10 gratë matematiciene që ndryshuan botën

19 Janar 2020, 20:15Bota TEMA

Filmi i ri “Gratë që fshihen pas numrave” zbulon historinë e patreguar të grave matematiciene me ngjyrë, që ishin njëkohësisht dhe pjesë e Administratës Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA). Këto gra mposhtën çdo paragjykim dhe izolim duke punuar tek NASA dhe duke kryer llogaritje vitale matematikore në vitin 1960.

Të shohim më poshtë 10 gratë matematiciene që ndryshuan botën.

Hipatia

Vajza e matematicienit grek Theon e cila ishte në krye të shkollës platoniste në Aleksandri (Egjipt) aty ku edhe studioi për astronomi dhe filozofi. Përshkruhet si një grua me intelekt dhe dinjitet të madh, e cila ndihmoi babain e saj në publikimin e mjaft teksteve.

Sofia Germain

E frymëzuar nga leximet për Arkimedin, Sofia u përkushtua tek teoritë e numrave dhe llogaritjet. Një student i cili kishte braktisur shkollën i dha asaj mundësinë të shtirej si ai në mënyrë që të studionte në atë shkollë. Fatkeqësisht puna e saj brilante mbi teoremën e fundit të Fermatit nuk u njoh kurrë.

Karolina Herschel

Gruaja e parë që fitoi medalje ari nga Shoqëria Mbretërore Astronomike pasi zbuloi shtatë kometa. Karolina njihet për një numër të konsiderueshëm zbulimesh. Ajo filloi të punonte për vëllain e saj William i cili në atë kohë zbuloi planetin e Uranit.

Ada Lovelace

E njohur ndryshe si magjistarja e numrave, Ada vajza e poetit Lord Bajron ishte nismëtarja e krijimit të programeve kompjuterike. Kjo grua arriti të përkthente çdo formë të përmbajtjes së numrave në shifra nëpërmjet makinave të numrave.

Sofia Kovalevskaya

E lindur në Moskë, Sofia spikati që në fillim në matematikë dhe mësimet private i mori nga babai i saj. Patriarkalizmi i asaj periudhe e detyroi të martohej e të shpërngulej në Gjermani aty ku dha edhe kontributin e vet në analizat matematikore.

Emi Noether

Ajnshtajni e përshkruante Emin si një nga gratë më të rëndësishme e më kreative nga të gjithë gjenitë e matematikës. Noether duroi vite të gjitha refuzimi për të punuar si lektore në universitetet gjermane dhe leksionet e saj mund të mbaheshin vetëm nga kolegët burra.

Florence Nightingale

Florence pasi u kujdes për ushtarët e luftës së Krimesë, revolucionarizoi profesionin e infermierisë. Për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor ajo i paraqiti qeverisë britanike disa statistika nga ku, doli në pah dhe dhuntia e saj për to. Njihet si gruaja e parë që përdori diagramat rrethorë dhe që shpiku grafikun e zonës polare.

Joan Clarke

Gruaja e vetme që arriti të dëshifronte çdo kod në bashkëpunim me Alan Turing nëpërmjet një makine të quajtur Enigmae krijuar nga vetë ata. Clarke gjithsesi paguhej më pak se burrat dhe karriera e saj nuk avancoi për shkak se ishte grua.

Dame Jocelyn Bell Burnell

Burnell ishte gruaja që zbuloi impulset e radios, një nga zbulimet më të mira të astronomisë. Kolegët e saj u nominuan për çmimin Nobel në vitin 1974 ndërsa Burnell qëndronte e dyta në listë për shkak të gjinisë edhe pse ishte gruaja e parë që analizoi yllin e neutronit.

Radia Perlman

E njohur ndryshe si nëna e internetit, Perlman krijoi algoritmin e protokollit ‘Pema gjithëpërfshirëse’ nëpërmjet të cilit u mundësua përdorimi i internetit.(Bitchmagazine)

1 komente në “10 gratë matematiciene që ndryshuan botën”

  1. tarasi says:

    Keni haruar dhe Liri Berishen , matamaticene e perkryer e kohes se sotme , ndoshta nuk ka rezen e ketyre , por dhe ajo beri shume per te ecur matematika perpara , beri ate , mori miliona per gjasme humanizem per femije dhe njerez ne hall temadh dhe i perdori per interesa personale ose te mbush xhepin e saj te pafund …
    Thashe , qe nuk ka famen e ketyre femrave gjenive , megjithate duhet regjistruar dhe Liria si matematikane dhe ti jepet titulli i nderit ” o burra te vjedhim se u be deti kos ” ky titull mepet vetem ne Shqiperi ……..dhe asaj i takon ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje