Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori Xhevdet Ferri

16 Janar 2020, 18:32Kulturë TEMA

Aktori i njohur Xhevdet Ferri është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Shkak për këtë është bërë një sëmundje e rëndë.

Mësohet se prej ditësh ai ndodhej në reaminacion, dhe nuk ka mundur dot t’ia dalë.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960.

Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit” etj.

Biografia

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi.

Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër.

Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).

Në vitin 1980 deputon ne “Sketerre ’43” si Arjani dhe po ate vit ne “Vellezer dhe shoke” duke rene ne sy per rolin e Markos.

5 vjet me vone ne vitin 1985 do te behet i njohur me interpretimin e rolit te Agronit ne filmin e dyte te tij “Hije qe mbeten pas”.

Ne misherimin qe i beri figures se Gorit ne filmin tjeter “Dhe vjen nje dite”, me te cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilesi te tjera interpretative si natyrshmeria, qetesia dhe thjeshtesia shoqeruar nga karakteri drejtperdrejt i te vepruarit. U dallua per nje individualitet te vecante aktoresk.

Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne “Sketerre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Perralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin serish ne nje pike te larte artistike te interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006.

Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford.

Në periudhen kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor.

Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.

(TemA)

11 komente në “Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori Xhevdet Ferri”

  1. Dani says:

    R.I.P
    Aktor shume i mire, rolet e tij mbahen mend .
    Arti ne zi,
    Ngushellime familjes

  2. Albann says:

    Brezi i tij ishte brezi i fundit i aktoreve qe bene epoke….Pas tyre erdhen vetem kllounet dhe aktoret e portokallise….

  3. Rromes says:

    Me ka ardhur shum keq .Per mendimin tim esht nder aktoret me te medhenj shqiptar i kmpletuar . Me vin keq qe nuk e kam nga afer .Ngushellim familjen.

  4. Rromes says:

    Me ka ardhur shum keq .Per mendimin tim esht nder aktoret me te medhenj shqiptar i kmpletuar . Me vin keq qe nuk e kam par nga afer ngushellime familjes.

  5. Erli says:

    Bashkë me cim xhepen janë të fundit e brezit ku aktor lindje dhe shkolla të konsolidonte.

    1. anticensurë25642654 says:

      aktor nuk bëhesh!aktor lind!!
      arti nuk mësohet,atë e ke në gjak që ditën e parë!!
      shiko dobiçin e tironës me gjak burgajeti!!
      ka bo shkollë boll,por artist su bë asnjëherë!!
      as shokët e tij nuk i kanë mbajtur “pikturat”e tij dhe kur jua ka falur!!
      e di përse??
      sepse shumica e tyre ka kalamaj dhe ata zhgaravisin më bukur se dobiçi!!të tjerët që nuk kanë!?
      kanë nipër e mbesa!!

  6. Populli says:

    Dhimbje. Ngushellime familjes. Ngushellime aktoreve te medhenj qe humben nje aktor te madh.
    Arti i atij brezi nuk vjen me, fatkeqesisht.
    Cfare i beri te tille, te medhenj, le te analizohet.
    Por 30 vjet demokraci allashqiptarce kane prodhuar vetem pijanece mejhanesh e bordello si keta te Teatrit pa teater.

  7. ganiu says:

    A ka ndonjë emër ajo sëmundja?
    Apo thjesht e panjohur akoma?
    Kur do hiqni atë supersticion prej injoranti?

  8. Partizani Velo says:

    Nuk hidherohemi jo, kemi Bes Kallakun dhe Ermal Mamaqin, aktore te medhenj, qe do e zevendesojne…ehhh thuaj. RIP Aktor i pazevendesueshem.

  9. buj says:

    U prehte ne paqe, NGUSHELLIME FAMILJES

  10. Berti says:

    Me vjen shume keq per Xhevdetin,ngushellime familjes, e mbaj mend ne filmin ‘Gjurme ne Kaltersi ‘ ,shume aktor i mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje