Gjen 43 mijë dollarë në shtratin e sapo blerë dhe i kthen qindarkë për qindarkë tek i zoti, ja kush është 63-vjeçari i ndershëm

20 Janar 2020, 18:33Lifestyle TEMA

Veprimi i një të moshuari nga Michigani i SHBA-së është “duartrokitur” nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Ai ka blerë një shtrat të përdorur dhe ka gjetur nën të plot 43.000 mijë euro, por pasi evidentoi paratë i moshuari ka shkuar përsëri tek pronari i saj i mëparshëm duke i rikthyer çdo qindarkë.

63 vjeçari, Howard Kirby e bleu shtratin për vetëm 70 dollarë. Ai së bashku me bashkëshorten e tij ishin në kërkim të një shtrati për të kompletuar shtëpinë e tyre të re dhe pas disa javësh kërkimesh ato më në fund e gjetën produktin që iu duhej!

Në momentin e parë që e vendosën shtratin në dhomën e tyre ato hoqën kapakun e jastëkut, por u çuditën së tepërmi ku mësuan se në brendësi të saj gjendej shuma e 43.000 mijë dollarëve. Kirby pas kësaj foli menjëherë me një avokat për ta udhëzuar se si të vepronte.

Avokati i kishte thënë të moshuarit se nuk kishte asnjë të drejtë ligjore për ta kthyer shtratin, por plaku hezitoi ta kryente një veprim të tillë duke u shprehur se do të ndihej më mirë shpirtërisht nëse do t’i kthente paratë tek pronari i tyre.

Kirby i ktheu paratë në vendin që bleu shtatin, duke marrë premtimin nga ana e tyre që paratë e gjetura do të dorëzoheshin atij që i takonte.

5 komente në “Gjen 43 mijë dollarë në shtratin e sapo blerë dhe i kthen qindarkë për qindarkë tek i zoti, ja kush është 63-vjeçari i ndershëm”

  1. Pilo says:

    Ishin euro apo dollare

  2. Aleksander says:

    Hahahahahaha
    Hahahahahaha
    Hahahahahaha
    Gazetar eshte ky qe shkruan?
    Tema si gazet, nuk duhet te ulet kaq posht.

  3. D.T. says:

    Nuk e mora vesh, euro apo dollar? hahaahah

  4. Futja Kot Fare says:

    Nuk e mora vesh, euro apo dollar? hahaahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje