Misteri i luftës së Trojës: Ka ndodhur vërtetë apo jo?

Autorët e ndryshëm si John Dryden, Alexander Pope dhe Louis MacNeice kanë përkthyer versione të ndryshme të mitit klasik “Lufta e Trojës”.

Një arsye pse Lufta e Trojës është cilësuar prej kohës si një histori e shkëlqyeshme, gjithashtu dyshohet nëse ka ndodhur në të vërtetë.

Për shumicën e grekëve të lashtë, Lufta e Trojës ishte shumë më tepër se saj një mit. Ishte një epokë që përcaktonte të kaluarën e tyre të largët.

Siç tregojnë burimet historike të historianëve të lashtë si Herodoti dhe Eratosthenes, përgjithësisht supozohet se kishte qenë një ngjarje e vërtetë.

Sipas Iliadës së Homerit, konflikti mes grekëve dhe trojanëve u zhvillua për Helenën. Në antikitet shumë historianë të respektuar ishin të gatshëm të besonin se kjo luftë nuk ka ndodhur në të vërtetë.

Në gjysmën e dytë të shekullit të V para erës sonë, Herodoti, i ashtuquajturi “Babai i historisë”, shkroi se Lufta e Trojës kishte ndodhur 800 vjet para lindjes së tij. Ndërsa studiuesit e kohëve moderne kanë prirjen të jenë më skeptikë.

A ka ndodhur në të vërtetë lufta e Trojës?

Pyetja thellohet edhe më shumë kur në një ekspozitë në Muzeun Britanik të Londrës, shikon vazo greke, afreske romakë dhe shumë vepra arti që përshkruajnë historinë e Tojës. Ajo që kuptohet nga ekspozita është se në kohë të ndryshme, njerëzit kanë qenë të etur për të gjetur të vërtetën në tregimin e Luftës së Trojës.

Nuk është për t’u habitur që njerëzit kanë qenë të bindur për realitetin e Luftës së Trojës. Historia përshkruhet aq e vërtetë në vargjet e librit “Iliriada”, sa që është e vështirë të mos besohet. Ka qenë pikërisht ky fakt që bëri kurioz edhe biznesmenin Heinrish Schliemann.

Ai udhëtoi për në Turqi, në qytetin Hisralik, i cili gjendet në bregun perëndimor të Turqisë së tanishme, për të zbuluar të vërtetën e Trojës. Biznesmeni filloi të gërmojë dhe zbuloi një numër të madh të thesareve antike atje. Nga të dhënat që nxori, shumë historianë nisën të besonin se Troja e lashë gjendej në Hisarlik, pra Troja ka qenë e vërtetë.

Ndërkohë nga ana tjetër Lufta e Trojës mendohet të mos ketë ekzistuar, pasi është vështirë të imagjinohet, që të zhvillohet një luftë në ato përmasa që e ka përshkruar Homeri, dhe të ketë zgjatur për 10 vjet, sepse sipas arkeologëve, kështjella që gjendet në këtë qytet nuk duket shumë e dëmtuar nga luftërat. Kjo tregon që sjellja e ushtarëve në këtë luftë nuk ka qenë aq e ashpër sa shkruhet.

Pavarësisht se ka fakte të ndryshme që tregojnë se shkrimtarët janë frymëzuar nga një luftë e zhvilluar shumë kohë më parë, apo ka qenë thjesht një shpikje e zgjuar, Lufta e Trojës la gjurmën e saj kudo në botë.

BBC

33 komente në “Misteri i luftës së Trojës: Ka ndodhur vërtetë apo jo?”

  1. Rrumpalla says:

    Or ti enigmatik që ke shkruajtur këtë budallallëk, kemi dhe ne Shqiptarët Historianë që kanë shkruar për këtë ngjarje dhe thonë që lufta ka ndodhur. Pse nuk i citon, apo stë pëlqejnë historianët tanë?duhet pa tjetër të citojmë të huajt që të jemi bindës. Një historianë biles ka gjetur dhe luftëtarë të luftës së Trojës të cilët kanë shkruajtur këtë ngjarje ( Dictys of Crete).

    1. Hoxh Armandi says:

      Me kete ceshtje duhet te merret gazetari turkoshqiptar omar mema. Ai i di sekretet e e historise.

  2. Z says:

    E cfare rendesie ka ne se eshte e vertete ose jo?! Per mua Iliada dhe Odiseja e Homerit ka qene nje mesim i madh per jeten qe do te kisha perpara! Dashuria,ne te gjitha format, dhembshuria,intriga,tradhetia,dinakeria,homoseksualizmi,jeta e te pasurve dhe te varferve,hakmarja etj. dhe shume pjese nga jeta e atehershme jane reale edhe sot! Sigurisht ne ate tregim te Homerit behet fjale per ato ngjarje qe ndodhnin ne ate kohe ne ate zone te Mesdheut! Gojedhenet jane me te bukura se realiteti! Nje kujtim eshte me i bukur se casti!

  3. Epirioti nga Dukati says:

    Po Nard Noka c’ mendim ka per kete problem dhe sidomos per perkatesine politike te seciles pale?

    1. anticensurë25642654 says:

      të njëjtën gjë me dobiçin e tironës!!
      ata mendojnë se nuk ka egzistuar fare por fare,fare!!braçja e ka vërtetuar duke pyetur në dropul dhe risili!!

  4. an says:

    Ka ndodhur qe cke me te se e kam pare me keta dy sy ne televizor

    1. anticensurë25642654 says:

      ke të drejtë an!!
      ja dhe foto nga dokumentari që është bërë në luftën e torjës!!
      nuk e di se përse kanë marrë vetëm 14 copë!!
      mund të kishin futur tërë dokumentarin,sidomos bret pitin dhe briseidën,helena nuk më pëlqente,shumë bythëmadhe!!nuk e di përse ju prish mëndja atij parisit!!
      eh mor an,si janë këta reporterët e luftës!!hyjnë në mes të betejave pa ju përdredhur veshi fare!!

  5. Rromes says:

    O zotri nard nofka eshte me shum i specjalizuar ne fushen e Strocollogjis.

  6. Free says:

    Homeri e pershkruan konfliktin bazuar ne gojedhana, te cilat i bashkon ne nje histori artistike. Qe ketu fillon tjetersimi i ketij konflikti. Ka burime qe flasin per kete konflikt me detaje konfliktuese. Si psh nga Hititet dhe marshimi i tyre ne Troje per ndihme. Cka sot besoget me shume eshte varianti i nje termeti te ket demtuar muret e qytetit dhe dimboli i kalit per ndere te Poseidonit. Po ashtu dy veprat e Homerit mund te jene shkruar nga njerez te ndryshem sipas studiuesve qe studiuan metodologjine e shkrimit dhe burimet por edhe koha midis dy veprave. Ajo qe mbrtet eshte nje kryeveper madheshtore artistike bazuar ne gojedhana qe burijne nga ngjarje te ndodhura. Imagjinoje sikur pas 500 vjetesh dikush te shkruaj nje veper per WW 1 dhe 2 dhe te zbulohet 500 vjet me vone. Dhe gjithcka te jete bazuar nga deshmi te lena nga njerzit qe e jetuan.

  7. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Bravo Z . Me pelqeu shume sensi i komentit tend.
    Eshte koment epik, i thjeshte por shume kuptim plote. 👍👍👍👍👍

  8. Albann says:

    Gjeni a ka Egzistuar Muji dhe Halili….Mos u merrni me historine e grekeve.Nqs Muji e Halili kane egzistuar mbase duhet te zevendesojne Skenderbeun qe eshte nje figure kontraverse persa i perket fese.Nje orthodoks i muslimanizuar qe flirtoi me katolicizmin.(Njeri pa karakter qe nderon fene sipa interesit- “pa taban” thote populli.

    1. anticensurë25642654 says:

      uau o ballaban
      mo u mërzit a i vrarë!!
      dhe ti ortodoks a katolik i islamizuar je!!
      nëse e mban veten për shqiptar!
      nëse je arab!?
      ke të drejtë!!
      vetëm se po qe se ke të drejtë!?mo na çaj trapin në gazeta shqiptarësh!!

      1. Albann says:

        Shko vidh ndonje pule ti se te qenit shqipetar e justifikon edhe pabesine edhe kacakerine edhe pertacine.

  9. mik says:

    Lufta e Trojes duhet te kete ndodhur, sepse Iliada u shkrua nga memoria e njerzimit e jo nga fantazia. Te gjithe e dim tashma se çdo popull e njeh historine e vet, sa do e larget n’kohe qofte ajo.
    Por, a ka qene Troja aty ku mendohet sot, kjo asht pune tjeter. Mendohet qe percaktimi i vend-ndodhjes se Trojes nga Shlimani, ka qene disi i detyruar, per ti bere vend mitologjise Greke. Homeri nuk i permend e as nuk i njeh Helenet, Jonianet, apo Dorianet ( te konsideruar si parardhesit e Grekerve ). Duke u nis nga ky fakt, ajo lufte nuk ka se si te kete qene lufte ndermjet Grekerve e Trojaneve, por lufte midis fiseve te se njejtes gjini Pellazge, qe flisnin te njejten gjuhe dhe kishin te njejten kulture.
    PS : Citimi i mesiperm nuk asht i imi. E solla si argument, me qe duket se ka senc.

    1. mik ,

      rrespekt per komentin ,
      llogjike e ekujlibruar …

    2. albaniafirst says:

      mik-Iliada dhe Odisea thuhet se i shkroi Homeri, por kjo eshte hedhur poshte nga shumica e akademikeve qe kane studjuar antikitetin. Keto dy vepra jane pasuar brez pas brezi ne formen e poemave qe me vone u hodhen ne leter. Ajo qe te ben pershtypje kur lexon keto vepra eshte fakti se perse helenet, qe permenden ne keto poema, sot paraqiten si greke. Vete Iliada e hedh poshte ne menyre te terthorte kete mith. Atje permenden vetem nje here greket, kur thuhet qe “… nje fis grek ju bashkuar heleneve” ne luften e Trojes. C’kuptim ka te thuhet qe “greket” ju bashkuan “grekeve (heleneve)”. Eshte njesoj sikur te themi se shqiptaret ju bashkuan shqiptareve, apo serbet, serbeve e keshtu me rradhe. Ne nje rast te tille thuhet se nje grup qe i perket nje kombi i bashkohet nje ombi tjeter. Kjo te ben te mendosh se “helenet” nuk ishin greke. I gjithe miti i Greqise se Lashte u krijua nga mbreti i Bavarise, Otto, djale i te cilit u be Mbreti i pare i Greqise mbasi u shkeput nga Perandoria Osmane. Europes i duhej Greqia si nje pike strategjike per kontrollin e Mesdheut ku perplaseshin interesat e fuqive me te medha te asaj kohe, Anglise, Frances, Perandorise Osmane dhe Egjiptit. Gjermania e asaj kohe, dhe ne vecanti Bavaria, nuk ishin fuqi konkuruese me te tjerat ne Mesdhe, prandaj Fuqite e Medha rane dakort per nje princ gjerman qe te udhehiqte Greqine e posaformuar.

  10. shka pa thon nji ky Omer ,
    qi askush s’po deshmon se ku ka ler .
    nuk asht kjo Demokratia ,
    nigjoni ktu c’ka ju kallzon salia .

    kush mashtron e trego prralla ,
    e deklaron ksi lloj rrena ,
    qi turmat t’ii shkojn pas tuj i than t’lumt palla,
    si mue shqipcart me dy krena ,

    hah ha haaa
    i mjer milet ,
    si s’kuptove mar i shkret ,
    ku e gjitha un shpellari Demokratin ,
    e arkeologu Gjerman Historin ?!

    gjith ja sot n’xhiro tuj rrejt ,
    e ju poi hani aq shpejt ,
    kush Historin e vertetoj,
    e arkeologun e shikoj ?

    dikush si Omeri po i rrfen Fantazia ,
    pse jo Arkeologu Gjerman i sjell me vete gjetjet nga Shtepia ,
    ma ju qi jei thesht popll poi besoni ,
    prandaj hic ket Bote s’po e kuptoni .

    me pas Goje Historia ,
    s’kish guxu me mashtru njerezia .
    por nejse ,ju i besoni ,
    sepse keshtu kohen kaloni .

    Me pas dit tana t’verteta ,
    c’bukuri do kisht ma Jeta !
    E na , tash qi poe dim se ju pa mashtrime s’rroni ,
    po leshojm pa fre gamorin me shpejtsi Avioni .

    pershnetje me tana , prej shpellarit digital ,
    em’besoni se Fantazia e ktij mileti vallahi bilahi s’ka me ndal

  11. shka pa thon nji ky Omer ,
    qi askush s’po deshmon se ku ka ler .
    nuk asht kjo Demokratia ,
    nigjoni ktu c’ka ju kallzon salia .

    kush mashtron e trego prralla ,
    e deklaron ksi lloj rrena ,
    qi turmat t’ii shkojn pas tuj i than t’lumt palla,
    si mue shqipcart me dy krena ,

    hah ha haaa
    i mjer milet ,
    si s’kuptove mar i shkret ,
    ku e gjeta un shpellari Demokratin ,
    e arkeologu Gjerman Historin ?!

    gjith ja sot n’xhiro tuj rrejt ,
    e ju poi hani aq shpejt ,
    kush Historin e vertetoj,
    e arkeologun e shikoj ?

    dikush si Omeri po i rrfen Fantazia ,
    pse jo Arkeologu Gjerman i sjell me vete gjetjet nga Shtepia ,
    ma ju qi jei thesht popll poi besoni ,
    prandaj hic ket Bote s’po e kuptoni .

    me pas Goje Historia ,
    s’kish guxu me mashtru njerezia .
    por nejse ,ju i besoni ,
    sepse keshtu kohen kaloni .

    Me pas dit tana t’verteta ,
    c’bukuri do kisht ma Jeta !
    E na , tash qi poe dim se ju pa mashtrime s’rroni ,
    po leshojm pa fre gamorin me shpejtsi Avioni .

    pershnetje me tana , prej shpellarit digital ,
    em’besoni se Fantazia e ktij mileti vallahi bilahi s’ka me ndal

  12. alex says:

    o gazetaruce te mjere, te gjitha emrat qe ke permendur aty ne kete artikull ,biles edhe fjala troje jane te gjitha dhe kuptohen vetem ne shqip, perse o te mjere jua dhate te gjithe historine e popullit tone te huajve ,si greke , maqedonas ashtu edhe serbe., per faj te ketyre shqipfolesve te mjerre , shqiptaret sot duken sikur kane ardhur nga ndonje vend i larget , njerez te dores dyte.

  13. Koba says:

    Nard Ndoka Nuk di Gja ,Pyesni ma mire Kujtim Gjuzin se Ai Di nga keto Perralla.

  14. Qinani says:

    Osht lufta e tropojes

  15. FATMIRI says:

    PYESNI QYTETARIN DIXHITAL SE AI E DI

  16. Kujtim Gjuzi says:

    Historia e vertet i ka rrenjet ne shqiperi. Troja esht Lezha. Gjithshka fillon kur Pashuku ( Paridi) dhe vllai vet Hekurani ( Hektori) shkuan me mbledh ullinj. Aty Pashuku i shkep gruan Maliqit ( Menelaut). Heleqinja (Helena) pasi kishe provuar te gjith ato qe mblidhnin ullinj vetem Pashuku ja kishe bo qefin se e kishe per her te par dhe skishe pa pjeshk me sy. Mendoj spo ja lej mo Heleqinjen asnjonit do e mor per vete dhe e solli ne Lezh. Kur e pa baba vet Prenga( Priami) i tha mos ca na ke bo na ke fut ne sherr me Aristidhin( Agamenomni) tani sdo na fusin mo as ne europ. Aristidhi kur e mori vesh lajmeroj Arqilen(Akilin) dhe cun haber na jepni Heleqin se nuk na vjen njeri me mbledh ullinj. Prenges mrena javes i doli Heleqinaja nga qefi se naijer coheshe naten dhe shkonte ke komshiu qe sa kishe ardh nga Italia ku per probleme me drejtesin e kishe bo emrin Enriko(Enea). Keshtu vendosen ta kthenin ne shpi Heleqinan. Duke shkuar per Athin , ne Mamurras hyn njoni ne para kalim me gomar dhe vdesin Prenga, Hekurani dhe Pashuku shpeton vetem Heleqinaja( prandaj esht ajo shprehja pac fatin e kurves). Heleqinaja kthehet ne Athin prodhimi i ullinjve te Maliqit per bukuri. Enriko kthehet ne Rome dhe behet gej dhe punon ne rrugen Salaria. Kjo esht e verteta e luftes se Trojes ose aksidentit ne Mamurras.

    1. Ppa says:

      Je i madh ,”kujtim gjuzi”…kam qesh me lot, sadoqe eshte mesnate. Ke prirje per tekste satirike, gati te konkurosh me me V.Kozma e “Portokallise” E them me gjithe mend, kur themi ne ketej nga Vlora.

  17. Prushi says:

    Ilyada dhe Odisea janë dy volume të shkruara nga Homeri i lashtë, nëse do të quhej një individ frymori, por me gjasa që ai të ketë jetuar 200 vjet?!
    Pasi Odisea është shkruar rreth 150-200 vjet më vonë se Ilyada. Por ta zemë se Homeri ka jetuar vërtet. Dy vëllimet e mësipërme janë shumë më shumë të mbarsura me mitologji sesa histori. Edhe mund të ketë patur ndonjë konflikt lufte rajonale dhe të tilla midis mbretërore dhe fiseve të shumta ishte diçka e pranueshme për pasuri dhe trashëgimin të shpejtë.
    Ka shumë perëndi që në këtë luftë (të Trojës) kanë marë rol vendimarës dhe kryesor. Biles dhe heronjtë janë gjysmë perëndi me fuqi të mbinatyrshmen. Këto janë elementë mitologjikë që e zhbëjnë historinë.
    Unë e kam lexuar këtë vepër dhe me të vërtetë përmban fantazi të shfrenuar për kohën kur kanë ndodhur ngjarjet dhe heronjtë.

  18. Shqiptari says:

    Në shkrim ka mendime që nuk u referohen njē sërë studimeve,të dhenave të arkeologjisë dhe kronologjsë së ngjarjeve.Së pari:Ngjarjte kanë ndodhur rreth 1200 vjet para Krishtit,ndërsa Dorët,grekët e hershëm,erdhën nē këto territore,rreth 500 vjet mē vonë.Përzunë popuujt Jonē dhe pellazgë.Askund nuk haset fjala “grek”,po vetēm Akil Pellazgu(më saktë,Akej dhe Danaj).Pra kēta banorē që erdhën valē -valē,nê Kretê,Ciladha,Atikë,Beoti dhe Ishujt e Egjeut,gjetën në këto hapësira legjendat dhe këngët për Trojēn.Së dyti:Këto këngë,pēr herë të parë janē shkruar rreth vitit 606,në kohën kur sundontePisistrati,në greqishten e vjetër.Më pas rreth viteve 490-470,në kohën e Perikliut,u rishkruan duke shtuar,duke ndryshuar dhe duke i ndarë dhe në formëmē të përmbledhur këtë mori kēngësh.Së fundi:Nē Bunarbashi,Isarlik,në derdhje të lumit Skamandër,kanē kaluar shumē udhëtarë dhe studiues,nga Aleksandri i madh e deri te dtudiues seriozë si:Henri Shliman,ArturEvans etj.Nga gërmimet arkeologjike,mbetjet e rrënojave,reliket e gjetura,të dhëna të histotiografisë moderne,vërtetojnë se popujt pellazgë,kanē zhvilluar ekspedita dhe luftra.Çdo legjendë,sado e vjetër,ka nje bazë të vërtetë e cila ndër shekuj oëson ndryshime.Për seriozitetin e shkrimit mund të flitrj,kur të jenë bërë studime te reja dhe serioze.Çdo hipotzë dhe hamendje është e dëmshme dhe nuk duhet marrë seriozisht asnjëherë .

  19. undefined says:

    Keto ngjarje si Lufta e Trojes kane ndodhur shume heret ne Antikitet dhe jane shume “delikat” kundrejt manipulimeve…..nje gje eshte e sigurt sipas njohesve apo specialisteve te kesaj lende….gjate hedhjes se ketyre gojedhenave ne shkrim pra ne leter ka pasur shume ….nderfutje…ne vitet..500-400 p.e.s. ne favor te Klikave sunduese te asaj kohe….pra manipulime….manipulimi me i madhe eshte bere ne kohet moderne duke ja “veshur” kete histori….” grekeve” te sotem….qe nuk kane as me te voglen lidhje me azo ngjarje e ndodhira….

  20. fshatar nga Cercka says:

    Ka shume rendesi trajtimi i kesaj teme. Referimi BBC eshte nje shkak me shume per kujdes.
    Shume autore shqiptare kane trajtuar ne thellesi kete teme (lexo Mathju Aref shqiptari nga Mati, Dr. Helena Kocaqi etj).
    Pse qenka kaq e veshtire te lexosh libra te shkruar ne gjuhen e zotave kupto GJUHA SHQIPE.
    Eshte gjuha qe provon te verteten se :
    NUK KANE EKZISTUAR GREKE TE LASHTE.
    Fjala GRAEC e Ilides ka kuptimin vendi i grave, andej nga vinte Akili (Mathju Aref e ka shqiperuar aq i lehte, te tjere e kane shqiperuar a ki illi dmth ky eshte ylli)
    Fjala GRAEC eshte perdorur vetem 1 here ne gjithe Iliaden.
    Legjtimimi i te pavertetes per ekzistencen e gjoja grekeve te lashte duke u pranuar gjoja terthorazi nuk eshte edhe aq nje veprim miqesor.
    Falemnderit Tema qe here tjeter do jeni me te kujdesshem

  21. Memet Haliu says:

    Komeint : mbi Luften e Trojes .
    Ne luften e trojes , s’ka pas fare greke , ata dhe sot I thon kollomboqe Misrit ju kujtoni , se akoma ka greke
    Pse nuk pyesni , Hyjn Mitik Kadaren ky i di mire , kulturen Antike te Greqis se lasht ,

  22. TNT says:

    Per kete pyesni gazetarin Marin Mema, gazetarin qe ka fobi nga muzeumet dhe akoma nuk ka shkelur ne asnje. Pyeteni se do ju thote qe Helena e ben Greket ajo e kishte Lena si shkurtim nga qyteti nga ishte Tepelena …

  23. beni says:

    Me lindjen e kinematografise ollivudjane Linden interesat dhe sajesat Duke e bere realiteti nje pjes te Historie se mistershme te trojes!!!

  24. shqiptar says:

    Traoja eshte ne shqiperi, dhe e gjithe Bota flet Shqip me dialektin e Veriut
    ska grek as Maqedonas as Serb as as as jane te gjithe me te njejten prejardhej
    po kishat i kane bere luftat nje here e prunen nje fe katolike e tani nje ortodokse e nje muslimane
    per te pare ju dashten 300 vjet e ma s 600 vjet e marun edhe muslimane aty u pregaditen me popa qe ta shkarrojne gjuhen dhe popullin shqipfoles te gjithe popujt i zunen tempujt dhe i shendrruan ne kisha t^fillun popullin te i vrasin te i djegun te ju marrin pasuri te i varfrojne te mos ju japin as nje te drejt dhe keshtu njerzit nga vuajtjet nga malltretime qe ju kan ber ma qnjerzore u detyruan te i pranojne fet e te pa besve
    dhe jo nga deshira per njere a po tjetren fe nuk ka te gjitha jaen vetem per zapimin e vendeve
    Greket dhe Serbet Malazezet maqedonet kroatet boshnjaket jane po i njejti gjak me ne po ju kane mbyllur syt se edhe sot kisha eshte ne politik
    njerzit nuk erdhen po nje politik ka ardhe po si sot vjen njera ne pushtet dhe e udhheq populli si do ajo vret dhe masakronsi do ajo siku Enver Hogja iste vetem politik se populli ishte aty dhe aty ka mbet qe kur ka njerzim nuk erdhen Greket apo Serbet po erdhi nje politik ska fe eshte trillim Ka ZOT PERENDI ESHTE DIELLI PA DIELLIN NUK KA JETE une besoj ne forzen e NATYRES AI ESHTE ZOTI e jo keta fe andej e kendej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *