Gafa e Bild që i nxorri bllof të gjithë

20 Janar 2020, 13:37Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild, që publikoi dhe fshiu brenda disa orësh artikullin ku hidheshin dyshime mbi financimet ruse të PD, ka nxjerrë edhe njëherë në pah hipokrizinë e barrikaduar të bipartizanizmit tonë.

Rilindasit duke haruar të shkuarën e afërt, përjetuan për pak orë një lumturi orgazmike duke ngritur lart gazetën që tani po groposte Bashën.

Krejt në të kundërt demokratët filluan ti besonin teorive konspirative me blerje mediash ndërkombëtare, madje duke identifikuar edhe korruptuesit e mundshëm shqiptarë, pa nguruar të përsërisin të njëjtat fjalë që socialistët kishin thënë për gazetën me tirazhin më të lartë në Gjermani. Madje ata u krekosën si triumfatorë kur Bild e zhduku artikullin nga faqja.

Në fakt është e vështirë të hamendësohet se ç’ndodhi mes mbrëmjes të së dielës dhe orëve të mëngjesit të së hënës, deri sa vetë tabloidi gjerman nuk ka dhënë një shpjegim serioz.

Por, edhe pa e ditur atë, disa gjëra mund të thuhen me bindje.

Fakti që e përditshmja në mënyrë amatoreske e fshiu shkrimin me titull: “A qëndron Rusia pas fushatës kundër antarësimit në BE”?- nuk do të thotë automatikisht se Lulzim Basha është i pastër, për mbi gjysëm milionë euro të paguara për lobistët e tij. Pavarësisht se artikulli nuk ekziston më online, pavarësisht se akuzat për rusë dhe lobim kundër negociatave ngjajnë qesharake, në këtë aferë ka qindra mijëra dollarë që PD nuk i justifikon dot. Ato janë deklaruar ndryshe në Uashington dhe ndryshe në Tiranë. Historia e pagesës për fotot me Trumpin është për kreun e PD po aq sa e pasqaruar sa ajo e çiftëzimit të Ramës me taksistin e dënuar në Amerikë, Bilalin. Prandaj “korrigjimi” i Bildit nuk është ndonjë nga ato raste që të japin të drejtën të thërrasësh fitore.

Nga ana tjetër, as pretendimi i socialistëve për mungesën e kredibilitetit të Bild, nuk është i përligjur. Ndonëse, ndërmjet dy historive të publikuara nga gazeta, ajo njërës i qëndroi deri në fund, ndërsa nga tjetra me sa duket u tërhoq, ky nuk është ndryshimi i vetëm mes tyre.

Në rastin e përgjimeve të vjedhjeve të votave në Durrës dhe Dibër, ne nuk lexuam vetëm shkrimet dhe komentet e Piter Tiede. Ne dëgjuam me veshët tona pazaret për blerjen e votave, provuam funksionimin e makinerisë kriminale shtetërore, shpërblimin e punonjësve të rendit që i kryenin këto akte dhe lidhjen e pamohueshme me trafikantët e përfshirë në ndryshimin e rezultatit të votimeve.

Ndërsa, për lidhjet ruse të PD dhe financimet e pazbardhura të Bashës, gazeta nuk u soll njësoj. Bild nuk bëri asgjë më shumë sesa i përsëriti publikut ato fakte që pati lexuar në investigimin e “Mother Johnes”, duke hedhur ndonjë pandehmë të pafaktuar se PD qe implikuar me Rusinë për të penguar integrimin e vendit drejt BE.

Pra edhe sikur “jo seriozia” BILD mos ishte “penduar” për shkrimin që godiste PD-në, mes dy historive nuk mund të vihet shenja e barazimit. Goditja që iu bë sistemit kriminal të blerjes së zgjedhjeve nga Rama ishte e plotë dhe e pa kundërshtueshme. Prova për këtë është se të njëjtat fakte i rimori si vërteta edhe një media skrupuloze si “Der spiegel”. Prandaj pretendimi për ti futur të dyja “goditjet” në një thes, duke hamendësuar se gjithçka që publikohet nga tabloidi gjerman nuk duhet marrë shumë për bazë, përbën një manipulim perfid.

Po aq manipulative janë edhe versionet e përhapura aty- këtu se gjithçka kundër qeverisë e botuar në Bild, është vepër e një këshilltari gjerman të PD-së, apo se ato që si shkojnë për shtat opozitës, i ka paguar Taulant Balla.

Këto lloj gëjeshtrash që u serviren militantëve të të dyja kampeve, janë shumë larg të vërtetës. Ato janë tagjia bajate me të cilën ushqehen fanatikët, që duan ta shohin liderin e tyre të pastër si ëngjëll, dhe kundërshtarin e tij të zi si djall.

Prandaj shpikësit e tyre flasin për “tabloid të pabesueshëm” kur nuk u shkon për shtat dhe për gazetën më të madhe në Gjermani kur e kanë në favor.

Në fakt, e vërteta është disi më ndryshe.

Me tërheqjen e artikullit të publikuar të dielën në mbrëmje, Bild ndoshta e kuptoi se nuk ka asnjë provë evidente për një bashkëpunim ruso opozitar për të penguar përparimin e vendit drejt BE. Por, nga ana tjetër kjo zbrapsje, nuk përbën asnjë alibi se Basha nuk e ka shkelur ligjin shqiptar të financimit të partive me mbi gjysëm milioni euro që i dalin tepër.

Ndërsa pala tjetër, as nuk mund të shfrytëzojë atë që shkroi gazeta për të noterizuar propagandën e saj, as mund të përdorë atë që ajo fshiu, për të vënë në pikpyetje seriozitetin e denoncimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

19 komente në “Gafa e Bild që i nxorri bllof të gjithë”

  1. Daja says:

    Doli ky haleja e Hysniut qe bante komisar vetem ata nga jugu se komandat nuk ja kishin haberrin.Ky ashte vetem nje palaco si baba i vet qe ishte spiun e padiste shokte vet Se ama e ktij dilte ne Tirane gati pa mbremshme dhe kerkonte llull

  2. Lik says:

    Sigurisht qe dy artikujt e Bild nuk krahasohen,I pari ben fjale per vjedhje votash (e besojme.. sepse gjithmone ka ndodhur)
    I dyti per lobim kunder interesave strategjike kombetare(jo e vertetuar) por nuk quhet me skandal por.. nuk gjej dot emer.
    N.q..s nuk i shkohet ne fund ketij dyshimi te zbardhet e verteta turp te quhemi shqipetar.Per kete pergjegjesi duhet te kene mediat dhe sigurisht klasa politike.

    1. Al says:

      Quhet tradheti kombetare Lik…

  3. Z says:

    Ja u preu “buken” Luli! Ju la ne mes te kater rrugeve! Ishte nje dite qe ky birbo bashke me Tosin dhe Rakipin menduan se ishin mentoret e Lulit se paguheshin nga Saliu! Gjerat e mira kane kohe me te pakte te jetojne por edhe mediokriteti i ketyre mori fune! ishin vetem llapaqene!

  4. Alb Tir says:

    Nuk rri dot pa honger mut or Bushat.Je i peshtire ne llogjike.Do ti dali era mire ksaj pune por ti prap Mut do hash edhe kur USA te vertetoj se Lulja ka vjedh e hedhur balte mbi Shqipnin.

  5. Tironsi says:

    O palle,e pagoi Basha kaq besoj se kupton

  6. Durimi says:

    O nipce pordhaci! Te te theme dicka une ? Billd los ne ekonomine e tregut. Billd ka patur frike nga gjyqi se do paguante miljona per cpifjen e pare dhe nxorri shkrimin qe kopjoi nga njujork taims . Basha me vrap pagoi parate, ata e hoqen. Tani Rama i ka parate te sigurta nga Basha. Prandaj as ti dhe as media nuk jane me te besueshme. Me mire merruni me kurveri. Ka para te madhe sot.

  7. Denisa says:

    Ik o pler, ik o i damllakosur, je bere neveri ne pamje, neveri ne ze. Nuk eshte e thene se; pjella nga vjen do trashegoje gen, por ti o zylymqi s’ke pasur e as ke bese, ku shqiptaret e lidhnin si pjekuri karakteri. Ti je nje funderrine dhe karagjoz, i mediave ku ploteson me honorare, qejfet dhe cmirat e drejtoreve te emisioneve. Plera mban plera.

  8. Bir selman i nenes says:

    Ka rendesi qe paret e shqiptareve,ne vend qe te shkojne per mireqenien e popullit,shkojne per te pasurit e Europes dhe Amerikes,per te share dhe ul njeri tjetrin,per diskreditimin e vendit neper gazeta…
    Shkojne per foto me presidenta dhe populli rri ne bunkera e lyp rrugeve dhe bushati me lapanjozet bejne pare nga ilir munika e sali basha…..
    Dhe keto para na jane vjedh ne popullit…

  9. turi says:

    Mire Bild-in na i “sqarove” po Times-it si i behet?
    Bushat mos vuan gje sindromen Down?
    Dmth je pjerdhur komplet o qyqar

  10. Jozi says:

    Kush eshte me e rende, shitblerja e votes ne Shqiperi, apo shitja e bythes tek ruset?
    Shitblerja e votes ka ndodhur dhe do te ndodhe, pa ndonje tradheti.
    Ndersa shitja tek ruset, Basha fuhet ta sqaroje.
    Pse nderhyri te hiqet artikulli i Bild?

  11. lulashi says:

    O idoot. Po pse gazetare si surrati yt ka gazeta Bild qe e botoi artikullin pa e verikuar?

  12. Vari Janullen says:

    Se cfare i plas nje medie perendimore dhe lexuesve te saj per intrigat tribalo politike dhe emrat ordinere te nje vendi nga me te humburit e Europes, nje dreq e di?!
    Ndofta qe ky kullufi i gjyshit te masturbohet me gjithe teveqelet e tjere te sojit te tij?!
    Ndofta eshte me e thjeshte se kaq!
    Kane gjetur nje stan jashteqitjesh ballkanike dhe i peshkojne. Ju botojne cdo lloj hajvanlleku dhe intrige, mjafton qe te paguajne mire nga leket qe i zhvasin popullit te tyre me te drobitur te Europes.
    Ne si popull sna ngelet gje tjeter, vecse te shohim kullufin e gjyshit qe i ben gojore me gelltitje, korrierit te dikurshem te shurres, Sali bagles dhe femijve te tij Shkerdhenit dhe Shkerdhites.

  13. Nik says:

    Korrupsion ka kudo ne bote, diku me shume diku me pak. Dhe kesaj gazetes “Bild” i doli kallaji! Duket sheshit qe jane shkrime te paguara nga partite Shqiptare si ato qe kane paguar me vite per lobim kundra njera tjetres sherbime te tipit Muzin ne Amerike.

  14. Vera says:

    Doç Doçi je or Andi!Sikur te ka nxjerre Saliu nga Hundet,ndonese te ka rritur me therrime kur yt at bente hartime!Kot nuk thone paç fatin e kopilit,ose psh.;sa i zgjuar eshte kopili,etj!Thone e Vitoria keshtu e hengri Hisnine dhe per ty thone qe i ke prere koken gjishes!

  15. qazim says:

    Edhe kete rradhe nuk zhgenjeve o nipce.Organizata juaj e genjeshtareve e shpifesve,ku ti padyshim je nder me te dalluarit,vazhdin me stoicizem luften kunder armikut te perbashket Edu Rames.Nuk keni lene mundesi pa analizuar sigurisht ne mbeshtetje te ideillogjise se organizates tuaj,per te nxire,shtremberuar e goditur me shkrimet tuaja gjithshka behet ne kete vend.

  16. 19 says:

    Pse jan kaq te neveritshem kta pederastet mor zot i madh .ku do qe jan ne gazetari politike televizion.ne art gjithandej .po si shtohen mor ja u qifsha gratvse kta as nuk pjellin .e kan mbush vendin plot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje