Pse “The Times” dhe “Bild”, u zgjuan pas vendimit të Gjykatës së Tiranës?

Nga Mero Baze

Dy gazeta të njohura europiane, ”The Times” e Londrës dhe tabloidi i frikshëm gjerman “Bild”,  po sillen sikur nuk e kanë dëgjuar, që Gjykata e Tiranës e mbylli pa gjykim akuzën ndaj lobimit të paguar nga rusët, për llogari të Partisë Demokratike.

Të dy gazetat, theksojnë faktin se lobimi ishte i orientuar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Dhe po ashtu i referohen fort faktit që kontrata është e firmosur nga Lulzim Basha dhe se SHBA-të i konfirmojnë zyrtarisht pagesat.

Fushata e re e shtypit Perëndimor, ka nisur menjëherë pasi në Tiranë një gjykatë e mbylli këtë çështje përmes disa procedurave të porositura mes prokurorëve dhe gjykatësit, që shkaktuan pezullimin e çështjes pa e gjykuar atë, nën arsyetimin se fakti nuk egziston.

Fakti që të dy gazetat shkruajnë sikur ky gjyq nuk ka ndodhur, dhe nuk e marrin fare në konsideratë, është jo vetëm një shuplakë për drejtësinë në Shqipëri, por dhe një shqetësim që me sa duket po kristalizohet në Perëndim, rreth faktit që rusët mund të kenë paguar para për arsye politike kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sido që të jetë, rihapja e këtij problemi nga shtypi Perëndimor, që në fakt është i pari që e zbuloi skandalin, tregon se Lulzim Basha duhet të përballet me këtë problem pavarësisht manovrave procedurale në Gjykatën e Tiranës.

Ai do të përballet  fillimisht me këtë problem si një histori korruptive që po hetohet në Skoci dhe SHBA. Pastaj do të përballet dhe politikisht, nëse provohet që rusët kanë paguar pikërisht për shkak të axhendës që kishte kontrata e Lulzim Bashës, me lobistin Nick Muzin.

Kjo e dyta do t’i rëndojë dhe më gjatë në jetën e tij politike nëse provohet.

Versioni i tretë, ai që ne mendojmë të gjithë se është i vërtetë, që për llogari të Lulzim Bashës, ka paguar miku i tij turk Alptekin, tashmë i kërkuar nga SHBA, dhe lobisti i tij ka përdorur rusët për të fshehur paratë, pastaj e bën dhe më banale historinë. E bën banale, pasi tregon se sa i papërgjegjshëm mund të jetë një njeri, që për të justifikuar disa para të ofruara qyl, është gati të marrë përsipër telashe të tilla që janë më të rënda si telashe politike e gjeopolitike, se sa kriminale.

Krimi më i lehtë i Lulzim Bashës në këtë histori, është t’i ketë çuar paratë cash tek lobisti dhe ai t’ia ketë marrë përsipër të gjejë vetë burimin e dhuratës.

Në këtë rast mund ta marrim me mend, se ai e ka prerë në besë duke e ngatërruar me rusët. Por fakti që Lulzim Basha nuk bën padi ndaj Nick Muzin dhe nuk thotë asnjë fjalë të keqe në adresë të tij, fatkeqësisht provon se ai ja ka lënë atij në dorë fatin e vet.

Dhe ai duket se i ka rezervuar një fat të hidhur të cilin nuk e zhbën dot Gjykata e Tiranës. Siç shikohet, të gjithë në Perëndim, bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar atë vendim.

 

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Pse “The Times” dhe “Bild”, u zgjuan pas vendimit të Gjykatës së Tiranës?”

  1. Dashi says:

    Po sikur u be vetting, spak, spuk, dvoran, mjeran….
    O zot ki meshir per kta plehra qe na udheheqin u shofshin te gjith.

  2. Detari says:

    Ke te pakten me shume se 1 vit qe ske shkruajtur asgje per qenverin o mero, cne keshtu? Rroge te mire?

    1. Durimi says:

      Detari, kaikja po te mbytet. Mero do shkruaj cfare te doje se eshte gazete e lire dhe private, gjithmone brenda ligjeve. Ti po ke aq merak per qeverine, nxirr gazeten tende te kaikes dhe shkruaj e vulos vete. Jeni bere si dhelpra kur i heq lekuren persegjalli.

  3. Sheshi i Flamurit says:

    Besoj se lajmi eshte sposorizuar nga Partia Siçiliste! Njesoj siç ka sponsorizuar PD plot lajme te tjera me perpara. Potorja-kokainike eshte i vetmi faktor kryesor pse Shqiperia nuk i çeli negociata. Akuza kryesore qe na la pas ishte korrupsioni galopant! Nje vend qe ka korrupsion galopnat eshte vend i tille sepse kryeministri eshte ne krye te skemes. Na genjeu, e votuam dhe ja ku jemi, ne vend numero. Ky nuk eshte si tribali Sali qe na vrau me plumba ne 21 Janar 2011. Jo, ky eshte si diabeti te vrete ngadale. Te vrete me droge, te kriminalizon. Vetem ne Vlore humben 21 vete per shkak te ekonomise Hashashit qe kryeministri i kokaines ‘legalizoj’, akoma vazhdon Vlora dhe vuan pasojat e mbjelljes masive. Korrupsion dhe propagande. Mjeket, inxhineret etj po largohen, qyteratet jane ne depresion, popullsi po tkurret dhe te gjithe jane ne depresion.
    Populli duhet te ngrihet, PS=LSI=PD, organizata terroriste. Duhen likujduar……

    1. Plugu says:

      Ti o Sheshi i Flamurit na çave bythen me ate komentin tend.Edi Rama eshte ne detyren e tij dhe nuk eshte perzjere fare me kete pune.Lul Basha po qe i zoti te dalin para popullit dhe te pranoi me ndergjegje palaçolleqet qe ka bere.Nuk jane pa gje keto dy artikuj,te ” bild” dhe asja te Skocise.

    2. Nje qytetar says:

      O Bryli, qenke vertet brryl’ mor daje ! Vertet “Bild”, eshte nje gazete qe merret me skandale dhe i ” gjuan ” ato ku te jene , por ti harrron” me qellim prestigjiozen “The Times”. Pra , ky lajm nuk eshte nje thashethem.

    3. E verteta tjeter says:

      (Per)Sheshi i Flamurit, duke e barazuar PS , nje parti ku aderon shumica e popullit punetor e te ndershem me partite e krimineleve e hajduteve PD e LSI , ti me ngjan me nje burre qe e kishte gruan superkurve dhe kur i thonin shoke e familjare qe ta divorconte ai u pergjigjej ; ” he mor se te gjitha grate kurva jane”. Si nuk e shikoni xhanem qe partite e Sales dhe Ilirit , jane diskredituar aq shume ne syte e botes perendimore dhe aq te perbuzura nga shqiptaret , sa qe u kane hequr edhe vizat per te udhetuar ne SHBA ?! Apo e shikoni dhe pikerisht per kete donit t’i barazoni njesoj me PS -ne . Shikoje pak ndryshimin o persheshi I Flamurit (Nokes ?) ; ndersa Saliu , Lulzimi , palacot e LSI , e kane te ndaluar udhetimin ne SHBA , Edi Rama eshte I mirepritur dhe perkrahet nga i gjithe perendimi . He , cfare i thua kesaj ? Jane njesoj ?

    4. X says:

      O Flamur!
      Nese je ne depresion eshte problemi yt e jo i yni…

      1. Sheshi i Flamurit says:

        Zoti X, Plugu,

        Shoh arrogance dhe nivel komunikimi te papershtatshem. Nejse, e keni te vetvetishme ju ne Parti, kur nuk ka pune dhe rezultate ka arrogance dhe ofendime. Dy gjera te nderuar:
        1. Ose jeni pjese e bandes se Rilindjes, plaçkitje, droge dhe paaftesi!
        2. Jeni te verber
        Ne te dy raste me vjen keq per ju dhe per qytetaret e ndershem te vendit. Te dy palet jeni viktima.

        Ju uroj paqe te nderuar dhe shpresoj qe ta keni harruar ate filozofine e PK qe kush ka mendim ndryshe eshte armik dhe duhet shkaterruar.

  4. Bryli says:

    Vetem i gjo nuk kuptoj daja, deri dje tallen trrapin me gazeten bild me ate faqet e deshtume qe kan neper IG e FB, ndersa sot po na e bojn lajm gazeten Bild ne lidhje me motrren tone Lulzimen. Tashti kte Bild o do ta besojme per te gjitha, ose mos ta besojme me bindje politike, jo per gjo por po ju del boja keq kshu, po ja fusni vetes.

    1. Nje qytetar says:

      O Bryli, qenke vertet brryl’ mor daje ! Vertet “Bild”, eshte nje gazete qe merret me skandale dhe i ” gjuan ” ato ku te jene , por ti harrron” me qellim prestigjiozen “The Times”. Pra , ky lajm nuk eshte nje thashethem.

  5. Arber iliri says:

    Luli me kete aktivitet e la zhyt vedin perfundimisht.nese ka ca njerez me mend ne pd duhet ti kerkojne largimin nga posti i kryetarit te pd.ndryshe do ngelen te gjithe ne batak.

  6. Zigur Qarri says:

    Mendojnë vërtetë neorilindasit,se sulmet ndaj Bashës jan mjeti i duhur për të larë Kryeministrin e korruptuar nga pisllëku?
    Skandali i vitit 2012, ku për një foto me Presidentin Barak Obama, Edi Rama pagoi 80 mijë dollarë, është zbardhur thuajse
    plotësisht nga drejtësia amerikane.Gjatë 7 viteve, hetimet në SHBA, kanë zbuluar skemën e mashtrimit dhe kanë dënuar 2
    persona,një shqiptar amerikan,Bilal Shehun, dënuar me një vit burg,dhe tjetri është grek amerikan William Argeros i cili
    u dënua me 4 muaj burg,nga dy vjet,mbasi bashkëpunoi me drejtësinë Amerikane.Ndërsa Kryeministri aktual i Shqipërisë
    Edvin Kristaq Rama,është dënuar dy vjet në mungesë,një dënim i paekzekutuar ashtu si ndalimi i hyrjes së tij në Amerikë,
    falë imunitetit që ai gezon si funksionarë i lartë,për sa koh është në detyrë.

  7. Kev says:

    Artikull pa emer se kush e ka shkruajtur. Artikulli ne boten perendimore lidhet me seriozitetin e autorit, jo te gazetes!

  8. Plugu says:

    Ti o Sheshi i Flamurit na çave bythen me ate komentin tend.Edi Rama eshte ne detyren e tij dhe nuk eshte perzjere fare me kete pune.Lul Basha po qe i zoti te dalin para popullit dhe te pranoi me ndergjegje palaçolleqet qe ka bere.Nuk jane pa gje keto dy artikuj,te ” bild” dhe asja te Skocise.

    1. Emiljano says:

      O plugo tu plugofte truri o trap mesjetar.Edi rama ne detyren e tij😂😂😂😂

  9. Tajari says:

    Mero, analizat e tua nuk lene vend per shume koment po dua te theksoj ku eshte opinioni I Rames per kete ndodhi Duke ditur qe Ai komenton edhe per nje hajdut pulash falur nga gjykatat e shkerdhyera Shqipetare?

  10. E verteta tjeter says:

    (Per)Sheshi i Flamurit, duke e barazuar PS , nje parti ku aderon shumica e popullit punetor e te ndershem me partite e krimineleve e hajduteve PD e LSI , ti me ngjan me nje burre qe e kishte gruan superkurve dhe kur i thonin shoke e familjare qe ta divorconte ai u pergjigjej ; ” he mor se te gjitha grate kurva jane”. Si nuk e shikoni xhanem qe partite e Sales dhe Ilirit , jane diskredituar aq shume ne syte e botes perendimore dhe aq te perbuzura nga shqiptaret , sa qe u kane hequr edhe vizat per te udhetuar ne SHBA ?! Apo e shikoni dhe pikerisht per kete donit t’i barazoni njesoj me PS -ne . Shikoje pak ndryshimin o persheshi I Flamurit (Nokes ?) ; ndersa Saliu , Lulzimi , palacot e LSI , e kane te ndaluar udhetimin ne SHBA , Edi Rama eshte I mirepritur dhe perkrahet nga i gjithe perendimi . He , cfare i thua kesaj ? Jane njesoj ?

  11. Nje qytetar says:

    O Bryli, qenke vertet brryl’ mor daje ! Vertet “Bild”, eshte nje gazete qe merret me skandale dhe i ” gjuan ” ato ku te jene , por ti harrron” me qellim prestigjiozen “The Times”. Pra , ky lajm nuk eshte nje thashethem.

  12. Brahoo says:

    E shpetoj gjykata Bashen apo e shpetoj Rama ? Se pa Ramen sot do kishim Bashen mbas hekurave…

  13. Veshgues says:

    Sala, Tit Vasili, Lul Basha, Vangjushi i Durresit, Llalla familjarisht dhe ca te tjere qe nuk i plotesojne standartet per te hyre ne USA , gjithsej 14 jane problem i madh per SHQIPERIÑE dhe Shqiptaret! Tash te mendosh re jeshe deputet nen listen e LulSales!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *