Gazetari shqiptar tregon detaje për jetën e presidentes së parë greke: Shtëpinë ia pastron një shqiptar, e pimë kafen në të njëjtin lokal

23 Janar 2020, 16:58Rajoni TEMA
Gazetari shqiptar tregon detaje për jetën e presidentes së

Gazetari shqiptar Artur Bibe në Greqi ka treguar se presidenten e parë grua që u zgjodh në Greqi e ka fqinje dhe si e njeh ai.

“Presidentja e re banon në zonën ku mbipopullohet nga shqiptarët, ku nisën autobusët e Shqipërisë.

Ka çdo ditë të bëjë me shqiptarët, një shqiptar i pastron shtëpinë, e kemi komshije, unë nuk e mbaja mend me thënë të drejtën, thoja ku e kam parë, ku e kam parë, po më vonë e kujtova që pimë kafe në të njëjtin lokal.

Është shumë popullore, e çliruar nga të gjitha ngarkesat negative, gjithë emigrantët i sheh si njerëz, jo si pjesë e huaj e komunitetit, bile ka bërë shumë lëvizje që të integrohen në shoqërinë greke emigrantët.

Edhe si individ është njeri pozitiv”, tha Bibe, duke zbuluar disa detaje të jetës së përditshme të presidentes së parë grua në Greqi, Katerina Sakellaropoulou.

I pyetur nëse i ka rënë rasti t’i japë ndonjë kafe presidents greke, ai tha:

“E pinim kafen rregullisht në të njëjtin lokal e vrisja mendjen ku e njoh, pyeta edhe kamarieren, moj ku e njoh unë këtë, është ajo zonja që vjen me atë plakun.

Atje ku ulet të krijon idenë e njeriut që nuk ka probleme, se këtu kryetarët e gjykatës ruhen shumë dhe presidentja s’ka lëvizur me roje, është një teatër ngjitur me kafen, shkon atje rregullisht, ka një mace, ka një qen”, tha gazetari.

Greqia ka bërë një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër, pasi kryeministri Qiriakos Mitsotaqis nominoi 62-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou.

Parlamenti i Greqisë votoi që në raundin e parë për zgjedhjen e Sakellaropoulou si presidente e ardhshme të vendit fqinj.

63-vjeçarja fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në parlamentin me 300 vende, falë edhe një pakti të heshtur mes qeverisë dhe opozitës.

Në më pak se 24 orë më vonë, partitë e opozitës, në një shfaqje të rrallë uniteti, mbështetën kandidaturën e saj. Ajo u votua nga partia qeveritare Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës, SYRIZA dhe nga Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Sakellaropoulou do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 marsi, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos.(TCH)

17 komente në “Gazetari shqiptar tregon detaje për jetën e presidentes së parë greke: Shtëpinë ia pastron një shqiptar, e pimë kafen në të njëjtin lokal”

  1. Ilir says:

    Me kembe te mbare, per te miren e te gjitheve!

  2. Jozi says:

    Me duket se nga mbiemri eshte shqiptare. Sakellaropolopoulou.
    Saqellari.

    1. @@@@ says:

      Saqellari ose Saqia….jane mbiemra camesh…dhe kjo e tille eshte…

      1. ec aty says:

        Sakellar = mjekrrosh ne turqisht! Familja Sakellar-opoulos eshte me origjine nga turkofonet ponte te Turqise, kane te ardhur ne zonen e Ksanthit ne 1923. Familja u vendos ne nje fshat qe atehere banohej nga bullgare te Thrakes, qe quhej Krastopol. Sot banohet nga prosfigies (te ardhur) turqisht-foles kristiane dhe fshati quhet Stavroupoli.

    2. Ani says:

      Saqelllari eshte mbiewmer persian dhe ne turqisht njihet si fjale per mjekren.

  3. rripitipitytytyrripity says:

    Po edhe nga llagapi si shqiptare duket, Sakellaropoulou=Saqellari

    1. Ani says:

      Cfare thoni mor hajdara se lat nam pash nderin.

      Kjo eshte vlleho- anadollake ne prejardhje.

      Mbiemri i saj vjen nga anadolli dhe nuk eshte mbiemer as fetar dhe as me prejardhje Shqiptare

      1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

        Nuk eshte vllehe, eshte turkofone ponte!

  4. rripitipitytytyrripity says:

    Po edhe nga llagapi si shqiptare duket, Sakellaropoulou=Saqellari.

  5. Olimpia says:

    Shpresojme te shporrim kryehajdutin Meta dhe te propozohet nje person i perafert ne karakteristika me greken..Por jo nga drejtesia…..Edhe ATA qe kane kaluar vettingun nuk kane siguri,ndoshta kane qene me dinake.

  6. betixho says:

    Sakellaret janë me origjinë shqiptare.Nuk e di nëse ka mbiemrin e burrit,pra e martuar në një familje me origjinë shqiptare apo, e ka nga babai dhe është vetë me origjinë shqiptare.Nga familja me këtë mbiemër njihet një personalitet i madh për të cilin tani per tani nuk më vjen ndërmënd.
    Sidoqoftë i urojmë të gjitha sukseset në ndihmë të forcimit të maredhënieve mes dy popujve tanë,duke e filluar këtë hap, me heqjen e ligjit të luftës.Nëse është ajo për të cilën shpresojmë se nga vjen, ka për ta hedhur atë hap për ta zhdukur atë ligj të turpshëm dhe të qëllimshëm kundra shqiptarëve.

  7. O says:

    Ky gazetari eshte Cam nga Vrina Sarande gruan e ka po nga vrina(vrina ksamili dhe xarra jane Te populluara nga cam,vllej,minoritar ,levers Shqipetare mysliman dhe Te krishtere ortodoksbiles kane shume familje Te perziera. Te gjithe te vajtur) minoritare Arjana ,(Jana) Arturi nenen e ka tironse ,Asimeja babai Agim ,si familje kane nje resorant ne hyrje Te Sarandes .eshte nje djale shume I mire ,jane kater vllezer,tegjithe jashte..Turi Te fala nga Canadaja, Ari

  8. O says:

    Ky gazetari eshte Cam nga Vrina Sarande gruan e ka po nga vrina(vrina ksamili dhe xarra jane Te populluara nga cam,vllej,minoritar ,levers Shqipetare mysliman dhe Te krishtere ortodoksbiles kane shume familje Te perziera. Te gjithe te vajtur) minoritare Arjana ,(Jana) Arturi nenen e ka tironse ,Asimeja babai Agim ,si familje kane nje resorant ne hyrje Te Sarandes .eshte nje djale shume I mire ,jane kater vllezer,tegjithe jashte..Turi Te fala nga Canadaja, Ari .

  9. Xxx says:

    Mitro Saqellari ka qene drejtori i pare i shkolles Zosimea te Janines me origjine nga Zagoria e Gjirokastres.

  10. Oh medet says:

    Gazetari me pa lidhje dhe antipatik.

  11. Pellazgos says:

    Kur thoni “Shqipetare” e kini fjalen per Hamzate,Sulejmanet,Deputeti dhe Governatori Turk si Ismail Beu dhe Frashellinjte qe luftuan per Tur-qine apo per Arvanitasit qe luftuan per Epir,Ilyre,Greqi?
    Bile Amerika mbeshteti myslimanet Turq dhe Pashallekun te quajture Al-bania,kurse Arvanitasit,Epirotet,Greket luftuan per te cliruar Kostandinopolin me Venizellosin ne 1922.
    Pirrua luftoi per clirimin e Magna Grecian kurse katoliket per Papen dhe fashistet.
    Jo per gje,por perpara Osmaneve Stambolli i Naimit,Abdullahut,Ismailit,Shemshedinit quhej Kostandinopolis nga ata qe nuk u turqizuan,nga ata qe nuk lepine koqet e Sulltanit,nuk peshtyne Kombin e Lashte Ilyre te Epirit.
    Jo vetem Stambollin e qua in Kostandinopolin por Saranden Agi Saranda,Gjirokastren Argjiro-kastros,,Apollonine,etj.Butrintin Buthrotos,Karavastane ne Karavo Stasi qe greqisht do te thote stacion varkash,etj,ecetera.
    Epirotet nuk flisnin latinisht qe nga marito “shqipetaret “ thone martuar,nga cantare ne kendoj,nga amiko ne mik apo armik,nga primavera ne pranevere,nga contra ne kunder,nga servis ne sherbim,nga sequrity ne sigurim,I sigurte etj,ecetera.

    1. Pellazg says:

      Ke te fala nga Kostandin Karamanli (emra latin+ mbiemer turceli) o PSIKOPAT analfabet Pelasgagaqis, o katunar inferior ? ? ? ?
      Beji te fala Kostandin Kacifas (kacifa = vezhgues ne turqisht).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje