Pesë emrat për drejtues të “FBI”-së shqiptare

24 Janar 2020, 11:46Kronika TEMA

Gjashtë ditë përpara mbylljes së afatit për të aplikuar, mësohet se janë 5 kandidatë për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Sabri Hoxha dhe Adriatik Ago.

Kreu i SPAK, Arben Kraja pas publikimit të emrave i ka bërë thirrje që të vijojnë aplikimet për këtë post të rëndësishëm që cilësohet edhe si FBI-ja shqiptare.

“Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për pozicionin e lirë të punës për drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020”, deklaron Kraja.

Në listën e emrave të bie në sy emrii i Adriatik Agos, i cili është numri dy i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Ago kaloi disa ditë më parë procesin e Vettingut në polic. Trupa e Komisionit theksoi se nga të dhënat që ka mbledhur, Ago ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime që e justifikojnë.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ngritur Komisionin e Vlerësimit, që do të vlerësojë aplikantët që do të jenë pjesë e garës për Kryetarin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Burime zyrtare kanë bërë të ditur se komisioni i ngritur përbëhet nga tre anëtarë, Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, që pritet të mbajë dhe rolin e kryetarit të komisionit, si edhe dy prokurorë të tjerë të SPAK, Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.

Me datën 10 janar të 2020 u hap gara për për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ka qenë Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja i cili ka njoftuar hapjen e garës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për të aplikuar për kreun e Byrosë ka bërë thirrje edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e BKH-së dhe mbikqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.

Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kandidatët

Ibrahim Disha

Artan Shkëmbi

Gjovalin Ulndreaj

Adriatik Ago

Sabri Hoxha

7 komente në “Pesë emrat për drejtues të “FBI”-së shqiptare”

  1. FBI e leshit says:

    5 loqet thuaj, 5 trapat qe asgje sdo bejne, thjesht do marrin leket qyl.
    Na e shpifet me keto fallsifitete sikur do beni namin ne drejtesi.
    Vari K….. drejtesisez

  2. SPAKTAKU says:

    oops, mungon edhe Adriatik Dhallla, lol!

  3. BRSS says:

    KU KAN QEN KETA GJYQTARET EDHE KETA JAN KONTIGJE TE TE GJYQESORIT TE QELBUR KETU PO NA I BENI SIKUR ÇDO BEJN ASGJE PECOVE TE POLITIKES DO TJU HAN MUTIN SE SKAN BYTH KETA JAN TE TREMBUR QEKUR KAN LINDUR ASGJE SKA PER TE NDODHUR VETEM LLAFE PA BEREQET KETA TE GJITH JAN NJOSOJ NJE PRERJE VETEM DO DENOHEN ZYRTAR QE SKAN PESH SPAKU I LESHIT

  4. undefined says:

    Futni …Saliun..Lulin…Ilirin..ne burg dhe mjaft na derdelliset….ka ardhe koha per veprim…

    1. Qazim Myrtezai says:

      Partia kerkon vec vepra dhe jo fjale boshe.
      =
      aha, mungon ne foto edhe Kasem Sulejmoni, sternipi i Erdoganit, lol!

  5. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    moooooooossssssss,”black list”ose lista e ”shpreses” fillon me…………Ibrahem dhe perfundon me Kadri!!!
    a beson dikush se sunitet do te bejne DREJTESI!? ne asnje vend arab nuk funxionon gjyqsori…………..gezuar ramazonin!’

  6. Koli says:

    Sot nje gjyqtar sapo e mbylli ceshtjen e CEZ-it.Boll u tallet me shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje