Njeriu i shërbimit sekret iranian do hapte televizion në gjuhën shqipe

Ahmad Hosseini Alast, mbante detyrën e atasheut kulturor të Iranit në Shqipëri dhe kishte ardhur në Tiranë katër vite më parë.

Ai u dëbua si i padëshiruar nga Shqipëria për shkak se dyshohej se ishte pjesë e shërbimit sekret Iranian MOIS dhe statusi i atasheut kulturor i shërbente për mbulim. Menjehërë pas mbëritjes ai është emëruar edhe drejtor I fondacionit Saadi Shirazi që ushtron aktivitetin në Shqipëri prej vitit 1996.

Top Channel mëson nga burime të besueshme se Ahmad Hosseini Alast ishte duke punuar me Balkan Sahar, një media në shërbim të politikës se Teheranit dhe me seli në Bosnje për të ndërtuar një television në gjuhën shqipe.

Burimet thonë se këtë detyrë ai e morri më 9 Gusht të vitit 2017, kur udhëtoi për në Teheran dhe u takua me përfaqësues të MOIS(shërbimi sekret i Iranit, forcat Quds, zv.drejtorin e ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike), dhe menaxherin e rrjetit televiziv “Balkan Sahar”. Ata diskutuan për lehtësimin e krijimit të një rrjeti televiziv në gjuhën shqipe dhe vendosën t’a vazhdonin.

Alast është një anëtar i stafit të Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike, i cili shërbeu katër vjet si atashe kulturor në Bullgari. Më pas ai u zhvendos në Teheran dhe shërbeu si Kreu i Administratës Europës Lindore dhe Gjermanisë në ICRO për 11 vite. Më vonë, ai u bë këshilltar i Kreut të marrëdhënieve ndërkombëtare në ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike). Ahmad u zhvendos në Tiranë në 2016, ku zëvendësoi, Abbas Azizi, ish-atasheun kulturor.

Në 19 Tetor 2017, Alast mori pjesë në një takim në “ICRO HË” kryesore në Teheran, ku u takua me autoritete të MOIS, Forcat Quds, përfaqësues të MIU dhe Kreun e sektorit të Europës dhe Amerikës në ICRO. Në takim, Alast ishte tërësisht i informuar për prezencën e MEK në Shqipëri dhe mori politikën e nevojshme për të kundërvepruar ndaj situatës.

Para se të zhvendosej në Shqipëri, Ahmad kishte punuar për kater vite në shërbimin e këshillimit kulturor në ambasadën iraniane në Bullgari, ku ai inkurajoi 17-18 shtetas bullgarë të udhëtonin në Qom për të bërë trainime teologjike. Një pjesë e këtyre njerëzve u integruan në ideologjine ekstreme të Liderit Suprem dhe tanimë punojnë efektivisht për regjimin Iranian.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Ahmad Hosseini Alast, i dërgoi një raport drejtorit të ICRO, Abuzar Ibrahimi Torkman, dhe citoi se do të performonte aktivitete të ngjashme në Shqipëri.

Ai tha se do të tërhiqte njerëz të rinj nga Alavite ose Sunnitë, ose ndoshta dhe nga sekte të tjera dhe do i kthente në mjete lidhjeje midis Iranit dhe shteteve në rajon. Qëllimi i prezencës kulturore të Iranit në rajon është të trajnojë mullahë, shkrimtarë apo përkthyes që mbështesin aktivitete të regjimit iranian.

Ai u dëbua së bashku me këshilltarin e ambasadës për shkak se kishin dalë nga roli i tyre si diplomatë. Këshilltari rezultonte të ishte anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i gjeneralit Soleiman dhe pjesë e rrjetit që kishte planifikuar të rrafshonte ambasadën e SHBA në Bagdad.(TCH)

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Njeriu i shërbimit sekret iranian do hapte televizion në gjuhën shqipe”

  1. shqip says:

    “Ali baba me 40 hajdute ” . Po pse, ju s’e kishit kuptuar qe kjo flame kish vite qe fliste shqip ? Ata e kane hapur TV ne gjuhe albani-staneze. Elvis Naçi, hoxhe Armandi, ai tjetri qe s’ja mbaj mend emrin, Jazexhiu me duket, e sa te tjere me pantallona treçerkshe e mjekren deri te kerthiza. Mendoni qe mbine nga hiçi keta? Shqiperia mundohet qe ka reth 70% popullsi muslimane. Sipas çensusit te mullah Berishes. Po pavarsisht emrave apo mbiemrave, di ndonjeri te thote sa prej tyre e kane pare deren e xhamive? As gjysma nuk praktikon kete fe. Qe do te thote, ngritja e minareve eshte ne disproporcion me besimtaret. Hapesira qe u jepet ne media ketyre tipave, eshte pa diskutim investim nga ana e shteteve islamike. Dhe kjo ndodh nen hunden e vogel te km te gjate ER, si dhe nen hunden shkabore te njeriut shkembor SB. Shqiperia drejt Europes, -opingen, do thoshte kapedani, A.Verria. Me kete bordello islamike, nuk besoj qe “templaret ” e parlamenteve te Hol, Fra, Dan, e tje te pranojne Quds-at apo Al Nusrat nga Albania. Ketu o derdymene te politikes, nuk behet fjale per refuzimin e popullit shqiptar. Por Europa eshte me e zgjuar se Elvis Naçi. Nuk e dine ata qe brekegrisurit e tipit Jazexhiu nuk kane nje kacidhe? Si na u be pronar ky Naçi, bruçi dhe urata? Ai tjetri ministri turk , ai thote; jemi vellezer, do ju bejme 500 shtepi. Po mire mo evgjit, nga dolem vellezer ne? Ndihme jep edhe Franca, Gjermania, po nuk thone vellezer. Medemek shiko, ne po ju bejme shtepi, po ju tregohuni pak me te dashur me “Dum Baben”. Mos ishte per Ameriken kushedi ç’gjuhe do flitej sot ne token e Arbrit.

  2. Piro says:

    Ky miush do te percillte ideologjine e Ajatollahut ne shtetet evropiane? E pamundur. Terrorizmi tyre mind the zhvillohet me vendet myslimane por ndaj shteteve perendimore ka nje kufi; 11 shtatori. Sot organizimi inteligjences dhe luftes kunder terrorizmit ka ndryshuar teresisht. Eshte shume e veshtire qe vende si Irani te organizojne terrorizem ne perendim, ashtu sic synojne ATA.

  3. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Nuk mjaftojne tv e turkoshakeve,ndroqi pasmaciu,apo naci e paci,ku dalin sumperpjetet e mbulojne Skenderbeun ose i kthejne gryken e prapanices,por na duhej edhe iraniani….
    Shqiperia me turkoshaket per rreth jane qendra e myslymanizmit ne Europe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *