Real Madrid ble talentin brazilian

20 Janar 2020, 17:53Sport TEMA

Reinier Jesus Carvalho ka arritur marrëveshjen me Real Madridin dhe ka firmosur një kontratë e cila raportohet të jetë gjashtëvjeçare me gjigantët e La Liga-s.

18-vjeçari është transferuar në Bernabeu për një shifër që thuhet të jetë rreth 35 milionë euro.

Reinier është një mesfushor me tipare sulmuese qe deri dje ka veshur fanellën e Flamengos në Brazil.

Ai është blerja e parë e dimrit për Real Madridin.

Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së dytë së Los Blancos, Castilla, që stërvitet nga legjenda Raul, për të kaluar një periudhë ambientimi me klubin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje