Video e kryebashkiakut të Bulqizës dhe mesazhi “i koduar” i SPAK-ut!

24 Janar 2020, 20:28Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Prova më e dukshme e degradimit dhe e degjenerimit të sistemit të vjetër të drejtësisë, ishte ecja e tij njëkohësisht mbi dy shina: Mbi kulturën e pandëshkueshmërisë nga njëra anë dhe mbi mosmbajtjen e asnjë sekreti hetimor për çështjet me sensibilitet publik, nga ana tjetër.

Sa më shumë që elita e vjetër politike, krimi i organizuar dhe korrupsioni bëheshin të paprekshëm, si për të zbatuar edhe në jetën shqiptare ligjin e kompensimit, aq më shumë prokurorë e gjyqtarë nisën të nxirrnin në pazar të gjitha detajet e dosjeve dhe çështjeve që preknin direkt ose indirekt, njerëzit dhe interesat jashtë rrethit të tyre okult.

Gjyqet popullore, publike, mediatike përmes rrjeteve sociale, mediave online dhe atyre lokale, rajonale e kombëtare ushqenin çdo ditë e çdo mbrëmje, çdo javë e çdo muaj të viteve pas miratimit të reformës në drejtësi, një telenovelë që ndiqej gojëhapur nga qytetarët e këtij vendi. Përmes këtij operacioni po bëhej helmimi masiv e i pandërprerë i popullsisë, në përpjestim të drejtë me pritshmëritë e tyre të mëdha, për sistemin dhe institucionet e reja të drejtësisë, që kishin nisur të krijoheshin në Shqipëri.

Qëllimi i skenarit të kësaj telenovele, ishte hakmarrja jo vetëm e gjyqtarëve dhe prokurorëve që ishin  pjesë e listës së vizave të hequra nga SHBA, por edhe i gjithë të tjerëve bashkë me to, që nisën të dilnin jashtë sistemit nga vettingu. Të mbështetur fuqimisht nga kupola e punëve të errëta të këtij vendi, që ndjenin se po u ikte nga thonjtë parajsa e 30 viteve amulli, pjesa e kalbur e drejtësisë bëri gjithçka tjetër përgjatë këtyre viteve, përveçse të bënte drejtësi të drejtë.

Sekreti hetimor u asgjesua edhe si nocion. Si normë. Si rregull. Si etikë. Si kod i shkruar e i pashkruar. Si detyrim ligjor, për këdo që ka marë përsipër të jetë pjesë e pushtetit të drejtësisë dhe institucioneve të sigurisë publike. Në këto kushte dukej sikur rolin e oficerit të policisë gjyqësore po e bënte reporteri i medias. Rolin e prokurorit opinionisti, deputeti apo ish deputeti. Ndërsa rolin e gjykatave, selitë e partive të opozitës.

Nuk besoj se e keni harruar që nga foltoret e tyre nisën të grumbulloheshin edhe provat, të bëheshin edhe “hetimet”, të jepeshin edhe pretencat, edhe vendimet, edhe masat e dënimit. U shkua deri atje sa edhe kur një çështje nuk ekzistonte, ajo shpikej. Rolet e protagonistëve të saj, filluan që ti luanin aktorë “amatorë” e “profesionistë”. Derisa në përfundim të gjykimeve publike, vinte dita e madhe e “pushkatimi” të kundërshtarit politik.

Sistemi i vjetër ndërsa ishte duke dhënë shpirt, drejtësi nuk dha dot, por bëri gjithçka për të prodhuar politikë. Si për të na kujtuar gjithmonë të gjithëve se kush e komandonte në të vërtetë atë dhe se sa të drejtë kishte mazhoranca socialiste, SHBA dhe BE që u angazhuan për ta çmontuar e për të ngritur mbi rrënojat e saj, sistemin e ri të drejtësisë.

Mjafton të kesh ndjekur reagimit të SPAK për çështjen e videos për të cilën media e opozita pretendojnë se është filmuar Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike, për të kuptuar sadopak ndryshimin që ka nisur. Sapo çështja u bë publike, institucioni i drejtësisë së re u vu menjëherë në lëvizje. Mori dëshmitë e palëve, provat e tyre dhe nisi procedurat për ti shkuar hetimit deri në fund. Mënyrë e reagimit të prokurorëve për këtë çështje, ruajtja e kofidencialitetit nga protagonistët dhe e sekretit hetimor nga institucioni, bëjnë një kontrast të thellë me dosjet e shqyrtuara deri dje nga institucionet e vjetra të drejtësisë.

E ndërkohë që Prokuroria e Posaçme duket se e ka nisur punën me këmbën e mbarë, duke pritur edhe denoncimet e para nga qytetarët dhe aktorët e tjerë të jetës shoqërore shqiptare, ka trokitur momenti që të ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në internet, edhe pyet edhe përgjigjet po vetë:

A “e dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë”.

Edhe ky mesazh i SHBA për BKH dhe mesazhi që SPAK ka dhënë këto ditë, është i njëjtë: Bashkë me 2019, iku edhe koha e drejtësisë së vjetër. E bashkë me të, edhe ata që e ideuan dhe e mbajtën deri tani në këmbë. Bashkë me 2020 ka nisur jo vetëm një dekadë, por edhe një epokë e re për drejtësinë në Shqipëri!

12 komente në “Video e kryebashkiakut të Bulqizës dhe mesazhi “i koduar” i SPAK-ut!”

  1. spaku ishalla behet says:

    Dhe SPAKU beri ate qe duhej me thirrjen e kryetarit te bashkis dy her. Po te ishim ne kohen e saliut do pushohej ceshtja sic behet me lobimin e bashes sot

  2. drejtesia e re says:

    O Peza. Qe eshte ky kryebashkiaku ne video ate se lu topi. Prandaj here tjeter zgjidhini mir keta qe vini. Per te tjerat jam dakord se njerzit e thjesht qe smerren me politik kane shpres vetem te DREJTESIA.

    1. Tani says:

      Cdokush kur kandidon paraqet deshmi penaliteti per te cilen mban pergjegjesi drejtesia dhe vete personi.Subjekti qe ai perfaqson mban qendrim(Jo pergjegjesi) pasi te vendose drejtesia.

  3. sali krimineli says:

    Te gjithe e duam DREJTESINE e re… Por po shofim qe dita dites po lirohen kriminela dhe po pushohen ceshtja si skandali i CEZ… Deri kur do shkoj kjo pune???

  4. SPAKTAKU says:

    SPAK ne shqip do te thote:
    Adriatik Dhalla
    Arta Marku
    Spartak Braho
    Ruci
    Meta
    BALLA
    Rama etj

    =
    ene lulu ose kim

  5. lazri says:

    O Peza. Te lutem mos na e hap barkun. E paska filluar SPAK mbare thua. Kush eshte me e rendesishme ceshtja e kryebashkiakut te Bulwizes apo CEZ. Nuk e shikoni qe nje palo gjyqtar, pala e PD, ju ka vene poshte juve dhe SPAKUN bashke.

  6. Konjak says:

    Po edhe ate problemin tend sikur drejtesia e vjeter e gjikoi ,zoteri – milardier gazetar- ,dhe te nxori llagar .A s’te duket e habitshme qe te behesh miljarder me ca artikuj gazetash ,qe me ato pagesa nuk te dalin te hash as buken .Te pakten keshtu u shprehen shum gazetar ,ne periudhen e gjikimit tend ,per ate shum parash marramendese ,qe i keshe siguruar -nje dreq e di se si .-.RRi sa te duash shtrember ,por e ke per detyrym te flasesh drejt ;kur deshiron te flasesh pa kufi per te tjeret .Zoti ju ndihmofte .Faleminderit

  7. Petro ... says:

    O Peza, SPAK-u e filloi punen me sterilizimin qe do te thote se eshte i sterilizuar dhe vete, kur do fillohej nga krimi dhe korrupsioni miljona e pasuri perrallore te Sali Berishes e Ilir Metes, kur do fillonte nga Gerdeci, CEZ-i, 21 janari etj. Spaku paska qene i sterilizuar pa filluar. Heren tjeter do bejme nje reforme tjeter, por une s’marr pjese se do keme vdekur se nuk do rroj sa thirauni

  8. Darieli says:

    Çudia me e madhe ketu eshte se te kritikon Salinjani, ky bastard i denuar me burg, ben sfilade neper televizione sikur gjyqi e martoi me griden dhe jo e denoi si shantazhues. Vendi i çudirave ku i pa moralshmi te shet moral. Neveri publike per tipa si ky.

  9. Bobi says:

    Ore me keto muhabete do merret spaku, mos te them te tere po ngjysma e qerverrise prokuroret gjykatesi konsumin drog. Ja dhe kryetarja e bashkise nga vijn une konsumon kokain me kan then ate qe me japin. The kryeministri thon qe drogohet. The bushi tram bill Obama kan pranuar qe kan konsumuar koka. E shume i kan ber den vetes se nuk tregetojne qe te ndiqe penalishte. Spaku duhet te merret se parse cmimi i pashaportave ne shqiperi eshte sa dyfishe i maqedonise si pera ato dy javoret dhe ato eksprese. Ku eshte e njejta firem qe I prodhone dhe koha dhe cilesija e pashaportave jam njelloje. Maqedonasit paguajne 30 dhe 70 euro, kurse shqiptaret 60 dhe 150 euro. Kushe qeveritare mer valixhen tani qe ja shtyten me kontraten firmes.

  10. Qetësusi says:

    Cudia më e madhe këtu është se bën shkrime dhe të gjykon alfred Peza, ajduti i një Miliard lekëve që i vodhi popullit shqiptar.

  11. Kosovari says:

    Pafytyrësia e socialistëve dhe zëdhënsit së tyre. Po sa vjet janë socialistët në pushtet? Pse nuk i dënuan? Si t’i dënonin kur vet i prodhuan. Sali Berisha ra për Lazaratin e ju krijuat 1000 Lazarate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje