Shpëtim Gjika: Flamurtari pa shpresë. E tmerrshme që kur shoh logon, i kanë vënë një zhabë që ta shpif

20 Janar 2020, 13:40Sport TEMA

Shpëtim Gjika e cilëson të pashpresë situatën aktuale të Flamurtarit. Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, i cili për disa vite ka pasur edhe detyrën e presidentit të klubit vlonjat, ka analizuar gjendjen aktuale të ekipit dhe nuk sheh zgjidhje për momentin si nga administratori Idrizi, ashtu edhe nga Bashkia. Në “Supersport” ai dha mendimet e tij për këtë situatë duke shpjeguar pak edhe si kishte ndryshuar situata.

“Duke qenë se ajo është shoqëri aksionere, që i është dhënë një kompanie private apo personi në administrim, është përgjegjësi e bashkisë se është aset i qytetarëve. Bashkia ka përgjegjësi për sportin, duhet të paktën të kishte siguruar që minimumi të zbatohej kontrata. Një herë në tre muaj kompania jep llogari para këshillit bashkiak për administrimin, gjë që nuk ka ndodhur. Bashkia ka përgjegjësinë dhe ai si administrator ka përgjegjësinë e tij. Duket si lojë kungulleshkash, se njëri thotë dua para e tjetri thotë nuk jap.

Në vitin 2014 direktivat nga UEFA e FIFA ishin që klubet të ktheheshin në shoqëri aksionere. Duke u nisu edhe nga presioni i qytetarëve u votua për ta kthyer në shoqëri aksionere. Klubi ka funksionuar mirë, të paktën jo si sot. Me vendimin e 2014 nuk i është dhënë Sinan Idrizit, i është dhënë kompanisë Atlas dhe TRK, zoti Idrizi ka qënë përfaqësues i tyre. Nuk janë kompanitë e tij personale që e kanë vënë president. Kontrata ishte dyvjeçare, por në 2016 nuk kam qenë më në Bashki dhe atëherë është kaluar drejtpërdrejt si administrator i Flamurtarit zoti Idrizi.

Rënia nga kategoria nuk është vetëm rezultat teknik, se ashtu ranë Vllaznia e Tirana. Duke mos paguar lojtarët është kapitullim, për më tepër i një emri si Flamurtari që ka bërë histori. Të gjitha bashkitë në vend paguajnë për futbollin, edhe e Vlorës, por ajo paguan për Orikumin. Me biseda me ish-lojtarë të shquar jetojnë me atë shpresën se mbase vijnë ata lojtarët e Milanit.

Asnjë borxh nuk ka ekipi i Flamurtarit nga koha kur kam qenë un, zero, asnjë justifikim nuk është heqja e pikëve nga borxhet e Gjikës. Të gjitha janë nga koha e Idrizit. Kontratat e vetme të mbartura janë të Gjokës dhe dy lojatareve.

Është e vërtetë që borxhet aktuale maten me miliona. Për mua situata është e pashpresë. Unë jam i degustuar që kur shosh logon se është e tmerrshme. Kanë vënë një zhabë aty të tmerrshme. Janë gjëra që tregojë që ke kokëfortësi, nuk njeh institucione, histori. Mu si zhabë më duket, ta shpif”, tha Gjika.

1 komente në “Shpëtim Gjika: Flamurtari pa shpresë. E tmerrshme që kur shoh logon, i kanë vënë një zhabë që ta shpif”

  1. Na myten says:

    Ti ne fakt duhej te ishe ne burg por ky vend i dhjere keshtu eshte. Duhet me ta marr edhe ty nji mendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje