Mirë që paguan për të botuar, por tani hedh lekë edhe për të fshirë shkrime!

20 Janar 2020, 11:21Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Tabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për shqiptarët, ka vendosur ta fshijë shkrimin që kryqëzonte Lulzim Bashën për lobimin rus.

Vendimi nuk dihet në çfarë rrethanash është marrë, por hijet e dyshimit janë të mëdha për aq kohë sa artikulli e trazoi jo pak qetësinë e të dielës.

Pra, opozita e Lulzim Bashës që në pranverë bënte thirrje për ta djegur vendin me kopertinën e “Bildit” në dorë, dje ka mbetur e befasuar dhe ka nisur të lëvizë ‘gurët’. Hidhërimi që mund të ketë shkaktuar në selinë blu shkrimi se Basha ka paguar kundër hapjes së negociatave, është mëse i kuptueshëm.

Por ‘rrëshqitja’ e një artikulli të tillë që në thelb kishte provat e amerikanëve tregon se edhe ‘Bild’ është i gabueshëm, por jo se nuk mund të gjejë kompromisin alla-shqiptar. Me fshirjen e artikullit, duket se u konfirmua edhe një herë marrëdhënia e veçantë që Lulzim Basha ka me gazetën në fjalë.

Pas bisedave telefonike që tabloidi publikoi për Dibrën dhe Durrësin, lidhjet mes PD-së dhe gazetës gjermane u bënë të dukshme. Kjo, pasi ishte tepër e thjeshtë të konstatoje se materiali në gjuhën shqipe ishte servirur i përkthyer dhe i titruar në kohë rekord. Punë që mund ta bënin vetëm shqiptarët.

Por nga sot, PD e çimentoi konstatimin se mes saj dhe “Bild” ka një marrëdhënie të veçantë. Para faktit të sotëm, ku artikulli u zhduk nga faqja e gazetës brenda 24 orëve, mbeten disa pikëpyetje: Çfarë detyrimi ka “Bild” ndaj Lulzim Bashës saqë sakrifikon edhe reputacionin e saj?

A u duhet një sqarim shqiptarëve dhe gjermanëve nga gazeta, apo sqarimin duhet ta presim nga selia e PD?

Duket se Bashës i paskan mbetur ende para nga ato të lobimit. Mirë që paguan për të botuar, por tani mesa duket i duhet të paguajë edhe për të fshirë shkrime.

14 komente në “Mirë që paguan për të botuar, por tani hedh lekë edhe për të fshirë shkrime!”

  1. Haka Tekizoti says:

    Është naivitet të kërkohet nga “Bild” t’i ndërtojë marrëdhënit sipa pikpamjeve tona morale. Edhe fshirjen ajo e ka brenda moralit të vet. Ata e dinë që Luli paguan për t’i shpëtuar një halli, prandaj i publikojnë diçka që e shqetëson që të paguajë prapë e prapë. Për ekonominë e tregut nuk parashikohet parimi “Një pagesë e tashme për të gjitha hallet e të ardhmes”. Perëndia prandaj i ka bërë idiotët që të shërbejnë si burim të ardhurash për ata që u ka dhënë pak zgjuarsi dhe shumë pashpirtësi.

    1. Shefkiu says:

      Sjellja e “Bild” është pasqyra më e gjallë sesi Gjermania historikisht ka operuar dhe operon në qëndrimet e saj politike. Kurrë nuk mund të presësh miqësi mbi konsiderata shpirtërore nga gjermanët. Gjermanët duan vetëm dy gjëra: vëllain e tyre të një gjaku dhe paranë. Interesi është në qëndër të sjelljes së tyre. Ç’mund të presësh nga një popull, që për një shekull e mobilizoi dy herë vehten për të arritur me anën e forcës interesin e mirqënies së tij! Një gjerman nuk mund të shoh askënd ndryshe, veç si skllav dhe shërbëtor të tij. Të varësh shpresa tek Gjermania është sikur me vetëdije ke pranuar vdekjen tënde shpirtërore si komb. Si të barabartë ata nuk sillen me kombe të mëdhenjë jo më me një vënd të vogël si Shqipëria. I gënjen mëndja politikanët tanë, kur mendojnë se fakti që ulen për të biseduar me ta, i bënë të barabartë me ta.

      1. ILYRIA aus FRANKFURT says:

        BILD nuk ka qene , nuk eshte dhe nuk do te jete kurre GJERMANIA i dashur Shefki………..ke folur me shume maraz per dicka qe nuk eshte e vertete…..perse ?????
        Shume Fakte te thjeshta………..e para- BILD-I , konsiderohet tek vete gjermanet si nje Gazete qesharake……ata vete (shumica) tallen me te…….me te shumtit e blejne per te pare Fotot NUDO te disa ” VIP-pave nderkombetare e gjermane…..
        e dyta- Shqiperia ka perfituar nga Gjermania (nga 90-ta e sot) mbi 1 MILJARD Euro ndihma e investime…..pra me shume se cdo Shtet tjeter ne Bote……ky Fakt eshte teper Serioz per te kuptuar se shume Shtete llapin kurse gjermani e tregon me Vepra…..neqoftese shqipetaret do te kishin pasur nje Shtet te konsoliduar te gjitha investimet gjermane (e kam fjalen per Firma private dhe obligime shteterore) do te kishin qene shume, e shume, e shume me teper se aq sa permenda me lart………fatkeqesi per ne si Komb dhe si Qytetari qe nuk e patem fatin te kishim nje Shtet te se drejtes e Njerez qe punojne per Vendin e tyre por vetem flasim , e flasim me ore te tera per Politike e ku e di cfare tjeter…….ne te gjithe Ballkanin kane koopeeruar Gjermanet….me miljarda Euro kane investuar ne Ballkan…..por tek ne kane pasur gjithmone friken e pasigurise………prandaj Shefki, mendoj se i ke pershkruar ndoshta pa dashur, jo ashtu sic jane ne te vertete gjermanet……..ata duan njerezit qe me te vertete punojne dhe jane te afte ta dallojne ate nga shume larg………….kaq per sot…….mund te shkruaja shume me gjate, por mendoj se ne ua kemi nevojen dhe jo ata ne…………

        1. Shefkiu says:

          Ndoshta keni të drejtë, në ato që them mund të jem treguar më tepër se ç’duhet emocional. Si shkak për këtë duhet të ketë shërbyer një shaka e shumë viteve më parë, kur ndiqnim kampionatin botëror të futbollit dhe Gjermaia kishte vërtetë në skuadër të mrekullueshme kombëtare…
          Thotë dikush, tifoz i zjarrtë i Gjermanëve, duke ndjekur ndeshjen në televizor në shtëpi së bashku me një tjetër: vallahi, këta Gjermanët janë të jashtëzakonshëm, çfarë skuadre kanë, vërtetë janë të mrekullueshëm!
          Dëgjon e zonja e shtëpisë, grua plakë dhe ja kthen: të keqen nëna o bir, i shikon sot me brekë të shkurtëra ti që i bien topit, pa ti shikoje në kohë të luftës me helmet në kokë, pastaj llafoseshim bashkë…
          Por po bëj shaka. Vërtet e kam ekzagjeruar me komentin tim. Sinqerisht të falenderoj për vrejtjen miqsore.

  2. naimi says:

    pse merreni me te mbaruar. merruni me zdapin qe po na merr ditet dhe jeten. t’i shkurtojme jeten ne pushtet ketij dhe jo te merremi me patericat, medemek opozitat, a ca jane.

  3. Z says:

    Media sot shet mallin qe dikush do ta sponsorizoje! Media nuk eshte me e lire perderisa merret me business! Paraja flet!Shqiptaret duhet te edukohen te behen europiane! Luli dhe Likja pa folur per Saliun e terheqin nga prapa dhe po mundohen ta mbysin! Hiqeni Ramen per te vene prape Saliun? Ju lumte!

  4. Merati says:

    Do mare dhe me patercat se keto paterica i kemi patur shume gjate tani po na dalin si kur i ka le nena nga fillimi a po duket qe te gjithe halabaket kerkojne ti hypin ne qafe popullit shqiptar ti qe thua pse smereni me kete te gjatin po mire mo zotni ja u morem me te gjatin po mut muti do sjellim ne qeveri ne me mire te rije ky hale se te na vije nje hale qe ka 30 vjet si ka dale era apo ka kellqe populli per shpenzime keti fyellit ti kerkohet esap se ky mundet te punoje mire

  5. NARI says:

    I PADJADHEZUARI
    Mos i pska harxhuar leket qe rrjep shqiptaret me 12kompanite e kunatit te regjistruarane emra te # si Teqja etj dhe nu kdo kete leke per fushate . se vetem ashtumund te mare ndonje deputet gjumashi dhe pastaj do filloje te qaje se Prap Edvini mi vodhi zgjedhjet edhe po te kete jo 6 po edhe 10 ministra teknike .E KEQJA E NJE VENDI NUK ESHTE QEVERIA (se aj orezohet kur ka perballe nje opzotie dinjitoze) POR CFARE PREMTON OPOZITA. Nje opozitesi e jona nuk te ben te mendoshe se po sakrifikoje edhe nja 2 vjet so do te regullohet dicka

  6. Petroja po bente kohe pa mare ndonje para ,pse mos merte dhe ca te tjera ?!!
    Se mos I ka te tijat ky trupeshku , te shqiptarve I ka !

  7. I zgjuari gjithmone del i fituar se perfiton paret e budallit

  8. Florian says:

    Bildi eshte i kapur nga PD-ja. Nese akuzat nuk do te ishin te verteta e para qe do ta kishte fshire artikullin do te kishte qenë gazeta The Times së ciles Bildii iu referua.
    https://www.thetimes.co.uk/article/abuse-of-ghost-firms-shows-the-uk-is-not-serious-about-reform-6rfl2wf9n
    https://www.motherjones.com/politics/2019/06/the-head-of-albanias-conservative-party-faces-criminal-charges-and-an-ex-trump-aide-is-involved/

  9. bardhi says:

    Artikuli u fshi apo u pergenjeshtru. Qe te jete fshire dihet kush e ka bere. Gazetari qe mori para nga Luli pet te botuar pergjimet e PD per zhjedhjet, kuptohet kundrejt nje pagese te re me te majme. Ama, te jete pergenjeshtru, ketu puna ndryshon puna. Sidoqofte per te dyja variantet, redaksia duhet te prononcohet nqs jane gazete serioze, ne te kundert vari lesht.

  10. Tanja says:

    Harrojeni qe Lul Basha te hedhi leke, sherbimet per gjithçka ja mbulon Rama me fondin e te vrareve ne 21 janar dhe vrasjet ne gerdec.

  11. Konjak says:

    Zoteri Rada ,qe je plotesisht kaba ,dukesh ashiqare ,por qe te jesh edhe kaq naiv ,keqardhje per ju . Kush mund te besoj se dikush -cilido qoft -te paguaj , ta perbaltin ,apo ta injorojne ,dhe pastaj te paguaj perseri ti hedhin ndonje kove uj per ta lar .Ja na thuaj zoteri , c’hyn ne pune ky manevrim sa qesharak ,po kaq poshterus per kedo qe pretendon se paska bere nje mega zbulim fantastik . .Ky zoteri dallkauk ,na thotse e paska cimentuar konstatimin qesharak me faktin se BITD ka fshir menjeher shkrimin ne fjale ;thuase Basha eshte pronar dhe k redaktor i saj . Vetem ky zoteri i kupton keto diversjone , me largpamesin e tij marramendese dhe papergjegjshmerin e arsyetimit . Zoti na ruajt nga fantazist te pa pergjegjshem . Faleminderit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje