Kryeministri grek telefonon Erdogan: Gati t’ju ndihmojmë për tërmetin

25 Janar 2020, 09:18Bota TEMA

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar dje në mbrëmje presidentin turk, Rexhep Erdogan dhe i ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit 6.9 ballë që goditi Turqinë.

Mediat greke shkruajnë se kryeministri grek i ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë qeverisë turke për përballimin e situatës.

Presidenti turk e ka falënderuar për ndihmën dhe ka deklaruar se aktualisht ekipet e shpëtimit janë në terren dhe në mëngjes do të ketë një panoramë të plotë të situatës pas tërmetit.

Telefona mes dy politikanëve vjen pas një sërë tensionesh që kanë shoqëruar kohët e fundit Greqinë dhe Turqinë, për çështjen e kufirit detar ujor dhe probleme të tjera të mbartura mes Ankarasë dhe Athinës.

1 komente në “Kryeministri grek telefonon Erdogan: Gati t’ju ndihmojmë për tërmetin”

  1. Theatrical says:

    beqir i zi,po i lepin bythen Erdoganit hahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje