VIDEO/ "Faleminderit Shqipëri", Kongresi Botëror Hebraik mesazh shqiptarëve: Mirëpritët qindra hebrenj gjatë holokaustit edhe pse ishit një nga vendet me shumicë myslimane në Europë

22 Janar 2020, 10:51Kulturë TEMA

Kongresi Botëror Hebraik, organi kryesor që përfaqëson zyrtarisht mbi 100 komunitete hebraike në të gjithë botën, ka përcjellë një mesazh falenderimi për popullin shqiptar.

Përmes një video mesazhi në Twitter, shpjegohen disa nga historitë që kanë shoqëruar ato vite.

“Gjatë Holokaustit, qindra hebrenj gjetën strehim në Shqipëri, një nga vendet e pakta me shumicë myslimane të Evropës. 

Shqipëria ishte i vetmi vend që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebreje sesa kishte më parë. #WeRemember”, shkruan ndër të tjera Kongresi Botëror Hebraik, përcjell gazeta “TemA”.

Shqipëria kishte rreth 200 hebrenj në fillim të luftës së dytë botërore.

Ndërkohë, më pas vendi u bë një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrenj nga vende të tjera.

Ata mbaheshin të mbrojtur në Shqipëri nga popullata vendase dhe kjo mbrojtje vazhdoi edhe pas pushtimit të Shqipërisë nga forcat naziste.

Në fund të luftës, Shqipëria kishte një popullsi prej 2.000 hebrenjsh të strehuar në vend. (TemA)

During the Holocaust, hundreds of Jews found shelter in Albania, one of Europe’s few Muslim-majority countries. Albania was the only country to emerge from the Holocaust with a larger Jewish population than it had before. #WeRemember@AlbanianDiplo @AlEmbassyIsrael @ediramaal pic.twitter.com/T3JGGqj1af

— WJC (@WorldJewishCong) January 20, 2020

4 komente në “VIDEO/ “Faleminderit Shqipëri”, Kongresi Botëror Hebraik mesazh shqiptarëve: Mirëpritët qindra hebrenj gjatë holokaustit edhe pse ishit një nga vendet me shumicë myslimane në Europë”

  1. abc says:

    Po mo, kane nje anomali Shqipot Islamik.
    “Mbrojne me jeten e tyre te Krishter dhe Hebrenj dhe tradhetojne e cojne ne kasapan Gjulenista Islamik”.
    Ptuuuu hipokrita te ndyr.

    1. ben says:

      abc-i ke pire ilacet sot? Jo per gje po behesh nevrik e flet gomarlleqe kur nuk i merr ilacet ne kohe.
      Ketu flitet per popullin shqiptar qe mbrojti cifutet ne kohen e luftes dhe jo per qeverite qe arrestojne persona te huaj per llogari te drejtesise ne vendet e tyre. Ka shume gulenista ne Shqiperi, por askush nuk i ka trazuar. Perjashtim bejne ato ndaj te cileve paraqiten prova te perfshirjes ne aktivitete kriminale.

  2. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Te gjitha kane nje cmim , ajo qe eshte e pa cmuar eshte zemra e madhe e shqiptarit , dhe e gershetuar me mikpritjen dhe bujarine perbejne nje kokteil te cilen e shijuan hebrejte ne luften e dyte boterore , kaq e thjeshte eshte ………….

  3. albaniafirst says:

    Falenderimet jane shenje e mirenjohjes, por Izraeli ka detyrimin moral, ne emer te atyre qe u shpetuan prej popullit tone, te njohjes se Republikes se Kosoves. Gjysherit e mi strehuan ne shtepine e tyre nje familje cifutesh, por kurre nuk kerkuan ndonje shperblim per xhestin e tyre human. Thjesht u konsiderua si detyrim moral qe rridhte nga tradita e shqiptarit per te ruajtur kedo qe i trokiste ne dere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje