12 pyetje dhe përgjigje: Gjithçka që duhet të dini për virusin që ka tmerruar botën

25 Janar 2020, 19:51Bota TEMA

Koronavirusi është një virus vdekjeprurës i cili ka shkaktuar deri më tani 41 viktima dhe mbi 1000 persona janë raportuar të infektuar.

Ekziston një frikë e madhe persa i përket përhapjes së virusit në më shumë vende dhe autoritetet paralajmërojnë që njerëzit të bëjnë kujdes të madh.

1.Çfarë është virusi i ri?

Një virus i ri u shfaq në Kinë në dhjetor të 2019 dhe më pas u konfirmua se ishte një koronavirus i ri, që quhet “2019-nCoV”, dhe është anëtar i së njëjtës familje të madhe si virusi i mëparshëm SARS dhe MERS.

2.Çfarë janë koronaviruset?

Ato janë viruse të zakonshme dhe zakonisht shkaktojnë probleme të frymëmarrjes dhe kanë simptoma si të gripit  por disa janë më të rrezikshëm, siç ishin SARS dhe MERS disa vite më parë. Shumica e njerëzve infektohen me koronaviruse më të lehtë të paktën një herë në jetën e tyre, me simptoma të lehta deri në mesatare.

Në disa raste, koronaviruset e zakonshëm mund të shkaktojnë infeksione të frymëmarrjes, siç janë pneumonia dhe bronkiti.

Ato janë më të zakonshme tek kafshët në të gjithë botën dhe vetëm disa prej tyre janë infektojnë njerëzit. Rrallë herë ndodh që një koronavirus  mund të ndryshoj formë dhe të përhapet nga kafshët tek njerëzit, siç ndodhi me viruset SARS dhe MERS.

3.Cilat janë simptomat e virusit të ri?

Pacientët kanë ethe dhe kollë, dhe disa kanë probleme në frymëmarrje. Simptomat, të cilat janë shumë të ngjashme me SARS, vihen re midis ditës së dytë dhe javës së dytë pas marrjes së virusit.

4.Si diagnostikohet virusi dhe si kurohet?

Autoritetet kineze kanë indentifkuar gjenomin e ri të koronavirusit dhe kanë ndarë informacionin  duke lejuar kështu shkencëtarët nga e gjithë bota të studiojnë virusin.

Nuk ka trajtime specifike antivirale për infeksionin, kështu që pacientët marrin ilaçe thjesht për simptomat e tyre dhe shpresohet se ata do të shërohen vete pas një kohe.

Pushimi dhe marrja e shumë lëngjeve ndihmojnë në trajtimin e infeksionit. Ende nuk ka vaksinë për koronavirusin , por përpjekja tashmë ka filluar. Kompania farmaceutike amerikane ka njoftuar se është në fazat e hershme të zhvillimit të një terapie antivirale.

5.Nga e ka origjinën virusi?

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) është ende në kërkim të burimit të virusit. Dyshimet përqendrohen në një treg ushqimi në Wuhan, ku u konfirmuan edhe rastet e para të virsuit.

Një analizë gjenetike që krahason virusin e ri me më shumë se 200 koronaviruse dhe që është botuar në revistën mjekësore Journal of  Medicalologyology tregon se koronavirusi i ri ngjan me viruse që infektojnë gjarpërinjtë dhe lakuriqët.

Një mundësi është që “2019-nCoV” të rezultojë nga një kombinim i viruseve të veçantë që infektojnë këto dy lloje të kafshëve. Kjo mund të ketë ndodhur në natyrën ose tregun e Wuhan, ku kafshët kanë qëndruar  pranë njëra-tjetrës.

6.Si u përhap tek njerëzit?

E njëjta analizë gjenetike tregon se virusi me siguri zhvilloi aftësinë për të kaluar nga kafshët tek njerëzit falë një mutacioni specifik në gjenin e një proteine. Nëse virusi do të kalonte nga kafshët atëherë ai do të thithej nga disa njerëz përmes ajrit, siç besojnë disa shkencëtarë.

7.Në cilat vende është përhapur deri më tani?

Përveç Kinës, raste të virusit  janë raportuar edhe në vendet e tjera aziatike (Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut, Vietnam, Singapor), Australi, SHBA dhe Evropë (deri më tani vetëm në Francë).

8.A mund të jetë virusi ngjitës ?

Mënyra kryesore e transmetimit të virusit duket se është nga kafshët te njerëzit. Është shumë herët për të arritur në përfundime nëse virusi kalon nga personi në person, megjithëse besohet se në të vërtetë mund të transmetohet midis njerëzve. Sipas vlerësimeve të përkohshme të OBSH-së, aktualisht numri mesatar i infeksioneve të reja është 1.4 deri në 2.5 pacientë (krahasuar me gripin sezonal mesatarisht 1.3 për gripin sezonal).

9.Si transmetohet tek njerëzit?

Nga ajri me kollitje dhe teshtitje, me prekje (psh prekja e duarve), prekja e sipërfaqeve të ndotura (p.sh. çelësi i derës) dhe më pas prekja e gojës ose hundës, para se të lani duart.

10.Sa vdekjerprurës është?

Deri më tani, përqindja e vdekjeve nga rastet e konfirmuara është e ulët, rreth 4% (d.m.th. katër në çdo 100 pacientë me koronavirus), më pak se SARS dhe MERS.

Shumica e viktimave ishin mbi 60 vjeç dhe kishin probleme të tjera shëndetësore para-ekzistuese, por u raportua  edhe vdekja e një personi të ri të shëndetshëm.

Prandaj është ende shumë herët të kesh një pamje të qartë të vdekjeve nga koronavirusi i ri. Sipas një shkencëtari, ekziston frika që në të ardhmen mund të bëhet më vdekjeprurëse nëse arrin të përhapet më tej.

11.A mund ta krahasohet me virusin SARS dhe MERS?

Këto dy viruse të mëparshme patën simptoma më të rënda. Në disa pacientë ka shkaktuar edhe vdekje, por në shumicën e pacientëve ka pasur  simptoma më të lehta. SARS, i cili u shfaq në 2003 në jug të Kinës, besohet të ketë kaluar nga lakuriqi.

Ky virus  infektoi më shumë se 8,000 njerëz dhe vrau 774, rreth një në dhjetë pacientë. Ndërsa MERS, i cili u shfaq në Arabinë Saudite në vitin 2012 dhe kaloi nga devetë tek njerëzit, ishte edhe më vdekjeprurës, duke vrarë një në tre persona.

12.A mundet që virusi i ri të prekë gjithë popullatën?

Që kjo të ndodhë, janë të nevojshme tre kushte: të infektohen të gjithë njerëzit, të riprodhohet brenda trupit të njeriut dhe të transmetohet lehtësisht nga njeriu në njeri. Deri më tani, të treja këto kushte nuk janë plotësuar.

Përgatiti: Sonila Backa

1 komente në “12 pyetje dhe përgjigje: Gjithçka që duhet të dini për virusin që ka tmerruar botën”

  1. Kur fshati digjet says:

    Pyetja e fundit ishte .Sa larg eshte nga bytha ime?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje