Kryemadhi vlerëson bashkëpunimin me Gjiknurin për reformën zgjedhore: Problemet në politikë zgjidhen përmes dialogut

16 Janar 2020, 12:02Politika TEMA

Monika Kryemadhi ka vlerësuar bashkëpunimin e ri me mazhorancën.

Kryetarja e LSI-së thotë se problematikat në politikë zgjidhen me dialog.

“Për LSI-në dhe anëtarët gjithpërfshirja dhe dialogu politik janë e vetmja rrugë. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ecim përpara me miratimin e menjëhershëm të reformës zgjedhore, një nga kushtet e para të Bundestagut dhe këshilli i ministrave të jashtëm. Për vetë LSI-në integrimi europian është gjëja themelore dhe më e rëndësishme që kanë nevojë shqiptarët.

Ne si opozitë e bashkuar jemi në unison sa i takon këtij procesi. Detyrimet e opozitës kanë mbaruar dhe tashmë janë të mazhorancës. Përgjegjësia jonë e vetme që ishte dhënia e konsensusit për reformën zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR kanë qenë të nevojshme për t’u përfshirë”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Sipas saj, axhenda opozitare nuk do ndryshojë, do jetë e njëjta. “Do vazhdojmë hap pas hapi jo vetëm në realizimin e gjitha detyrimeve që kemi ne si opozitë por edhe në intensifikimin e aksionit politik, jo vetëm me denoncime por edhe me mjetet demokratike të protestës që janë të domosdoshme. Sot kemi një dakordësi dhe nga parlamenti monopartiak që ka pranuar ilegjitimitetin e kësaj strukture politike”, u shpreh Kryemadhi.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje