Berisha kundër listave të hapura: Do hyjnë në parlament 2 herë më shumë kriminelë

23 Janar 2020, 22:57Politika TEMA

Sali Berisha tha se ishte kundër ndryshimit të sistemit aktual elektoral, proporcional rajonal me lista të mbyllura. Në studion e “Opinion” ai tha se nëse sistemi do të ndryshohej do të pëlqente vetëm proporcionalin kombëtar duke e konsideruar si më të drejtë.

“Unë për opozitën kam vetëm një sugjerim. Të mobilizojë të gjithë fuqitë e saj për të rrëzuar Ramën. Unë këtë sistem e quaj shumë të mirë.

Unë do ta ndërroja vetëm me një sistem të plotë kombëtar proporcional sepse është më i drejtë. Unë këtë e quaj shumë të mirë. Listat e hapura sjellin dy herë më shumë kriminelët.

Edi Rama është vetë i kriminalizuar. Ai është vetë bandit. Asnjë sistem nuk i ndalon dot kriminelët të hyjnë në Kuvend nëse nuk dëshiron kryetari. Pse nuk futi Basha në listë kriminelë.

Duhen ndarë biznesmenit nga kriminelët. Biznesin nuk e ndalon dot të hyjë në politikë sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ata duhet të respektojnë rregullat dhe mund të hyjnë në politikë” – tha Berisha.

9 komente në “Berisha kundër listave të hapura: Do hyjnë në parlament 2 herë më shumë kriminelë”

  1. Xeni pa qime says:

    ESHTE I FORTE KRYE KRIMINELI GJYKON KRIMINELET

  2. Petro ... says:

    Po Saliu eshte kriminel dhe bandit? Te shohim çdo thote SPAK-u qe merret me sterilizimet dhe po i doli koha te merret me Sali Berishen.

  3. Lekmirakaj says:

    Me mire te hyjne kriminel ne parlament,te cilet me mekanizmat ligjor mund te perjashtohen nga parlamenti,se sa ti heqesh popullit te drejten per te zgjedhur perfaqesuesit e tij dhe ti bejshe kryetarit e partive “mbreter “ ne sinorin e tyre.

  4. Cudia says:

    Me listat e hapura gjithe kreret e opozites se sotshme marin fund. Edi Rama, kjo eshte e para gje qe duhet bere nqs e do Shqiperine.

  5. Bimi says:

    Ka hallin e vet se nuk fiton.

  6. american16al says:

    Ky kriminel i zi mbron sistemin e deshtuar dhe nuk pranojne listat e hapura qe populli te vendosi qarte se per ke voton, sistemi i ka bere kryetaret e partive bajraktare dhe pronare te partive.
    KY maskara gjithmone qe flet gjithmone nxjerr helm kundra shoqerise shqipetare.

  7. klementi says:

    Cfare ka ere vaki qe kriminelet dhe hajdutet jane hedhur ne sulm ne media???

  8. gjoni says:

    O Sali, fitorja me e madhe juaja gjate viteve ne opozite ka qwnw ligji i dekriminalizimit.. dmth ska si hyjne kriminelet ne parlament sepse i ndalon ligji…e ti flet brockulla.. po thuaj o burr qe e kam bere une ashtu sistemin me ramen se doja qw PD tw ishte prone jotja, dhe ps prone e rames.. te tjerat jan ” mere me leng se mishi mbaroi”

  9. Veterani says:

    Kush e kupton këtë qen bir qeni. Flet për mbretërin e kryetarëve të partive. Eshtë llumi i kombit bashk me të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje