Klauzolë 50 milionë euro, Barcelona publikon kontratën e Rei Manajt

20 Janar 2020, 20:10Sport TEMA

Barcelona ka zyrtarizuar sot pasdite transferimin e Rei Manajt në radhët e klubit katalanas, të cilit ai i është bashkuar në mënyrë përfundimtare, pasi kartoni i tij është blerë nga klubi i famshëm spanjoll, i cili do ta bëjë atë pjesë të ekipit B.

Barcelona dhe Albacete kanë arritur një akord për transferimin e futbollistit shqiptar Rei Manaj, 22 vjeçar, në klubin blaugrana, ku firmos deri më 30 qershor 2023. Manaj do të ketë një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.

Lojtari ka kaluar testet e nevojshme mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën e tij të re në stadiumin “Johan Cruyff” në praninë e drejtorit përgjegjës të Barcelona B, Silvio Elias, si dhe sekretarit teknik të Barcelonës B, Hose Mari Bakero.

Vlera e transferimit nga Albacete është 700 mijë euro, plus 2 milionë euro në varësi të rendimentit gjatë këtyre tre viteve e gjysmë kontratë. Lojtari do të mbajë fanellën me numrin 22”, shpjegonte Barcelona kushtet e kontratës së futbollistit.

1 komente në “Klauzolë 50 milionë euro, Barcelona publikon kontratën e Rei Manajt”

  1. Rromes says:

    Klauzol 50 milion euro por esht bler 700 mij euro.pse i shtoni gjerat .pse nuk tregoni qe e perzun dhe tani do te luaj ne serin C tek barcelona .kerkoni ti beni puplicita .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje