“Koha po kalon…”, Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Albin Kurtit për kryeministër. Duhet të reflektojë, ta pranojë ose refuzojë

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek krijimi i qeverisë së Kosovës, si dhe fakti nëse do të zgjidhet apo jo Albin Kurti kryeministër, vjen një sinjal pozitiv nga presidenti Hashim Thaçi. Ai deklaroi sot se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. Prandaj, sipas tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.

Pas takimit me ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, Hashim Thaçi tha se është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll me sukses procesin e 6 tetorit.

Thaçi mes tjerash tha se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit që ta bëjë hapin, ndryshe duhet ta deklarojë refuzimin si mandatar për udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

“Koha po kalon… Unë duke menduar që do ta pranon, sepse është një rregull i pashkruar…, e kam nënshkruar atë ditë nominimin e zotit Kurti si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Ai nominim i nënshkrimi tim është ende në tavolinën time të punës këtu. Shpresoj që nuk kalon kohë të gjatë dhe zoti Kurti që të reflektojë në kuptimin e pranimit të nominimit, në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi, raporton KP.

Për këtë ai u shpreh i bindur që do të respektojë Kushtetutën e Kosovës, dhe ligjet.

“Në çdo veprim timin do ta respektoj në tërësi kushtetutën dhe ligjet. Respektoj shumë opinionet e ekspertëve por unë nuk shkel as Kushtetutë as ligj”, u shpreh ai.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““Koha po kalon…”, Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Albin Kurtit për kryeministër. Duhet të reflektojë, ta pranojë ose refuzojë”

  1. AL BIN HÉRO says:

    LIDERI AL -BINI DO NRYSHOJE BOTEN NDJEKSIT E TIJE SI ZHEJIT LUBONJES BUSHATIT SHULLAKU DHE ANAL- ISTAT E TJERE DOLEN TE ZHGENJYERE NGA HEROI .

  2. pjeter says:

    THAÇI KA EMERUAR KURTIN PER KRYEMINISTER, JO “NOMINUAR”. NUK BESOJ SE I PENGON KUSH DISA ARTIKULLSHKRUES, QE NDIHEN GAZETARE NE “ALBANI”TE MOS RESPEKTOJNE GJUHEN SHQIPE.

  3. Kuq e zi says:

    O hashim pse don me u be pale biseduese kur nuk je?
    Belgjika ngeli nje vit e gjysme pa qeveri dhe askush nuk u vu para zgjidhjes merre ose lere
    Per mendimin tim vv duhet te shkoi ne zgjedhje le ta beje koalicionin mustafa me ju te pdk pastaj te shohim sa vota do mari zgjedhjet e tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *