Prioritetet e ndryshme të “fitimtarëve” dhe SHBA, për Kosovën

23 Janar 2020, 19:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë në javën e fundit të dështimit të mundshëm të formimit të qeverisë, së dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por kjo duket se nuk është fare shqetësim i SHBA .

I dërguari i Posaçëm i presidentit Trump për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, ka shpallur prioritet jo aq shumë arritjen e marrëveshjes Kurti-Mustafa, por arritjen e e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Pas takimeve në Kosovë dhe Beograd, ambasadori Grenell, ka kërkuar që Serbia të ndalë betejën kundër njohjes së Kosovës, kurse Kosova të heqë taksën për Serbinë, si hapa që çojnë drejt krijimit të klimës për mbylljen e marrëveshjes.

Injorimi i negociatave të lodhshme të “fitimtarëve” të Kosovës në zgjedhjet e fundit, dhe imponimi për t’u angazhuar në marrëveshjen Kosovë-Serbi, si një kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës, nga ana e të dërguarit të presidentit Trump, tregon prioritetet e ndryshme të klasës politike në Kosovë me ato të SHBA për Kosovën.

Qysh në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, ajo që binte në sy, ishte se asnjë nga politikanët e Kosovës, nuk e bëri temë të debatit politik në zgjedhje, marrëveshjen Kosovë-Serbi. Përkundër kësaj, pati një fushatë populiste kundër saj, që pasoi taksën e qeverisë Haradinaj, që paraqitej si “shpëtim” i Kosovës në emër të patriotizmit.

Kosova po shkon në zgjedhje, për “hallin” me Serbinë!

Në fakt taksa 100 për qind, u vendos si mekanizëm politik për të ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi që po udhëhiqeshin nga SHBA, dhe për t’u përdorur për luftë të brendshme politike, duke rikthyer retorikën e tradhtarëve dhe heronjve.

Për ta bërë dhe më të lehtë betejën për një armik kombëtar, u erdhi në ndihmë Edi Rama, i cili i plotësonte të gjitha kushtet formale si i tillë, pasi është i gjatë sa Vuçiç, është në luftë me “patriotët” Meta-Berisha dhe kishte zëvendësuar Ditmirin me Gentin.

Kjo ishte dëshmia e parë e një fushate frikacakësh, që duke tentuar t’i shmangen problemit kryesor të Kosovës, shpikën realitete të tjera për opinionin publik, për të mos u përballur me të vërtetën që i priste si sfidë.

Edhe më e papërgjegjshme u bë kjo situatë pas zgjedhjeve. Në negociatat thuajse të neveritshme prej 6 tetorit deri më sot, në asnjë rresht dhe në asnjë paragraf të kushtëzimeve ndaj njeri- tjetrit, Isa Mustafa dhe Albin Kurti nuk kanë përmendur prioritetin kryesor të Kosovës, që janë bisedimet me Serbinë, të cilat kushtëzojnë të ardhmen Perëndimore të Kosovës.

Është folur për numra ministrash, për karrigen e ardhshme të Presidentit, për votim dhe dorëheqje kryetarësh Kuvendi, janë ndarë agjenci e janë rindarë ministri, por askush nuk ka folur çfarë do të bëjnë me temën e pare, me të cilën do të ndeshet qeveria e re, nëse arrin të bëhet.

Dhe kjo është shumë e papërgjegjshme, pasi praktikisht nëse dy partnerët kryesore nuk kanë një qëndrim të përbashkët për bisedimet, atëhere qeveria lind e vdekur dhe nuk i duhet askujt.

Nga mënyra se si i dërguari i presidentit Trump u soll në selitë respektive të LDK dhe VV sot, kuptohet se e ka konstatuar këtë problem dhe i ka injoruar tërësisht negociatat e tyre për qeverinë, duke shpallur prioritet normalizimin e të ardhmes Perëndimore dhe ekonomike të Kosovës.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikanë janë bllokuar në mënyrën e tyre të vjetër të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka”, tha Grenell pas vizitës në Prishtinë.

Dhe kjo do të thotë se vizita e të dërguarit të presidentit Trump në Prishtinë, praktikisht ka injoruar negociatat për një qeveri që nuk i hyn në punë. Ai ka diktuar prioritetet, përse duhet të formohet një qeveri e re, dhe ato prioritete janë zhvillimi ekonomik i Kosovës, që vjen nga tejkalimi i ngërçit të izolimit prej mungesës së një marrëveshje për paqen me Serbinë.

Kosovën do ta shpëtojë ajo qeveri që ka guximin e mjaftueshëm të ketë axhendën e SHBA, si axhendë të vet. Çdo qeveri tjetër, vetëm sa e degradon, jo vetëm të ardhmen Perëndimore të Kosovës, por dhe vet mbijetesën e saj. Fatkeqësisht në emër të “patriotizmit”.

16 komente në “Prioritetet e ndryshme të “fitimtarëve” dhe SHBA, për Kosovën”

  1. bzb says:

    Nqs Kosova ben marreveshje me Serbine gjate pushtetit te Trump eshte e sigurt qe Serbia do fitoje shume me teper pasi eshte Putin ai qe po shtyn Trump ta mbylle kete pune. Klasa politike e Kosoves duhet te prese derisa nje person tjeter i pa kompromentuar nga Kremlini te behet president i Amerikes.

    1. ben says:

      Mero ben mire qe meresh me problemet e kosoves ,gjirit persik dhe te kines.
      Po 2 fjale per kete thithesin e kokaines nuk i gjete.
      2 fjale per erion veline qe ka shpenzuar gati 400 milione leke vetem bileta avioni nuk i gjete.
      2 fjale per mashtrimin e rradhes te erionkes me emrin e kriminelit te 1 rruge ,qe ja vendos vete ( i publikuar vendimi ne firme e me vule) dhe del e genjen pa pike turpi nuk i gjete .
      2 fjale per lirine e mediave qe KiE padit shqiperine ne komisionin e Venecias ,nuk i gjete.
      2 fjale qe shqiperia ,eshte vendi me i koruptuar ne europe, vendi ku te besh bisnes eshte e rezikshme nga rilindja ,nuk i gjete
      Ne kete vend ka mbaruar cdo gje ,ti meresh me kosoven qe te lash mutin me shure se edhe ate nuk e ka la rehat edi rama se donte ta ndante.
      I forte je o mero.

  2. Zigur Qarri says:

    “Në fakt,taksa 100 për qind nuk u vendos si mekanizëm politik për të ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi”,por si mjeti i fundit demokratik
    kushtetutues i shqiptareve te Kosoves,i Qeverise se saj,per te detyruar agresoret serb qe te arrihet nje marrveshje ligjore per njohjen e
    Kosoves nga Serbia.Marrveshja gjithperfshirese do te perfshije borxhet,te zhdukurit,te drejtat e komunitetit serb si edhe tregtin e lire
    midis dy vendeve.Ku eshte e keqja ketu o mendje e semure antishqiptare?Serbet nuk kan pranuar akoma gjenocidin,ju kerkoni te pranoni kushtet e Vuçiçit,ushtarit te Milosheviçit,sepse keshtu deshiron peversi drogaxhi D’Rama!E imagjinoni dot qe,izraelitet(viktima) mbas luftes
    te pranonin kushtet e pales gjermane(krimineleve),ku ne tavoline te ishte edhe nje bashkpuntore i Hitlerit?!Ndjesia e fajit te gjermanve e
    kaloi çdo kufi,50 miliard Marka demshperblim Shtetit izraelit,pencion per te gjith hebrejt e mbijetuar dhe familjet e viktimave,perjashtim
    te biznesmeneve hebrej nga tatimet,status te veçante per çdo qytetare izraelit….Ky eshte katarsis real nga njerez dhe per njerez me
    dinjitet.Por,per nje Kryeminister qe eshte sinonim i peversitetit,qe promovon shkerdhatizmin si vlere morale,vetem e vetem per te qene
    ne qender egoja e tij,dinjiteti ka vleren e nje letre higjenike.Po ata qe i shkojn mbrapa,si u bene kaq shpejt shembelltyra e peversitetit te tij?!

    1. Andi says:

      Kur te hiqet taksa dhe te filloje pune linja kosove serbi shko beji nje gojore Rames o zigur Kari.Naryrisht po qe se pranon ai .

      1. Zigur Qarri says:

        E dekonspiroi debili profesionin e gojores!Andi i bëka gojore Edvin D’Rames!Bëja o kar,meqe e paske te garantuar se te pranoka
        ne çdo rast!Ik ore bole,ik ore jashtqitje!

  3. pato says:

    I derguari i Trump eshte treguar shume i sjellshem… Do zoti nuk just soset durimi sepse Trump nuk shquhet per te. Edhe nese atyre ju soset durimi zoti na ruajt ne Kosove e Shqiperi.

  4. Beni USA says:

    Jam duke ndjekur te Open hajvanin me dy kembe Haradinaj,vjene verdall dhe nuk i pergjigjet pyetjes se A i ka thene presidenti i Frances qe pezullo taksen qe te liberalizojme vizat deri ne fund te Dhjetorit, ky hajvan me dy kembe nuk ju pergjegj kesaj pyetje.

  5. elton says:

    Diplomati amerikan ka kerkuar ndaljen e e fushates se mosnjohjes se Kosoves nga Serbia. (Kjo perkthehet qe i ka kerkuar Serbise qe te mos ndikoje te Madaskari apo igandaper njohjen e Kosoves. Po tallet ky? I plas ndonjerit tr… nese nuk e njeh Kosoven Ishujt Faroe me shoke?. I ka kerkuar Kosoves te hequ taksen doganore qe bizneset serbe te shesin ne Kosove cokollata vodka raki slivovica etj. Kosova nuk ka ca shet ne serbi kshuqe pune madhe se ja ve taknes 100%.
    Me kte punen e te ardhmes perendimore kam 20 vjet qe e degjoj. Po kalon e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja se nuk po shohim gje perendim. Kshuqe mos na cajne shume tr.. me propozime abstrakte nderkohe qe kushtet per shqiptaret i vejne konkrete te matshme. Populli kosovar ka vendos per kurtin dhe mustafen dhe ka vendos pa vjedh votA pa vendosur perdhunues e kriminele deputete. Meritojne te respektohen.

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Dhe ja, ashtu natyrshëm
    ndërmend më vjen një thënie
    Shqiptarët, kaq të ndryshëm
    Në dy shqiptarë- tre mëndje!
    .
    Dhe ja, ashtu padashur
    ja nis mendoj me vete
    sa shumë na kanë dashur
    na ndanë në pesë shtete.
    .
    Dhe po ashtu, pa fjalë
    unë bindem, i trishtuar
    të ishim në një mëndje
    me kohë ishim bashkuar.

  7. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Dhe ja, ashtu natyrshëm
    ndërmend më vjen një thënie
    Shqiptarët, kaq të ndryshëm
    Në dy shqiptarë- tre mëndje!
    .
    Dhe ja, ashtu padashur
    ja nis mendoj me vete
    sa shumë na kanë dashur
    na ndanë në pesë shtete.
    .
    Dhe po ashtu, pa fjalë
    unë bindem, i trishtuar
    të ishim në një mëndje
    me kohë ishim bashkuar.
    ….

  8. Saras says:

    Po kur qenke i squt ti Zigo Qorri….qenke koke e madhe……he me te lumte!

  9. Analisti amator says:

    Arritja e marreveshjes, nuk mund te behet nepermjet monologut mbareshqiptare, qe ne Kosove konsiston ne mundjen totale te Serbise nga te ashtuquajturit patriotet, qe patriotizmin e perdorin si pasaport per kariere politike. Politika populiste ne Kosove behet nga dy kategori politikanesh. Ne grupin e pare futen ish luftetaret qe kane pozita kyce dhe kane frike nga Haga. Ne kete grup mbizoteron Hajredinaj. Ne grupin e dyte futen llafazanet qe nuk kane dhene asgje Kosoves, por kane kuptuar qe “patriotizmi” eshte karemi me i mire per popullin peshk. Ky eshte grupi i Kurtit.
    Duam sduam ne, keto dy grupe jane grupet me te pelqyera ne Kosove. Praktikisht shpirti i mundjes totale te Serbise eshte demi me i math qe i behet sot ceshtjes shqiptare. Kjo ishte dhe arsyeja qe Hajredinaj me lehtesi dermoi planin amerikan per arritjen e marreveshjes. Fakti qe ai u mbeshtet gjere nga populli i Kosoves, pati si rezultat terheqjen e perkohshme te Amerikes.
    Kohet e fundit Amerika i eshte kethyer prap planit te saj. Asgje nuk del ne publik se cfare eshte marre vesh midis Amerikes dhe Gjermanise. A do jete prape shkembimi i teritoreve ku do perplasen politikanet apo platforma do jete krejt ndryshe, pritet te shihet.
    Shkembimi i territoreve, per mendimin tim nuk eshte teze e gabuar. E gabuar eshte qe ne te humbasim nga shkembimi. Une edhe sot nuk e kuptoj se pse Hajredinaj, e sabotoi kete varjant, kur ai mund te ishte me i volitshmi si per ne dhe serbet. Hajredinaj ne kete mes tradhetoi Ameriken dhe u bashkua me Gjermanine, nga frika e Hages.
    Mendoj se koha eshte kethyer kunder nesh. Propozimet e perendimit, me sa duket do jene me te kamufluara dhe marreveshja do jete gjysmake, thjeshte demagogji. E gjithe kjo per gabimin e “patrioteve” shqiptare qe mendojne vetem per vehte.
    Me sa duket plani do jete miks amerikano-gjerman, qe nenkupton me shume dokra dhe genjeshtra gjermane. Kjo do behet sepse amerikanet ne kete menyre do eliminojne “patriotet” shqiptare.
    Megjithese shanci u dogj, eshte mire qe shqiptaret te shkojne me mendje te hapur ne bisedime. Asgje e keqe nuk vjen nga bisedimet. E keqja mund te vije nga rezultati i tyre. Ne kete kontekst llafazanet do jene ata qe do vendosin, duke ja qerelepsur mendjen popullit peshk.

    1. I urti says:

      Si mund te shkembehen territorret, kur asnje shtet i dale nga ish Jugosllavia nuk i ka shkembyer territoret?As Bosnja as Kroacia qe ka shume me teper serbe se Kosova.

      Se dyti serbet kane deklaruar qe edhe nese shkembehen territoret Serbia kurre nuk do ta njohe Kosoven.

      Cfare fiton Kosova ne kete rast?

      Se treti shkembimi i nje territori te pasur sic eshte Veriu i Mitrovices,qe tashme banohet nga serbe te shperngulur nga Kroacia,me Presheven qe nuk ka asgje,nuk eshte ne leverdi te Kosoves dhe te Shqiperise

      Nuk mund te shkembehen toka shqiptare me toka shqiptare,vetem per faktin se atje jetojne serbe te shperngulur nga Kroacia.

      Se fundit sic e thashe Serbia edhe me shkembim ka deklaruar qe kurre nuk do ta njohe Kosoven.

      Atehere cfare leverdie ka Kosova te futet ne kete pazar,qe vetem humbet?

      Nuk eshte ceshtja per fitore totale ndaj Serbise por per nje marreveshje te ndershme ku Kosova te mos humbase.

      Si mendon ti zoti analist?

  10. Arber iliri says:

    Primitivizem i madh dhe mendje te vonuara.pavaresia e losoves eshte ne pikpyetje o idiote te lindur serbia me rusine nga pas po presin vetem nje shenje leshimi nga usa dhe ju beheni kurdet e ballkanit.turp e faqe e zeze per ju.kur te keni tanketruse e serbe aty e miget mbi koke te shifni sa vlen ky patriotzmi juaj bosh e idiot.

  11. Visi says:

    Është lobi serb që po i shtyn bisedimet.
    Para disa kohësh Ivica Daçiç deklaroi se është në interesin e Serbisë që bisedimet të kryhen sa është Tramp në pushtet sepse po të vinë në pushtet demokratët atëherë ata do të thonë, ashtu siç thoshin më parë ,se qështja e Kosovës është e kryer dhe nuk do të ketë kompromis.

  12. Visi says:

    Se sa perverz është jo vetëm Edi Rama por ithtarët e tij mund të shihet më së miri nga komentet që bëjnë për komentuesit që nuk pajtohen me Edi Ramën si GOJORE,VIZA TË BARDHA ETJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje