“Ti i vdekur se i vdekur je”, Nexhmije Hoxha tregon bisedën e fundit mes Kadri Hazbiut e Mehmet Shehut

Vrasje apo vetëvrasje. Se çfarë ndodhi me ish-Kryeministrin më jetëgjatë shqiptar, Mehmet Shehun, ende mbetet e mistershme.

Janë të shumtë ata që japin versione, një ndër ta edhe Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha. Në librin e saj, “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, hedhur në treg së fundmi, Nexhmije Hoxha tregon se si e priti Enver Hoxha fejesën e Skënderit me Silva Turdiun, pse doli kundër saj dhe përpjekjet për ta bindur Mehmetin që ta prishte atë.

Çfarë ndodhi në Kongresin e 8-të të PPSH-së e më pas në mbledhjen e Byrosë, në 17 dhjetor 1981. Pse Mehmet Shehu vrau veten mbrëmjen e 17 dhjetorit. Sipas Nexhmije Hoxhës, ai ishte poliagjent i ngarkuar me detyrën e eliminimit të Enver Hoxhës. Sipas saj, në pamundësi për të realizuar këtë detyrë dhe mes një presioni të dyfishtë, ai u vetëvra.

SHTATOR 1981. LIND KRIZA E FUNDIT NË MARRËDHËNIET MIDIS ENVERIT DHE MEHMETIT

Në shtator 1981, Mehmet Shehu bëri fejesën e djalit të tij, Skënderit, ngjarje kjo që do të shkaktonte një krizë të re në marrëdhëniet midis Enverit dhe Mehmetit. Për këtë fejesë ne mësuam nga djali ynë, Iliri, kur u kthyem nga Pogradeci. Ai na tha se atë dhe Teutën i kishin ftuar në shtëpinë e Mehmetit dhe ata kishin shkuar për urim. Iliri na tregoi se djali i Mehmetit që fejuar me vajzën e një profesori në Universitetin e Tiranës.hoxha-mehmet

Të nesërmen, Enveri dhe unë shkuam dhe uruam Mehmetin dhe Fiqiretin, si dhe çiftin e ri e më pas dëgjuam se në Tiranë po ziente lajmi i kësaj fejese, se krushqia që kishte bërë familja Shehu kishte habitur opinionin publik dhe është bërë objekt muhabeti e diskutimi, në takime në rrugë, në kafene, etj. Shumëkush çuditej për këtë krushqi, pasi për këdo ishin të njohura qëndrimet e rrepta të Mehmetit në zhvillimin e luftës së klasave, aktet e tij luftarake kundër pushtuesve të vendit gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, si dhe, më vonë, kundër armiqve të jashtëm.

Kush nuk e njihte sloganin e tij: “Shqipëria në gojë të ujkut”! Prandaj, të gjithë pyesnin: “Si është e mundur ta ketë bërë këtë fejesë Mehmet Shehu?!”. Këto pyetje bëheshin ngaqë vajza, nga ana e nënës, i përkiste familjes së Pipajve të Shkodrës, në mesin e së cilës kishte ehe kriminelë të luftës, të burgosur ose të arratisur.

Ndër ta ishte edhe Arshi Pipa, i cili, nga SHBA, nuk pushoi së përdoruri penën e tij të helmatisur kundër pushtetit popullor dhe socializmit në Shqipëri. Të gjitha këto që dëgjoi, e shqetësuan shumë Enverin. Herë pas here, ai bënte pyetjen “Si e bëri këtë Mehmeti?! Si nuk pyeti njeri?!. As mua nuk më njoftoi drejtpërdrejt. Bëri sikur nuk e dinte rrethin familjar të vajzës dhe nuk më njoftoi. As kur erdhi vetë në Pogradec dhe na takoi, nuk na tha gjë, por na foli mbi një libër që po bënte mbi imperializmin”.

 

Ever-Hoxha-Mehmet-Sheu-familjetEnveri vazhdonte t’i bënte vetes pyetjen: “Pse e bëri këtë fejesë, kur ai kishte qenë për shumë vjet ministër i Brendshëm dhe duhej ta njihte mirë veprimtarinë armiqësore të Arshi Pipës dhe rrethit të tij?”. Ky shqetësim krijohej vetëm dy muaj para Kongresit të 8-të të Partisë, kur Enveri kishte aq probleme, jo vetëm lidhur me përgatitjen e raporteve, që do të paraqiteshin në Kongres, por edhe lidhur me çështjet dhe me vështirësitë që na kishin dalë pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën.

Duke menduar se çështja e fejesës duhej sqaruar dhe mbyllur sa më parë, Enveri dha porosi atë natë që Mehmeti të kthehej nga Korça, ku kishte shkuar për Konferencën e Partisë së rrethit, që të bisedonte me të. Të nesërmen, Mehmeti u kthye nga Korça dhe erdhi në takim, në shtëpinë tonë. U takua dhe bisedoi me Enverin tre katër pasdite me radhë. Qenë takime të gjata dhe unë kam qenë e pranishme në to.

Enveri, në fillim, u përpoq shumë ta ndihmonte Mehmetin që t’i thoshte Partisë që çfarë e çoi në këtë vendim, duke i theksuar se akti që ai kishte kryer nuk mund të shpjegohej me sentimentalizmin e një babai. Ai i kërkoi Mehmetit të shpjegonte sesi arriti ta merrte këtë vendim. Në takimin e parë, Mehmeti pranoi, ndonëse me gjysmë zëri, se kishte bërë gabim të madh dhe iku mjaft i mërzitur dhe i shqetësuar. Më pas, ai premtoi se do ta prishte fejesën porsa të kthehej djali nga Stokholmi.

Por ai vazhdonte me versionin e tij, duke insistuar se nuk pa tej babait të vajzës, Qazim Turdiut, që ishte pedagog në Universitetin e Tiranës (pavarësisht se edhe ky kishte qenë pranë Ballit Kombëtar) dhe se vajza e tij njihej për sjellje të mira. Mehmeti pas çdo takimi me Enverin ikte i mërzitur. Një herë kur po e përcillja, duke zbritur shkallët, ai më tha: “Ja, edhe Ladi po më lë”.

E kishte fjalën për djalin e madh, Vladimirin, i cili po meremetonte një apartament, diku afër të ashtuquajturit Bllok, pasi do të largohej nga shtëpia e re dhe e madhe e Mehmetit, vila 30, ngaqë gruaja e Ladit, vajza e gjeneral Shytit, donte që prindërit, të afërmit, shoqet e saj t’i vinin lirisht për vizita dhe jo vetëm me raste festash e ditëlindjesh. Ia thashë këtë Enverit dhe ai, të nesërmen në mëngjes, thirri në zyrën e tij Vladimirin dhe i foli me butësi. Duke i kërkuar të mos largohej nga shtëpia, i tha: “Ti, Ladi, si djali i madh i tij, qëndroji afër dhe ndihmoje, se Mehmeti po kalon çaste të vështira…”.

Gjendja e trazuar e Mehmetit u duk edhe në periudhën e përgatitjeve për Kongresin e 8-të të Partisë, ndërkohë që aparati i KQ dhe e gjithë Partia, si dhe institucionet shtetërore dhe shoqërore ishin në një aktivitet intensiv.

Raporti kryesor llogaridhënës i Komitetit Qendror, që do të mbahej në Kongres, ishte përfunduar nga Enveri dhe i qe ndarë Byrosë Politike, por raporti tjetër, ai mbi direktivat e planit 5-vjeçar, që do të mbante Mehmet Shehu, u dorëzua me vonesë në aparatin e KQ për anëtarët e Sekretariatit të KQ dhe të Byrosë Politike. Madje, u vu re se ky raport kishte shumë mangësi dhe pasaktësi të karakterit politik, që duheshin hequr. Enveri bisedoi me shokët kryesorë që këto plotësime dhe përmirësime të bëheshin nga shokët e Aparatit të KQ, me qëllim që të mos rëndohej edhe më tepër Mehmeti, që, sipas tij, nuk ishte në gjendje të mirë shpirtërore.

Po ashtu, për të mos e trazuar edhe më tej gjendjen e Mehmetit, Enveri kundërshtoi mendimin që u dha nga disa shokë, që në Kongres të mos mbahej raport i dytë, i cili tradicionalisht mbahej nga Kryeministri. Ata që e hodhën këtë mendim, niseshin nga fakti se politika ekonomike e Partisë dhe direktivat e planit të ri 5-vjeçar dilnin mirë në Raportin e Komitetit Qendror. Por Enver Hoxha, duke e parë më gjerë problemin, konkludoi se një masë e tillë nuk do të pritej mirë nga Mehmeti, do të ndikonte për keq tek ai dhe mund të keqinterpretohej si masë ndëshkimore ndaj tij. Prandaj, Enveri vendosi të mos ndryshohej praktika e ndjekur nga kongreset e mëparshme, duke u nisur nga qëllimi i mirë që në kongres të vihej në pah edhe figura e Kryeministrit.

Në sajë të këtij qëndrimi dashamirës të Enverit, Mehmet Shehu e mbajti raportin, madje, u zgjodh përsëri anëtar i Komitetit Qendror dhe i Byrosë Politike. Po ashtu, edhe Fiqireti u rizgjodh anëtare e KQ. Megjithatë, gjatë punimeve të Kongresit u duk qartë që Mehmeti ndenji shumë i vrarë në fytyrë, si për t’u thënë delegatëve dhe atyre që e ndiqnin në televizor se “me të diçka kishte ngjarë”.

Është e njohur që në Kongresin e 8-të të Partisë as nuk u zu në gojë gabimi i Mehmet Shehut lidhur me fejesën e të birit dhe as u bë ndonjë ndryshim në funksionet që ai kishte. Ky ishte një sinjal i qartë se mbledhja e Byrosë Politike, që ishte lënë për t’u zhvilluar pas Kongresit për të diskutuar problemin e tij, nuk bëhej për të marrë masa përjashtimi a dënimi tjetër të rëndë ndaj Mehmetit, por vetëm me qëllimin që ai të korrigjonte gabimin dhe karakterin e tij. Edhe në këtë rast, Enver Hoxha përdori metodën e tij të bashkëbisedimit me shokët. Ai e thirri në takim Mehmet Shehun dhe bisedoi me të, me qëllimin për ta ndihmuar që të kuptonte se gabimi që kishte bërë, nisur nga pozita e tij e lartë, ishte politik dhe i dëmshëm, ndaj duhej ndrequr.

Fejesa në vetvete është një ngjarje e zakonshme në çdo familje, por fejesa e djalit të Mehmetit, në fakt, mori përmasa politike. Ajo u bë shkak i një krize të rëndë në marrëdhëniet mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Me gjithë përpjekjet e Enverit për ta mbyllur mirë këtë çështje, me gjithë dashamirësinë dhe qëllimin e mirë që tregoi ai dhe shokë të tjerë ndaj Mehmetit, për ta ndihmuar dhe për ta shpëtuar, kjo krizë që ndodhi në marrëdhëniet e Enverit me Mehmetin në vitin 1981 pati një përfundim tragjik, krejt ndryshe nga krizat e mëparshme, si ato të vitit 1953 apo në 1974, që, gjithsesi, ishin mbyllur me një përfundim të mirë për Mehmetin.

Diskutimet që u bënë në mbledhjen e Byrosë Politike, më 17 dhjetor, në fakt, qenë me kritika të rënda, që këtë herë bëheshin haptas dhe nga të gjithë. Ata që e morën fjalën nuk u ndalën vetëm në gabimin e fejesës, por, si asnjëherë tjetër, pa druajtje, i kujtuan Mehmetit edhe gabimet që ai kishte bërë në të kaluarën, i vunë në dukje të metat në punë dhe në keqtrajtimin e kuadrove, në mosrespektimin e punonjësve etj., duke theksuar se të gjitha këto e kanë burimin në karakterin e tij të vrazhdë, në mendjemadhësinë e stimën e lartë që ai kishte për veten e tij etj.

Mund të thuhet se anëtarët e Byrosë kishin reflektuar në atë që kishte thënë Enveri në një mbledhje të mëparshme se, është në interes të partisë dhe të vetë Mehmetit që Byroja Politike dhe Qeveria të punojnë si forume kolektive partie dhe jo si shtab ushtarak. Sipas mendimit tim, kjo porosi flet për shqetësimin që kishte Enveri se ç’mund të ndodhte kur ai vetë nuk do të ishte më.

Ai e kishte mirë parasysh se kur i drejtonte vetë mbledhjet e Byrosë Politike, partinë dhe, në përgjithësi, punën për zbatimin e vijës dhe të strategjisë së saj, Mehmeti sillej korrekt ndaj shokëve, si në Byro dhe në çdo mbledhje ku ishte prezent Enveri. Po kur ky të mos ishte…?! Është fakt që Enveri dhe të gjithë anëtarët e Byrosë në fund të mbledhjes së 17 dhjetorit propozuan për Mehmetin thjesht një masë disiplinore partie, shënim në kartën e regjistrimit, që pas pak kohe, mund të shlyhej.

Kjo flet për dashamirësinë e treguar gjer në fund nga Enveri ndaj Mehmetit. Këtë e dëshmon edhe ajo që ka shkruar Ramiz Alia në librin e fundit ë tij, ku thotë se Enveri, rrugës duke u kthyer në shtëpi, në mbrëmjen e 17 dhjetorit, pas mbylljes së seancës së parë të Mbledhjes së Byrosë, i kishte thënë Ramizit: “Ja, nesër në mëngjes, do të flas dhe unë. Edhe unë jam për masën që propozuat ju të gjithë dhe ta mbyllim me kaq”. Por, pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje të Enverit, Mehmeti e mbylli vetë, me aktin ekstrem të vetëvrasjes.

MEHMET SHEHU U GJEND NË UDHËKRYQ DHE KALOI NË VETËVRASJE

Është fakt se gjatë gjithë historisë së Partisë së Punës dhe të shtetit socialist, asnjë nga anëtarët e udhëheqjes së lartë nuk ka qenë objekt i një presioni të vazhdueshëm të agjenturave të huaja, sa Mehmet Shehu. Duke rënë në kurthin ë një agjenture perëndimore qysh në kampin francez të refugjatëve, ai kreu një mëkat, që do ta kompleksonte gjithë jetën. Sepse, mëkati i këtij lloji të ndjek nga prapa edhe pas shumë kohësh dhe rëndohet edhe më shumë, ngaqë dihet se agjenturat gjithnjë bashkëpunojnë e njëra-tjetrën dhe ekziston rreziku që, në një moment të caktuar, edhe të shesin.

Kësaj i ruhej edhe Mehmeti, sepse, në fakt, në vorbullën ku ishte futur po përdorej nga disa agjentura ruse, jugosllave, apo amerikane. Historia është e tillë që qysh kur bëri mëkatin e parë e në vazhdim, në vitet 1944, 1953, 1960, 1972, 1973 deri në fund, në 1981, shërbimet e huaja të inteligjencës i kanë kërkuar Mehmet Shehut të lidhej në veprim për të krijuar turbullira në Shqipëri nëpërmjet eliminimit të Enver Hoxhës, madje duke i sugjeruar edhe variantet.

Ai është përpjekur në momente të caktuara që të gjejë kohën dhe një mënyrë veprimi që edhe “urdhri” i Qendrës të zbatohej, por edhe me synimin që ai vetë të arrinte ambicien e UNI-t të tij. Sidomos në fillim të viteve ’70, Mehmeti u vu disa herë nën presion nga agjenturat e huaja që të vepronte për eliminimin fizik të Enverit, duke e helmuar atë. Por Mehmetit iu desh ta shtyje e ta shtyjë kryerjen e veprimit derisa të gjente momentin dhe një mënyrë që të mos rrezikonte veten. Vitet kalonin dhe kur Enver Hoxha u sëmur rëndë, Mehmeti mendoi se rasti e solli që eliminimin e tij do ta bënte vetë natyra, dhe, kështu realizohet edhe ëndrra që kishte.

Por Enveri e kaloi sëmundjen dhe vazhdoi të jetonte e të drejtonte vendin. Ndërsa Mehmeti nuk po ndihej, frika se mos zbulohej e bënte nervoz. UDB-ja jugosllave, e shqetësuar nga mosveprimi i agjentit të tyre dhe e alarmuar nga demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, nxitoi dhe i kërkoi të vepronte sa më parë për likuidimin e Enver Hoxhës. Situata në Kosovë qe tepër e ndezur dhe klika titiste akuzonte Shqipërinë për nxitjen e demonstrative të popullit e rinisë kosovare, prandaj i kërkonte Mehmetit të shkaktonte trazira që të çonin në përmbysjen e regjimit dhe ta eliminonte Enver Hoxhën. Mehmetit kjo i erdhi e papritur dhe u gjend i papërgatitur.

Por edhe u frikësua shumë, se ky akt ishte me tepër risk për vetë atë. Në ato momente të vështira për të, ai nuk guxoi ta vriste Enver Hoxhën, ngaqë, siç pati thënë edhe vetë, “Nuk është e lehtë të eliminosh Enverin, se ai është si Gandi i Shqipërisë”. Nga ana tjetër, atij nuk ia mbajti edhe sepse i druhej zbulimit të anës së errët të personit të tij dhe për më tepër, pasojave që do të binin mbi të dhe mbi familjen e tij. Prandaj, për të shkaktuar të paktën trazira në vend, ai zgjodhi një rrugë tjetër, si pa qeder, fejesën e djalit me vajzën nga një familje, në rrethin e së cilës kishte kriminelë lufte dhe të dënuar politikë, me synimin që të realizonte kërkesën e tutorëve të tij për ta futur vendin në situatë politike anarkie dhe pasigurie. Por shërbimet sekrete të shteteve të interesuara për rrëzimin e Enver Hoxhës nuk mund t’i pranonin më këto “bishtnime” të Mehmet Shehut.

Ndaj, UDB-ja jugosllave ngarkoi ndërlidhësin e saj, Feçor Shehu, që t’i jepte Mehmetit “ultimatumin”, duke i kërkuar në mënyrë të prerë që të kryente një atentat të bujshëm ndaj Enverit, pikërisht në mbledhjen e Byrosë Politike, qoftë duke e vrarë edhe vetë. Për këtë gjë në një gazetë jugosllave u shkrua sikur kishte ngjarë në të vërtetë. Kështu, në gjendjen e brendshme të tronditur thellë, ku kishte rënë Jugosllavia, klika serbomadhe dhe UDB-ja u detyruan “të djegin” agjentin e tyre, Shehu, vetë e vetë që ky të bënte në Shqipëri diçka spektakolare që të trondiste dhe të përmbyste regjimin dhe të likuidohej Enver Hoxha. Por, Mehmet Shehu përsëri nuk e bëri atë që iu kërkua.

Nuk e bëri, jo për të ruajtur Enver Hoxhën, por nga frika, sepse ai, tashmë, e kishte të qartë që padronët e shitën dhe se në këtë ndeshje ishte i sigurt edhe eliminimi i vet, ose duke mbetur i vrarë, ose duke u arrestuar dhe do të përfundonte me dënim kapital. Ai mendoi se kështu jo vetëm nuk do të realizonte ambicien e tij të vjetër për pushtet, por edhe do të humbiste meritat e fituara në luftë e në punë si Kryeministër dhe, njëkohësisht, do të shkatërronte edhe familjen e tij.

Në këto çaste të rënda krize, dileme dhe hezitimi, bashkëpunëtori i ngushtë i tij, Kadri Hazbiu, i dha shtysën fatale, duke i thënë: “Ti je i zbuluar! I vdekur se i vdekur je, s’ke rrugë tjetër! Me vetëvrasjen, i trajtuar si Nako Spiru, ti shpëton të kaluarën tënde dhe të ardhmen e familjes”… Mehmeti e pa veten mes dy zjarresh, në udhëkryq, dhe u ndie krejt i pafuqishëm kur pa se bashkëpunëtori i ngushtë po i sugjeronte vetëvrasjen. Ra në dëshpërim të thellë dhe humbi çdo shpresë.

Prandaj vendosi të vrasë veten, të vetëflijohet fizikisht, duke menduar se kështu nuk do të humbiste emrin e mirë në histori, si dhe të shpëtonte familjen. Mehmet Shehu iku me mendimin se me vetëvrasjen i vuri gurin e varrit aktit të turpshëm që kishte bërë ndaj atdheut e populli të vet dhe me letrën që i shkroi Enverit, mendonte se e bindi këtë që mbeti shok e vëlla i tij, mbi të gjithë më besniku! Pikërisht ky akt ekstrem i dënueshëm dhe ajo letër e çuditshme, provokative dhe plot kontradikta, që Mehmeti i la Enverit, dalja në dritë e anëve të errëta agjenturore të tij, tradhtia që ai bëri edhe ndaj miqësisë dhe dashamirësisë shumëvjeçare të shokut të tij të luftës e bënë Enverin të shpërthente me aq zemërim dhe ta quante armik dhe poliagjent.

Ndërsa Enveri e kishte falur, e kishte ndihmuar, e kishte shpëtuar dhe e kishte mbajtur në krah të vet gjithë jetën Mehmetin, ky ia “shpërbleu” këto me mosmirënjohje dhe më zhgënjim të thellë.

REMOTE_ADDR:[]

49 komente në ““Ti i vdekur se i vdekur je”, Nexhmije Hoxha tregon bisedën e fundit mes Kadri Hazbiut e Mehmet Shehut”

  1. Xeni pa qime says:

    Ju bashk-fajtore
    vazhdimesia jane pinjollet e tije si Ramiz Alia Fatos Nano Sali Berrisha .
    Shyqyre qe doli Edi Rama per te shkeputur njehere e pergjithmone lidhjet me diktatorin

    1. Hoxh Armandi says:

      Cfare pret nga nje turkoshqiptare me emrin nexhmije?

      1. ben says:

        Nexhmia me gojen e saj pranon ate qe eshte ne thelb e verteta e heqjes qafe te mehemet shehut:
        Mehmeti kur nuk ishte enveri ne mbledhje ishte arogant dhe nuk pyeste njeri ,kjo nderkohe qe enveri ishte gjalle. Dhe po vete kjo kriminele thote se imagjino cfare do bente mehmeti kur enveri mos te ishte me. Pra shkurt frika e enverit dhe nexhmies se do ju perfundonte familja ne plumb zgjodhen te hiqnin qafe 2 njerzit me te rrezikshem te rregjimit mehmetin dhe kadriun.pastaj justifikimi ishte po aq idiot sa respekti qe kishin ata per shqiptaret, sepse ata ishin te bindur se cfardo idiotesie tu thuhej shqiptareve do e besonin. Dhe zgjidhja ishte ne kete nivel. Enveri e pranoi fejesen e djalit te mehmetit pastaj ja futi sic jua futi te tjereve perpara tij.
        Justifikimi se mehmeti ishte 40 vjet agjent i amerikaneve , ruseve ,jugosllaveve etj dhe te gjitha keto agjentura priten 40 vjet per te shfrytezuar mehmetin ,nderkohe qe mehmeti gjykoi se zgjidhja me e mire nuk ishte vrasja apo helmimi i enverit po mendoi ta rezonte enverin me nusen e djalit e ben cdo idiot komunist te ndihet edhe me idiot nga kjo tallje trapi qe vazhdon akoma.

    2. Dibrani says:

      Nexhmie Hoxha eshte femra me e zgjuar dhe patriote e vertet shqiptare per 400 vjecarin e fundit. Ajo ka merita ne lufte, shkollimin dhe ne civilizimin e femrave Shqiptare.
      Perqafime nga Uk pavarsisht se nuk ju kam takuar asnjehere por kam takuar mostrat. Berisha, Hajdari, Rama, Basha…

      1. ganiu says:

        Or taj, mos e lër me 400, rrumullakose 500 vjetët e fundit . Ska lezet, se duket gjysmake si është.

  2. Koba says:

    Po si i botoni keto Genjeshtra te trasha.????.

  3. Andrea says:

    Prap me Titistet kjo bucja?? Ju e vrate o shkerdhate. Lufte brenda llojit pervers. Kishe frike se ti ngrinte kembet perphete Mehmeti po te vdiste dulla. Ala me pushtetin popullor kjo lavire. Pushtet popullor ne dore te tyre. Ptuuuu

  4. Komunisti says:

    Kjo “vejusha e zeze” akoma i ben Shqiptaret per budallenj. Edhe bufi e di sot se shkaktarja e vdekjes se tij dhe shkaterimit total te familjes se tij eshte NEXHMIJE HOXHA. Enveri ne ate periudhe ishte “pjerdhur”

  5. Z says:

    Keto jane konspiracione te sistemit komunist ne lufte me kapitalizmin! Nuk eshte vetem Mehmeti qe pas vetvrasjes ose jo thoshte me shaka dhe seriozitet bashke nje shok i imi ne konfidence se ”u dhjene edhe keta te Spanjes”!

  6. BRSS says:

    PO TI KOBA NGA E DI QE JAN GENJESHTRA APO KE DEKUMENTE SEKRETE TE MARA NGA ZBULIMET E HUAJA

    1. anticensurë25642654 says:

      kurse ti e di që janë të vërteta??
      ysh hajvani i xhajës!!

  7. H says:

    Je një budallaqe e sinqertë Po nuk mallëngjen kërkënd me historinë e poliagjentit. Po ato dhjerta e mijëra antarë të byrosë politike(qenasi ju) dhe intelektualë që vratë dhe kalbët burgjeve , agjentë të kujt ishin ? Të injorancës , ligësisë dhe degradimit tuaj kulturor dhe moral. Zoti ju a shpërbleftë , ju shehut dhe gjithë kriminelëve si dje dhe sot.

  8. Realisti says:

    Ky liber I Nexhmie Hoxhes, duhet djegur.Eshte vetem demagogji.Vrau vehten Mehmeti- thot-,se kishte frike te vriste Enverin.Popullit i kishte sosur durimi me Enverin dhe ne rast se Mehmeti do kishte eleminuar Enverin,populli i gjifhe ishte me Mehmetin.Kjo shet perralla akoma.

  9. Poliagjenti i Deshtuar??? says:

    Replike me Ato qe SHkruan Nexhmije Hoxha:
    1-Zonja Hoxha,a munde te na sillni FAKTE se Mehmet Shehu ishte “Agjente” dhe Poliagjent???????????
    2-Gjithe sa Tregoni me siper eshte Riperseritje e atyre qe Shkruante Enver Hoxha ne “Tabllonesinoptike” te “Armikut” Mehmet Shehu, si dhe eshte nje Ilustrimi i “Idjotesive-Enveriste”…qe Kerkonte te Bente “Armike” Mehmet Shehun, pa u Mbushur 12-ore nga “Vetevrasja” ai Terhiqej Zvarre me Batanije…..?????????????????Vertet me beni te Besoj Brockullat e tua-dhe te Enver Hoxhes????
    3-Isha Nxenes per kohen qe behet Fjale….dhe me 1984-ren Doli ne Shitje “Vepra Madhore Titistet” e Enver Hoxhes, dhe Kjo “Veper” u be Objekte “Studimi” edhe per neve Nxenesit e Shkollave te Meseme…
    4-Kur Lexojme dhe Diskutojme, per Mehmetin ne Baze te Librit “Titistet” ne Shtepine e nje Shoku ne Fier, pa dashur ne kishim Ngritur Zerin dhe na Degjon Babai i Shokut qe ishte Kuader i Larte Ushtrie ne Divizjonin Ushtarake te Fierit:Hyri ngadale ne Dhome dhe na tha:Keto qe DISKUTONI KETU; LERINI KETU, se do te na Fusni te Gjitheve ne BURGE….More Vesh “Shoqja” nEXHMIJE hOXHA???????????
    @@@vAZHDON Neser..lol

  10. I urti says:

    Me vrasjen e kriminelit Mehmet Shehu,filloi tatepjeta e regjimit kriminal te Enver Hoxhes.
    Edhe vete Enveri iku per lesh dhe floket po i linte te gjata si vampir ne fund te jetes.

  11. Erli says:

    50 vjet agjent i fshehtë. Me të mirët në botë agjentë, nuk kanë shanc të mbijetojë qoftë dhe 20 vjet. Një çmenduri, Enveri e dinte që në masën e kafshëve që afroi, vërejtja e thjeshtë drejtuar më të aftit do të thoshte shkatërrimin e këtij të fundit. Sa faqe ka libri i kucedres, do të thotë mallkimi drejtuar vetes që zgjodhen r. aline…. Dhe faji që VRANË atë që në çdo pikëpamje meritonte të vazhdonte….

  12. buj says:

    ME KETO TRAPLLEQE QE LEXOJ I BIE QE KJO E BEN FAJTOR MEHMETIN SE AI ME AKTIN E VETVRASJES NE FAKT I KA BO ATENTAT ENVERIT EDHE KA DASHUR TA ELIMINOJE ATE, PRANDAJ SHOKU ENVER NGA ZEMERIMI E KA QUAJTUR EDHE POLIAGJENT… KTA I SEMURI PUSHTETI EDHE AKOMA SU KANE ARDHE MEND, LEJ KETO PO AS KETO KELYSHET QE KANE LENE NE PUSHTET NGA RAMIZI-SALA-FATOSI-META-RAMA – E LULI JANE TE GJITHE NJELLOJ SI KETA …KANE TE GJITHE NJE MENTALITET…. QE VDEKSHIN SI SHKERDHATA

  13. BON says:

    Do ju haje haka e komunistave te vertet qe i tradhetuat dhe i genjuet vetem per te pasur ju ofiqet e deejtimit dhe vrate sa deshet.

  14. G.Karagjozi says:

    Znj. Hoxha , nuk te besoj per menyren si e shtjellon te gjithe ngjarjen. Ne se Mehmeti ,Kadriu, Fecori e Kompani ishnin poliagjente e kishin mundesine ta eliminimin Enver Hoxhen.. Brenda nje kohe relativisht te shkurter e kthyet Mehmetin nga Kryeminister ne poliagjent. Nga ana tjeter na e paraqit Enver Hoxhen si nje engjell qe mendonte vetem pozitivisht ,e per te miren e Mehmetit. Kam jetuar ne Shqiperi dhe konkluzioni im eshte qe Enver Hoxha vetem “Engjell nuk ishte”. Ti Znj. Nexhmije ke qene shume mulaime (Znj. Gri e mbeshyer prapa perdes) . Personalisht Ti Nexhmije e kishe frike Enver Hoxhen ne prezence por prapa perdes beje ligjin. (Kete e verteton edhe nusja e djalit Liljana dhe une e besoj Liljanen ne kete kendveshtrim. Enveri i zbulonte shume shpejte agjentet e lista eshte aq e gjate sa duket qe “Zeusin” e rethonin vetem agjente. dhe Ai me nje levizje te dores i groposte. Shkruaje para disa ditesh per vuajtjet e tua ne burg e ndenjat si Nene e Gjyshe per familjen tende..Po per qindra mijra Nena e familje qe persekutuat per 45 vite duke i quajtur armik e trajtuar te tille edhe gra ,pleqe , femije , farefis , te semure etj. Luften e Klasave e prute ne xhdo familje dhe tavoline dhe e nxirnit nga sirtaret sa here ju nevojitej si buke te ngrote nga fura. Do te ishe me e respekuar Znj. Nexhmije qe te mos shkruaje me Libra e Kujtime per ate kohe se vecanerisht Ty nuk te lejohet ta qendisesh akoma me IDEOLOGJI… Beje mire te beje nje Autokritike qofte me heshtje. Qendrimi e sjellja Juaj na beri te braktisim Atdheun dhe te na duket dheu i huaj i “embel “si mjalta. Historia se si e dorzuat Pushtetin tregon sakte sa te trembur e te vetedijshem per krimet e bera ne kuriz te Shqipetareve dhe Teoria e Luftes se Klasave ishte HELMI qe i late ketij Populli, i cili po vuan sot dhe me sa duket do te vuaj edhe 2 apo 3 breza te tjere….

    1. ben says:

      G.Karagjozi-fjale me vend ke shkruar. Nuk do ti hiqja asnje presje komentit tend.

  15. Veshi says:

    Konkluzion: Nexhmia indirekt pohon ate qe fsheh: Mehmetin e ka vrare e shoqja e shtyre prej Nexmijes dinake qe do te quhej verevrasje dhe familja , dy djemt, vete Fiqiretit dhe lavdia e Mehmetit dote qendronin te paprekshme.

  16. Nik says:

    Edhe pas 30 viteve te ndyshimit te sistemit N. Hoxha mbetet me enver se Enveri! Kjo e “poliagjentit” eshte kulmi i marrezise! R. Alia ne kujtimet dhe intervistat e tij nuk e permendi “poliagjenturen” e M. Shehut.

  17. Futja kot says:

    Edhe lopa e di qe nje agjent jo më një poliagjent nuk digjet por përdoret. Mehmeti do te ishte vene në shërbim të Enverit 100% dhe jo me 99% sic kishte bere per 40 vjet po t’i ishte mbledhur laku. Po vdis tani se na merzite! Me nje fejese do hidhte sistemin Mehmeti! Pika qe s’te bie!

    1. ganiu says:

      E fortë mbyllja. Si me vdekjen dhe me bombën e fejesës 😀🤣

  18. Kjo eshte psikopate. Vetem psikopatet nuk ndjejne dhimbje says:

    Injorante plak. Idiote pa shpirt. Ne vend tibkerkosh falje te gjithe familjeve te shokeve dhe te persekutuarve we keni vrare, dhimbjet we keni shkaktuar vazhdon si xhelate justifikon kto vrasje mizore. Ti meriton litarin sic ua ke vene te tjerve dhe u ke shkaktuar vuajtje e dhimbje me breza.
    Zoti ta befte sic ua bere te tjerve. As me shume as me Pak. Injorante e dreqit

  19. qazim says:

    Perralla me mbret.Si ka mundesi qe kushdo qofte me cfardo niveli intelekti te besoje keto brockulla naive.Regjimi monist ishte nje perbindesh qe hante pjellen e vet sa here qe i rrezikohej situata.E ne ate vite kur cdo gje po shkonte per dreq,duheshin patjeter ngjarje te forta,qe nga njera ane te troshisnin shpirterat e idhtareve idealiste e nga ana tjeter te kercenoheshin ata qe ishin realiste per cfare ndodhte. Mehmeti sikurse te gjithe ata qe u zhduken ne forme te dhunshme nga Enveri,ishte nje komunist idealist ne fillimet e tije,qe me pas zbatoi me dore te hekurt e pa meshire luften e klasave,vrasjet ne emer te diktatures se proletariatit etj.
    Koha provoi qe sistemi monist pavaresisht arritjeve ne fillimet e tije,ishte nje sistem i deshtuar qe plagosi ne palce individin.

  20. Petro ... says:

    KJo pjese eshte shume e diskutueshme. Sepse nuk ka asgje konkrete se Mehmet Shehu ishte poliagjent perveç udhetimin ne vaporin”Elisabet” qe ketu nuk permendet. Nje bindje te patundeshme kam persa njoh tipin dhe karakterin dhe historine e jetes se Mehmet Shehut. Mehmet Shehu ka vrare veten si rezultat i aksidentit te fejeses se djalit dhe s’kish rruge tjeter. Nuk pranonte Mehmet Shehu te kritikohej nga Lenka Cuko kurre. Dhe kishte nje te drejte; kush ish Mehmeti qe nga shkolla ne Itali, lufta ne Spanje e deri ne brigaten e V sulmuese e kryeminister i vendit. Historia e trimerise se tij ndriçonte dhe jashte Shqiperise dhe kjo i kishte krijuar , me te drejte, supermacine mbi te tjeret. Njerez te tille nuk i perulen dot ultesires ne raste te tilla dhe sakrifikojne veten. Mehmeti vrau veten. Te tjerat jane trille. Ke sot politikane te tille sot?! Te gjithe jane o spiuna o, kriminele te heshtur, o hajdute , o fendacak. Jane qelbesirat e kombit.

  21. Konti Sbalta says:

    Ne nji 5 maj ,qe ishte edhe pervjetor perkujtimor per te renet e familjes Gjoliku ,plaka e shtepise se GJolikajve i thote Kadri Azbiut qe kish shkuar per vizite;’… po c’keni more bir ,qe po hani kokat e njeritjetrit!..”Plaka e mencme e kishte kuptuar qe grindjet kishin filluar per “vendin e pare”,se Enverit po i shteronte fuqia! Agjenturat e huaja e nxisnin kete grindje ,duke sajuar ngjarje sa per njeren apo tjetren pale! Me kete pjese rrefimi Nexhmija ve ne dyshim tere ngjarjet qe na sjell ne kete liber!

  22. asd says:

    Ne kete “rrefenje” mungojne provat. Cfare provash kishte PKSH, ose agjentura e shtetit per marredheniet e Jogosllaveve me Shehun ? Pra duhej nje prove e forte e pakundershtueshme per tradhetine, qe nuk e kishit perderisa vete pohoni qe Enveri “e fali” Mehmetin dhe se te nesermen u habit nga vetevrasja e papritur. Pra e vetmja prove fajesie per Enverin ishte “vetevrasja” dhe asgje tjeter. Por kjo nuk majftonte ne asnje menyre. Ah… ishin edhe fjalet e Fecorrit ? Por Fecorri do te pohonte cdo gje qe do t’ju pelqente , vetem te shpetonte koken. Ne fund te fundit as ai nuk ju solli asnje prove.
    Hoxha gaboi rende me politiken e tmerrshme qe ndoqi ne Shqiperi kunder njerezve, kunder popullit, me presionin dhe opresionin, me vrasjet, burgimet, zhdukjen e fjales se lire, prones private, ekzaltimin e Unit te tij ne piedestalin e Zotave, deri edhe me vrasjene bashkepunetoreve te tij qe mund ti rrezikonin sigurine. Pertej gjithe ketyre i mori frymen vendit dhe njerezve me varferine, ngjyren gri, skamjen, urine, tollonat e djathit dhe mishit, triskat e vajgurit, duke e kthyer nje burg te madh, kamp te vertete perqendrimi. Imazhi i largimit te shqiptareve me anije ishte ilustrimi se sa e donte Enveri popullin dhe populli Enverin.

  23. Gent says:

    Nese ndokush besonte ne te vertetat e Nexhmijes, atehere tani bindet se sa genjen ajo. I gjithe libri mbeshtetet ne theniet e stertheniet e Enver Hoxhes, i cili prodhonte agjente e poliaghente me shumice.
    Para ca muajsh kjo u terhoq nga akuzat per Mehmetin dhe, sic ka shkruajtur komentuesi “anticensura….”, la pa rehabilituar vetem Kadri Hazbiun. Po pse?
    Ajo, ne nje emision te viteve te shkuara ne Top-Channel, filloi te tregonte historine e “vajtjes” naten e 17 dhjetorit te Kadri Hazbiut te Mehmet Shehu. Drejtuesja e emisionit, zj. Rudina Xhunga ia preu fjalen, duke i thene se theniet e saj nuk kane baze dokumentare dhe se Kadri Hazbiu i hodhi poshte edhe ne gjyqin e tij. Te njejtat gjera ka pohuar edhe Ali Ceno, shefi i rojave te M. SHEHUT, gjate nje kohe te gjate.
    Nexhmija, nuk e priti mire nderhyrjen e zj. Xhunga dhe tha qe…mire, te presim te dalin dokumentet”.
    Ne librin e saj nuk ka asnje dokument te ketij lloji. Per me teper, te akuzosh cdo armik tendin si agjent i Serbise dhe Rusise sovjetike, dhe te lesh Enverin jashte agjentures serbe, sikur nuk shkon.
    Nexhmija nuk duhet te harroje se ishte Enveri, qe ne pleniumin e Beratit, propozoi qe TITO te behej edhe sekretar i pergjithshem i PKSH.
    NEXHMIJE, lexo dokumentet qe jane ne arkivat ruse, te cilat jane perkthyer edhe ne shqip. Do rikujtosh se kush ishin agjentet e KGB ne Shqiperi…njeri prej tyre ishte ai qe te tradhetoi bukur edhe ty.

  24. Xhuxhumaku says:

    Kjo buçja plake edhe tani qe i kane rene dhembet do te kafshoje e beshtyn sa mundet. Kjo i merr njerezit per budallej se midis te tjerave, po te pranojme qe Mehmeti ishte poliagjent qe mezi priste te eleminonte Enver Hoxhen, si do ta lejonte te birin te bente nje budallallek naiv si ai i fejeses me vajzen e armikut te klases? Bjeri drejt o Nexhmije dhe thuaj te verteten, ju e eliminuat Mehmetin sepse ai nuk jepte garanci per vazhdimesine e dinastise suaj. Ramizi ishte me i pershtatshem per juve. E keqja per ju eshte se komunizmi shkoi per lesh, e bashke me te u pordhet edhe juve. Mos kishit pasur Sali Vicidolin, qe gjoja ju hengri mishin, po ua ruajti kocken do te kishit perfunduar ne litar. Po ju ndihmoi fati.

  25. A says:

    Veprimet kriminale te ciftit Hoxha -xhunglini (me kumbar Mugoshen) I kane kaluar caqet njerezore.Njerzit nuk mund ti urrejne mbasi dhe urrejtja eshte nje ndjesi e njeriut!Njerzit kane NDOHT nga keto krijesa qe shkaktuan kaq dhimbje me krime dhe dhune vetem qe te mbanin ngrehinen e pushtetit te tyre.Mungesa e sinqeritetit te Xhunglini nuk eshte probleme I shqiptareve .Ata e dine te verteten .Eshte problem i saj dhe femijve te saj qe nuk kuptojne dot se kush ishin prinderit e tyre.Fotot me Hoxhen qe duket Me E BUKUR se gruaja e tij,beni mire mos ti ekspozoni me .Keta IMORAL SOCIOPATH,nuk mund te shesin me ,pervec se vertetojne vazhdimisht mendimin qe shoqeria ka per ta dhe per Pasojat e sistemit te tyre qe I paguajme akoma si shoqeri.

  26. Shefkiu says:

    Thotë e veja e diktatorit Hoxha: ” Ai ( fjala është për Enverin) e kishte mirë parasysh se kur drejtonte vetë mbledhjet e Byrosë Politike, Partinë dhe, në përgjithësi, punën për zbatimin dhe drejtimin e vijës dhe të strategjisë së saj, Mehmeti sillej korrek ndaj shokëve, si në Byro dhe në çdo mbledhje ku ishte prezent Enveri. Po kur ky të mos ishte?…” E bukur kjo pyetje e zonjës Hoxha!! Dhe mjaftë domethënëse!
    Ja pra, ku fshihet lepuri! Është i vetmi pasazh i sinqertë në ato që thuhen e shkruhen për arsyen përse ish kryeministri Shehu u “vetvra” me më shumë se një plumb. Dhe pas “vetvrasjes”, si një individ që i pëlqente rregulli deri në mani, gjykoj të mbulohej qetësisht me batanie, siç e paraqesin edhe fotot që janë bërë disa çaste pas “vetvrasjes”.
    Por më i sinqert, në mënyrë të përsëritur, tregohet Ramiz Alia, i cili, sa ishte gjallë, nuk linte rast pa shprehur mirënjohjen e thellë për shokun Enver, që jua kishte lënë Partinë “të pastër si kristali” nga armiqtë e saj, si Mehmet Shehu e shumë e shumë të tjerë, që në atë kohë shfaqeshin pa hesap, si kërpudhat pas shiut.

  27. Genci says:

    Ufff, moj shoqja nexhmije ik kalo ate pleqerine tende dhe boll u more me thashetheme grash, i thashe me tha i thame dhe na tha….prova a ke, na i nxirr ti vleresojme…
    Dhe nje gje si ske piken e reflektimit mbi anen e erret te krimeve familjare qe keni kryer si sistem, moj te pakten te pranosh se kemi gabuar teksa krimi sic e vleresonit ju me ato parametrat tuaj nuk ishte individual por kolektiv. Pra mire ai x kriminel se foli kunder jush denohet po familja femijet pleqte qe internoheshin pse????
    Mungesa e reflektimit tuaj tregon qe ju jeni thjesht te palogjikshem, te pandjeshem dhe mbi te gjitha te trashe, shkurt pra profile psikopatesh.

  28. Koba says:

    O BRSS i kam nga arkivat Ruse.Mos e diskuto KOT.Kam njohur njerez qei rrinin prane.Nuk ishte Burre qe vriste veten!!!

  29. Bilo says:

    Perse nuk e boton letren qe la Mehmeti por ngjarrjet i tregon sipas vehtes e per reference ka Ramizin ku te dy e bene kete zullum ndaj Shqiperise per tia bere peshqesh poliagjentit Berishe me çekun e 1000000 per koken e Enverit !Ky ishte dhe çeku i bardhe qe memeci Pashko deklaroi atehere!Ndaj Mehmeti ishte atdhetar e Ju se bashku me krushkun Ramiz tradhetar !

  30. Nik says:

    E sèmura psiqike pèr tè komanduar shqipèrin trillon sajon gjithçka kundrejt M,Shehut vetèm pèr tè justifikuar sistemin e mallkuar qè krijuan nè mènyrè perfekte qè as miza mos ti shpètonte gijotinès.Po mir idiote me dy klasè ,spjegom kètè poliagjentin e m,shehu,f,shehu,k,hazbiu, ,ku jetojm nè vitet 1930 tè?Kur ndodhi vrasja e m,shehut im atè komunist dègjonte zèrin e amerikès duke mbullur derèn e dhomès dhe mè sqaronte se ka diçka mè tè madhe nga çfar flet televizioni dhe gazetat.Personalisht atij sistemi nuk i besohej pèr vet historin e saj,nga doli ky poliagjnt na jep fakte data, takime ,letra qè e dèshmojn ndryshe veç qè e vrave po i hedh dhe balt mbasi vdiq .Po e shkruaj pèr tè tretèn her rastin qè ndodhi dhe besoj janè nè dijeni shumè njerèz se vite mè parè KGB ja dèrgonte letra nè itali se ishin implikuar duke marr lekè nga rusia disa deputet tè sè majtès.Koha kur nè qeveri ishte berluskoni,krijohet njè komision parlamentar me njè president i cili shkruajti edhe njè libèr “Dosja Mitrohin” Nè fund mbas disa verifikimeve u mbyll gjithçka nè mènyrè korrekte. Nè shqipèri gjakderdhja nuk pushoj kurrè sepse nepèrka N,Hoxha sè bashu me burrin e vet prej 1941 it gjer sa ikèn nga pushteti shikonin dhe sajonin armiq çdo orè,ditè,muaj,vit vetèm pèr tè mbajtur karigen.Ju duhej tè pèrfundonit si çauseshku e meritoni sepse nuk jeni penduar pèr makinacionet qè pèrgatiteshin nè guzhinat tuaj .
    Nuk di sesi do tè reagonin familja e M,shehut,K,hazbiut,F,Shehut karshi jush njè idjote e pa gdhèndur dhe mjaft e keqe nè shpirt .

  31. Enveri says:

    Po te ishte gjalle Enveri dhe te lexonte brockullat e tua pafund do te kishte vrare veten, ne pamundesi te te vriste ty. Vetem me MARKSIZMIN qe ske lidhje ti…

  32. lisi says:

    Enveri nuk i vjen me kesaj toke.Ai qe e do te jete nderi e krenaria e perjeteshme e kombit tone.Plehrat e Karagjozet le te hane MUT sa te duan.Nuk mbulohet dielli me shoshe.Kurse Nexhmie Hoxha eshte simboli i gruas se shenjte e heroike shqiptare dhe DIBRANE.

    1. ? says:

      Ti o lisi te rrosh vete se trute te paskan lone me kohe.

    2. Cudia says:

      Lisi! Mos i ler ditet e fundit te jetes te te ikin kot. Shko te Nexhi tani te te jape nje tesere te PPSHse se vertet e ndjen partine e saj ne zemer. Psikopate si ty ndihmuan Nexhin dhe Burrin e saj te mbajne diktaturen me te poshter te Evropes ne kembe per 45 vjet. Mjere ata qe vuajten e u vrane nga kerma si ju.

  33. Golemi i Kavajes says:

    Materjalin nuk e lexova, se e di pa lexuar se c’perman. Nexhmie Hoxha ka 75 vjet qe io genjen shqiptaret, Respekt per te gjithe ata komentues qe me objektivitet e analizojne historine e ketyre 40 vjeteve te fundit. Eleminimi i Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut me akuza fallco si agjente te huaj, tashme nuk e hane as kalamaqte e kopshteve. Ata ishin luftetare per nje Shqiperi me te mire. E meta e tyre ishte se ata e mbeshteten E.Hoxhen qe nga 1948 e ketej, por kur pas viteve 1975, gjendja ekonomike u perkeqsua per shkak te drejtimin pa drejtim qe i beri vendit E Hoxha, ata nuk munden, apo nuk deshen t’a eleminojne ate eshte pergjegjesi e tyre. Ne nje fare menyre edhe ata u bene pjese e pergjegjsive para popullit . Po te kishin realizuar rrezimin e diktatorit vetm diktature nuk mundm te vinte pasketaj. Marrja apo dhenia e pushtetit Raimz Alise solii kete gjendje qe kemi sot. Mendoj se Shqiperia nuk do kishte perfunduar sic e shikojme keto kohe. Edhe me Shehun ne krye, sistemi do ishte kthyer, por “ka cecua bicak” . Mehmet Shehu ishte ai qe e ngriti ate ekonomi e nuk mund ta shkaterronte ate qe ngriti vete, ashtu sic beri llafezani Ramiz Alia. Zullumin i eleminimeve te viteve 70-80 po vujane shqiptaret sot.

  34. tironci says:

    Mehmet Shehu nuk ishte nga ata qe vriste veten!!!!! Ai nqs donte i vriste te tere kundershtaret e tij ne byrone politike, me gjithe familjet e tyre nga femije tek pleq, dhe nuk i levizte qerpiku. Dihej nga te gjithe qe kishte bere te tilla gjera me pare. Ishte mizor dhe gjakatar i lindur. Poli-Agjent?——Shaka idiote kjo per njerez te cekte. Ai ndjehej, dhe jetonte si i pari i Shqiperise! Ishte realisht njeshi fuqiplote i ekzekutivit, mgjs Enveri ishte akoma gjalle (por dihej qe ishte sklerotik, dhe bente gafa…) dhe vetem merresh me Partine. Nuk ndjente Mehmeti konkurrence nga askush, dhe nuk ka vend fare emertimi i poliagjentit. Per momentin mbivleresoi situaten se thjesht nuk priste qe do ta ekzekutonin. Enveri e njihte mizorine e Mehmetit dhe ne frike e siper (per vete, dhe familjen e tij, sidomos pas vdekjes se tij eventuale) veproi shpejt e shpejt dhe e likuidoi (jo vetem Mehmetin, por gjithe familjen e tij). Ai ishte i te njejtit nivel ne mizori me Mehmetin. Pra, e pare me realizem, kjo ishte lufte brenda klanit per mbijetese te dy individeve karakteropate qe “udhehoqen” vendin per disa dekada pas luftes. Te tjerat i dini vete……

  35. demo says:

    Je e papame nexhmije,je njesh.
    Sikur ta kishe zbuluar edhe kete poliagjentin Sali Berisha.
    Vetem kete te kishe zbuluar,se Edi Rama nuk vinte ne pushtet me thonjpaprere po te mos e kishte rrahur maloku.
    Nano ja beri dhurate,meqenese e rrahu maloku.ATE MALOKUN TE KISHE ZBULUAR ATEKOHE,DO TI KISHIM FALUR TE GJITHA.

  36. 17nentori says:

    Ne fund na marrin edhe per budallenj, edhe Enveri me te mire, edhe i erdhi keq qe vrau veten, edhe me nje verejtje dhe demek do ja shtynin… edhe pas pilafit ja syrgjynosen gjithe familjen dhe pushkatuan nje gjysme dyzine ministrash sepse ishin bashkepunetore te ketij.
    Bashkepunetoret ishin per pushkatim kurse ketij Enveri e shumta nje verejtje dhe do ia kalonte…. pika e fshatares me diplome marksiste leniniste… qe na merr edhe per leshko neve…. do ia kalonte Mehmeti me nje verejte demek por Kadriut i iku koka fishek se ishte bashkepunetor i atij qe do ikte me nje verejtje!!!!!
    Jo vetem qe mashtron por mashtron si fshatare!

  37. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    O Lis qe nuk qenke as plis nga trut ,rri atje ne qullin tend , qe te shkelin but kjo far kriminelesh , qe akoma duart ju kullojn gjak shqiptaresh te fajshem e te pafajshem ! Akoma kjo 100 vjecare vazhdon te jetoj ne delirin e sundimit ,gatuar me intriga ,e fantazi agjentesh, qe ne kohen e saj mori jet “armiqsh”duke torturuar edhe familjet sebashku me femij te porsa pjell qe i priste gijotin e luftes klasave ! Shikoni or shqiptar cfar historish nderton e cfar potenciali mendor ka edhe ne kte mosh e hajde mos konkludo cfar roli gjigand ka luajtur me pushtetin absolut, qe kish ne dor sebashku me te shoqin ! Lexoj me kureshtje gjith shkrimet ne gazet , se librin nuk do mar kurr mundimin as ta hap pas lktyre rjeshtave e historive te neveriteshme agjenturore , qe kjo grua kerkon te na paraqes Djallin per Engjell !!! Ka mbetur atje ku ish e krenare per rolin e saj ! Veprat qe shqiptaret ndertuan, mes” sabotatoreve dhe ktyre agjenteve” qe zbatonin me zell e besnikeri cdo krim qe dirigjohej e udhezohej prej ktij cifti, veprat pra, ja faturojn vetes, duke dashur te na thot qe ishin kta qe mbrojten e cuan perpara Shqiperin , qe pa kte vigjilenc e gjak asgje sdo hecte ! Asnje gabim ,dhe te vetem trima ne kte corb armiqsh ,ishin kta ! Me vjen mir kur lexoj mjaft komente qe nuk i han kto histori dhe kan shprehur mendimet objektive te tregojn moj zonj se shqiptaret nuk jan aq dele sa i kujtoni ! Ate qe sot po heqin ky popull, esht pikerisht dora juaj qe e perpunoi e terrorizoi e dhe e beri te till ,e ky helm percares i luftes klasave e dhunes se papar ,nuk harohet , e do akoma shum koh te pastrohet ! ….Ky liber esht “bibla” e shtremberimit dhe justifikimit e vlen per ata qe nuk e provuan diktaturen gjakatare e aq te dhimbeshme shqiptaresh qe jetuan me JU………

Lini një Përgjigje te tironci Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *