Kreu i Qarkut Tiranë dhe kryebashkiaku i Kamzës në aksionin e mbjelljes së fidanëve: Kthimi i Bregut të Lumit park të gjelbër

Deri pak muaj më parë sapo futeshe në zonën e Paskuqanit dhe shikoje anën tjetër të lumit vihej re qartë diferenca e dy botëve të ndryshme.

Nëse në anën përballë dukeshin pemë të mbjella dhe investime të bëra në këtë anë ishte një zonë e lënë djerrë, pa sistemim, pa pemë, pa infrastrukturë.

Për të transformuar zonën e Bregut të Lumit në Paskuqan dhe kthimin në normalitet, Bashkia Kamzë po vijon investimet dhe punën e përditshme.

Ditën e mërkurë me iniciativë të kryetarit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi dhe kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli u zhvillua aksioni për mbjelljen e qindra fidanëve për krijimin e miniparqeve dhe zhvillimin e zonës.

Nisëm në Kamëz për herë të parë aksionin masiv të mbjelljes së fidanëve sëbashku me kryebashkiakun Rakip Suli, bashkinë e qytetit, aktivistë të EkoMendje. Gjelbërimi në këtë pjesë të lumit Tirana do të vazhdoj, krijimi i parqeve të vogla në funksion të qytetarëve. Pastërtia tashmë vihet re kudo,” u shpreh kryetari i Qarkut, Aldrin Dalipi.

Dalipi u  shpreh se tashmë lumi Tirana nuk është një ndarje midis dy botëve, nga njëra anë dhe ana tjetër, por qyteti i Kamzës, kryebashkiaku Suli bashkë me skuadrën e tij kanë një plan zhvillimi, ndërsa Kamza tashmë ka një transformim të jashtëzakonshëm përsa i përket gjelbërimit dhe pastërtisë.

Nismës iu bashkuan nxënës të shkollës “Isa Boletini” të Paskuqanit dhe punonjës të Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë e Kamzës.

Kryebashkiaku Suli falënderoi për iniciativën z.Dalipi si dhe aktivistët e organizatës EkoMendje dhe u shpreh: “Ne po punojmë çdo ditë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, jemi të gjithë të angazhuar në këtë drejtim. Ju bëjmë thirrje të rinjve t’ju bashkohen iniciativave të tilla që i shërbejnë të tashmes dhe së ardhmes, për një qytet cilësor dhe konkurrues”.

Aksioni do të vijojë dhe paralelisht do të punohet për pastrimin e lumit dhe thellimit të tij për të evituar përmbytjet që ndodhin shpesh dhe gjithashtu vendosjen e koshave për plehrat.

Dy drejtuesit vendorë premtuan se zona do të ketë edhe korsi për biçikletat dhe disa miniparqe me stola duke u kthyer në një vend pushimi dhe relaksimi për banorët e  Paskuqanit.

Ky aksion do të finalizohet me projektin e Parkut të Madh të Paskuqanit duke e kthyer zonën e Kamzës në një nga pjesë më të gjelbëruara në Qarkun e Tiranës.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kreu i Qarkut Tiranë dhe kryebashkiaku i Kamzës në aksionin e mbjelljes së fidanëve: Kthimi i Bregut të Lumit park të gjelbër”

  1. Ju lumshin duart te gjitheve .
    Per nji atmosfere me ajer te paster ja vlen te mbjellesh cdo dite
    ne gjithe vendin .
    Perhapeni kte iniciative ne gjithe Shqiperine ,
    eshte e ardhmja e femijeve tuaj ,e nji jete te shendeteshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *