Kthesë e papritur, autori i ekzekutimit të Vilson Tafçiut pranon krimin dhe zbulon ku u fsheh pasi vrau shokun: Më shau nga nëna

24 Janar 2020, 10:16Kronika TEMA

Noel Dishi ka pranuar vrasjen e shokut të tij Vilson Tafçiu mbrëmjen e 20 janarit në zonën e Astirit në Tiranë pranë lokalit ‘Artisti’.

Dishi është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme dhe e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk ka lidhje me këtë histori.

Ditën e sotme autori ka bërë një kthesë të papritur dhe e ka pranuar se ka qenë ai vrasësi i shokut të tij.

Sipas dëshmisë së tij, viktima e ka sharë nga nëna dhe prandaj e ka qëlluar me armë.

Pasi kreu krimin Dishi është larguar drejt Kavajës dhe ka qëndruar i fshehur në një hotel, derisa u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme ne polici.

“Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. S’kam dashur e s’kam pasur qëllim ta vras.

Të hënën shkova në Astir për të takuar Vilsonin. Unë gjithmonë lëvizja me armë me vete.

Kur e takova Vilsonin ai më shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofenduar, si shkak për raportin që kishim.

Unë e kam marrë në shtëpi, s’duhet të ma thoshte këtë gjë.

U nervozova dhe e qëllova me armë. Pas krimit kam qëndruar me hotel në Kavajë”, ka deklaruar ai në polici.

2 komente në “Kthesë e papritur, autori i ekzekutimit të Vilson Tafçiut pranon krimin dhe zbulon ku u fsheh pasi vrau shokun: Më shau nga nëna”

  1. Guri says:

    Vritet tjetri se shau nga nena (apo kushdo tjeter) vetem nder shqiptare ndodh kjo.

  2. veselj.seljmani says:

    Ky njehere eshte mshef mandaj ka tentu ta mohoj krimin kur eshte zenen ngusht e ka pranu krimin por eshte duke e mshef MOTIVIN e vertete. Ktij nuk i BESOHET se ky eshte renacak. Duhet te hetohet shkaku PSE ky u sha nga Nena ? nga shoku te cilin ky e ka egzekutu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje