Monika Kryemadhi quan sukses lobimin kundër negociatave: Ja si rrëzuam tre herë raportet "fushë me lule" të DASH dhe Komisionit Europian për Shqipërinë

20 Janar 2020, 21:57Politika TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se për opozitën, viti i shkuar ishte një vit i vështirë. Sipas Kryemadhit, viti 2019, nuk ishte thjesht një betejë politike por një përplasje fizike me krimin e organizuar. 

Me djegien e mandateve opozita ndërgjegjësoi partnerët ndërkombëtarë ndërkohë që po të rrinte në Parlament do ishte kthyer në fasën e Edi Ramën.

Nuk mendoj se ka qenë një vit i humbur. Ka qenë vërtetë vit i vështirë për opozitën, sepse beteja e opozitës nuk ishte betejë politike. Ishte betejë fizike me krimin e organizuar. 

Djegia e mandateve erdhi si rezultat i uzurpimit ose i bllokimit të të gjitha antenave dhe sensorëve të institucioneve ndërkombëtare. Shqipëria ishte kthyer në një vend trafikimi.

Tashmë mjafton të shikosh raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, të vendeve anëtare, kemi një progres raport të Komisionit Evropian, i cili ishte fushë me lule në Shqipëri, Shqipëria vend i begatë si Danimarka e Suedia. Por që vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e konsideruan. 

Pra 3 herë që u propozua Shqipëria për të hapur negociatat, të treja herët vendet e Bashkimit Evropian e sulmuan një raport të tillë, duke thënë që në raportet tona Shqipëria është një vend i kriminalizuar dhe se gjithë ajo reformë e madhe e kryer më përpara është kthyer mbrapsht, është politizuar e të gjitha me radhë. Mjafton të lexosh 36 faqe të raportit të OSBE-së, do të kuptosh shumë qartë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.

Pra dua të them që vërtetë djegia e mandateve ishte një veprim radikal apo një veprim i paprecedentë në jetën politike dhe përballë institucioneve ndërkombëtare, por ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë mesazhin jo vetëm opinionit publik shqiptar, që nuk jemi pjesë e fasadës së Edi Ramës, që nuk mbahemi peng nga Edi Rama, por jemi të lirë prej tij dhe krimit të organizuar”, tha ajo në emisioni “5 Pyetje nga Babaramo.

6 komente në “Monika Kryemadhi quan sukses lobimin kundër negociatave: Ja si rrëzuam tre herë raportet “fushë me lule” të DASH dhe Komisionit Europian për Shqipërinë”

  1. Florida says:

    Po moj ruspie se keni paguar ju cifti hajdut me hajdutet e tjere te familjes Berisha dhe Basha miliona $ per te nxire dhe per te sabotur hyrjen e Shqiperise ne BE,prandaj Edi Rama do jete aty ku eshte dhe dy dekada,se pipulli nuk eshte budalla si e pandehni ju mostra te ndyra qe villni vrerr kudo qe shkoni per vendin tuaj qe e keni vjedhur dhe rrjepur me babezine tuaj te neveritur.

  2. Arber iliri says:

    O zot mbroje. kete vend nga hajdutet si monika iliri etj.jepu mend shqiptareve mos e cojne vendin per lesh .

  3. Suksese te metejshme LSIse says:

    Eshte buce dhe nuk e pranon. Thote thjesht jam e pamoralshme. Ka ndryshim te madh nga buce…

  4. hasani says:

    Qelbesira, quan fitore lufren kunder vendit te saj,dhe thuaj pastaj sa e duan kete vend e kete popull!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje