VIDEO: Conor McGregor "palos" kaubojsin Cerrone për 40 sekonda dhe fiton... 60 milionë paund

19 Janar 2020, 08:58Sport TEMA

Vetëm 40 sekonda i kanë mjaftuar Conor McGregor për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e Las Vegasit, sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).

Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshirë edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.Që në momentin kur nisi dueli, McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.Conor McGregor ka fituar 1.5milionë paund për sekondë për shkatërrimin që i bëri Donald Cerrones në rundin e parë.

Triumfi brenda 40 sekondave në Las Vegas kundër Donald Cerrones, ka vlerën e 60 milionë paundve , që do të derdhen në arkat e Conor McGregor.

1 komente në “VIDEO: Conor McGregor “palos” kaubojsin Cerrone për 40 sekonda dhe fiton… 60 milionë paund”

  1. popull says:

    Konor Makgregori do kete rikthim triumfues vetem nese fiton ne ndeshje me Habib Nurmuhametovin. Ai nuk e harron drurin qe hengri nga Habibi. Nuk besoj se guxon te ndeshet perseri me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje