Myslim Murrizi paralajmëron: Opozita parlamentare, zero vota reformës zgjedhore pa ndryshuar sistemin zgjedhor

16 Janar 2020, 18:58Politika TEMA

I ftuar në Top Channel, në studion e emisionit “Top Talk”, ishte deputeti Muslim Murrizi. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se opozita parlamentare është kundër Reformës Zgjedhore pa u ndryshuar më parë sistemi zgjedhor. 

Gjatë gjithë fjalës së tij në emision deputeti u shpreh kundër sistemit zgjedhor aktual në Shqipëri, i cili është ai me lista të mbyllura. 

Ai mbështet idenë që me anë të Reformës Zgjedhore të ndryshojë dhe sistemi zgjedhor. 

Sistemi i ri sipas deputetit duhet të jetë ai me lista të hapura duke i dhënë mundësi qytetarëve në këtë mënyrë të votojnë për personin që ata dëshirojnë që të përfaqësohen në foltoren e parlamentit.

Murrizi tha se ka pasur një takim me të gjithë anëtarët e opozitës parlamentare në zyrën e tij dhe që të gjithë kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ata i përmbahen në këtë mënyrë thotë Murrizi fjalës së tyre të parë në foltoren e parlamentit që kanë marrë mandatin e deputetit.

“Nuk do të votojmë asnjë lloj buzëkuqi të tavolinës së bunkerit të pallatit të kongreseve. Sot gjatë gjithë ditës kemi pasur takime me gati me gati mbi 30-të deputetë të opozitës në parlament. 

Unë sot jam takuar në zyrën time, Rroshi, Jeni Sheri, Kostaq Papa, Ralf Gjoni, Ylli Shehu, Nimet Musai. 

Të gjithë këta kanë firmosur me vullnetin e lirë. Nga ajo çfarë konstatova sot, që të gjithë janë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, që të gjithë e kanë linçuar gjatë fjalës së tyre kur kanë marrë mandatin dhe që të gjithë i qëndrojnë firmave të tyre. 

Ne këto firma i kemi paraqitur zyrtarisht Komisionit të Reformës Zgjedhore, që është një komision i ngritur me vendim kuvendi. Këta sovjetët supreme, komitetet e shpëtimit, pushteti paralel, fronti demokratik që do të mblidhen. 

Çfarëdo të vendosin do të vijnë tek ky komision dhe nga ky komision do të shkojnë në seancë”, përfundoi fjalën e tij deputeti.

1 komente në “Myslim Murrizi paralajmëron: Opozita parlamentare, zero vota reformës zgjedhore pa ndryshuar sistemin zgjedhor”

  1. Vetem se Ramo ju ka fut ne Ngerc
    si Opozite .
    E ka dhon Opozites vleren e Lekut .
    Lek i ri & lek i vjeter = Opozite e re & Opozite e Vjeter

    Mendoj se Leku i Vjeter duhet te zhvleresohet nga Tregu menjiher ,
    per te shmangur abuzimet ne Tregun Politike .
    KM i interreso rremuja e abuzimet mes monedhes Opozite
    sepse keshtu fiton Pushteti gjithmon .
    Ramo o kopil .
    I kushton mo shum vemedje ne Media kaqolit te opozites basha ,
    nderkohe qe dijme qe ai eshte tashme jashte Loje jovetem Jurudikishte !
    Por duke e perdorur /futur kaqolin e hollandes si Monedhe Fallso
    lekund /ben te pasigurt Lekun e Ri .Opozita e Vetete eshte ajo ne Parlamente

    jo bandat e rrugace te rruges .
    ashtusi s’ ka Parlament Rruge .
    Qeverria duhet te ndaj tashme se ciln jef per Opozite
    lojes se Rames me kaqolin e hollandes i ka dal tashme cdo boje .
    Behuni serioze jo Mafioze Pushta !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje