Konflikti për pronat e kishës në Malin e Zi: Kujt i përkasin?

19 Janar 2020, 10:44Rajoni TEMA

Kujt i përkasin pronat kishtare në Malin e Zi? Për këtë prej javësh ka shpërthyer një grindje juridike dhe politike. Në këtë konflikt nuk bëhet fjalë vetëm për çështje pronash, por edhe për atë të identitetit kombëtar.

Shkak është bërë një nen në ligjin e ri për lirinë e fesë, që miratoi në fund të dhjetorit parlamenti malazez. Sipas tij objekte dhe troje, të cilat aktualisht i përkasin Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në Malin e Zi i kalojnë shtetit, në rast se kisha nuk vërteton dot se ajo i ka këto prona nën pronësinë e saj edhe para vitit 1918.

Sipas interpretimit të qeverisë në Podgoricë në fund të Luftës së Parë Botërore Mali i Zi u pushtua me dhunë në kuadër të Mbretërisë së Jugosllavisë nga ushtria serbe. Këtë qëndrim e ndajnë edhe shumë politikanë opozitarë malazezë. Sipas këtij qëndrimi, Kisha Autoqefale Ortodokse e Malit të Zi, (MPC) iu nënshtrua patriarkut të kishës serbe, SPC, që e ka selinë në Beograd. Rrjedhoja: kështu kanë kaluar pa të drejtë prona kishtare tek patriarkati serb.

Qartësi ligjore

“Me ligjin e ri ne duam të sjellim qartësi ligjore”, thotë ish-kryetari i parlamentit, Ranko Krivokapic në bisedë me Deutsche Wellen. Para vitit 1918, sipas tij, pronat kishtare ishin në pronë të shtetit malazez, vetëm më pas ato i janë dhuruar kishës ortodokse serbe. Kjo duhet të korrigjohet tani, sepse “shteti i Malit të Zi dëshiron të mbrojë thesaret e kulturës së tij. E nuk bëhet fjalë, sipas tij, që pronari i thesareve më të rëndësishme kulturore në Malin e Zi vjen nga një shtet tjetër, si në këtë rast patriarkati serb.” Përveç kësaj, sipas tij, SPC refuzon të regjistrohet si person juridik në Malin e Zi, gjë që komunitete të tjera, si Kisha Katolike e Komuniteti Mysliman e kanë bërë prej kohësh.

Nuk ka kadastra të mesjetës

Tërësisht ndryshe e sheh situatën Kisha Ortodokse Serbe. “Ligji kërkon që të provosh vërtetësinë e pronave të kishës dhe manastireve, që janë ndërtuar në shekullin e 13-të apo 14-të. Por ato atëherë i janë dhuruar apo janë krijuar për kishën.” Kadastra, në të cilat të jenë shënuar këto nuk ekzistojnë”, thotë peshkopi Grigorije Duric. Këto ndërtesa, sipas Duric i përkisnin në vitin 1918 Kishës Malazeze dhe atëherë në pajtim me juridiksionin ortodoks i janë kalaur SPC-së. “Ndryshimet politike në vazhdën e historisë nuk kanë ndonjë rëndësi për kishën”, thotë peshkopi.

“Nga ana formale bëhet fjalë për të sqaruar, kujt i përket diçka, dhe jo për të realizuar një pretendim prone për vete”, shpjegon Lazaros Miliopoulos,ekspert për çështjet e ortodoksisë në Universitetin e Bonnit. “Kjo është ndryshe në vendet perëndimore. Ai e mirëkupton qëllimin e Malit të Zi për sqarimin e marrëdhënieve të pronës, por e rëndësishme është që shteti të mos e shpronësojë thjesht kishën, pa e kompensuar”, thotë ai. “Kjo do të ishte e papajtueshme me normat europiane”, thekson Miliopoulos.

Identitet kombëtar

Rëndësi ka të sqarohet, nëse pas fundit të Luftës së Parë Botërore “dorëzimi i pronës së metropolitit të dikurshëm malazez tek kisha ortodokse-serbe ka ndodhur nën kërcënimin e dhunës e me presion apo me vullnet të lirë”. Ka dokumente që provojnë, se metropoliti i atëhershëm ka protestuar, por edhe nga ato që provojnë të kundërtën. I gjithë debati ka një dimension politik. Mali i Zi është thellësisht i përçarë në çështjen e identitetit kombëtar. Në një kohë që një pjesë e popullsisë ndjehet si pjesë e kombit më të madh serb, pjesa tjetër e sheh veten si pjesë e pavarur e popullit malazez.

Ranko Krivokapic mendon se në ligjin e kontestuar bëhet fjalë për “konfirmimin dhe mbrojtjen e identitetit malazez. “Kisha Ortodokse Serbe e mohon ekzistencën e malazezëve, dhe me këtë të Malit të Zi. Kjo është problematike. Ata thonë, se janë të gjithë serbë. kjo është pjesë e politikës serbomadhe”- Për politikanin opozitar me sqarimin e çështjes së pronave të kishës do të merrte fund edhe procesi që filloi në vitin 2006 me pavarësinë e Malit të Zi. Një pjesë e këtyre përpjekjeve për pavarësi është edhe “(ri)themelimi i Kishës Ortodokse Malazeze, CPC., që e kupton veten si kisha e vërtetë e malazezëve dhe ngre pretendimin për të gjitha pronat në vend.

Instrumentalizimi i fesë

Edhe peshkopi Grigorije Duric sheh qëllime politike pas ligjit, por krejtësisht të tjera. Sipas tij, presidenti malazez, Gjukanoviç përpiqet “të provokojë një precedent, sepse vetëm ai mund ta shpëtojë.” Vlerat e popullaritetit të tij kanë rënë. “Të gjithë e dinë në Malin e Zi, se ai sundon mbi gjithçka në vend dhe se shteti është shteti i tij privat.” Sipas Duric, nëse ai ia del si shpëtimtar i kombit, atëherë malazezët sërisht do të mblidhen pas tij. “Ai kërkon përmes fesë të krijojë tensione. Kjo i emocionalizon njerëzit dhe i bën të grinden me njëri-tjetrin, dhe ai të dalë si shpëtimtar dhe zgjidhja e vetme për vendin.”

Lazaros Miliopoulos përmend një aspekt tjetër. Për ortodoksinë nuk është e pazakontë lidhja mes kishës e politikës, thotë ai. “Nga ana historike është e provuar që këto kisha gjithmonë kanë funksionuar si kisha kombëtare.” Gjatë periudhës së perandorisë osmanenga ana politike ato ishin edhe përfaqësues të interesave të popujve të krishterë kundrejt sulltanit mysliman. „Kjo traditë e lidhur me nacionalizmin e shekullit të 19-të ka çuar aty që të kemi tradita të forta kishtare kombëtare në Serbi, Rumani, Bullgari apo Greqi. Ekziston gjithmonë rreziku i ekzagjerimeve nacionaliste, kur kisha kalon çështje politike, thotë eksperti gjerman.

Të dialogohet

Miliopoulos është i bindur, që mund të gjendet një zgjidhje për këtë përçarje. „Shteti duhet të ulet në një tavolinë me kishën dhe në një format dialogu të kërkojë të zgjidhë problemin, para se të iniciojë një lloj kolektivizimi apo shtetëzimi të dokumenteve kishtarë që janë përcaktuar si të paqartë.”

Këtë e rekomandon edhe Komisioni i Venecias. Ai u krijua pas rënies së Murit të Berlinit nga Këshilli i Europës me qëllimin që të ndihmojë shtetet europiano-lindore nga pikëpamja e së drejtës. Në një raport të Komisionit për problematikën e pronave kishtare u rekomandohet palëve të hyjnë në dialog. „Ideja është që të fillohet një proces, që të arrihet tek një ujdi, sepse rruga e nisur tani me siguri nuk të çon aty”, thotë Miliopoulos. (dw)

20 komente në “Konflikti për pronat e kishës në Malin e Zi: Kujt i përkasin?”

  1. Marko Bocari says:

    “Ekspert gjerman” thote !!!!!! Miliopoulos eshte neogrek dhe dihet boterisht qe eshte proserb!
    Sidoqofte, malazezet nuk jane serbe, jane shqiptare te sllavizuar qe i perkisnin kishes orthodokse sllavone, prandaj edhe u sllavizuan ne gjuhe. Kete ata e dine shume mire, prandaj thone se jane malazeze e jo serbe. Ka deshmi te regjistruara : ne vitin 1978 eshte dokumentuar me video, nje plake mbi 90 vjec nga fshati Kuc, nje fshat me banore kristiane orthodokse afer Cetinjes ne Mal te Zi, e cila ishte e fundit aty qe fliste shqip. Ajo thote se ne kohen kur kishte lindur, ne fshatin e saj Kuc te gjithe flisnin vetem shqip, ndersa tani askush nuk flet!
    Mevetesimi i Kishes Orthodokse Malazeze dhe kthimi i pronave asaj, do jete nje hap i rendesishem ne ri-shqiptarizimin e malazezeve! Te gjithe Gjukanovicet, Gjuricet, Shalicet, Duricet, Dedicet, Djokanivicet … do thone nje dite te verteten dhe te deklarohen me ne fund se jane Gjikajt, Gjurajt, Shalajt, Durajt, Dedajt, Gjokajt …

    1. Nik says:

      Marko Boçari plotèsisht dakort me ju por mund tè shtojm njè pyetje siç pèrmendèni dhe ju,qeveria shqiptare sè bashku me shqiptarèt e malit tè zi nuk duhet tè ishin pjes e ndarjes sè kishave sepse mes tyre e sigurt qè ndodhen shqiptar plus çfar thuhet pèr kishat katolike ?Ministrija e jashtme duhet tè zgjuhet nga gjumi tè informoj ndoshta opozita nè parlament tè ngrihet dhe pyjes nèse janè prekur interest e shqiptarève nè malin e zi dhe si duhet vepruar.

    2. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

      NON GRATA korraket turkokomentes kur diskutohet per Kishen apo Xristianizmin…………ouuuuuuuussssssssss vrromiarides!

      1. O.Pamuk: kristianet greqishtfoles jane identiteti i Tyrkies ne Junanistan, Evropi e me gjere ...." says:

        Pisoglendi e lave bythen sot?
        Se ke pune ne darke ?

    3. vang says:

      JU DUKET MILIOPOULLOS GJERMAN .Eshte aq gjerman sa mbiemri OSMAN.

  2. Ilo says:

    Kisha vllahe ne Çetinjë! Nuk eshte sllave! Viti 1450………

  3. Lexusi says:

    Edhe kishat SHQIPTARE te gjitha do i takojn kishes greke sepse u kthyen ne kisha greke , perveç kishes se Elbasanit Qe e ruan me fanatizrm prifti atdhetar i asaj kishe , edhe neser aty ku ka kish ortodokse do quhen troje greke vetem prej kishes , kte shitje komtare me fines e beri saliu dhe tosi , ate qe nuk arriten ta bejn kolaboracionistet te ter bashk me pushtusin , e ben fare kollaj kta dy bythqira qe kapardisen kudo dhe nje popull komplet idjot e pa moral e karakter i ndjek nga pas.

    1. ca ca says:

      TE placin trute e thartuara o lexus pa alfabet.

  4. Kuq e zi says:

    Kishe ortodokse dmth kishe etnike
    Ashtu si u fitua liria ndaj perandorise osmane ashtu fitohet edhe liria e kishes ortodokse ndaj kishave me te medha mos harrojme sot nuk njihet kishe malazeze as ajo maqedone sepse keta etni i ka pushtuar kisha serbe
    Kishat ngrihen per njerzit qe i frekuentojne jo per parine e kishes
    Kemi kisha ne veri te italise qe jane kthyer ne ortodokse sepse ishin ne sherr me papen askush ne vatikan tha qe kisha eshte e jona
    Nqs kisha kryepeshkope maqedonase dhe malit te zi vazhdojne te mos njihen nga paria e stambollit do ishte mire qe keta ti bashkohen kishes kryepeshkope shqiptare gjer ne njohjen e tyre
    Po kush do i ndihmoi janulla qe ha e pi me kirillin dhe irenej? Kjo miqsi e tyre te jep sakte dhe ralitetin politik e qellimet politike te lindjes

  5. Denis says:

    @Marko Bocari. A thua katoliket shqiptare kane nderruar emrat. Ato hiqen sikur i kane rrezituar superfuqise boterore perandorise osmane. Duke mbajtur emrat dhe fene e tyre. Nuk e dija qe e paskan bere ne breke nga malazezet.

    1. Marko Bocari says:

      C’lidhje kane katoliket shqiptare ketu!!??

  6. beni says:

    I fryhett karri gjykanovicit dhe kerkon qe kisha te Jet malazeze?
    Keshtu beri dhe noli dhe ja ku jemii sot,te pafuqishem?
    Malazezet Jan puro Serbe te paster dhe ai qe kerkon te shkeputet e han ujku,ashtu sic na hengri ne turqia!
    Autoqefalia eshte nje IDE e disave,qe te qendrojn ne fronat e kupoles por jo per interesat e te gjith besimtarve ortodokse!
    Serbia ka plotesisht te drejte,e Ahmet zogu nuk ish budalla qe antarsimi i kishes ne carri Grad te mbikqyresh nga greqia e jo nga russia!

    1. undefined says:

      Jo se i “fryhet” cari Gjukanovicit…por se Kisha Kisha eshte malazeze…..edhe Noli beri perzgjedhjen e duhur….por nuk e kishte menduar qe nje dite do te vinte Saliu ne Pushtet per tja shitur Kishen shqiptare Greqise per interesat e tij….

    2. u dhime duke qesh says:

      O Ben, i mblodhe dhite ne mal o coban analfabet ? ? ?

  7. Lisi says:

    O Denis debili Duhet ta dish o mjere se shqiptaret u kkthyen ne fene islame per tu mbrojtur nga tema juaj e pjerdhur e gjakatar

    1. Marko Bocari says:

      Nje pjese e shqiptareve u islamizuan (nuk “u kthyen” sepse nuk kishin qene me pare te tille qe te ktheheshin), per shkak te kushteve politiko-historike te kohes, qofte me dhune qofte per interesa ekonomiko-pronesore!

      1. Ani says:

        Shqiptaret ne 99% te rasteve u konvertuan me deshire.

        Ne politikat Osmane konvertimi behej me deshire.

        Ishte ne konceptin multi etnik te Osmaneve kjo gje.

        Shqiptaret kane fillu te integrohen ne strukturat Osmane qe ne 1390 kur eshte edhe kryeministrini pare Shqiptar i shtetit Osman.

        Edhe gjate kohrave te Gjergj Arianiti dhe me pas te Skenderbeut ka pas kryeministra shqiptare dhe gjenerale shqiptare si ata qe kapen Konstandinopojen.

        Me pas konvertimi i be edhe me masiv sepse shaiptaret terhiqnin njeri tjetrin ne strukturat priamidale te pushtetit Osman.

        Shqiptaret filluan te behen shumice myslimane ne kohen e Shqiptarit Sinan Pasha I Madh ne 1580 dhe be kohen e Qyprylinjeve Shqiptare midid 1650-1710.

        Perandoria gjithmone kishte konsiderata te larta per Aftesite ushtarake dhe politike te Shqiptareve.

        1. Marko Bocari says:

          “deshira” eshte relative!

        2. uhahahaaaaaa says:

          Osmanet nuk kishin asnje koncept mbi “multi-etnicitetin”! Ata nuk e njihnin fare konceptin e etnicitetit.
          Kush thote kesilloj debilsirash eshte nga keta tyrcelinjte e sotem te ndyre, qe paguhen nga Erdokari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje