Një automjet tip Range Rover është gjetur i djegur në zonë e Shkallnurit në Durrësit.
Policia po verifikon nëse mjeti është i njëjti me atë që u krye rrëmbimi i një personi në zonën e Kamzës.
Më 17 janar në Kamzë u mor me forcë brenda një automjeti një 47 vjeçar i quajtur Jak Prenga.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44 paraditen e së premtes së javës së shkuar, në rrugën “London”, ku dy persona të maskuar e kanë futur me dhunë në makinën e tyre 49-vjeçarin Prenga dhe janë larguar në drejtim të paditur.
“Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- do njoftonte policia për ngjarjenn që ndodhi para dy ditësh. (TemA)