Mazhoranca paralajmëron se do ta çojë te SPAK aferën e CEZ, që u mbyll nga gjyqtari i “Bashës”

24 Janar 2020, 18:13Politika TEMA

Pasi Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes CEZ ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla ka njoftuar se ky vendim, të cilin e quajti të paligjshëm i gjykatësit Lazër Sallaku do të anikomet dhe paralelisht gjetjet e Komisionit Hetimor do t’i dërgohen SPAK.

Reagimi i plotë:

Siç kishim paralajmëruar, i njëjti gjyqtar “KÇK” i cili në mënyrë skandaloze rrëzoi akuzat për Lulzim Bashën “675 mijë dollarë”, sot mori një vendim haptazi në kundërshtim me ligjjn në lidhje me dosjen “CEZ-418 milionë Euro”, ku i akuzuari kryesor është Sali Berisha në bashkëpunim me persona të tjerë.

Ky vendim i paligjshëm do të ankimohet menjëherë dhe paralelisht gjetjet e Komisionit Hetimor do t’i dërgohen javën e ardhshme Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kjo është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit.

Në kallzimin e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë ishin paraqitur fakte dhe prova të pakundërshtueshme se Sali Berisha në cilësinë e Kryeministrit në vitet 2005-2013 bashkë me persona të tjerë të kallzuar prej nesh, shpeshherë edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelja e barazisë në tendera”, “Mashtrimit”, “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258 dhe 287 të Kodit Penal.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.36 ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe dërgimin e këtij raporti në Prokurori për fillimin e çështjes penale.

Komisioni Hetimor i Kuvendit, pati arritur në përfundimin se një sërë zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005-2013, duke qenë persona që ushtronin funksionet më të larta publike me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundraligjshme gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, negocim të marrëveshjes së shitjes së aksioneve, miratuar me ligjin 10116 datë 23.04.2009”Për miratimin e kontratës së shitjes së 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe Energjitikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s-së, si edhe evidentimin e efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimi i kësaj marrëveshje “

Çështja hetimore nr.7340/2017 e Prokurorisë, lidhet me hetimin e “ shpërdorimin e detyrës “të funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar që kanë ndjekur procedurat për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH sh.a si dhe atë të “ ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “ dhe’ pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 248, 245/1 dhe 287 të Kodit Penal.

Në nenin 75 të Kodit të Procedurës Penale shkronja” a “ vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “ parashikuar nga neni 245/1 është vepër penale në kompetencë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vepra penale e ”shpërdorimit të detyrës” për të cilën Kuvendi ka depozituar kallëzimin në prokurori nga ish funksionare sipas shkronjës “ç“ të nenin 75 të Kodit të Procedurës Penale është në kompetencë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më datë 19.12.2019, ka filluar funksionimin Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka kompetencën për të gjykuar funksionarët e lartë apo veprat penale për të cilën është depozituar kallëzimi penal nga Kuvendi.

Në këto rrethana i kërkuam gjyqtarit Lazër Sallaku të shpallte menjëherë moskompetencën të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e kësaj çështje në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Por sot ky gjyqtar në një vendim hapatazi në kundërshtim me ligjin vendosi shqyrtimin e një çështje jashtë kompetencës së tij lëndore.

Gjithashtu dua të sqaroj opinionin publik se edhe vendimi i Prokurorisë së Tiranës për përfundimin pa hetim të plotë të kësaj dosje dhe nxitimi për mbylljen e saj ngre dyshime të mëdha.

Lidhur me hetimin e paplotë të Prokurorisë së Tiranës, po parashtroj më poshtë disa sqarime:

1.Lidhur me kallëzimin e Kuvendit të Shqipërisë të depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kuvendi i Shqipërisë,bazuar në Rregulloren e Kuvendit dhe ligjin 8891,datë 02.05.2002”Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit, me vendimin nr 30/2016 ka ngritur Komision Hetimor parlamentar me objekt “Për hetimin dhe verifikimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi, mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, negocim të marrëveshjes së shitjes së aksioneve, miratuar me ligjin 10116 datë 23.04.2009”Për miratimin e kontratës së shitjes së 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s-së, si edhe evidentimin e efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimi i kësaj marrëveshje “

Komisioni Hetimor Parlamentar, administroi dhe shqyrtoi një volum shumë të madh dokumentesh që lidhem me privatizimin, shitjen e 76% të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes OSHE sh.a ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s-së, si edhe evidentimin e efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimi i kësaj marrëveshje, pyeti dëshmitarë dhe në përfundim të hetimit administrativ i paraqiti Kuvendit në seancë plenare për miratim raportin përfundimtar të Komisionit. Hetimor. Kuvendi, me vendimin nr 36 ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe dërgimin e këtij raporti në Prokurori për fillimin e çështjes penale.

Komisioni Hetimor i Kuvendit konstatoi :

– shkelje të procedurave të privatizimit të OSSH-së duke mos marrë parasysh mbrojtjen e interesave strategjike të shtetit shqiptar. Në kallëzim ( raportin e Komisionit Hetimor) janë pasqyruar në mënyrë të detajuar arsyet dhe personat përgjegjës për shkeljen e këtyre procedurave. Detyrimi i KESH –it nga ana e Këshillit të Ministrave që energjinë për mbulimin e humbjeve t’ja shesë OSSH-së me çmim të rregulluar, ka ndikuar në favorizimin e paligjshëm të ÇEZ duke rënduar buxhetin e shtetit me miliona euro.

– favorizimin në mënyrë të paligjshme që i është bërë CEZ-it në njohjen e nivelit të borxhit të keq.

Ndryshimi i nivelit të borxhit të keq nga 4% në 14% një javë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve, ka sjellë si pasojë që kompania ÇEZ të favorizohet më një kompensim vjetor prej 70 milion dollarë në vit , vlerë e cila pasqyrohet dëm në Buxhetin e Shtetit.
Palët kanë negociuar për nivelin e borxhit të keq edhe pse një gjë e tillë nuk është i lejuar nga kriteret e vendosura me VKM nr.835, datë 11.06.2008.

-shkelje gjatë procedurës së privatizimit në lidhje me kushtet minimale teknike.

Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të tenderit, komisioni konstatoi se kriteret e vlerësimit janë të pamjaftueshme, nuk është vendosur çmim dysheme, Komisioni i Vlerësimit të ofertave është ngritur në kundërshtim të hapur me VKM-të nr. 329 datë 12.07.1999 dhe nr. 621 datë 25.09.1998.

-shkelje të konstatuara nga komisioni në lidhje me garancitë bankare.

Bazuar në Urdhrin 319, datë 6 Maj 2008 të Ministrit të METE “Për zmadhimin e kapitalit të OSSH-së, garancia bankare duhet të ishte minimalisht në vlerën prej 40milion dollarë.

-shkelje në lidhje me planin e biznesit të paraqitur nga ÇEZ

Nga dokumentacioni që ka analizuar Komisioni, rezulton së ÇEZ ka paraqitur në ofertën e saj një dokument të titulluar “plani paraprak i biznesit për vitet 2009-2014”, pra shoqëria nuk ka paraqitur një plan biznesi por plan paraprak në kundërshtim me pikën 3, 5 të VKM-së nr 835 datë 11.06.2008.

Komisioni hetimor ka shqyrtuar dhe ndjekjen e detyrimeve sipas kushteve të marrëveshjes së blerjes së aksioneve, performacën e shoqërisë ÇEZ si dhe favorizimet e paligjshme që janë bërë kësaj shoqërie nga ish zyrtarë. Gjithashtu ka shqyrtuar respektimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet KESH dhe OSSH për periudhën tranzitore, marrëdhëniet e institucioneve Shqiptare me Shoqërinë CEZ shpërndarje, si dhe shoqëritë e mbledhjes së borxheve etj.

Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë gjatë shqyrtimit të verifikimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i Marrëveshjes së Shitjes së aksioneve , miratuar me ligjin nr 10116, datë 23.04.2009 ka konstatuar se :

Shtetasi Nue Nik Kalaj duke përfituar lidhjet me familjarë të funksionareve të lartë të shtetit shqiptar si dhe nëpërmjet shtetasit Albert Faruku dhe Hamza Merxhani, ka ndërmjetësuar për privatizimin e OSSH-së nga ÇEZ a.s.

Nga pyetja e dëshmitarëve , administrimi i dokumenteve , të transfertave bankare në llogari të Nue Nik Kalaj në shumën 7 milion euro, koha kur janë kryer transaksionet, mungesa e dokumenteve justifikuese për kryerjen e këtyre transaksioneve nga ÇEZ.a.s në favor të Nue Nik Kalaj, Komisionit i kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se kjo shumë është marrë për të ushtruar ndikim të padijshëm në ish funksionarët e lartë të asaj kohe me qëllim realizimin e blerjes së 76% të aksioneve të OSSH-së nga CEZ a.s. Komisioni ka konstatuar se çfarë do lloj shërbimi i ligjshëm të ketë kryer shtetasi Nue Nik Kalaj në favor të ÇEZ a.s, nuk justifikon përfitimin e shumës 7milion euro. Kjo shumë e përfituar nga shtetasi Kalaj, është shumë herë më e madhe se sa shuma e përfituar nga banka Botërore (IFC) nga ky proces privatizimi.

Komisioni Hetimor i Kuvendit, arriti në përfundimin se një sërë zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005-2013, duke qenë persona që ushtronin funksionet më të larta publike me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundërligjshme që janë :

-Nxjerrja për privatizim i një shoqërie të sapo krijuar , por me rëndësi strategjike për interesat e vendit, e cila nuk kishte kryer asnjë bilanc energjitik të sajin, pa asnjë eksperiencë për të operuar në tregun e energjisë, pa asete të përcaktuara, duke e paraqitur OSSH si funksionale, me qëllim privatizimin me shpejtësi të saj në favor të CEZ.

-Duke ndryshuar treguesit specifikë në Deklaratat Rregullatore dhe duke ushtruar ndikim të paligjshëm dhe imponuar ERE në vendimmarrje të kundraligjshme.

-Duke kualifikuar dhe shpallur fitues CEZ, në shkelje të hapur të kushteve minimale të perfomancës teknike, të cilat ishin shpallur më parë si kritere kualifikuese e konkretisht në shkelje të VKM nr. 835datë 11.06.2008, i ndryshuar.

-Duke negociuar me kompaninë CEZ për nivelin e borxhit të keq që do të pranohej në llogaritjen e të ardhurave të kërkuara nga kompania, në kundërshtim e në kapërcim të kushteve të procedurës konkurruese , të përcaktuara më parë;

-Duke negociuar për treguesin e humbjeve totale, si tregues i kushteve minimale të performancës teknike i panegocueshëm;

-Duke pranuar gjatë negociatave të kryera , të gjitha kërkesat e ofertuesit të bëra gjatë paraqitjes së ofertës teknike, nga mosnjohja e situatës, si pasojë e mosfunksionimit real të OSSH dhe mos qenies së saj e gatshme për privatizim;

-Mosvazhdimin e procesit për rivlerësimin e çmimit të shitjes, kjo para, gjatë dhe pas procesit të privatizimit të OSSH.

Këto veprime kanë dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe publikut në shumën 57,931,041,292 lekë ose 414 milion Euro.

Komisioni Hetimor ka konstatuar edhe mosveprime të strukturave përkatëse pas heqjes së licencës CEZ e konkretisht:

– Mosveprim në drejtim të aseteve të shoqërisë CEZ sh.a;

– Mosveprim për fillimin e procedurave të shpronësimit të aksioneve, kundrejt një shpërblimi të drejtë , si dhe për mbledhjen e dokumentacionit provues;

– Mosndërmarrja e veprimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar kundër shoqërisë CEZ sh.a për mospërmbushje të detyrimeve të saj të përcaktuara në kuadrin rregullator specifik, dëmtuar pozitën mbrojtëse të shtetit në arbitrazhin ndërkombëtar të filluar vetëm nga CEZ dhe jo nga pala shqiptare.

Këto mosveprime ka konsideruar të qëllimshme e me pasoja të rënda në buxhetin e shtetit e të shkaktuara në kuadër të përfitimeve e privilegjeve të padrejta që ishin lejuar shoqërisë ÇEZ.

Duke analizuar provat e administruara, Komisioni ka evidentuar se persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime duke shpërdoruar funksionin publik në bashkëpunim kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”,”Mashtrimit”,”Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale “, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258,dhe 287 të Kodit Penal.

1.Lidhur me veprimet procedurale të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Nga përmbajta e kërkesës së Prokurorisë rezulton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 7340, datë 19.09.2017 për veprën penale të “ Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “pastrimin e produkteve të Veprës Penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal. Për regjistrimin e këtij procedimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bazuar në materialet hetimore të procedimeve penale nr 3 dhe 4 të regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, e cila me hyrjen ne fuqi të ligjit 35/2017“Për disa shtesa e ndryshime në Kodin e Procedurës Penale” ka shpallur moskompetencën dhe i ka dërguar këto çështje për hetim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokurori i çështjes ka konstatuar se midis dy procedimeve të filluara njëri mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Romeo Kara dhe tjetra bazuar në raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar kanë të njëjtë objekt “Procedurën e ndjekur nga Qeveria Shqiptare për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH sh.a ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ –a.s-së si dhe evidentimi i efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimi i kësaj marrëveshje.”
Për këtë arsye , prokuroria ka vendosur bashkimin e procedimeve penale në një procedim të vetëm me vendimin e datës 31.07.2017.

Gjatë hetimeve paraprake, prokuroria ka administruar vendimin e pushimit të procedimit penal nr 1, datë 11.02.2017 të Prokurorisë së Përgjithshme me objekt hetimi materialin kallëzues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për veprën penale të” shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248-25 të Kodit Penal.

Prokuroria e Përgjithshme në përfundim të hetimit në lidhje me kallëzimin e MEI ka vendosur pushimin e hetimeve.

Përveç administrimit të vendimit të pushimit të procedimit penal nr. 1 të Prokurorisë së Përgjithshme, nga prokurorët e çështjes nuk janë kryer veprime hetimore bazuar në dokumentacionin plotësues të administruar nga Komisioni Hetimor dhe dërguar bashkë më vendimin nr 36/2016 të Kuvendit në Prokurori .

Prokurorët nisur nga ngjashmëria e kallëzimit të bërë më parë nga MEI në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Kallëzimit të depozituar nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me shkeljet ligjore e nënligjore të konstatuara në procedurat e privatizimit të OSSH- se nga CEZ a.s, pa hetuar dokumentet e dorëzuar, nga Kuvendi në vendimin e tyre për pushimin e hetimeve arsyetojnë se ndodhemi para gjësë së gjykuar duke ju referuar nenit 7 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 34 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar.

Për akuzat “ Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të shtetasit Nue Nil Kalaj ndaj funksionarëve të lartë”, dhe” Pastrimin e produkteve të veprës penale “ parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal ,prokuroria arsyeton se mungojnë elementët e veprave penale të cilat janë parashtruar në kallëzimin e Kuvendit.
III. Lidhur me parashtrimet e Kuvendit ndaj kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë “Për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.9.2017 “ dhe veprimet hetimore që kërkojmë të kryhen nga ana e Prokurorisë

Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e kallëzuesit ka paraqitur fakte dhe dokumente të cilat provojnë shkelje të procedurave të privatizimit të OSSH nga CEZ a.s nga funksionarë shtetërorë. Gjithashtu kallëzuesi me bazë të fakteve të depozituara ka krijuar bindjen se me veprime shtetasit Nue Nik Kalaj në bashkëpunim ka konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ‘ dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale “

Prokurorët e çështjes në mosrespektim të detyrimit Kushtetues dhe procedural , edhe pse gjykata në vendimet e saj u ka lënë detyra konkrete prokurorisë , nga ana e kësaj të fundit janë kryer veprime hetimore te pjesshme po nuk është hetuar procedura e privatizimit sipas objektit të hetimit të Komisionit hetimor parlamentar e cila është njëkohësit kallëzimi që Kuvendi i Shqipërisë ka depozituar në prokurori .

Prokuroria duke krahasuar objektin për të cilën me vendimin nr 30/2016 , Kuvendi ka vendosur ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe kallëzimit të MEI të hetuar më parë nga Prokuroria e Përgjithshme arrin në konkluzion se kemi të bëjmë me të njëjtën vepër penale , me të njëjtat fakte dhe të njëjtën kohë.

Ekzistenca e fakteve të reja në kallëzimin e Kuvendit të Shqipërisë bën të domosdoshme kryerjen e veprimeve hetimore sipas kërkesave të Kodit të Procedurës Penale.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës, prokurori i çështjes ka përsëritur të njëjtin arsyetim që ka përdorur prokurorja paraardhëse se në kallëzimin e Kuvendit dhe në kallëzimin e Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë , sot Ministria e Transporteve dhe Energjetikës kemi të bëjmë më të njëjtin kallëzim i hetuar më parë nga Prokuroria e Përgjithshme, pushuar prej saj, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin e datës 21.11.2016 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Ky arsyetim i prokurorëve me interpretimin e zgjeruar që kërkojnë ti japin nenit 7 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 34 të Kushtetutës është i gabuar .

Kushtetuta në nenin 34 parashikon se “ Askush nuk mund të dënohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale dhe as të gjykohet sërish, me përjashtim të rasteve kur është vendosur rigjykimi i çështjes nga një gjykatë më e lartë , sipas mënyrës së parashikuar me ligj.” Pra neni 34 i Kushtetutës i referohet vendimit të formës së prerë të gjykatës dhe jo vendimeve të pushimit të çështjes gjatë hetimeve paraprake .

Neni 7 i Kodit të Procedurës penale parashikon se “ Askush nuk mund të rigjykohet rishtas për të njëjtin fakt penal, për të cilin është gjykuar me vendim të formës së prerë më përjashtim të rasteve kur është vendosur rigjykimi i çështjes nga gjykata kompetente.”

Edhe nga përmbajtja e nenit 7 del qartë se arsyetimi i prokurorit se ndodhemi para gjësë të gjykuar është e gabuar pasi nenin 7 bën fjalë për ato raste kur kemi një vendim të formës së prerë që lidhet me themelin e çështjes .

Në rastin e mospranimit të ankimit të MEI nga Gjykata e Lartë e cila në shqyrtimin e këtij ankimi ka ushtruar kompetencën e gjykimit si gjykata fakti sipas Kodit të Procedurës Penale që ishte në fuqi në atë kohë, nuk përbën fakt për tu përdorur se ndodhemi para gjësë së gjykuar

Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale , nuk pengojnë rifillimin e një çështje të pushuar në se dalin prova dhe fakte të reja për ngjarjen apo autorin e saj , mjafton që këto prova dhe fakte të zbulohen brenda afateve të parashikuara në Kodin Penal mbi parashkrimin e ndjekjes penale.

Në provat që ka paraqitur Kuvendi në Prokurori ka fakte dhe dokumente të cilat nuk kanë qenë pjesë e kallëzimit të depozituar nga MEI në Prokurorinë e Përgjithshme. Këto dokumente edhe pse voluminoze duhet te ishin parë nga prokurorët që kanë hetuar çështjes para se” ipso jure “ të vendosnin se ndodhemi para “gjësë të gjykuar”

Moskryerja e veprimeve hetimore me justifikimin se ndodhemi para të njëjtës vepre penale për të cilën janë kryer më parë hetime është një zbatim i gabuar i parimit të gjësë së gjykuar dhe zbatimit të këtij parimi përsa është e mundur dhe gjatë hetimeve paraprake. Prokurori bazuar në ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale me ligjin 35/2017, duhet ti kërkonin Gjykatës Rifillimin e hetimeve dhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës nga funksionarët e lartë publikë që ishin marrë me procedurën e privatizimit të OSHE-së.

Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar përmban fakte në lidhje me rolin dhe aktivitetin e shtetasit Nue Nik Kalaj, në kontaktet që ai ka patur me funksionare të lartë shtetërorë apo lidhje familjare të tyre në kohën e privatizimit të OSSH-së. Transferta 7 milion euro nga CEZ te ky shtetas para se të përfundonte procedura e privatizimit , janë fakte të pahetuara nga prokuroria, për të cilat Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendmin nr. 240 datë15.12.2017 i la detyra organit të prokurorisë për hetimin e akuzave të ngritura nga vetë organi i prokurorisë si “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “ dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në kërkesën për pushimin e hetimeve, prokuroria ka evidentuar disa veprimeve hetimore të kryera pre saj si dërgimi i letërporosive në Republikën e Kosovës për pyetjen e shtetasit Ndue Kalaj,

Dërgimi i letrës së porosisë në Republikën e Çekisë për pyetjen e shtetasit Hamza Merxhani , pyetjen e administratorëve të ÇEZ s.a, administrimi i kontratave lidhur mes administratoreve të ÇEZ s.a dhe shtetasit Nue Kalaj.

Mosgjetja e dëshmimtareve Ndue kalaj, Hamza Merxhari të cilët janë dëshmimtarët kryesorë që lidhje me akuzat për të cilat është filluar procedimi penal, nuk përbën shkak për pushimin e çështjes. Prokurori mun te vendose pezullimin deri ne gjetjen e tyre duke njoftuar edhe pikat kufitare ne rast te konstatimit te hyrjes se tyre ne teritorin e Republikes se Shqiperise po jo t’i kerkoje gjykates miratimin e pushimit te ceshtjes.

Në kërkesën për pushimin e çështjes, prokurori i referohet edhe përgjigjeve të marra nga autoritetet Kosovare të cilat nuk bënë të mundur gjetjen dhe pyetjen e shtetasit Ndue Kalaj, apo të autoriteteve Çeke në lidhje me letër-porositë për pyetjen e shtetasve Josef Hajsak , Tomas Pleskac, Martin Roman dhe Hamza Merxhari, ku rezulton se prokurori nuk ka mundur që nëpërmjet këtyre letër- porosive të realizonte pyetjen e tyre.

Edhe pse nga ana e prokurorisë pas kthimit të çështjes për hetimeve janë kryer disa veprime hetimore këto veprime janë përsëri te pjesshme dhe nuk provojnë që prokuroria ka kryer hetime të plota të gjithanshme në lidhje me kallëzimin e Kuvendit të Shqipërisë për procedurat e ndjekur nga funksionarët e asaj kohe ne lidhje me shitjen e 76% të aksioneve te operatorit të shpërndarjes OSHE sh.a te ÇEZ s.a.

Nga ana e prokurorisë nuk janë vlerësuar me objektivitet faket e dokumentuara në provat shkresore të depozituara nga Kuvendi i Shqipërisë bashkëlidhur vendimit nr.36/2016 të Kuvendit dhe të evidentuar në mënyrë të përmbledhur në Raportin e Komisionit Hetimor.

Nuk është hetuar rrethanat e njohjes së shtetasit Nue Nik Kalaj me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Prokuroria nuk ka hetuar të transaksioneve e kryera në favor të shtetasin Ndu Kalaj duke shkelur aktet ligjore që rregullojnë veprimtarinë bankare në Republikën e Shqipërisë, po është mjaftuar me pyetjen formale në cilësinë e personit që tregon rrethanat të dobishme për hetimin shtetases Rudina Rudi, drejtore e degës së Raffeisen Bank , rruga e Kavajës.

Në këto kushte kur nga veprimet e kryera gjatë hetimeve paraprake të prokurorisë , konstatohen se prokuroria nuk janë kryer të gjitha veprimeve hetimore të domosdoshme për të arritur në konkluzionit në se veprat penale për të cilat ka filluar procedimi penal janë kryer nga personat e përmendur në kallëzimin e Kuvendit apo fakti i ndodhur nuk përbën vepër penale.

Ndryshe nga sa kërkoi prokuroria,Kuvendi i kërkoi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë shpalljen e moskompetencës dbe kthimin e akteve për vazhdimin e hetimeve me pyetjen e dy dëshmimtareve Nuel Nik kalaj dhe Hamza Merxhani si dhe hetimim per veprat penale te shpërdorimit të detyrës për ish funksionaret në lidhje me shkeljet ligjore e nënligjore të konstatuara në procedurat e privatizimit të OSSH- së nga CEZ a.s.

Kujtojmë se personat e kallzuar nga Kuvendi i Shaipërisë në këtë dosje penale janë:

1.Sali Ram Berisha, Ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për të dëshmuar”, vepra penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 143, 245/1 dhe 307 të Kodit Penal.

2. Nue (Nuel) Nik Kalaj për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për të dëshmuar”, “Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit, apo përkthyesit”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 287, 307 dhe 310 të Kodit Penal.

3. Genc Ruli, Ish-Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës/Kryetar i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 248 dhe 258 të Kodit Penal.

4. Ridvan Bode, Ish-Ministër i Financave për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.

5. Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248 të Kodit Penal.

6. Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Negocimit të Marrëveshjes me CEZ As, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248të Kodit Penal.

7. Florion Mima, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

8. Enno Bozdo, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

9. Ledina Mandia, ish Avokate e Shtetit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

10. Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal;

11. Bujar Nepravishta, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

12. Sokol Ramadani, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

8 komente në “Mazhoranca paralajmëron se do ta çojë te SPAK aferën e CEZ, që u mbyll nga gjyqtari i “Bashës””

  1. Petro ... says:

    Hapet dhe parate rrjedhen lume per te mbuluar korrupsionin dhe krimet e Sali Berishes e Ilir Metes. Hapet , me diellin e mengjezit Shqiperi pushtohet nga krimi i prokurorzeve dhe gjykatesve qe bote quhet drejtesi. Hapet , keta kriminel mbyllin çeshtje korruptive qe jane me der hapur dhe mbyllja e tyre do ti beje te mbyllen nje here e mire gojen dhe ata vete. Koha per veprim ndaj krimineleve qe kerkojne te varrosin Shqiperine!

    1. SpPAKISTAN says:

      Lexoheni titullin e mesiperm me kujdes qe thote:
      “Paralajmeron”
      Ne nje kohe qe SPAKU pa paralajmerim dhe urgjentisht iu turr nje vidjo bardhe e zi pa”pralajmerim”???!!!
      =
      Per me siper pse paralajmeron dhe jo do ta coje dhe pse SPAK duhet te marre paralajmerim per nje ceshtje qe e di populli dhe jo ma drejtesia!

  2. shqip says:

    Ta kishe kursyer kohen me gjithe kete hartim , oTaulant ! Do kishit kursyer kohe por edhe para . Keni kater vjet me kete refornen per zhdrejtesi . Ku ishim , ku jemi , hiç gjekundi . Eshte lloji i species o Balla . Hiq njerin , ver tjetrin , po shqipo jane . Para disa vitesh kisha mendimin tim lidhur me kete reforme . Shqiperise i duhej/t nje Eulex . Vetem kalimi i kompentencave nje administrate gjyqsore nderkombtare , do çlironte perfundimisht Shqiperine . Madje kaq i kalbur eshte sistemi ne Shqiperi , sa ne kemi nevoje per protektorat . Te pakten 100 vite . Deri sa te kaloje 1,1/5 brez e gjysem . Ketu edhe keta qe po rriten e shkollohen , bien viktime e korrupsionit . Do te besh nje gje me mend ne jeten tende ? Beni nje kerkese si qeveri , si parlament . Çeshtjet e medha ti gjykoje Haga . Bejeni te mundur duke mbledhur firma nese mundet . Ketu eshte e kote . Nuk ka gjykate qe i denon krimet e Berishes . Ai e di kete , prandaj dhe ju sfidon . Ju kam vrare thote , dhe do vrisja akoma po te isha km . Mjafton kjo per te kuptuar qe keto artikujt tuaj , ai , SB, i quan leter higjenike . Uroj te mos ndodhe . Por parashikimet jane te zymta . Ketu s’eshte pune pesimizmi . Po vazhdoi ky trend pabarazie , ne Shqiperi do ngelen gjysma e ketyre qe jane .

  3. h says:

    Çojeni ku të doni,nuk ju ndihmon dot askush.
    Jeni shtet i vdekur.

  4. Albani says:

    Na hoksh mutin mashtrus….nji mut do boni…ju jeni myt der ne fyt per vete bk..

  5. Tarasi says:

    a re kurva..po mbyllni te gjitha dosjet e politikaneve…per cfare e ngritet spakun apo per ata qe s’paguajne dritat

  6. Arbert says:

    Po pse duhet ta coni ju ne SPAK?? Nuk ka sy e veshe spak-u qe te shikoje e te vendose drejtesi? A po trumbetoni me te madhe Se do te vendoset drejtesia ne kete vend ,prape ju partite politike do e beni,ju do i coni ne spak??SPAK-u duhet ta filloje punen me dosjet e nxehta te korrusionit gjigant qe nga 1991 e deri me sot si psh…piramidat,vrasjet masive te 1997 ,Gerdeci,vrasja e Azem Hajdarit ,cezi,21 janari ,sterilizimi etj, dmth kush e ka vjedhur e vrare barbarisht kete popull duhet te denohet rende qe mos te guxojne te tjeret ta bejne.Tani po doli ps,pd lsi e te merren me punen e spak-ut,se ke dosje do hapi apo do mbylli nuk do beni drejtesi po do luftoni prape per pushtet.Eshte e pabesushme qe shumica e gjyqtareve marrin rrushfet per vendimet qe japin,e shkelin ligjin me te dyja kembet por ju akoma nuk keni gjet instrumentin se si duhet ti beni ata qe te jene korrekt me ligjin.Cudi se si ne nje ndeshje futbolli ,ketej nga evropa ,per nje rremuje te vogel ne stadium ,nderhyn prokurori vete dhe firmos flete arreste ne menyre te pavarur dhe i con ne gjykate,ndersa ne shqiperi akuzat i ngre partia.

  7. basha says:

    Lan nam i njenjti qyqtar moterqir mbaron dy ceshtje me te renda ne shqipri brenda javes ,kurse SPAKU KARIT meret me bashkiak nga bulqiza mer apo smer te bardh ,thjesht doja te thoja po na plas shpirti me kto kurva politikan duhet te cohemi dhe ti percelloim brenda ne parlament kto rop q**a ,ska rrug tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje