Ekzekutimi në Astir, autori zbulon të kaluarën e tij para gjykatës: Dy vite më parë jam marrë peng, tregon debatin e fundit para vrasjes së Vilsonit

25 Janar 2020, 12:08Kronika TEMA

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Noel Dishin, vrasësin e Vilson Tafçiut. Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar. Teksa sot Dishi ka dalë para gjykatës,  ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ raporton se ai u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.

Lala raporton se ai i mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kalua në prokurorinë e Durrësit.

Ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin. Nga salla e gjyqit ai deklaroi se u telefonua nga Vilson Noka Tafciu dhe e lanë të takoheshin te Artisti.

“Debatuam dhe Vilsoni me tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken’. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se cfarë bëra.”, tha Dishi.

Arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje