ndertoje shtepi ne Shqiperi sikur kane vdekur shqiptaret dhe te paafte per te ndertuar shtepi.
      Ne nje kohe qe ato banesa do ndertohen me leke shqiptari nga qeveria e korruptuar dhe sekretari Ahmetaj ne krye te kesaj afere korruptive midis Edroganit dhe Edroganit shqipyar.
      Ne fund te fundit qeveria shqiptare do paguaje per to. Kjo nje zgjuarsi e Edrame Droges, apo jo, o pusht komunisti?

  11. Ladi says:

    Na hengesh mutin o analist debil.Pse i shkrepet Sales te mar pushtetin dhe Edi duhet vùllnetarish ta ler se keshtu thua ti o kar me syze miopi.

  12. Shinjestra says:

    Edi Rama do jete kryeminister deri ne 2021 patjeter, sepse e mbeshtet populli dhe nderkombetaret.Kurre nuk ka qene kundra popullit dhe nderkombetareve Edi Rama,por gjithmon pro dhe po punon mire.Kryeminister si Rama deri sot nuk ka punuar kaq mire ndonje kryeminister tjeter.Ai,ka bere aq pune te mire sa brenda ketyre viteve te demokracise nuk ka bere kurre ndonje qeveri tjeter.Prandaj Rama do votohet perseri dhe do jete fitues.Shyqyr qe shpetoi populli nga nje opozite apo qeveri e saj agresive,hajdute dhe kriminale me pd dhe lsi me Sali Berishen dhe Ilir Meten.Nuk mund t’u jepet perseri vota atyre.

  13. Roberto says:

    O Ben me vjen keq por as te lexova fare. Nuk e di ca analizash ben por je shume i avashte si person nga aq sa kam pare neper intervista.Rama normal qe do mbylle 2020 por edhe 2021,2022,2023 dhe 2024.Besoj se je i kenaqur tani????

  14. Kosovari says:

    A do t’a mbylli si kryeministër nuk e di ama si tradhtar po, sepse veç e bëri. Në një artikull dikund e lexova Robelin që thoshte Edi Rama nuk duhej të heshte atë ditë për Reçakun. Unë po i them Robelit se e ke gabim sepse ai nuk heshti. E paditi pikërisht atë ditë Ramushin e duhej ta akuzonte vuçiqin. Kemi patur nga pak dyshime se mund të jetë i tillë por tani doli lakuriq. Turp.

    1. Lona says:

      Rama kishte 34 dite qe kishte dorezuar padine ne prokurorine e prishtines dhe pse diten e perkutimores se te vrarve e botuan ne shtype ?.
      Ku e shikon tradhetine e Rames apo te tha Rambushi nga pylli. O shoku koqevari po te ishit trima dhe te zgjuar kishit krijuar shtete prej kohesh nuk rinit vasal sherbetor te serbit .
      Rama do rizgjidhet se nuk ka me te mire se ai dhe duhet te reflektoje mos te meret me me kosoven mundesisht te mbylli edhe kufirin pasi vetem e keqja vjen prej andej.

      1. Kosovari says:

        E vërtetë na u kanë var duke luftuar për t’ua bërë edhe atë copë Shqipëri që e keni. Por ti mbase je një kozmopolit inert që nuk di gjë nga shtetësia.

  15. filja says:

    Ne Shqiperi eshte nje probleme i madhe ne dukje i pakeprxyeshem. Une jam dakort qe te ikij Rama, me thoni ke do vini kryeminister: Lulezimin, Moniken, Fatmir Mehdiun, Dashamir Shin, Vangjel Dulen, Nard Ndoken, Shpetim Idrizin, Duken, puken, quken? Me thoni dhe une mbyll gojen.

  16. SHKELZENI says:

    JO VETEM QE E MBYLLE 2020 POR DO RIZGJIDHET NE 2021 .
    E PARA KA NJE ELEKTORAT STABLE QE ESHTE 1 MILIONE .
    E DYTA KUSH ESHTE KONKURENTI TIJE : DASH SHEJI EDI PALOQE LULE BASHA APO FATMIR GERDECI MONA APO LIKE FLORIRI PEC VASILI APO MUL GOMARI NUK KA KONKURENT TE MIRFILLTE MATEMATIKISHT FITON .

  17. Jimi says:

    Po pse kush do ta mbylli, ai Ryli?

  18. TRAPI says:

    DO ZGJIDHET SE DO TA BEJE EDOGANI SYNET,,,USA DO JA PRESI FARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje