Sot jemi të lumtur se kemi për kë të qajmë

(Një ‘replikë’ me ty i dashur Xhoda)

Nga Mira Kazhani

“Ajo që mua më shqetëson pa masë është që në total shoqëria shqiptare e ka denigruar figurën e artistit, duket sikur nuk i duhet më.

Pas viteve ’90 e këtej duket sikur produkti ynë nuk vlen më në treg.

Unë di shumë njerëz që bëjnë televizion dhe punë të tjera, që jetojnë shumë më mirë se sa më të mirët e atyre që bëjnë art dhe kur them art e kam fjalën për artin e vërtetë dhe jo për show, atë për të vetëquajturin art dhe artist.

Kjo më dhemb dhe kjo do demotivojë jo vetëm gjeneratat që janë artistë, por edhe prindërit që t`i financojnë dhe mbështetin fëmijët e tyre që t`i bëjnë artistë profesionistë të vërtetë, do t`i demotivojë edhe fëmijët vetë për të hyrë në një biznes të dëshpëruar”, -thoshe ti, Xhevdet Feri, në një intervistë të fundit të jetës tënde.

Jo se nuk ke të drejtë… nuk kishe të drejtë. Është e vërtetë që të gjithë ne si shoqëri i kemi dhënë një dorë vulgut, harresës, kemi marrë kot në kotësinë e kësaj kohe.

Ke të drejtë që arti sot nuk është ushqim për shpirtin, siç ishe ti apo shokët e shoqet e kohës tënde për një shoqëri të tërë. Sot arti në shumicë të kohës është biznesi i shëmtuar që shumica e dinë të bukur dhe i bëjnë ‘like’. Nuk duhet mundim të kapësh peshën e idhnimit tënd me këtë realitet kotërish e kotësish.

Tani, të them pse e ke gabim, shumë shumë gabim, kur thua se pas viteve ‘90 produkti juaj nuk vlen më në treg.

Ju, ti i dashur Xhodë, i bukur si pak burra në këto anë, kolegët e tu që i dëgjoj në sfond në “News 24” të nxjerrin mes lotësh e një frymëmarrjeje të dobët, fjalë për ty, ti dhe të gjithë ata si Xhuvani, si Minarolli, që s’jetojnë më, ata që jetojnë e janë bashkudhëtarë, jeni të vetmit që keni vlerë në treg. E di pse?

-Ju jeni të vetmit për të cilët kjo shoqëri qan.

Filmat tuaj janë frazat tona, filmat tuaj janë e vetmja vlerë e kinematografisë shqiptare.

Rolet tuaja janë Hollivudi i vetëm që ka kjo tokë.

Kush ka lexuar si ju? Kush ka pasur modestinë dhe madhështinë tuaj, kush ka pasur fansa si ju?

Ju ishit Instagrami para Instagramit, liria para lirisë.

S’di si i mban toka njerëzit si puna juaj, ashtu siç është dramatike, gërryese, si e mban dhimbjen që disa prej jush po ikin duke marrë me vete mendimin se ne ju harruam, se ne ju tradhtuam e këtu ke të drejtë e pajtohem prapë me ty.

Veç një gjë e di me siguri, se sot jemi ende të lumtur, se kemi për kë të vajtojmë.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Sot jemi të lumtur se kemi për kë të qajmë”

  1. NOSTALGJIKU says:

    FJALIA E FUNDIT E SHKRIMIT TUAJ eshte kambane alarmi per te ardhmen e artin ne Shqiperi por jo vetem dhe me dhimbje e them se derisa kete qe quhet Atdheu YNE do ta drejtojne injorante dhe mskarenj qe vetem pazare per ta rrjepur kete popull dine te bejne.Respekte Mira ,nga te paktat gazetare qe nuk ke mesuar mesuar ende te lepihesh si koleget e tu servile te perjetshem

  2. Aksi says:

    S’e di pse, o Mira, perpiqesh gjithmone te besh si filozofe e ja fut kot. Po c’te lumtur jemi moj aman? E di, do te thuash se me demek, me mire te kesh patur artiste te medhenj e t’i humbesh, se t’mos kesh fare… po s’eshte ky momenti per te bere te tilla romanticizma. Sado artiste te mire te vijne, ky brez artistesh qe po iken duhet qare, e duhet qare me lot, se nuk vjen me e nuk e zevendeson dot me asgje e askush.

  3. Tajari says:

    👏👏👏👏👏
    Ky brez do ti mungoje mendimit normal ne Shqiperi.

  4. skender Lipo says:

    Edhe pse eshte shume e trishte ajo qe po ndodh me shoqerine tone (e dhene bukur ne shkrimin tuaj) une kam shprese se ky popull po zgjohet. E kujtuam sot Xhevdetin ne gjithe karakteret e sjella ne filmin tone dhe u ndjeme krenar qe kemi patur artiste te tille, duke ndjere keqardhje per Xhoden por me shume per artin e sotem kinematografik……

  5. Durimi says:

    Mira, do te theme vetem nja tre kater fjale, mbase me kupton. Si Xhevdeti dhe te tjere nuk vijne, ndoshta kurre, sidomos artista qe kane arritur majat e shpirtit shqiptar; Ngushellime dhe i paharruar! Po , duke jetuar kete periudhe , dikur Xhevdeti me shoke na bente optimiste e me te nepermjet ecranit kalonim oret me te bukura, , pas -90-es na genjyen shume duke u bere pjese e nje aventurieri si Sali Berisha. Nuk mund te terhiqem nga kjo se humba shume jete njerezish dhe fatekeqesia ishte se ky kriminel qe vazhdon te kryej krime te shemtuara, ju shtrua qilimi nga keta artista dhe sjane pak e me te miret ne profesionin e tyre. Perse na e bene kete?! Une do ti ndjek nga ecrani, por kur te kujtohem do me prekin me shume dhimbjen, prandaj te jemi te sinqerte me njeri tjetrin e objektiv. Edhe nje here ngushellimet e mia familjes dhe i pa harruar kujtimi tij !

  6. I pagabueshmi says:

    Perfekt Mira! Arti i tyre ishte nje hollywood i miredillte lokal, qe insironte brezat! Mesazhet e tyre dhe rolet e tyre ishin teper te larta per qenien njerezore, ku pavaresisht ideologjizimit ekstrem perseri proklamonin idete me te larta te funksionimit te shoqerise njerezore ku individi vishej me virtytet me te larta te humanizmit. Mesazhet e roleve te Ferrit jane me teper se realiste dhe per shoqerine e sotme poskomuniste, ku nukka ideologji dhe mungese te fjales se lire, por ka felliqesim, makuteri, zhvleresom te vlerave njerezore

  7. Dash Pacja says:

    Aksi,
    qeke tamom aks!

  8. I.Troplini says:

    Sa mirè do ishte sikur tè heshtnim kur nuk kemi gjè pèr tè thènè. Sa mirè do ishte tè kuptonim se nuk kemi formatin dhe brumin qè nevojitet pèr tè thènè atè qè duhet nè momentin e duhur.
    Mira Kazhani nuk èshtè Hafiz Ali Kraja. As Xhevdet Ferri nuk ishte At Gjergj Fishta. Ndaj le tè ndalemi pèr njè moment dhe ti lèmè kèto ofshama shtirèse, qè vetèm se tregojnè kapsllèkun intelektual tè kèsaj shoqèrie jargash.
    Xhevdet Ferri, ishte njè aktor filmi dhe teatri. Njè nga tè mirèt e kèsaj fushe, njè qè njihet nga spektatori shqiptar.
    Jo jo, nuk èshtè e vèrtetè se me vdekjen e tij, shqiptarèt ditkan se pèr kè do qajnè. Kjo, èshtè bota tallava e Mira Kazhanit, qè nganjèherè tè jep pèrshtypjen se shqiptarèt janè pèr psikiatri.
    Ata, shqiptarèt, do e kujtojnè me rrespekt emrin e aktorit.
    Pèr ta qarè dhe vajtuar, Zoti i ka dhènè tè tijèt.
    Unè nuk do doja tè qahesha nga Mira Kazhani dhe “kolegèt” e saj artistè.

  9. Plato says:

    Se pari ngushullime per aktorin, RIP… e dyta O ti Mira me ate mbiemer absurd, si eshte e mundur, qe sot e gjithe gjenerata mediokre e te gjitha llojeve te artit te realizmit socialist, te atyre qe shpelane trurin dhe krijuan monstren- njeriun te ri, sot i quani me vlera, te medhenj, gjeni, legjenda!!!!! mjafton te kesh qen artist ne kohen e komunizmit dhe sot quhesh legjende!!!???kete shpjego ti…sepse eshte ajo pjelle qe u riciklua, tani qan vetveten

    1. enter"" says:

      Idiot!!!
      Legjenda apo merita e nje artisti nuk barazohet me sistemin por me shenjen qe le ne publik.
      Kush e krijoi njeriun e ri, apo te shpelane trurin ty o felliqesire?

      Shikoji ato filma dhe interpretimin e tyre. Pallati 176 cfare eshte o kokerr injoranti? Te duket shpelarje truri ty?
      Gjen sot nje copez humori qe ti vije afer?

      Tipa si puna juaj jane e keqja e ketij vendi, ju qe jepni lek per felliqesirat post komuniste.

      Te fala Agron Llakes

      1. Plato says:

        o enter, as te hyn as te del ty, ti nuk di as te lexosh, keta felliqesirat post komuniste jane riciklimi i legjendave te djeshem, por tani nena parti nuk i mban dot me buke… vetem nostalgjiket tru shpelaret si puna jote i shiokojn ato filma te tredhur

  10. jani says:

    Vertet iku Xhevdet Ferri por ketij vendi i ngeli Kujtim Gjuzi, Nard ndoka, flamur noka, fatmir mediu, fatmir xhafa, i eshte varur ne zverrk vendit sali berisha, mos harronise se sot kemi bes kallakun, gent zenelin jul deden,kemi ate karagjozin e bashkise kolonje, kemi burrin e amit qe me nje film ka fituar shumfishin se cfar kane fituar gjate gjithe karjeres se tyre koloset e kinematografise shqiptare nga Sander Prosi tek Xhevder Ferri. ky vend eshte per te qare me kuje. nuk di si kane duruar keta kur shihnin legenat qe benin sikur aktronin

  11. Fadil Kreka says:

    Ke shume te drejte zonje. Po qajme te gjithe keto kohet e fundit qame te termeti po qajme dhe te Xhevdeti. Ne keto 30 vitet e fundit u denigrua i gjithe arti i vertete dhe lulezoi Injoranca. Nuk e di dhe sa kohe Akoma do qajme por mbas mbas shiut del gjithmone dielli dhe ate dite do të qeshim nga shpirti. Sapo të largohet Kjo kaste mbas 1990-es qe i ka marre frymen Shqiperise. Bej durim Shqiperi

  12. ? says:

    Nuk e kam mire te qarte kjo Mira Kazhani cfare arti performon?

  13. Jimi says:

    Ne pamje te pare te duket se cfare po thua!? Por me te vertet eshte tamam ashtu sic thua! Qesh se nuk qaj dot!

  14. demo says:

    Oj Kazhani! Kur te vinte autokinemaja ne fshatin tend ne Burrel.Per ato filma e ke fjalen.Ato jane Hollywoodi jot?
    Neser nje katundare tjeter do vije ne qytet dhe do qaje me llahinga Alketa Vejsiun,Flori Mumajezin dhe Arilena Arileshin.
    Vertet qe Xhevdet Ferri ishte nga aktoret me te mire te brezit te tij,por keshtu si po e qan ti nuk e qau as e bija.
    Boll me hypokrizite katundare,se nuk po ju durojme dot.

  15. lily says:

    Gjithnje i lexoj artikujt e Mira Kazhanit dhe me pelqejne shume sepse brenda kane vertetesi dhe realitet. Vazhdo Mira te punosh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *